Aktualitet

Shpërthime në Zaporizhzhia gjatë natës

Një alarm ajror thuhet se ra rreth orës 2:40 të mëngjesit.

Published

on

Mediat lokale në Ukrainë raportojnë se shpërthime u dëgjuan gjatë natës në Zaporizhzhia.

Një alarm ajror thuhet se ra rreth orës 2:40 të mëngjesit.

Ende nuk ka informacione se çfarë dëmesh janë shkaktuar në zonë.

Rreth dy të tretat e Zaporizhzhia-s janë nën pushtimin rus, ndërsa pjesa më veriore mbetet në duart e Kievit./UBTNews/

Lajmet

Sekuestrohen mbi 29 mijë euro në Vërmicë, inicohet rast për shpëlarje parash

Published

on

By

Policia e Kosovës sipas raportit 24 orësh, ka iniciuar një rast të dyshuar për “Shpëlarje parash”, pasi gjatë një patrullimi afër liqenit të Vërmicës mbrëmjen e së mërkurës ka ndaluar një automjet të dyshimtë.

Gjatë kontrollit të veturës,  zyrtarët policorë i kanë gjetur ngasësit kosovar një zarf me 29,200 euro të paparalajmëruara.

Lidhur me ngjarjen është njoftuar menjëhatë prokurori kujdestar, ndërsa njësitet kompetente policore kanë nisur hetimet për të zbardhur origjinën e parave dhe rrethanat e plota të rastit. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ditari: Lajmet kryesore që shënuan datën 20 gusht 1993-1998?

Published

on

By

Në rubrikën Ditari, kemi përzgjedhur disa nga lajmet më të rëndësishme të kësaj dite, në periudhën 1993-1998.

Foto: Gorozhupi

20 gusht 1993

Në Malishevë policia serbe plaçkiti sasi të konsiderueshme malli e devizash

Në njoftimet plotësuese nga Malisheva, thuhet dje, në ditën e tregut në Malishevë, ekspedita e policisë dhe civilëve serbë e përbërë prej afro 150 vetash, nga qytetarët dhe tregtarët shqiptarë të kësaj ane, plaçkiti dhe konfiskoi një sasi të konsiderueshme malli dhe devizash.

Kështu, në dyqanin e Skënder Krasniqit, policët serbë konfiskuan mall me vlerë prej afro 5.000 markash gjermane, ndërsa në duçanin e Nuhi dhe Hamdi Zulfajt, u plaçkit mall me vlerë prej 1.000 markash gjermane. U plaçkit edhe butiku “Levis”, pronë e Xhevat Bytyçit, nga i cili u morën 1.100 marka gjermane. Nga Hilmi, Ramiz dhe Hysen Raba, policia plaçkiti mall me vlerë prej 7.500 markash gjermane, Agron R.Berishës nga Gurbardhi ia plaçkiti 500 marka gjermane, Besim Luma nga Gjakova 300 marka gjermane, ndërsa Enver Hoti nga Carralluka tekstil me vlerë prej 3.000 markash gjermane.

Komisioni për Informim i LDK-së së Malishevës, gjithashtu njofton se ekspedita e policisë serbe plaçkiti edhe Salih Telakun nga Banja, Habib Paçarizin nga Dragobili, Tasim Foniqin nga Llazica, Hasan Mazrrekun nga Malisheva, Ramadan Bytyçin nga Shkoza e të tjerë.

 

 

20 gusht 1994

Represioni në Kosovë

Podujevë: – Më 17 gusht, policia serbe nën pretekst të kërkimit të armëve, bastisi shtëpinë e Murat Makollit në fshatin Hërticë të Podujevës. Murat Makollit iu la thirrja që të paraqitet së bashku me djemtë e tij në stacionin e policisë.

Të njëjtën ditë, policia nën pretekst të kërkimit të armëve, ishte në shtëpitë e Sallah e Bajram Berishës në fshatin Zakut të Podujevës. Nga Bajram Berisha policia kërkoi një automatik, ndërsa te Sallah Berisha u gjet një revole.

Pardje, policia ishte në shtëpinë e Gani Haxhiut, nga i cili konfiskoi një revole.

Po këtë ditë, në fshatin Murgull, policia serbe ndau shumë thirrje personave të cilët kohë më parë i kanë dorëzuar armët.

Dje, policia nën pretekst të kërkimit të armëve, bastisi shtëpinë e Rrustem Shalës në Podujevë. Njoftohet se Rrustem Shalën policia e keqtrajtoi në prani të anëtarëve të familjes, ndërsa pas bastisjes atë e morën me vete në polici.

Rrustem Shala po mbahet ende në arrest.

Viti: – Këto ditë, policia mori në shtëpinë e tij, Ismet Aliun nga fshati Lybishtë i Vitisë, i cili në stacionin e policisë në Viti u rrah brutalisht nën pretekst të dorëzimit të armëve. Ismet Aliu në lokalet e policisë në Viti u mbajt prej orës 7:00 deri rreth orës 22:00.

Ndërkaq në fshatin Lubishtë, policia gjeti një revole tek Nasuf Dalipi, i cili u dërgua menjëherë në vuajtje të dënimit me 30 ditë burg.

Më 17 gusht, policia nën pretekst të kërkimit të armëve ishte në shtëpinë e Halit Arifit në fshatin Mogillë të Vitisë. Halil Arifi nuk ishte në shtëpi, ndërsa policët i thanë bashkëshortes së tij që ta thërras vëllain e Halitit, Ramiz Arifin. Nga Ramizi, policia kërkoi që të dorëzojë një pushkë, ndërsa nga Haliti kërkuan të dorëzojë një revole. Policia urdhëroi Ramiz Arifin që të nesërmen të paraqitet së bashku me vëllain e tij në stacionin e policisë në Viti.

Më 16 gusht, një ekspeditë e policisë serbe e stacionit të policisë në Ferizaj, nën pretekst të kërkimit të armëve bastisi shtëpinë e Adem Maliqit në fshatin Budrikë. Adem Maliqi nuk gjendej në shtëpi, ndërsa policia mori dy vajzat e Ademit, Ajtene dhe Fatmire Maliqin, të cilat në stacionin e policisë në Ferizaj u mbajtën rreth shtatë orë. Ato u morën në pyetje për kinse armët e babait të tyre.

Të njëjtën ditë në fshatin Budrikë e njëjta ekspeditë e policisë bastisi shtëpinë e Zeqir Rexhepit, tek i cili u gjet një pushkë.  Zeqir Rexhepi punon përkohësisht në Zvicër, ndërsa policët morën me vete bashkëshorten e tij, Remzien e cila në stacionin e policisë në Ferizaj u mbajt rreth tri orë. Ajo u pyet se nga kush është blerë arma.

Më 17 gusht, policia serbe nga Gjilani kërkoi në fshatin Budrikë, Xhevat Halilin tek i cili u gjet një pushkë.

Të njëjtën ditë, e njëjta ekspeditë e policisë, kërkoi Feriz Abazin, i cili nuk gjendej në shtëpi. Atij iu la thirrja që të paraqitet në stacionin e policisë në Gjilan.

Skënderaj: – Dje, rreth orës 11:00, policia mori të rinjtë Agron e Tahir Gashin nga Kopiliqi i Skënderajt. Nga këta të rinj policia serbe u interesua të dijë se kush ia ka djegur ushqimin e kafshëve Selim Osmanit nga i njëjti fshat.

Vushtrri: Dje rreth orës 10, tre policë serbë shkuan në shtëpinë e Selman Hasanit (62) nga fshati Strofc. Selmani i deklaroi QIK-ut se, nën pretekst të kërkimit të armëve, të cilat ai nuk i ka, në muajt e fundit policia e ka bastisur shumë herë, e ka rrahur, e ka marrë në stacion të policisë dhe e ia ka kërkuar të bijtë. Ai tha se dje policët kërkuan veçanërisht të birin e tij, Sabri Hasanin (37), i cili nuk gjendej në shtëpi.

Malishevë: – Dje rreth orës 5:00 të mëngjesit, një ekspeditë e policisë serbe, nën pretekst të kërkimit të armëve, bastisi shtëpinë e Rifat A.Krasniqit nga Domaneku i Malishevës. Bastisja zgjati rreth tri dorë. Policia pasi maltretoi të gjithë anëtarët e familjes, në prani të tyre rrahu rëndë Rifat A.Krasniqin.

Nga Malisheva bëhet me dije se Rifati së bashku me vëllain e tij, Ibrahim Krasniqin po mbahen ende në polici.

Vlenë të theksohet se familja Krasniqi është bastisur edhe dy herë më parë.

Sot policia mori plakun 95 vjeçar, Muharrem F.Kryeziun në fshatin Bubavec. Muharrem F.Kryeziu nga policia serbe është keqtrajtuar fizikisht edhe para një muaji.

 

 

20 gusht 1997

Dhuna e përditshme në Kosovë

Mitrovicë: – Më 18 gusht, dy policë shkuan në shtëpinë e Sadri Sh. Osmanit (68) në Vernicë të Mitrovicës me pretekst të kërkimit të armëve. Ata i lanë thirrjen Sadriut dhe djali të tij, Ramës (40) që të paraqiten dje në polici. Dje, ata u mbajtën në polici mbi një orë dhe u kërcënuan se duhet të dorëzojnë gjithsesi armën që u kërkohet.

Ata janë urdhëruar që të paraqiten edhe sot, ndërsa njëri nga policët u ka thënë se do t’i detyrojnë të paraqiten në polici çdo ditë në orën 8 të mëngjesit derisa të dorëzojnë armët.

Ferizaj: – Më 7 gusht, policia bastisi shtëpinë e Nazmi Krasniqit në Ferizaj në kërkim të cigareve. Me që nuk gjetën cigare, inspektorët serbë keqtrajtuan djalin e Nazmiut, Xhevatin, në prani të anëtarëve të familjes.

Prej 1 deri më 7 gusht, në qendrën e sigurimit serb në Ferizaj u morën në pyetje me pretekst të kërkimit të armëve Zeqir, Aziz e Shukri Shabani nga fshati Varosh. Azizi u keqtrajtua fizikisht nga policia, ndërsa Zeqiri e Shukriu u detyruan të paraqiten në polici edhe më 11 gusht.

Po me pretekst të kërkimit të armëve në polici u mor edhe Mustaf Aliu (69) nga fshati Balaj.

Rahovec: – Policia i la dje thirrjen për t’u paraqitur sot në stacioin e policisë në Rahovec Nahit Thaçit (33) nga Retia e kësaj komune. Z. Thaçi ishte ish i burgosur politik, ndërsa tash është kryetar i NKMDLNJ-së në Rahovec dhe përfaqësues i Shoqatës së të Burgosurve Politikë. Preteksi nuk dihet.

Gjakovë: – Mbrëmë, në orët e vona të natës, një patrullë e policisë serbe bastisi shtëpinë e Hazyr Zeqirit në fshatin Morinë, kryetar i aktivit të LDK-së në fshat dhe anëtar i kryesisë së nëndegës së LDK-së në Ponoshec. Me këtë rast, z. Zeqiri u mor në polici. Motivi nuk dihet.

 

 

20 gusht 1998

Granatime në fshatrat e Rahovecit dhe të Suharekës – Një i vrarë e tetë të plagosur

Edhe sot forcat serbe kanë vazhduar granatimin e fshatrave Zoçishtë e Opterushë të Rahovecit dhe fshatit Samadraxhë të Suharekës, ndonëse granatimet janë të një intensiteti më të ulët se dje.

KI i Degës së LDK-së në Suharekë njofton se këto granatime po bëhen nga pozicionet e forcave serbe në Hoçë të Madhe dhe në Landovicë.

Njoftohet se është vrarë Bekim Dalip Bekteshi (27) nga Samadraxha, ndërsa janë plagosur rëndë dhe lehtë Bajram Bekteshi, Selim Kusha e Ibrahim Mamaj nga Samadraxha, Nexhat Cikaçi, Fatmir Bala, Osman Cikaçi dhe Visar Bala nga Dobërdolani si dhe Muharrem Kryeziu nga Pagarusha.

Gjatë orës së mbrëmjes forcat paramilitare serbe kanë djegur fshatin Zoçishtë prej të cilit dilte tym e flakë.

 

U varrosën tre të vrarë në Gorozhup

Mbrëmë në Grejkoc të Suharekës u bë varrimi i Hazir Selimajt (44), Zenel Currajt (25) dhe Sabit Lushajt (23), që të tre nga Grejkoci, të cilët u vranë para dy ditësh në Gorozhup.

 

 

 

Continue Reading

Lajmet

Rast i dyshuar i kontrabandës me migrantë në Han të Elezit

Published

on

By

Një rast i dyshuar i kontrabandës me migrantë është regjistruar të mërkurën, rreth orës 11:30, në pikën kufitare të Hanit të Elezit.

Sipas raportit të Policisë se Kosovës, katër persona të panjohur kanë dalë nga rimorkioja e një kamioni. Efektivët policorë kanë arritur të ndalojnë njërin prej tyre në vendngjarje, ndërsa tre personat e tjerë janë larguar në drejtim të panjohur.

Shoferi i kamionit është shoqëruar në stacionin policor për intervistim, ndërsa njësitë përkatëse kanë nisur hetimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes. /E.A/

Continue Reading

Aktualitet

Princi Harry dhe Meghan Markle planifikojnë rikthimin në Britani

Published

on

By

Princi Harry dhe Meghan Markle pritet të rikthehen në Mbretërinë e Bashkuar në fund të këtij muaji për një qëndrim më të gjatë, ndërsa raportohet se fëmijët e tyre, Princi Archie dhe Princesha Lilibet, pritet të ndjekin shkollën në Britani.

Sipas burimeve për Page Six, Pallati Mbretëror është vënë në dijeni për planet e çiftit dhe Mbreti Charles III është informuar personalisht për këtë hap. Po ashtu, bëhet e ditur se vetë Mbreti 77-vjeçar është një nga arsyet kryesore të këtij rikthimi, pasi ai shpreson të kalojë më shumë kohë me Harryn dhe Meghanin në nivel privat.

Megjithatë, Mbreti e ka bërë të qartë se statusi i tyre mbetet i pandryshuar: Duka dhe Dukesha e Sussex-it do të vazhdojnë të jetojnë si persona privatë dhe anëtarë të familjes mbretërore pa detyra apo obligime zyrtare. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara