Shëndet

Shtatë ushqime të pasura me vitaminë B6

Nutricistët profesionistë e kanë krijuar një listë me shtatë ushqime të cilat janë të pasura me vitaminë B6.

Published

on

Le të bëhemi gati sepse dimri po vjen. Dhe kjo është koha kurë një mori e perimeve janë të disponueshme të freskëta nga ferma. Sidoqoftë, derisa opsionet e ushqimit rriten gjatë sezonit të dimrit, oreksi ynë për të ngrënë zvogëlohet. Kjo ndodh kryesisht për dy arsye. Së pari, ditët shkurtohen duke i dhënë sistemit më pak kohë për të tretur vaktin e mëparshëm. Dhe e dyta, priremi të jemi më pak të lëvizshëm. Shumica e njerëzve preferojnë të qëndrojnë brenda shtëpive ose zyrave të tyre, dhe ta shmangin të ftohtin jashtë. Në thelb, ne ecim më pak dhe shpenzojmë më pak energji.

Kjo ndikon në sistemin tonë të tretjes, na shkakton fryrje të barkut dhe inflamacion, si dhe shpeshherë ndikon edhe në gjendjen tonë shpirtërore.

Për të ndihmuar me këto probleme shëndetësore, nutricistët profesionistë e kanë krijuar një listë me shtatë ushqime të cilat janë të pasura me vitaminë B6. Kjo vitaminë luan rol kyç në trajtimin e disa problemeve shëndetësore, ndihmon në rregullimin e disponimit dhe mund t’i ulë simptomat e depresionit. Gjithashtu, ndihmon trupin t’i shpërbëjë dhe përdorë me efektshmëri proteinat.

Karotat

Të pasura me vitaminë B6, karotat janë të disponueshme edhe gjatë dimrit. Një karotë e vetme përmban sasi të kësaj vitamine njësoj sa një gotë qumësht, si dhe ato janë një burim i pasur i fibrave dhe vitaminës A.

Qumështi

Është një burim i mirë i vitaminës B6. Ju mund të shtoni qumësht në tasin e përditshëm të drithërave dhe ta shijoni atë. Qumështi është një nga produktet që rekomandohet për të gjitha grupmoshat.

Bananet

Hani një banane çdo ditë, nëse dëshironi të kujdeseni për peshën. Përveç vitaminës B6, bananet i sigurojnë trupit edhe antioksidues dhe fibra të ndryshme.

Spinaqi

Kjo perime me gjethe të gjelbra është e mbushur me hekur, folate dhe kalium. Gjatë stinës së dimrit, përpiquni ta shijoni sa më shumë duke e shtuar në vaktin tuaj të përditshëm.

Mëlçi pule

Ky është një prej ushqimeve të preferuara nga nutricistët. Përveç vitaminës B6, mëlçia e pulës është e pasur me folate dhe hekur. Ky ushqim ofron edhe një sërë dobish tjera shëndetësore.

Vezët

Vezët janë një ushqim vërtetë i shëndetshëm dhe mjaft i preferuar për konsumim gjatë sezonit të dimrit. Ato mund të hahen si omëletë ose të ziera. Vezët që janë mjaftueshëm të pasura me vitaminë B6, po ashtu konsiderohen një nga opsionet e preferuara të mëngjesit.

Bizelet e gjelbra

Një tjetër perime që mund ta gjeni të freskët nga fermat gjatë muajve të ftohtë të vitit, është bizelja e gjelbër. Ky lloj ushqimi ju siguron sasi të mirë të vitaminë B6 dhe gjithashtu është i shumanshëm.

Shëndet

5 ushqime që njerëzit konsumojnë që nga kohët e lashta

Published

on

Në lashtësi, burimet ushqimore ishin të kufizuara, por njerëzit ishin të shkathët dhe gjenin mënyra për të ruajtur dhe përpunuar ushqimin.

Metoda si tharja, fermentimi dhe konservimi ndihmuan në parandalimin e prishjes së ushqimeve. Disa prej ushqimeve që shijojmë sot kanë rrënjë mijëra vjeçare.

