Lajmet

Shkëmbime të nxehta për emigracionin e çështje të tjera në intervistën e Harrisit për Fox News

Published

on

Nënpresidentja amerikane, Kamala Harris, u përball me pyetje të nxehta gjatë intervistës së saj në Fox News të mërkurën mbrëma, në lidhje me emigracionin dhe ndryshimet e qëndrimeve politike. Ajo nguli këmbë se, nëse zgjidhjet presidente, nuk do të jetë aty për ta vazhduar presidencën e Joe Bidenit.

Ajo pati shkëmbime të nxehta me gazetarin dhe prezantuesin Bret Baier gjatë intervistës e saj rreth 30-minutëshe.

Harris shprehu keqardhje për vdekjen e grave që u vranë nga njerëz të cilët ishin arrestuar dhe pastaj liruar pasi kishin shkuar jashtëligjshëm në SHBA gjatë administratës Biden. Por, ajo e kritikoi ish-presidentin Donald Trump për rolin e tij në bllokimin e projektligjit dypartiak për emigracionin në fillim të këtij viti, i cili do ta kishte rritur financimin kufitar.

“Më vjen keq për humbjen e saj, sinqerisht”, tha Harris pasi Baier shfaqi pamje të nënës së Jocelyn Nungaray duke i fajësuar Bidenin dhe Harrisin për vdekjen e vajzës së saj.

Harris la të kuptohej se nuk e mbështet më dekriminalizimin e hyrjes së jashtëligjshme në SHBA, siç kishte bërë më 2019.

“Kjo ishte para pesë vjetëve dhe jam shumë e qartë se do ta zbatoj ligjin”, tha ajo. Ajo e dha përgjigjen e njëjtë edhe për propozimet që ata të cilët hyjnë jashtëligjshëm në SHBA të lejohen të marrin patentë shofer dhe benificione në shëndetësi.

Kur Baier vazhdoi të fliste derisa Harrisi po tentonte të përgjigjej në pyetjet e tij sfiduese për emigracionin, Harrisi tha: “A mund ta mbroj, ju lutem?… Duhet të më lejoni ta mbaroj, ju lutem”.

Harris u përpoq vazhdimisht ta përqendrojë bisedën në sulmimin e Trumpit, kundërshtarit të saj në zgjedhjet e 5 nëntorit.

Megjithatë, ajo kishte shumë për të thënë edhe për veten.

Një javë pasi tha se nuk ka asnjë vendim që e ka marrë Biden të cilin ajo do ta kishte marrë më ndryshe, Harris këmbënguli: “Presidenca ime nuk do të jetë vazhdimësi e presidencës së Joe Bidenit”.

Ajo nuk dha hollësi, por theksoi se “si çdo president i ri që e merr detyrën, edhe unë do t’i sjell përvojat e mia jetësore, përvojat e mia personale dhe ide të reja dhe freskëta”.

E pyetur të sqarojë këmbëngulësinë e saj se dëshiron të bëjë ndryshime, edhe pse demokratët janë në pushtet, Harris tha se ajo po garon “për një fillim të ri pasi gjatë dekadës së fundit ne jemi ngarkuar nga një retorik që vjen nga Donald Trump”.

Për Trumpin, ajo tha se “njerëzit janë lodhur nga një njeri i cili pretendon të jetë lider dhe e kalon tërë kohën duke poshtëruar dhe duke bërë ankesa personale. Ai nuk është i qëndrueshëm”.

Baier e sfidoi Harrisin edhe rreth qëndrueshmërisë mendore të Bidenit, pas debatit të tij të dobët kundër Trumpit në qershor, i cili edhe e detyroi atë të tërhiqet nga gara presidenciale dhe t’ia lirojë vendin Harrisit.

Ajo përsëri e mbrojti Bidenin, por shtoi se “Joe Biden nuk është në fletëvotim, por Donald Trump është”.

Vendi

Raportohet zhdukja e dy personave në Viti

Published

on

By

Në të dhënat e raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës raportohet se kanë nisur hetimet se dy persona janë larguar nga shtëpia e tyre dhe nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Rasti po trajtohet nga njësitet përkatëse policore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të EOQ-së në UBT: Ekspertët vendorë dhe ndërkombëtarë diskutojnë për të ardhmen e cilësisë

Published

on

By

Në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së edhe sot do vazhdojnë punimet e Kongresit të 67-të të Organizatës Evropiane për Cilësi (EOQ), ngjarja më e madhe ndërkombëtare e këtij fusha që po mbahet për herë të parë në Kosovë.

Dita e sotme po shoqërohet me sesione të ngjeshura tematike, ku ekspertë të njohur vendorë dhe ndërkombëtarë, akademikë e profesionistë po paraqesin punimet dhe hulumtimet e tyre. Diskutimet kryesore po përqendrohen në transformimin e menaxhimit të cilësisë në epokën e Inteligjencës Artificiale, ruajtjen e besimit institucional, inovacionin e qëndrueshëm dhe integrimin e vlerave njerëzore në zhvillimin teknologjik.

Kjo ngjarje pason hapjen zyrtare nga Rektori i UBT-së Edmond Hajrizi, njëherësh edhe Zëvendëspresident i EOQ-së, i cili u shpreh se cilësia duhet të transformohet nga një koncept tradicional certifikimi në një forcë strategjike për zhvillim e inovacion.

“Cilësia duhet të bëhet një kapacitet strategjik dhe të mbetet e lidhur ngushtë me vlerat njerëzore, sepse përparimi teknologjik pa besim është i brishtë, ndërsa inovacioni pa përgjegjësi është i paplotë,” theksoi Rektori Hajrizi.

Punimet e kongresit do të vazhdojnë përgjatë gjithë ditës me panele diskutimi dhe tryeza të rrumbullakëta, duke shërbyer si një platformë kyçe për shkëmbimin e përvojave evropiane dhe avancimin e standardeve të cilësisë në Kosovë e më gjerë.

Continue Reading

Vendi

Hetim mbi vdekjen e një personi në Prishtinë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka nisur hetimet për një rast të cilësuar si “Hetim mbi vdekjen”.

Ngjarja ka ndodhur pasi një person është dërguar në gjendje të rëndë shëndetësore në QKUK.

Ekipi mjekësor ka konstatuar më pas vdekjen e tij. Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë është dërguar në IML për obduksion. Kjo bëhet e ditur në raportin 24-orësh të Policisë. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Konfiskohet lëndë narkotike dhe armë në Podujevë, arrestohet një i dyshuar

Published

on

By

Siç bëhet e ditur në raportin 24-orësh të policisë, një person është arrestuar gjatë kontrollit në një objekt në Podujevë, ku janë gjetur dhe sekuestruar 428 gramë marihuanë, 0.3 gramë kokainë, 18 cigare elektrike me përmbajtje THC, si dhe një pistoletë me dy fishekë dhe një peshore. 3

I dyshuari është dërguar në mbajtje me vendim të prokurorit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara