Sport

Shqipëria fiton miqësoren ndaj Kosovës

Published

on

Ndeshja miqësore – vëllazërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, e zhvilluar të mërkurën në “Elbasan Arena” pa praninë e tifozëve, ka përfunduar me fitoren e Kombëtares së Shqipërisë, me rezultat 2:1.

Kjo ndeshje i shërbeu të dy ekipeve për t’u përgatitur për ndeshjet e fundit në kuadër të Ligës së Kombeve, ku të dielën dardanët do të luajnë me Slloveninë në Lubjanë dhe më pas më 18 nëntor në stadiumin “Fadil Vokrri” kundër Moldavisë.

Shqipëria iu gëzua fitores me golat e Bekim Balajt, në minutën e 31-të dhe Myrto Uzunit, në minutën e 54-të. Ndërkohë, golin e vetëm për dardanët e shënoi Vedat Muriqi nga penalltia.

Të dyja ekipet në këtë ndeshje u paraqitën me mungesat shumta për shkak të situatës me pandeminë COVID-19, teksa Kombëtarja e Kosovës e kishte edhe mungesën e përzgjedhësit Bernard Challandes, i cili në testin e fundit ka rezultuar me Covid-19. Në këtë ndeshje në Kombëtaren e Kosovës debutuan Betim Fazliji dhe Mirlind Daku.

Ndeshja miqësore – vëllazërore ndërmjet Shqipërisë dhe Kosovës, e zhvilluar të mërkurën në “Elbasan Arena” pa praninë e…

Posted by Federata e Futbollit e Kosovës – Football Federation of Kosova on Wednesday, November 11, 2020

Lajmet

​Gjiganti francez në bisedime me Zhegrovën

Published

on

Olympique de Marseille po synon një transferim të anësorit të Lille OSC, Edon Zhegrova, por po përballet me konkurrencë të fortë për nënshkrimin e tij, thuhet sipas një raporti nga “Foot Mercato”.

Koha e Zhegrovës me Lille po mbaron dhe klubi e ka bërë të qartë se është i gatshëm ta shesë atë këtë verë për çmimin e duhur. Reprezentuesi i Kosovës ka hyrë në vitin e fundit të kontratës së tij dhe ka bërë shpesh deklarata se është gati të largohet për në një klub të ri.

“Foot Mercato” shkruan se Zhegrova është shumë i interesuar në mundësinë e bashkimit me Marsejën, e cila do të luajë në Ligën e Kampionëve në sezonin e ardhshëm. Ai ka të ngjarë të jetë konkurrencë për Mason Greenëood në krahun e djathtë të sulmit.

Megjithatë, edhe skuadra saudite Al-Nassr e ka në shënjestër dhe dëshiron ta shohë atë të bashkohet me një sulm ku luajnë Cristiano Ronaldo dhe João Felix. Al-Nassr thuhet se është në bisedime me Zhegrovën për një transferim.

Pavarësisht situatës së tij me kontratën dhe gatishmërisë së tij për t’u larguar, Lille nuk është e gatshme të heqë dorë nga një çmim me vlerë rreth 15 milionë euro (plus 5 milionë euro në bonuse).

Continue Reading

Lajmet

​Asllani refuzon tjetër klub

Published

on

Kristjan Asllani nuk ka pranuar interesimin e Sassuolos, duke mbetur i vendosur për të marrë në konsideratë vetëm destinacione të nivelit të lartë në Serie A, me pjesëmarrje në garat evropiane. Sipas “Gazzetta dello Sport”, mesfushori shqiptar ka treguar qëndrim të palëkundur në këtë drejtim.

22-vjeçari, i cili u aktivizua si titullar vetëm për shkak të mungesave në miqësoren ndaj ekipit U23, nuk i ka dhënë Sassuolos asnjë hapësirë për negociata. Ai shpreson ende për një marrëveshje me Bolognan ose Fiorentinën.

Asllani më herët ka refuzuar edhe një ofertë prej 15 milionë eurosh nga Real Betis, ndërsa Interi nuk pranon marrëveshje huazimi, transferimi do të duhet të jetë i përhershëm.

Në listën e largimeve të zikaltërve është edhe Tomas Palacios. Mbrojtësi argjentinas, që mbërriti vitin e kaluar nga Independiente Rivadavia dhe në janar u huazua te Monza, është shumë pranë një kalimi në huazim te Basel.

Continue Reading

Aktualitet

​Ekskluzive: Caktohet data për përsëritjen e Kuvendit të FFK-së

Published

on

Federata e Futbollit të Kosovës do ta përsëris Kuvendin e Punës të mbajtur më 20 shkurt të këtij viti pasi Komisioni Vlerësues brenda Ministrisë së Sportit kishte gjetur parregullsi në këtë kuvend, me theks të veçantë në pjesëmarrjen e dy klubeve që nuk ishin të licencuara në këtë kuvend.

Si pasojë e këtyre shkeljeve, MKRS kishe pezulluar lëshimin e vërtetimeve nga Ligji i Sponsorizimeve për të gjitha klubet e futbollit, duke shkaktuar kështu dëm të madh financiar tek secila prej tyre.

Fillimisht ky kuvend ishte caktuar që të mbahej gjatë muajit qershor, por siç bën të ditur ekskluzivisht, zyrtari për komunikim me federata në Ministrinë e Sportit, Fidan Shatri, FFK kishte kërkuar që përsëritja e kuvendit të shtyhet për shkak të angazhimit të klubeve kosovare në garat ndërkombëtare dhe tani data e caktuar është më 11 gusht, pra javën e ardhshme.

“Federata e Futbollit të Kosovës obligohet që ta përsëris ku vendin por për shkak të angazhimeve të klubeve Prishtina, Drita, Malisheva dhe Ballkani për shkak se kanë qenë në fazën përgatitore jashtë vendit dhe fokusi ka qenë në aktivitete ndërkombëtare, ka qenë kërkesë e federatës bashkë me klubet që kuvendi mos të mbahet në fundit të qershorit për shkak të kësaj. Ministria e ka shqyrtuar datën të cilën e ka propozuar Federata e Futbollit të Kosovës, është data 11 gusht, pra javën e ardhshme dhe në kuadër të kësaj edhe federata i ka bërë përgatitjet e dokumentacionit që të mos bie ndesh me Ligjin e Sportit dhe ligjet tjera në Republikën e Kosovës”, zbuloi Shatri.

Shatri ka bërë thirrje që kjo të jetë një sinjal që të gjitha organizatat sportive duhet t’i respektojnë normat ligjore sepse ato janë mbi të gjithë dhe duhen respektuar nga të gjithë.

“Shpresoj shumë që njëherë e përgjithmonë organizatat sportive duhet ta kuptojnë që ligjet janë mbi të gjithë neve dhe jemi të obliguar që ato t’i respektojmë dhe unë shpresoj që komuniteti i futbollit e ka parë cilat janë problematikat që të mos kemi probleme të natyrave të tilla dhe të shkojmë së bashku drejt zhvillimit të sportit pasi që ky është edhe misioni ynë”, shtoi në fund Shatri.

Madje Shatri bëri të ditur se tashmë Federata e Futbollit i ka shpërndarë edhe ftesat për të gjithë akterët që do të jenë pjesëmarrës në këtë kuvend.

Continue Reading

Sport

Caktohet data për përsëritjen e Kuvendit të FFK-së

Published

on

By

Federata e Futbollit të Kosovës do pa përsëris Kuvendin e Punës të mbajtur më 20 shkurt të këtij viti pasi Komisioni Vlerësues brenda Ministrisë së Sportit kishte gjetur parregullsi në këtë kuvend, me theks të veçantë në pjesëmarrjen e dy klubeve që nuk ishin të licencuara në këtë kuvend.

Si pasojë e këtyre shkeljeve, MKRS kishe pezulluar lëshimin e vërtetimeve nga Ligji i Sponsorizimeve për të gjitha klubet e futbollit, duke shkaktuar kështu dëm të madh financiar tek secila prej tyre.

Fillimisht ky kuvend ishte caktuar që të mbahej gjatë muajit qershor, por siç bën të ditur ekskluzivisht për KosovaPress, zyrtari për komunikim me federata në Ministrinë e Sportit, Fidan Shatri, FFK kishte kërkuar që përsëritja e kuvendit të shtyhet për shkak të angazhimit të klubeve kosovare në garat ndërkombëtare dhe tani data e caktuar është më 11 gusht, pra javën e ardhshme.

Federata e Futbollit të Kosovës obligohet që ta përsëris ku vendin por për shkak të angazhimeve të klubeve Prishtina, Drita, Malisheva dhe Ballkani për shkak se kanë qenë në fazën përgatitore jashtë vendit dhe fokusi ka qenë në aktivitete ndërkombëtare, ka qenë kërkesë e federatës bashkë me klubet që kuvendi mos të mbahet në fundit të qershorit për shkak të kësaj. Ministria e ka shqyrtuar datën të cilën e ka propozuar Federata e Futbollit të Kosovës, është data 11 gusht, pra javën e ardhshme dhe në kuadër të kësaj edhe federata i ka bërë përgatitjet e dokumentacionit që të mos bie ndesh me Ligjin e Sportit dhe ligjet tjera në Republikën e Kosovës”, zbuloi Shatri.

Shatri ka bërë thirrje që kjo të jetë një sinjal që të gjitha organizatat sportive duhet t’i respektojnë normat ligjore sepse ato janë mbi të gjithë dhe duhen respektuar nga të gjithë.

Shpresoj shumë që njëherë e përgjithmonë organizatat sportive duhet ta kuptojnë që ligjet janë mbi të gjithë neve dhe jemi të obliguar që ato t’i respektojmë dhe unë shpresoj që komuniteti i futbollit e ka parë cilat janë problematikat që të mos kemi probleme të natyrave të tilla dhe të shkojmë së bashku drejt zhvillimit të sportit pasi që ky është edhe misioni ynë”, shtoi në fund Shatri.

Madje Shatri bëri të ditur se tashmë Federata e Futbollit i ka shpërndarë edhe ftesat për të gjithë akterët që do të jenë pjesëmarrës në këtë kuvend.

Continue Reading

Të kërkuara