1. Tortë djathi (Cheesecake)

Në Greqinë e lashtë, cheesecake konsiderohej delikatesë e shërbehej vetëm në festa. Atletët e Olimpiadës së parë (776 p.e.s.) besohet se e konsumonin për energji. Receta e parë e shkruar daton në vitin 230 të erës sonë nga autori grek Athenaeus. Më vonë, romakët ndryshuan recetat duke shtuar djathë të grimcuar dhe vezë, dhe në vitin 1000 torta u përhap në Evropën Perëndimore. Sot, cheesecake shijohet globalisht, me versionin më të famshëm në Nju Jork.

2. Çokollata

Kakaoja përdorej që nga 1500 p.e.s. nga civilizimi Olmec dhe më pas nga Majat, si pjesë e pijeve ceremoniale dhe madje si monedhë tregtie. Në vitin 1828, kimisti holandez Coenraad Johannes van Houten zhvilloi pluhurin e kakaos, duke mundësuar prodhim më të lirë dhe popullaritet të rritur. Sot, Zvicra kryeson konsumin e çokollatës, me mbi 8 kg për person në vit.

3. Mjalti

Mjalti është përdorur për mijëra vjet si ushqim e qëllime shëndetësore. Vizatim shkëmbor paleolitik tregon mbledhjen e mjaltit që nga 40,000 vjet më parë, ndërsa prova arkeologjike nga 3,500 vjet më parë tregon përdorimin e qeramikës për ruajtjen dhe përpunimin e dyllit të bletës. Ai është një ushqim jashtëzakonisht i qëndrueshëm falë përbërjes së tij natyrore.

4. Petulla

Kanë histori mijëra vjeçare. Analiza e mjeteve të bluarjes 30,000 vjeçare tregon se petullat gatuaheshin gjatë epokës së gurit. Romakët përdornin miell gruri e vaj, ndërsa analiza e stomakut të “Otzi Njeriut të Akullit” tregon se konsumonte version të hershëm të petullave.

5. Kokoshka

Kokoshkat erdhën nga misri i ngrohur deri në shpërthim, dhe kultivoheshin nga popujt indigjenë që rreth 5,000 p.e.s. Në fillim përdorej si ushqim i zakonshëm, veçanërisht për mëngjes. Sot, misri i kokoshkave përbën një pjesë të madhe të prodhimit global dhe është një nga ushqimet më të njohura të shijshme dhe të lehta për të konsumuar.

Këto ushqime tregojnë se kreativiteti i njerëzve për të përpunuar dhe ruajtur ushqimin ka ekzistuar që nga kohët e lashta dhe disa prej tyre vazhdojnë të jenë pjesë e përditshmërisë sonë. /A.Z/UBT News/

 

 

Continue Reading

Shëndet

Kura shtëpiake për gjunjë të fortë dhe pa inflamacion

Published

on

Me kalimin e kohës, trupi humbet forcën dhe kyçet bëhen më të brishta, sidomos gjunjët të cilët mbajnë peshën e trupit dhe mundësojnë lëvizjen.

Kupa e gjurit ka nevojë për lubrifikim të vazhdueshëm; përndryshe, shfaqen inflamacion dhe dhimbje që shpesh lidhen me artritin, reumatizmën apo dëmtime të tendinave.

Kurat natyrale që ndihmojnë:

Speci i kuq djegës – përmban kapsaicinë, e cila bllokon ndjesinë e dhimbjes dhe redukton inflamacionin.

Uthulla e mollës – ndihmon në shpërbërjen e kristaleve të acidit urik në kyçe dhe zbut dhimbjen.

Vaji i ullirit – qetëson inflamacionin dhe shërben si vaj masazhi.

Xhenxhefili – ka efekt anti-inflamator dhe lehtëson dhimbjet e osteoartritit.

Pasta natyrale kundër dhimbjeve:

Përzieni 2 lugë spec djegës pluhur, 1 gotë uthull molle (ose ½ gote vaj ulliri të ngrohtë) e pak xhenxhefil të grirë. Aplikoni në gjunjë për 20 minuta, dy herë në ditë, më pas shpëlajeni.

