Aktualitet

Shqipëri, shkolla “Sami Frashëri” do të jetë gati në shtator

Lajmin e dha kryeministri Rama.

Published

on

Shkolla “Sami Frashëri” në Shqipëri do të jetë gati këtë shtator për nxënësit e mësuesit. Lajmin e ka dhënë kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, teka ka publikuar edhe një video nga punët që po bëhen aty.

“Mirëmëngjes dhe me shkollën “Sami Frashëri”, që thanë do bëhet pallat e ç’nuk tjetër, por që këtë shtator do të jetë gati për nxënësit e mësuesit, më e madhe, më e bukur, më e fort, ju uroj një javë të mbarë”, ka shkruar Rama në Facebook.

Bota

Rubio: SHBA anulon më shumë se 300 viza për studentët e huaj

Published

on

Sekretari amerikan i Shtetit, Marco Rubio, ka njoftuar se Shtetet e Bashkuara kanë anuluar mbi 300 viza për studentët e huaj, si pjesë e një aksioni kundër aktivistëve pro-palestinezë. Ai theksoi se çdo herë që identifikojnë individë që shkelin kushtet e vizës duke u angazhuar në aktivitete politike, ata do të humbasin vizat e tyre.

Rubio gjithashtu konfirmoi anulimin e vizës për Rumeysa Ozturk, një studente turke, e cila u arrestua pas një artikulli kritik ndaj Izraelit. Ajo u arrestua nga agjentët e SHBA gjatë një operacioni, dhe akuzohet për mbështetje të Hamasit, një akuzë që avokatët dhe familja e saj e mohojnë./UBTNews/

 

Continue Reading

Bota

Tërmeti 7.7 balë në Mianmar, Kryeministri i Tajlandës shpall gjendjen e jashtëzakonshme

Published

on

Kryeministri i Tajlandës, Phatthongthaung Shinawatra, shpalli gjendjen e jashtëzakonshme pas tërmetit të fuqishëm me magnitudë 7.7 që goditi Mianmarin, duke marrë masa urgjente për sigurinë e qytetarëve të tij. Në një postim në platformën X, Shinawatra njoftoi se një sistem paralajmërimi për celularët do të implementohet në Tajlandë për të siguruar informacion të shpejtë dhe të saktë në rast të pasgoditjeve apo rreziqeve të tjera.

Ai theksoi se Ministria e Mbrojtjes dhe Administrata e Sigurisë së Brendshme të Tajlandës do të jenë të angazhuara për të siguruar që asnjë qytetar të mos jetë në rrezik. Po ashtu, Ministria e Mjedisit do të ndërmarrë vlerësime të kujdesshme për efektet e mundshme të tërmetit dhe çdo pasgoditje që mund të ndodhte.

Kryeministri gjithashtu udhëzoi Ministrinë e Shëndetësisë të përgatiste spitalet dhe njësitë mjekësore emergjente për të ofruar ndihmë për ata që mund të preken nga pasojat e mundshme të tërmetit.

Nga ana tjetër, pamjet që kanë mbërritur nga Mianmari tregojnë shkatërrimin e tmerrshëm që ka shkaktuar tërmeti. Grumbuj të mëdhenj mbeturinash dhe rrënoja janë shpërndarë në të gjithë Mianmarin si pasojë e ndërtesave të shembura. Në qytetin e afërt Naypyidaw, janë krijuar çarje të mëdha në rrugë, duke detyruar shoferët të ndërpresin udhëtimet për shkak të rrezikut që paraqesin këto dëmtime./UBTNews/

 

Continue Reading

Bota

Turqi- Imamoglu në paraburgim, arrestohet dhe avokati i tij

Published

on

Autoritetet turke kanë arrestuar avokatin e kryebashkiakut të Stambollit, Ekrem Imamoglu, Mehmet Pehlivan, në kuadër të hetimeve për korrupsion. Pehlivan u arrestua me urdhër të Prokurorisë së Stambollit për pastrim pasurish që rrjedhin nga veprimtari kriminale.

Pas arrestimit, ai u dërgua në spital për ekzaminim mjekësor përpara se të transferohej në zyrat e policisë në Stamboll. Ky arrest ka shkaktuar shqetësim, duke përfshirë edhe dyshime për lidhje të mundshme mes arrestimeve të Imamoglu dhe veprimtarive të dyshimta./UBTNews/

Continue Reading

Bota

Tragjedia në Koçan, në paraburgim mbeten 19 të dyshuar 3 në arrest shtëpiak

Published

on

Gjykata e Koçanit ka shqyrtuar 22 ankesa të të dyshuarve lidhur me zjarrin tragjik në diskotekën “Puls”, ku humbën jetën 59 persona. Për 19 prej tyre, gjykata vendosi që masa e paraburgimit të mbetet në fuqi, ndërsa tre të tjerë janë dërguar në arrest shtëpiak. Këtyre tre personave u janë marrë pasaportat për të parandaluar lëvizjen e tyre jashtë vendit.

Në lidhje me këtë vendim, prokuroria ka parashtruar ankesë për dy nga ata që ishin në paraburgim, ish-kryetarët e Komunës së Koçanit, Ratko Dimitrov dhe Nikolço Iliev, të cilët tani janë në pritje të vendimit të Gjykatës së Apelit në Shtip. Një tjetër person që ka përfituar nga masa e arrestit shtëpiak është Aneta Simeska Dimoska, ish-drejtoresha e Inspektoratit Shtetëror të Tregut.

Kryetari aktual i Komunës së Koçanit, Ljupço Papazov, mbetet i dyshuar dhe në paraburgim, ndërsa hetimi për zjarri që mori jetën e shumë personave është zgjeruar me gjithsej 34 të dyshuar fizike dhe tre persona juridikë. Ata akuzohen për vepra të rënda kundër sigurisë publike, me mundësi dënimi deri në 20 vjet burg.

Continue Reading

Të kërkuara