Lajmet

“Shtegu i Ngjyrave” në Kukës, destinacioni turistik i pranverës

Agjencia Kombëtare e Turizmit ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale pamje nga ky shteg.

Published

on

Të pasionuarit pas ngjitjeve dhe turizmit malor nuk duhet të humbasin gjatë pranverës kalimin në Shishtavec-Çajë, që njihet edhe si “Shtegu i Ngjyrave”.

Agjencia Kombëtare e Turizmit ka ndarë së fundmi në rrjetet sociale pamje nga ky shteg, i cili vizitohet nga mijëra turistë shqiptar e të huaj.

“Në majën e Kallabakut do të magjepseni nga panorama që do t’ju shohin sytë dhe nuancat e pabesueshme të lëndinave. Shtegu i Ngjyrave, si pjesë e kurorës së Bjeshkëve të Kukësit fillon nga Shishtaveci deri në Çajë dhe është 13 km i gjatë”, ka theksuar Agjencia Kombëtare e Turizmit.

Ky shteg është destinacioni turistik më i vizituar, falë promovimit të vazhdueshëm.

Shtegu i Ngjyrave kalon nga bjeshkët e Çajës të Kukësit dhe vazhdon deri në Fushën e Korabit. Afër këtij shtegu ndodhet edhe trekëndëshi ndërkufitar Kosovë-Shqipëri-Maqedoni e Veriut. Parku Korab-Koritnik ka 25 monumente natyrore (kategoria e tretë e zonave të mbrojtura në Shqipëri).

Maja e malit të Korabit, më i larti në Shqipëri, ka një bukuri të rrallë. Përveç tij, ka edhe kreshta të tjera vargmali, me formacione gëlqerore dhe gipsi, mbuluar me bimë barishtore dhe kullota alpine, me lloje të ndryshme lulesh plot aromë gjatë pranverës dhe verës.

Burimet e ftohta të ujit, liqenet natyrore, majat e maleve mbuluar me borë, ofrojnë mundësi të mëdha për të shijuar çdo detaj të turizmit malor, dimër dhe verë.

Gjurmët e këtij shtegu vijnë që nga lashtësia në kohën e krishtërimit. Mendohet se është një shteg 2400-vjeçar, i quajtur ”Scardus” nga romakët, që në latinisht do thotë plot ngjyra, për shkak të luleve të shumta dhe peizazhit që krijohet në stinë të ndryshme, shkruan Atsh i pozicionuar në jug të maleve të Sharrit, mendohet që kjo hapësirë të jetë ndër kullotat alpine më të mëdha në Evropë.

Lajmet

Profesorët e UBT-së publikojnë punim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Pharmacoepidemiology”

Published

on

By

Profesorët e UBT-së kanë shënuar një tjetër arritje të rëndësishme shkencore me publikimin e punimit të tyre më të ri me titull “Evaluation of Systemic Pharmacotherapy in Bacterial Skin Infections: Adherence to Clinical Guidelines and Factors Associated with Treatment Outcomes” në revistën prestigjioze ndërkombëtare Pharmacoepidemiology (MDPI).

Kjo revistë është me Impact Factor 1.6, e indeksuar në platformat shkencore Scopus dhe Web of Science (ESCI), si dhe e renditur në kuartilin Q2 sipas SCImago Journal Rank (SJR).

Studimi trajton farmakoterapinë sistemike të infeksioneve bakteriale të lëkurës, nivelin e zbatimit të udhëzimeve klinike dhe faktorët kyç që ndikojnë në rezultatet e trajtimit. Përmes të dhënave nga praktika reale klinike, ky punim jep një kontribut të rëndësishëm në promovimin e përdorimit racional të antibiotikëve dhe forcimin e parimeve të antimicrobial stewardship në mjekësi.