Kjo përzierje ndihmon në reduktimin e inflamacionit dhe dhimbjes, por në raste të forta, kërkohet këshilla e mjekut. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si të ulni shtypjen e gjakut me vetëm këtë ushqim?

Published

on

Spirulina, një “super-ushqim” i njohur për përbërësit e tij të pasur me proteina, vitamina dhe minerale, mund të ofrojë përfitime të rëndësishme për shëndetin e zemrës.

Sipas një studimi të fundit, një proteinë specifike në spirulinë ka treguar se mund të relaksojë arteriet, duke ndihmuar në uljen e presionit të gjakut, të paktën në kafshë laboratorike.

Spirulina përdoret në forma suplementesh, kapsulash dhe “smoothie”, e rekomandohet për një sërë gjendjesh shëndetësore, duke përfshirë humbjen e peshës, diabetin, lodhjen dhe inflamacionin.

Megjithatë, studiuesit theksojnë se ka prova të kufizuara shkencore mbi efektet e saj, dhe kërkimi mbi përfitimet potenciale të këtij alga të gjelbër-jeshile vazhdon.

Hulumtimi i fundit sugjeron se spirulina mund të ketë rol të veçantë në parandalimin ose reduktimin e hipertensionit, një gjendje që preket miliona njerëz globalisht dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe atakut në tru.

Ekspertët po studiojnë mënyrën se si përbërësit bioaktivë në spirulinë ndikojnë në zgjerimin e enëve të gjakut e përmirësimin e qarkullimit.

Për ata që kërkojnë mënyra natyrale për të mbështetur shëndetin kardiovaskular, spirulina mund të jetë opsion i dobishëm, por specialistët rekomandojnë gjithmonë konsultim me mjekun para se të fillohet përdorimi si suplement i rregullt. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Vaj ulliri me limon për energji gjatë ditës

Published

on

Zgjoheni në mëngjes dhe ndiheni të lodhur, pa energji?

Nëse po, ky kombinim i thjeshtë natyral mund t’ju ndihmojë të ndiheni më gjallë dhe të freskët gjatë gjithë ditës.

Mjafton të shtrydhni një limon ta përzieni me një lugë gjelle vaj ulliri. Pini e do të vëreni ndryshimin.

Ky lëng ndihmon në pastrimin e trupit nga toksinat e dëmshme dhe ju jep energji që në mëngjes. Ky kombinim ka qenë i përdorur që në lashtësi, dhe qytetërime të ndryshme besonin në fuqitë shëruese të tij.

Vlerat shëndetësore

Vaji i ullirit: Është baza e dietës mesdhetare, i pasur me acide yndyrore të shëndetshme që luftojnë kolesterolin e keq, ndihmon në largimin e toksinave nga organizmi. Grekët dhe Romakët e lashtë e quanin “lëng i artë” për vlerat e tij të jashtëzakonshme.

Limoni: Një nga frutat më të shëndetshme, i pasur me vitamina dhe antioksidantë. Kur përzihet me vaj ulliri, krijon një lëng me fuqi të jashtëzakonshme për shëndetin.

Përfitimet e përzierjes vaj ulliri + limon

Shmang konstipacionin: Ky kombinim vepron si lubrifikant natyral për traktin tretës dhe ndihmon funksionimin e mëlçisë dhe fshikëzës.

Mbron zemrën: Acidet yndyrore në vajin e ullirit dhe antioksidantët e limonit ndihmojnë në parandalimin e sëmundjeve kardiovaskulare dhe rregullojnë nivelin e kolesterolit.

Lufton inflamacionin: Konsumimi i rregullt ndihmon në reduktimin e dhimbjeve të kyçeve dhe inflamacionit.

Rregullon funksionet e mëlçisë dhe fshikëzës: Përdorimi i saj në mëngjes, para ngrënies, mund të ndihmojë në parandalimin e krijimit të gurëve në tëmth dhe të mbajë organet e brendshme të shëndetshme.

Ky kombinim natyral është mënyrë e shkëlqyer për të nisur ditën me energji dhe për të përmirësuar shëndetin tuaj. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara