Lajmet

Shtatë gjërat që duhet t’i dini, çfarë ndodh kur e eliminoni bukën nga dieta e përditshme?

Pasi të kesh ndalur bukën, do të humbasësh shumë ujë nga depozitat e organizmit.

Published

on

Ndoshta ke një bark kokëfortë që nuk bie me asnjë lloj diete ose, më keq akoma, ka një rritje të ngadaltë. Nëse janë të dyja këto, atëherë duhet ta ndalosh bukën me çdo kusht. Gluteni, proteina që gjendet në bukë, është përgjegjëse për dhimbjet e kyçeve, por edhe shqetësime të tjera të përditshme që njerëzit kanë filluar t’i quajnë “normale.”

Çfarë të ndodh kur eliminon bukën nga dieta e përditshme?

Do të humbasësh shumë ujë

Pasi të kesh ndalur bukën, do të humbasësh shumë ujë nga depozitat e organizmit. Natyrisht, trupi do të rifillojë të krijojë depozita të reja duke përdorur glycogen-in, por nga ana tjetër, humbja e ujit do të jetë shumë e madhe.

Do të vësh re që dëshirat të mungojnë

Kur ha bukë, karbohidratet rritin nivelin e sheqerit në gjak duke shkaktuar një ndjesi lodhjeje. Duke ndalur bukën, nuk do të marrësh këto pasoja që shkaktohen nga sheqeri.

Çrregullimet e zorrëve do të bëhen më të shpeshta

Pa nivelet e duhura të fibrave, të cilat rregullojnë zakonisht aparatin tretës, do të kesh vazhdimisht shqetësime me zorrët. Kur ndalon bukën, natyrisht ke ndalur edhe nivelin e fibrave që mund të marrësh nga bishtajoret dhe në këtë mënyrë mungesa e tyre do t’i bëjë vizitat në tualet edhe më të shpeshta.

Trupi nuk do të ketë rezistencë

Kur hamë karbohidrate, trupi ynë dërgon sinjale në tru, falë hormonit të mirë – serotonina. Kur ndalon bukën dhe ke mungesë karbohidratesh, trupi sa vjen e bie nga rezistenca, rrjedhimisht bie edhe prodhimi i serotoninës.

Mendjen do ta kesh si në re

Truri i njeriut nuk punon pa karbohidrate. Nëse e ndalon furnizimin e tij me karbohidrate, edhe truri nuk është në gjendje të kuptojë se çfarë po i ndodh. Në këtë rast, për t’u ushqyer, ai do të kërkojë të transferohet tek ushqimet e tjera me glukozë për t’u ushqyer.

Fizikisht, veten nuk do ta ndiesh si më parë

Edhe kjo është mjaft e kuptueshme, meqenëse karbohidratet shërbejnë si një burim i jashtëzakonshëm dhe i shpejtë energjie që i nevojitet trupit. Kur eliminon bukën, natyrisht bën që trupi të fillojë të kërkojë energji në përbërës të tjerë. Ky lloj çrregullimi rrëzon energjinë dhe prish ekuilibrin e organizmit.

Do ndihesh më i/e shëndetshëm nëse ul rrezikun

Mbi të gjitha, duke hequr bukën nga organizmi, i keni bërë trupit një favor shumë të madh. Nëse eliminon bukën, ke ulur ndjeshëm rrezikun e sëmundjeve të zemrës dhe Diabetin e tipit 2. Por as nuk ke nevojë për të zhdukur karbohidratet e tepërta që rrisin nivelin e acideve yndyrore./Revistaclass

Lajmet

Theret me thikë një person në Gjakovë, arrestohen tre të dyshuar

Published

on

Një person ka mbetur i lënduar pasi dyshohet se është therur me thikë në rrugën “UÇK” në Gjakovë.

Rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 08:00. Viktima është dërguar për trajtim mjekësor në Qendrën Klinike Universitare të Kosovës (QKUK), ndërsa sipas mjekëve ndodhet jashtë rrezikut për jetë.

Pas hetimeve, Policia ka arrestuar tre persona të dyshuar, të cilët pas intervistimit, me vendim të prokurorit, janë dërguar në mbajtje.

Rasti është iniciuar si “Vrasje në tentativë”./A.K/

Continue Reading

Lajmet

I mituri raporton se vëllai tentoi ta sulmonte me thikë dhe sopatë në Graçanicë

Published

on

Një i mitur në Graçanicë ka raportuar në Polici se vëllai i tij, pas një mosmarrëveshjeje në shtëpi, kishte tentuar ta sulmonte me thikë dhe sopatë.

Sipas raportit policor, rasti ka ndodhur më 9 nëntor, rreth orës 09:00. I dyshuari është larguar nga shtëpia pasi ka kuptuar se Policia ishte njoftuar dhe ende nuk është lokalizuar.

Për rastin është njoftuar prokurori, ndërsa hetimet janë duke vazhduar./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen mbi 8 gramë marihuanë në një banesë në Prishtinë

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar rreth 8.31 gramë substancë të dyshuar narkotike të llojit marihuanë në një banesë në rrugën “Hakif Zejnullahu” në Prishtinë.

Sipas raportit policor, substanca është gjetur më 9 nëntor, gjatë trajtimit të një rasti të dhunës në familje, në banesën e një të dyshuareje.

E dyshuara është shoqëruar në stacionin policor dhe, pas intervistimit, me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohet në Prishtinë vetura e kërkuar nga Interpoli, kap vlerën e 20 mijë eurove

Published

on

Policia e Kosovës ka sekuestruar një veturë në Prishtinë, e cila ishte në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli në Spanjë.

Sipas raportit policor, vetura është lokalizuar dhe sekuestruar më 9 nëntor, pas hetimeve të zhvilluara lidhur me një rast të mashtrimit.

Vlera e veturës së sekuestruar llogaritet të jetë rreth 20 mijë euro. Për rastin është njoftuar prokurori./A.K/

Continue Reading

Të kërkuara