Ky botim është rezultat i bashkëpunimit shkencor të profesorëve të UBT-së me kolegë nga University of Maribor dhe Jacksonville University. Autorë të studimit janë Lirim Shefki Mustafa, Arieta Hasani Alidema, Mirlinda Havolli, Linda Connelly dhe Fitim Bexhet Alidema.

Punimi është publikuar në Pharmacoepidemiology (2026, Volume 5, Article 38).

Punimi i plotë mund të lexohet këtu.

 

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen 9.4 kg marihuanë në Gjakovë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar se të hënën ka sekuestruar 9.4 kilogramë substancë narkotike të llojit marihuanë që është gjetur në fashitin Popoc në Gjakovë. 

Lënda narkotike dyshohet se ishte fshehur aty të dielën nga persona të dyshuar derisa ishin në ndjekje nga patrulla policore kufitare.

“Me datën 21 shtator 2026, gjatë patrullimit dhe punës intensive në terren të njësiteve policore të Drejtorisë Rajonale të Policisë Kufitare “Perëndimi” Gjakovë,  është arritur që të identifikohet dhe të lokalizohet vendi ku ishin fshehur disa lëndë narkotike. Persona të dyshuar, një natë më parë, përderisa ishin nën ndjekje nga patrullat policore kufitare, kishin fshehur lëndën narkotike dhe kishin braktisur automjetin”, thuhet në njoftimin e Policisë. 

Tutje thuhet se në vendin e ngjarjes që është zonë e brezit kufitar, persona të dyshuar kanë  fshehur dhe kanë braktisur tri çanta  dhe një qese, të mbushura me  lëndë narkotike. 

Një i dyshuar, shtetas turk, pasi ishte identifikuar thuhet se është arrestuar nga njësitë policore në Prishtinë dhe Mitrovicë e Jugut, të cilët ishin në asistim policor.

“Lidhur me rastin janë njoftuar njësitet relevante dhe prokurori  kujdestar i Prokurorisë Themelore në Gjakovë, me urdhër të të cilit është iniciuar rasti ‘blerje, posedim, shitje e paautorizuar e lëndëve narkotike’, përderisa pas intervistimit personi është liruar dhe rasti vazhdon në procedurë të rregullt”, thuhet në njoftim. /A.K/

Continue Reading

Lajmet

Të paktën 8 të plagosur nga të shtënat me armë afër një shkolle në Turqi

Published

on

By

Të paktën tetë persona kanë mbetur të plagosur, prej të cilëve njëri në gjendje të rëndë, pasi një person i armatosur hapi zjarr të martën në afërsi të një shkolle të mesme në Turgutlu të provincës Manisa, në perëndim të Turqisë.

Sipas zyrës së guvernatorit lokal, sulmi ndodhi rreth orës 07:59. I dyshuari shtëni pranë hapësirës së shkollës dhe u largua nga vendngjarja, por u kap dhe u arrestua me shpejtësi nga forcat e sigurisë. Në vendin e ngjarjes kanë dalë menjëherë ekipet mjekësore dhe ato policore, ndërsa autoritetet kanë rritur masat e sigurisë përreth zonës.

Motivet e këtij sulmi mbeten ende të panjohura.

Ky incident pason një seri ngjarjeve të ngjashme tragjike në shkollat e Turqisë. Në prill, një 14-vjeçar vrau 9 nxënës dhe një arsimtar në provincën Kahramanmaraş, ndërsa në një tjetër rast në Şanlıurfa, një ish-nxënës plagosi 16 persona para se të kryente vetëvrasje. Ngjarjet kanë nxitur reagime të forta publike, duke shtyrë presidentit Recep Tayyip Erdoğan të paralajmërojë masa të reja ligjore për kufizimin e posedimit të armëve.

 

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë, dyshohet se shtyu zyrtaren policore

Published

on

Një person është arrestuar në Podujevë pasi dyshohet se ka përdorur fjalë fyese dhe ka shtyrë një zyrtare policore.

Rasti ka ndodhur më 21 shtator, rreth orës 15:08.

I dyshuari është intervistuar dhe, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara