Aktualitet

Shtatë zjarre aktive në Shqipëri, përfshihet nga flakët edhe lugina e Valbonës

Published

on

Ministria e Mbrojtjes së Shqipërisë ka bërë një bilanc të situatës së zjarreve në vend, për ditën e sotme. Bëhet e ditur se në vend gjithsej janë shtatë vatra aktive dhe në disa prej tyre situata është ende problematike.

Po ashtu një vatër zjarri është aktivizuar edhe në luginën e Valbonës. Në vendin e quajtur Dragobi, janë raportuar disa vatra zjarri në vende të ndryshme në të njëjtën kohë. Forcat janë duke punuar, por për shkak të terrenit është shumë e vështirë.

Njoftimi i plotë:

1) Qarku Vlorë. Vatra e zjarrit, në Gadishullin e Karaburunit dhe fshatin Dukat, njësia administrative Orikum, vijon akoma. Forcat vazhdojne punen intensivisht. Situata eshte ende problematika ne disa zona. Llogaraja nuk rrezikohet dhe as fshati Dukat. Neser do te fillojne punen forcat dhe dy mjete nga ajri.

2) Qarku Lezhë. Bashkia Mirdite, në fshatin Thirrë, njësia administrative Fan. Ne kete zone diten e sotme u perqendruan te gjitha forcat tokesore dhe nga ajri. Pjesa nga ana e tunelit eshte e normalizuar. Vijon monitorimi nga forcat gjate nates. Nuk paraqet rrezik per banesa dhe tunelin.

3) Qarku Lezhë. Gjate punes diten e sotme vatrat e zjarrit në fshatin Munellë dhe Domgjon eshte bere e mundur izolimi ne pjesen nga ana e Domgjonit. Momentalisht vatra e zjarrit ka nje shtrirje të madhe në terren të thyer dhe është i veshtire izolimi ne teresi i saj. Gjate nates po monitorohet. Nuk ka akoma rrezik banesash.

4) Qarku Lezhë. Bashkia Lezhe, në fshatin Patalej, Njësia Administrative Kolsh, diten e sotme forcat ne terren punuan per te izoluar nje pjese qe ka drejtim ne rruget e fshatrave. Gkate nates po monitorohet. Situata mbetet problematike. Nuk ka akoma rrezik banesash.

5) Qarku Kukës. Vatra e zjarrit në “Majën e Rrunës”, njësia administrative Malzi, Nga puna e kryer diten e sotme si nga toka ashtu edhe nga ajri, situata vijon te mbetet problematike ne disa ane. Forcat e Armatosura te Shqiperise kane mundesuar izolimin e vatres tek zona Qafa e Kumbulles, FA e Kosoves ka punuar nga ana e Lakut te Molles e cila vijon te jete aktive me intesitet te larte qe eshte ne kufi me Puken. Edhe ana nga Laku i qershive vijon te mbetet problematike. Terreni nderlikon punen e forcave nga toka si pasoje e pjerresise dhe zones shkembore. Nuk ka akoma rrezik banesash. Vijon monitorimi i forcave gjate nates.

6) Qarku Korçe, bashkia Pogradec, Nj.Administrative Velca, ne Guri i Nikes ( Zone e Mbrojtur ) per shkak te eres se forte u riaktivizua serish zjarri i meparshem. Situata eshte e veshtire per ta perballuar pasi dhe largesia eshte shume e madhe per te shkuar ne vend. Situata monitorohet gjate nates. Rrezik per banesa nuk ka.

7) Qarku Durrës. Vatër aktive ne Fushe-Kruje ne nje depo qe digjen goma te përdorura. Zjarri eshte vene ne kontroll dhe eshte drejt shuarjes.

8) Qarku Berat, bashkia Skrapar riaktivizimi i vatrës sipërfaqen me shkurre, në Malin e Tomorrit, në zonën shkëmbore mbi “Teqenë e Kulmakut”, fshati Ujanik, po mbahet ne monitorim, per te eleminuar rindezjet nga era dhe trungjet e ndezur.

9) Qarku Berat, bashkia Skrapar, ne fshatin Therepel, NjA Vendreshe. Situata doli jashte kontrollit te forcave ne terren, duke rrezikur nje zone te banuar rreth 250-300 metra largesi. Menjehere forcat kane siguruar banoret dhe me pas kane bere te mundur venien nen kontroll te situates. Po monitorohet gjate nates.

10) Qarku Tirane, Bashkia Vorë, se në fshatin Kuç, ka rënë një zjarr në një vend me shkurre ferra dhe mbeturina. Sipas informacioneve të para zjarri u raportua me përmasa të konsiderueshme, rrezikonte te futej ne pylle. Forcat ne terren bene te mundur venien nen kontroll. Situata po monitorohet. Ska rrezik per banesa.

11) Qarku Kukes, Në ZM Lugina e Valbonës Troponje në vendin e quajtur Dragobi, janë raportuar disa vatra zjarri ne vende te nryshme ne te njejten kohe. Forcat jane duke punuar por si pasoje e terrenit eshte shume e veshtire. Dyshohet zjarrvenie e qellimshme. Po monitorohet gjate nates.

lajme

Publikohet studimi shumëvjeçar në stomatologji me kontributin e Prof. Asoc. Dr. Jeta Kiseri Kubati në International Journal of Dental Hygiene

Published

on

By

Një tjetër rezultat i rëndësishëm i bashkëpunimit ndërkombëtar në fushën e shkencave dentare vjen nga Prof. Asoc. Jeta Kiseri Kubati, nga Fakulteti i Stomatologjisë në UBT, e cila është bashkëautore e një studimi shkencor të realizuar në bashkëpunim me studiues të Fakultetit të Mjekësisë Dentare të Universitetit të Rijekës, Kroaci.

Studimi, i cili është rezultat i një pune kërkimore shumëvjeçare dhe i një bashkëpunimi akademik ndërinstitucional, është publikuar në International Journal of Dental Hygiene, revistë shkencore ndërkombëtare e botuar nga Wiley dhe revista zyrtare e International Federation of Dental Hygienists. Revista është e indeksuar në Web of Science – Science Citation Index Expanded (SCIE), Scopus dhe MEDLINE/PubMed, duke i dhënë publikimit një shtrirje të gjerë në komunitetin ndërkombëtar të kërkimit shkencor.

Punimi, me autorë Milan Kos, Marija Kolceg Batinic, Jeta Kiseri Kubati, Daniela Kovacevic Pavicic dhe Stjepan Spalj, trajton perceptimin e pacientëve dhe efektet psikososiale të ndryshimit të ngjyrës së dhëmbëve pas zbardhimit dentar, duke ndjekur ndryshimet jo vetëm në periudhën e menjëhershme pas ndërhyrjes, por edhe gjatë një periudhe njëvjeçare.

Rezultatet sjellin një perspektivë interesante mbi lidhjen ndërmjet estetikës dentare, perceptimit të pacientit dhe mirëqenies psikososiale. Ndryshimi i ngjyrës së dhëmbëve ishte dukshëm më i madh në grupin aktiv pas një jave, ndërsa diferenca u zvogëlua gjatë një viti për shkak të rikthimit gradual të ngjyrës. Në të njëjtën kohë, të dy grupet raportuan rritje të kënaqësisë me estetikën orofaciale në periudhën afatshkurtër.

Ky publikim përbën një dëshmi të rëndësishme të vlerës së bashkëpunimit akademik ndërmjet institucioneve të arsimit të lartë në Kosovë dhe Kroaci, duke krijuar mundësi për realizimin e projekteve kërkimore klinike me standarde ndërkombëtare.

Continue Reading

Vendi

Besnik Tahiri i kërkon takim Avni Deharit për caktimin e seancës së radhës së Kuvendit

Published

on

By

Besnik Tahiri i kërkon takim Avni Deharit për caktimin e seancës së radhës së KuvenditShefi i Grupit Parlamentar të Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës (AAK), Besnik Tahiri, i ka kërkuar sot zyrtarisht takim kryesuesit të seancës knstituive, Avni Dehari, për të koordinuar përgatitjet rreth mbajtjes së seancës së radhës së Kuvendit të Kosovës.

Tahiri ka theksuar se, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit dhe afatin e përcaktuar 48-orësh, seanca konstituive duhet të mbahet ditën e premte.

“Sot i kam drejtuar një kërkesë Kryesuesit të Seancës Konstituive, z. Avni Dehari, për zhvillimin e një takimi lidhur me përgatitjen dhe koordinimin e seancës së radhës, e cila, në përputhje me Rregulloren e Punës së Kuvendit, duhet të mbahet nesër”, ka njoftuar Tahiri.

Përfaqësuesi i AAK-së ka propozuar që takimi të zhvillohet deri në orën 13:30 në ambientet e Kuvendit, duke nënvizuar se kjo kërkesë bëhet në frymën e përgjegjësisë institucionale dhe respektimit të procedurave parlamentare.

“Pres konfirmimin e kohës dhe vendit të takimit”, ka deklaruar më tej Tahiri. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

E ardhmja e Maignan: Mes Milanit dhe Arabisë Saudite

Published

on

By

Klubi i futbollit Al Nassr ka shfaqur interesim konkret për portierin e Milanit, Mike Maignan, teksa gjiganti saudit është në kërkim të një portieri të ri për ta vendosur titullar në përbërjen e tij.

Ndërkohë, situata e gardianit francez pritet të qartësohet shumë shpejt. Maignan dhe drejtuesit e klubit italian do të zhvillojnë një takim kokë më kokë, ku pritet të diskohet hapur e ardhmja e tij dhe qëndrimet e të dyja palëve.

Megjithatë, ende mbetet e paqartë nëse 30-vjeçari do të jetë i gatshëm të transferohet në Arabinë Saudite apo dëshiron të vazhdojë aventurën e tij në “San Siro”. /A.M/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen dhjetëra thika e boksa metalikë në Pejë

Published

on

By

Zyrtarët policorë të Stacionit Policor në Pejë, në bashkëpunim me inspektorët e tregut, kanë sekuestruar një sasi të konsiderueshme të mjeteve të mprehta dhe të rrezikshme që po shiteshin nga shitësit ambulantë në zonën e “Qarshisë së Gjatë”.

Sipas komunikatës zyrtare të Policisë së Kosovës, aksioni ka nisur më 5 gusht 2026, kur gjatë aktiviteteve rutinë u vërejt se shitësit ambulantë po tregtonin mjete të mprehta dhe boksa metali.

Në vazhdën e këtij aksioni, më 12 gusht 2026, inspektorët e tregut të asistuar nga Policia e Kosovës kanë zhvilluar një tjetër kontroll në të njëjtin lokacion, ku te personat e dyshuar u gjetën dhe u sekuestruan: 86 mjete të mprehta, 19 boksa metalikë, 2 shufra metali, 3 fotrolla thike

Policia e Kosovës bën të ditur se të gjitha veprimet janë ndërmarrë duke përfillur procedurat ligjore në fuqi, me qëllim parandalimin e rreziqeve dhe rritjen e sigurisë publike. /E.A/

 

 

Continue Reading

Të kërkuara