Botë

Shtëpia e Bardhë tërheq kandidatin Dave Weldon për Drejtor të CDC

Published

on

Shtëpia e Bardhë ka tërhequr kandidatin e saj Dave Weldon për të udhëhequr Qendrat për Kontrollin dhe Parandalimin e Sëmundjeve (CDC), vetëm disa orë përpara se ai të dëshmonte para një komiteti të Senatit.

Administrata e Presidentit Donald Trump arsyetoi tërheqjen duke thënë se “ishte e qartë se ai nuk kishte votat e nevojshme për t’u konfirmuar” nga Senati. Kjo ndodhi pas një periudhe që gjithashtu ka përfshirë konfirmimin e të gjithë kandidatëve të Trump deri tani, përfshirë ata më të diskutueshmit.

Dave Weldon, një mjek dhe ish-anëtar republikan i Dhomës së Përfaqësuesve, ishte emëruar nga Trump për të udhëhequr CDC-në në nëntor, duke bërë kështu që ai të ishte i pari kandidat për këtë pozita që kërkonte miratimin e Senatit pas miratimit të një ligji të ri në 2022.

CDC është agjencia kryesore që merret me rekomandimet për vaksina, monitorimin e shpërthimeve të sëmundjeve infektive dhe parandalimin e sëmundjeve kronike.

Weldon ka pasur një histori të përhapjes së teorive të rreme, përfshirë ato që lidhin vaksinat me autizmin. Ai ka shërbyer si ligjvënës për 14 vjet dhe, pas largimit në vitin 2009, ka punuar si profesor klinik në Institutin e Teknologjisë në Florida. Trump kishte emëruar Weldon duke theksuar se amerikanët kishin humbur besimin në CDC dhe se Weldon kishte një kuptim të thellë të “vlerave të familjes amerikane” dhe i kushtonte rëndësi të madhe shëndetit.

Botë

Trump arrin në Zvicër për Forumin e Davosit

Published

on

By

Presidenti i Shteteve të Bashkuara, Donald Trump, ka arritur në Zvicër ku do t’i adresohet Forumit Ekonomik të Davosit, në një kohë të tensioneve me udhëheqësit evropianë për shkak të synimit të Uashingtonit për të marrë kontrollin e Grenlandës.

Trump udhëtoi më herët gjatë ditës drejt Zvicrës, pasi paraprakisht aeroplani presidencial u kthye pak pas nisjes, për shkak të problemeve. Më pas, Trump dhe ekipi i tij ndërruan aeroplanë dhe u nisën rreth dy orë e gjysmë më vonë drejt Zvicrës.

Aeroplani ateroi në Cyrih në mesditë dhe udhëheqësi amerikan tani niset drejt Davosit.

Continue Reading

Botë

Spanja shpall tri ditë zie, teksa rritet numri i viktimave nga përplasja e trenave

Published

on

By

Nga e marta, për tri ditë rresht në Spanjë është shpallur ditë zie, në nderim të 40 personave që u vranë pasi dy trena të shpejtë u përplasën gjatë fundjavës.

Përplasja e trenave, që ndodhi të dielën mbrëma, është aksidenti më vdekjeprurës në Spanjë që nga viti 2013, kur 80 persona vdiqën pasi një tren doli nga shinat në qytetin Santiago de Kompostela.

Aksidenti i fundit ndodhi kur një tren që po operohej nga kompania Iryo, që po udhëtonte nga Malaga për në Madrid, doli nga shinat afër Adamuzit në rajonin jugor të Andaluzisë. Treni doli në anën tjetër të shinave dhe u përplas me një tren që po vinte nga drejtimi i kundërt.

“Kjo është një ditë e dhimbjes për gjithë Spanjën, për gjithë kombin”, tha kryeministri Petro Sanchez, gjatë një adresimi për gazetarë kur qëndroi në Adamuz të hënën dhe njoftoi për shpalljen e tri ditëve të zisë.

“Ne do të marrim përgjigje dhe sapo të kuptohet shkaku i tragjedisë dhe ne do të njoftojmë për të me transparencë absolute”.

Continue Reading

Botë

​Turqia feston 105 vjetorin e pavarësisë

Published

on

By

Më 20 janar të vitit 1921, Turqia shpallet shtet i pavarur mbi atë që kishte mbetur nga perandoria osmane.

Kushtetuta e vitit 1921 (Kanunu) ishte ligji themelor i Turqisë për një periudhë të shkurtër 1921-1924.

“Kanunu” ishte një dokument i thjeshtë i përbërë nga vetëm 23 artikujve të shkurtër.

Në tetor 1923, kushtetuta u shtua për të deklaruar se Turqia është republikë.

Në prill të vitit të ardhshëm kushtetuta u zëvendësua me një dokument krejtësisht të ri, Kushtetuta e 1924.

Continue Reading

Botë

Forcat amerikane tërhiqen nga Iraku

Published

on

By

Qeveria e Irakut ka njoftuar se forcat amerikane kishin përfunduar një “tërheqje të plotë” nga objektet ushtarake brenda territorit federal të vendit, gjë që përjashton rajonin gjysmë-autonom të Kurdistanit ku mbeten trupat amerikane.

Ministria e Mbrojtjes e Irakut tha se kontingjenti i fundit i këshilltarëve amerikanë ishte larguar nga Baza Ajrore Al-Asad në provincën Anbar në Irakun perëndimor, e cila priti trupat amerikane për më shumë se dy dekada.

Ushtria amerikane ka qenë duke u tërhequr për disa vite pasi qeveria irakiane bëri thirrje që ta bënte këtë në vitin 2023, shkruan CNN.

Koalicioni i udhëhequr nga SHBA për të luftuar kundër grupit të Shtetit Islamik, u tërhoq gjithashtu nga selia e Komandës së Operacioneve të Përbashkëta, duke i lënë instalimet nën kontrollin e plotë të forcave irakiane të sigurisë, shtoi deklarata e ministrisë.

Por, forcat amerikane ende qëndrojnë në Bazën Ajrore Harir në provincën Erbil, e cila ndodhet në Rajonin e Kurdistanit.

Prania ushtarake amerikane në Irak ka ndryshuar shumë që nga pushtimi i vitit 2003.

Në kulmin e saj, SHBA kishte 170,000 trupa në Irak. Në vitin 2011, ish-presidenti Barack Obama tërhoqi forcat amerikane nga vendi.

Rreth 5,000 trupa u vendosën në vend në vitin 2014 me kërkesë të qeverisë irakiane, e cila kërkoi ndihmën e SHBA-së në luftën kundër ISIS-it.

Që nga dhjetori i vitit 2021, kur ushtria amerikane njoftoi përfundimin e rolit të saj luftarak në vend, SHBA ka pasur afërsisht 2,500 trupa në Irak në një kapacitet këshillimi dhe ndihme.

Komanda Qendrore e Departamentit të Mbrojtjes të SHBA-së tha CNN se “deklarata e Ministrisë së Mbrojtjes së Irakut që tregonte dorëzimin ishte faktike”, pa dhënë detaje të mëtejshme.

Ndryshe, tërheqja vjen mes tensioneve rajonale midis SHBA-së dhe Iranit, ndërsa presidenti i SHBA-së, Donald Trump, shqyrton nëse do ta sulmojë Iranin mes protestave vdekjeprurëse në rrugë kundër regjimit autoritar të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara