Lajmet

Shtatë tipare që ju bëjnë tërheqës, s’kanë lidhje me pamjen

Disa mënyra që të projektoni bukurinë e brendshme unike që ju keni, por që nuk e shfaqni.

Published

on

Pamja jonë është më shumë se sa një shprehje fizike. Një person mund të ketë tiparet më të bukura, por personaliteti i tij mund të jetë shumë egoist apo grykës, apo mizor. Gjithashtu, ju e projektoni brendësinë e vetes tuaj përmes mendimeve dhe qëllimeve. Më poshtë, disa mënyra që të projektoni bukurinë e brendshme unike që ju keni, por që nuk e shfaqni.

Vetëbesimi

Është arsyeja e tërheqjes e njohur më universalisht. Nuk ka rëndësi seksi, kultura, mosha apo raca juaj, vetëbesimi është i detyrueshëm dhe plusi më i mirë. Ne duam një partner me vetëbesim, sepse duam të jemi me një person të fortë dhe të aftë. Nuk ka problem nëse nuk jeni personi me më shumë vetëbesim që ekziston, e rëndësishme është që të njihni pikat tuaja të forta dhe të dobëta. Këshilla për vetëbesimin është që “bëni sikur”, deri sa ta keni. Kjo është këshillë e mirë, por mos u përpiqni fort që të bëni si dikush që nuk jeni. Bëni kujdes të mos e teproni.

Sinqeriteti seksual dhe hapja

Kur jemi me dikë seksualisht: lakuriq, të ekspozuar, duke u shprehur në kaq shumë nivele, e rëndësishme është të jemi të thjeshtë e të ndershëm. Jini vetvetja, të përgatitur për të pranuar dhe dashur partnerin. Nëse ju të dy nuk e shprehni veten tuaj, atë që doni, atë që keni frikë, atë që shijoni, zhvillimi juaj dhe i marrëdhënies suaj do të jetë i avashtë dhe me vështirësi. Le të jetë një shprehje çliruese, dashurore, zbuluese mes ju të dyve.

Humori

E qeshura është pjesë themelore e jetës. Kultivojeni, ndajeni, shijojeni dhe kërkojeni. Jeta është e pafundme dhe mahnitëse. Ne duhet të kujtohemi herë pas here që të çlirohemi dhe të shijojmë atë që mundemi. Mund të hedhim dritë mbi një qasje të errët, apo mund të shtojmë gëzim në lumturinë e dikujt. Ky tipar është një prej më të vyerve.

Pasioni

Cfarë është jeta pa pasion? Shpresoj të mos e mësoj asnjëherë personalisht! Ndonjëherë ne ndihemi pa gjallëri apo aspak energjikë. Të jesh pasionant nuk do të thotë të jesh “i ndezur” 24 orë në ditë, do të thotë që kujdesesh, të bëhet vonë. Ju kujdeseni thellësisht për personin tjetër dhe për marrëdhënien tuaj. Ju jeni të gatshëm të bëni ç’është e nevojshme për të qenë të lumtur dhe për t’u sjellë lumturi atyre që doni dhe respektoni.

Vendosmëria

Nuk është e thënë të keni gjithë përgjigjet, por përgjigjet tuaja nuk janë asnjëherë të tmerrshme, si “Nuk e di”, apo “Si të duash”. Nëse ju bëjnë një pyetje, mos u shmangni. Nëse nuk i përgjigjeni dot drejtpërdrejtë apo në mënyrë specifike, atëherë shpjegoni se çfarë po ndodh.

Mirësia

Sapo nisi të shprehni në mënyrë të rehatshme një shumicë prej këtyre tipareve, kjo do të vijë natyrshëm. Është e rëndësishme të ndiheni rehat me veten dhe zërin tuaj. Nuk është se do e përzgjidhni pamjen tuaj që ditën e parë, por do të jetë një imazh që do të zhvillohet gradualisht.

Pranoni miqtë e partnerit, ose të paktën bëni një përpjekje të sinqertë

Mos u përpiqni të detyroni një marrëdhënie mes jush dhe miqve të partnerit tuaj. Mos tregoni mungesë respekti ndaj tyre. Vazhdoni të jeni vetvetja dhe të mbështesni partnerin. Fokusi duhet të jetë gjithmonë që të siguroheni se ju të dy mbështesni njëri-tjetrin.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara