Sport

Shitja e Interit: Epoka e Suning ka ‘mbaruar’, projektohet blerja e klubit italian nga BC Partners

Published

on

Epoka e Suning Group te Interi thuhet se ka ‘mbaruar’ dhe mediat italiane raportojnë se një takim me BC Partners pritet të zhvillohet nga mesi i shkurtit.

BC Partners filluan me një kujdes të shtuar analizimin e situatës financiare të Interit në fillim të janarit.

Sipas Il Corriere dello Sport, epoka e Suning në Inter ka mbaruar dhe marrja e klubit nuk do të zgjasë shumë pasi një takim midis BC Partners dhe pronarëve të klubit aktual pritet të zhvillohet nga mesi i muajit shkur.

Me Qeverinë Kineze që ka parandaluar investimet e mëdha në Evropë, Suning janë pothuajse të detyruar të shesin Interin edhe nëse Steven Zhang ndihet shumë i lidhur me tifozët dhe klubin.

Ekzistojnë dy mundësi në tavolinë: BC Partners mund të merrnin një pakicë në Inter, duke filluar një rrugë që do të lejonte fondin britanik të përfundonte marrjen e klubit brenda 12-24 muajve.

Përndryshe, BC Partners menjëherë mund të blejë shumicën e aksioneve në Inter.

Në anën tjetër, Il Sole 24 Ore raporton se fondi anglez që po punon në marrëveshjen me Gianluca Vialli’s Tifosy Ltd, mund të marrë 51 për qind të aksioneve në klub, duke ia lënë pjesën tjetër Suningut.

Continue Reading

Lajmet

Zyrtare: Felix transferohet nga Chelsea në Al-Nassr

Published

on

Joao Felix është larguar nga Chelsea dhe ka nënshkruar një kontratë të përhershme me Al-Nassr.

Portugezi bëri 20 paraqitje në të gjitha garat për Blues sezonin e kaluar, duke shënuar shtatë gola pas transferimit të tij të verës në Stamford Bridge nga Atletico Madrid.

Ai e kaloi gjysmën e dytë të sezonit 2024/25 si huazim te AC Milan dhe tani është larguar nga “Blutë” në mënyrë të përhershme, duke u bashkuar me skuadrën e Ligës Profesionale Saudite, Al-Nassr.

Continue Reading

Lajmet

​Presidenti i Milanit thyen heshtjen për Ardon Jasharit

Published

on

Presidenti i Milanit, Paolo Scaroni, këmbëngul se Ardon Jashari dëshiron t’i bashkohet Rossonerëve ‘me çdo kusht’, por gjigantët e Serie A nuk duan të ofrojnë shumë. Milani mbetet në kërkim të talentit zviceran Jashari, por oferta e tyre e fundit me vlerë 33.5 milionë euro plus bonuset u refuzua nga Club Brugge.

“Nuk duam të ofrojmë shumë, por ai dëshiron të vijë me çdo kusht”, tha presidenti i Milanit, Scaroni, të martën, nëpërmjet “Calciomercato”

Scaroni iu përgjigj shpejt një pyetjeje nga një gazetar në Lega Serie A në Milano, përpara një takimi me presidentët e tjerë të Serie A.

Gjatë të njëjtit takim, drejtuesit e Interit dhe Atalantës pritet të vazhdojnë negociatat për Ademola Lookman .

Drejtori i Milanit, Igli Tare, tha të dielën se Milani nuk do të bënte një ofertë tjetër për Jasharin, pavarësisht se e dinte se çmimi i kërkuar nga Club Brugge për 22-vjeçarin është vendosur në 40 milionë euro.

Jashari nuk ishte pjesë e skuadrës së Club Brugge për dy ndeshjet e para garuese këtë sezon.

Milani ka bërë ndryshime të mëdha në mesfushë këtë verë, duke shitur Tijjani Reijnders te Manchester City dhe duke nënshkruar me Samuele Ricci dhe Luka Modric.

Continue Reading

Lajmet

​Interi dhe Atalanta po zhvillojnë takimin vendimtar për Lookman

Published

on

Presidenti i Interit, Beppe Marotta, dhe drejtori ekzekutiv i Atalantës, Luca Percassi, kanë mbërritur për një takim të këshillit të ligës Serie A ku pritet të zhvillohen bisedime vendimtare për Ademola Lookman.

Një takim i zakonshëm i Lega Serie A do të zhvillohet në qytetin e Milanos të martën. Takimi mendohet të jetë me interes të veçantë për Interin dhe Atalantën, të cilët kanë të pranishëm drejtorë, ndërsa bisedimet për transferimin e lojtarit afrikan të vitit Lookman janë duke u nxehur.

Sipas mediave të ndryshme në Itali, Nerazzurrët pritet të rikthehen me një ofertë të re dhe të përmirësuar për 27-vjeçarin.

Atalanta thuhet se po kërkon një çmim prej 50 milionë eurosh, që do të thotë se një ofertë prej 45 milionë eurosh plus 5 milionë euro në bonuse mund të jetë e mjaftueshme për të arritur një marrëveshje.

 

Continue Reading

Lajmet

United po shqyrton transferimin e Donnarumma-s

Published

on

Manchester United ka mundësinë të nënshkruajë me Gianluigi Donnarumma këtë verë, por sado tërheqëse të duket marrëveshja, realizimi i saj duket i ndërlikuar.

Portieri italian, tani në vitin e fundit të kontratës së tij me PSG-në, është diskutuar në lidhje me një transferim te United, ndërsa klubi francez ecën përpara me planet për ta zëvendësuar atë. Bisedimet për një marrëveshje të re kanë ngecur në Paris, dhe me Lucas Chevalier që është renditur si pasardhës, mundësia është reale.

Megjithatë, United është pak i bllokuar. Dështimi i tyre për të larguar Andre Onanën do të thotë se nuk ka një rrugë të qartë për të sjellë një tjetër portier të nivelit të lartë. Ideja e transferimit të dy portierëve të përhershëm me paga të larta u hodh poshtë nga brenda ekipit në fillim të kësaj vere dhe ndryshimi i këtij qëndrimi tani do të thoshte prishje e planit të tyre të transferimeve.

Kishte gjithashtu shpresë se Altay Bayindir do të largohej për të liruar një vend në skuadër, por interesi për lojtarin turk ka qenë i kufizuar.

United aktualisht është i plotë në departamentin e portierëve dhe po punon në mënyrë aktive se si t’i riformësojë gjërat përpara se të mund të angazhohet për ndonjë gjë.

Brenda ekipit, ende ekziston dëshira për të sjellë konkurrencë për Onanën, nëse ai nuk mund të zëvendësohet menjëherë, në një përpjekje për të rritur standardet. Shpresa është që çdo nënshkrim i ri ose ta shtyjë numrin aktual 1 të rigjejë formën e tij, ose të jetë mjaftueshëm i mirë për të zënë vendin e tij.

Ideja e Donnarummës me fanellën e United padyshim që tërheq vëmendjen, por për momentin nuk duket më shumë se një ide.

Continue Reading

Të kërkuara