Kulturë

Shtatë mënyra të thjeshta si të gjeni lumturinë

Hulumtimet tregojnë se pothuajse gjysma e lumturisë sonë përcaktohet nga gjenet tona.

Published

on

Njerëzit të cilët përshkruajnë veten si të lumtur priren të kenë më pak probleme shëndetësore si edhe  më pak rrezik për të zhvilluar depresion.

Por çfarë ndodh kur nuk jeni n të lumtur? A është e lehtë t’i afrohesh lumturisë edhe në momentet më të vështira të jetës?

Sipas ekspertëve duket se ka mekanizma të cila njerëzit mund t’i përdorin për të stimuluar ndjesinë e lumturisë në jetën e tyre të përditshme.

Hulumtimet tregojnë se pothuajse gjysma e lumturisë sonë përcaktohet nga gjenet tona, kështu që lumturia është jashtë kontrollit tonë.

Megjithatë, 40% e ekuacionit të lumturisë është në duart tona, kështu që edhe nëse nuk e konsideroni veten të lumtur, ka shumë shanse për ta ndryshuar këtë, thotë Dr. Robert Waldinger, një psikiatër dhe profesor në Shkollën Mjekësore të Harvardit, dhe drejtor i Hulumtimit më të madh të Lumturisë.

Duke punuar me lumturinë

Sigurisht që është një sfidë e madhe edhe për ata që e konsiderojnë veten të lumtur, për ta ruajtur ndjesinë pozitive të lumturisë. Lumturia, si çdo aspekt tjetër i mirëqenies, është një luftë e vazhdueshme. Pavarësisht gjendjes aktuale të secilit prej nesh, ka mënyra për t’i dhënë një shtysë pozitive shëndetit tonë mendor dhe fizik. Më poshtë janë disa taktika të përditshme që mund të ndjekim.

1. Qendroni të bashkuar

Hulumtimet e Harvardit kanë çuar në përfundimin se ekziston një lidhje e fortë midis lumturisë dhe farefisnisë ose miqësisë. Kontaktet personale krijojnë stimulim emocional, diçka që ngre humorin ndërsa izolimi e shkatërron atë, thekson Dr. Waldinger.

2. Bëni punë vullnetare, ndihmoni të tjerët

Vullnetarizmi ofron një ndjenjë qëllimi dhe përmirëson disponimin tonë. Një studim i publikuar në BMJ Open zbuloi se efekti i vullnetarizmit ishte edhe më i dobishëm te të rriturit mbi moshën 70 vjeç.

3. Sjellje të përditshme të mirësisë

Zgjidhni një ditë dhe përqendrohuni në aktet e ofrimit dhe bujarisë. Mund të duhet një planifikim paraprakisht, thotë Tyler J. Vander Weele, drejtor i Programit Human Flourishing në Shkollën e Shëndetit Publik TH Chan të Universitetit të Harvardit. Siç vuri në dukje ai, planifikimi dhe synimi për t’u bërë mirë të tjerëve mund të ketë efekte të rëndësishme në mirëqenien tonë.

4. Gjeni fëmijën brenda jush

Kur jeni rritur, keni mundësinë të riangazhoheni në aktivitetet që ju kanë pëlqyer kur keni qenë fëmijë. Çfarë ju bënte të lumtur kur ishit të vegjël? Zgjidhni të ri-angazhoheni në një nga këto hobi, lojëra, sporte ose ndonjë interes tjetër nga jeta juaj fëminore.

5. Kaloni më shumë kohë me njerëz të lumtur

Lumturia është e transmetuesheme. Studimi ka treguar se lumturia mund të përhapet përmes kontakteve sociale dhe rrjeteve sociale. Humori juaj i mirë mund të shkaktojë reaksione zinxhir dhe kështu rrethi juaj mund të fillojë të bëhet më i lumtur kur është pranë jush dhe në këmbim ata ndihmojnë njerëzit e tyre të ndihen më të lumtur. Studiuesit zbuluan gjithashtu se trishtimi dhe pikëllimi nuk përhapen  me të njëjtin intensitet sa gëzimi.

6. Ndryshojmë rutinë

Njerëzit ndihen më të lumtur kur kanë shumëllojshmëri aktivitetesh  në jetën e tyre të përditshme, sipas një studimi të publikuar në internet në maj 2020 në Nature Neuroscience. Edhe ndryshimet e vogla mund të kenë pasoja të rëndësishme. Rezultatet treguan se diferencimi i lehtë i modelit të zakonshëm – si p.sh. të provosh një program të ri palestre  çdo dy javë, të dëgjosh radio  disa ditë dhe muzikë ditë  të tjera, ose thjesht të ndryshoni rrugën për në dyqan ushqimor ose farmaci, mund të ndryshojë jetën tonë.

7. Mirënjohje

Merrni pak kohë për të regjistruar gjërat për të cilat jeni mirënjohës. Mund të jetë diçka që e merrni si të mirëqenë (çatia mbi kokën tonë dhe familja që na mbështet) ose diçka e thjeshtë si një kompliment i ngrohtë, një libër, moti i mirë sot ose një vakt i mrekullueshëm që keni ngrënë një ditë më parë.

Continue Reading

Lajmet

“WALL NOT I”, projekt artistik në Muzeun e Burgut të Prishtinës

Published

on

Një ligjëratë performative dhe videoinstalacion i frymëzuar nga vepra e shkrimtarit Samuel Beckett do të prezantohet më 16 tetor në Muzeun e Burgut të Prishtinës – Burgu i Idealit.

Projekti “WALL NOT I”, i realizuar nga autori dhe përkthyesi Idlir Azizaj dhe artisti Mentor Berisha, nis në orën 19:00 dhe ndërthur ligjëratën, imazhin dhe videoinstalacionin për të eksploruar raportin mes trupit, hapësirës, kujtesës dhe rrëfimit.

Përmes dialogut mes veprës së Beckettit dhe historisë së Burgut të Idealit, projekti trajton temat e mbylljes, mungesës së lirisë dhe rezistencës njerëzore.

Aktiviteti do të mbahet më 16 tetor 2026, duke filluar nga ora 19:00, në Muzeun e Burgut të Prishtinës./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Ekspozita “Venetiku: Gjurmëve të një fondi fotografik” hapet në Muzeun “Marubi”

Published

on

Historia e studios fotografike Venetiku në Korçë dhe gjurmët e saj në trashëgiminë fotografike shqiptare do të prezantohen përmes ekspozitës “Venetiku: Gjurmëve të një fondi fotografik”, e cila hapet të premten, më 16 tetor, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër.

E kuruar nga Mikaela Minga, ekspozita sjell historinë e studios, njerëzve që e krijuan dhe e trashëguan atë, si dhe lidhjen e tyre me qytetin dhe zhvillimet historike e shoqërore të kohës.

Përmes kërkimeve arkivore dhe dokumenteve historike, ekspozita synon të rindërtojë historinë e fondit fotografik dhe të familjes Venetiku, duke u përqendruar veçanërisht te Krisanthi Venetiku, përfaqësuesja e fundit e studios.

Përveç vlerave fotografike dhe dokumentare, ekspozita trajton lidhjen mes fotografisë, kujtesës dhe historisë, duke përfshirë dokumente që dëshmojnë përndjekjen politike të pjesëtarëve të familjes Venetiku gjatë regjimit komunist.

Materialet arkivore tregojnë se si rrethanat historike ndikuan në jetën e fotografëve dhe në fatin e trashëgimisë që lanë pas.

Ekspozita organizohet në bashkëpunim me Institutin e Antropologjisë pranë Akademisë së Shkencave të Shqipërisë dhe Autoritetin për Informimin mbi Dokumentet e Ish-Sigurimit të Shtetit, me mbështetjen financiare të Ministrisë së Turizmit, Kulturës dhe Sportit.

Hapja do të bëhet më 16 tetor, në orën 18:00, në Muzeun Kombëtar të Fotografisë “Marubi” në Shkodër./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“Dua” dhe “Shame and Money” në listën e ngushtë për Çmimet Evropiane të Filmit 2027

Published

on

Dy filma kosovarë, “Dua”, me regji të Blerta Bashollit, dhe “Shame and Money”, me regji të Visar Morinës, janë përzgjedhur në listën e ngushtë për Çmimet Evropiane të Filmit 2027, duke shënuar një tjetër moment të rëndësishëm për kinematografinë e Kosovës.

Ndër vite, disa produksione vendore kanë qenë pjesë e përzgjedhjeve të kësaj gare, në kategori dhe faza të ndryshme.

Në kategorinë e filmave të gjatë artistikë, “Babai”, me regji të Visar Morinës, dhe “Tri dritare dhe një varje”, me regji të Isa Qosjes, u përzgjodhën në vitin 2015. Në vitin 2021, në këtë rrugëtim u përfshi edhe filmi “Zgjoi”, i regjisores Blerta Basholli.

Edhe filmat e shkurtër kosovarë kanë shënuar pjesëmarrje të rëndësishme. “Në mes” dhe “Rrugës”, të Samir Karahodës, u përzgjodhën për garën evropiane përkatësisht në vitet 2020 dhe 2024, ndërsa “I Believe the Portrait Saved Me”, me regji të Alban Mujës, ishte pjesë e përzgjedhjes për vitin 2026.

Një tjetër sukses ishte filmi “Home”, me regji të Daniel Mulloy, i cili në vitin 2016 u përfshi mes 15 filmave të nominuar për çmimin e filmit të shkurtër evropian. Në vitin 2021, “Pa vend”, me regji të Samir Karahodës, arriti në fazën finale si njëri prej pesë filmave të nominuar.

Ndërkaq, filmi “Kthimi”, me regji të Blerta Zeqirit, u përzgjodh nga Festivali i Sarajevës për garën evropiane të filmit të shkurtër në vitin 2012, por më pas u tërhoq nga gara.

Përzgjedhja e “Dua” dhe “Shame and Money” për edicionin e vitit 2027 i jep kinematografisë kosovare një tjetër mundësi për të prezantuar historitë e saj para publikut evropian dhe për të vazhduar rrugëtimin në skenën ndërkombëtare./A.K/

Continue Reading

Lajmet

“I Believe the Portrait Saved Me”, vlerësim për filmin e Alban Mujës në DOKUBAKU 2026

Published

on

Filmi dokumentar “I Believe the Portrait Saved Me” (Mua besoj se portreti më shpëtoi), me regji të artistit kosovar Alban Muja, është nderuar me përmendje të veçantë nga çmimi iHuman Award në edicionin e dhjetë jubilar të festivalit DOKUBAKU 2026, në kategorinë DOKUSHORT për dokumentarin më të mirë të shkurtër ndërkombëtar.

Juria vlerësoi mënyrën se si rrëfimi i filmit kalon nga hutimi fillestar drejt një përjetimi të thellë emocional, duke zbuluar gradualisht kuptimet e një klase të pazakontë. Filmi trajton fuqinë e artit dhe mënyrën se si portretizimi e krijimi artistik shndërrohen në instinkt mbijetese përballë barbarisë së luftës.

Sipas vlerësimit të jurisë, fotografia e filmit shmang romantizimin e luftës dhe, përmes kompozimit të kujdesshëm të kuadrove dhe trajtimit të ngjyrave, përcjell peshën e saj dramatike. Juria veçoi edhe aftësinë e regjisorit për të përmbledhur një përmbajtje kaq të thellë dhe një ndikim të fuqishëm vizual në vetëm dhjetë minuta, duke e vlerësuar filmin me përmendje të veçantë.

Ky vlerësim përbën një tjetër prezantim të krijimtarisë së Alban Mujës në skenën ndërkombëtare të filmit dokumentar./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara