Lajmet

Shërbimet digjitale, Rizvanolli: Për tri vite kemi 175 shërbime si platforma online

Published

on

Ministria e Ekonomisë  të premten në organizimin e  ngjarjes digjitale “Si mund ta kthesh një krizë në mundësi për të mirë – Si të ndërtojmë një qeveri të shtyrë nga rezultatet duke filluar nga njerëzit”, u theksua që digjitalizimi të përgjigjet për nevojat e qytetarëve dhe më pas të ngrit standardet për komunikim më të mirë për ta.

Ministrja e Ekonomisë, Artane Rizvanolli, ka thënë se janë 175 shërbime si platforma online, përmes të cilave qytetarët mund të qasen në shërbimet të fushave si gjendja civile, çertifikata të lindjes, vaksinimit e të tjera.

“Në tri vitet e fundit kemi shtuar më shumë se 175 shërbime që janë platforma online, pra këto shërbime fusin fusha të gjendjes civile, çertifikata të lindjes, shëndetësinë, vaksinimit dhe shumë skema të ndryshme dhe të mira sociale”, tha ministrja.

Rizvanolli u krenua me platformën online E-Kosova, përmes të cilës tha se mbi 30 mijë biznese dhe familje kanë aplikuar në këtë platformë.

“Për qeverinë tonë ka qenë një prioritet më i lartë për kushtet globale dhe çfarë kemi bërë si qeveri, reduktumin e konsumit të energjisë për arsye se për ne është dasht që fondet t’i ndajmë më shpejt dhe të jemi transparent, rigoroz me procedura. Digjitalzimi është një pjesë e zgjedhjes në mbi 30 mijë biznese dhe familje kanë aplikuar përmes e-Kosova që e ka bërë të lehtë punën”, tha Rizvanolli.

Tamara Srzentic, ish-ministre e Administratës Publike, Transformimit Digjital dhe Mediave në Malit të Zi, tha se është shumë e rëndësishme, që digjitalizimi të përgjigjet për nevojat e qytetarëve dhe më pas të ngrit standardet për komunikim më të mirë për ta.

Srzrntic, prezantoi websiten e Malit të Zi, së si atje janë zgjidhur disa probleme e që janë pothuajse të ngjashme me vendin tonë.

“Unë jam një shërbyese publike me pasion dhe mendoj se me komunitetin e juaj në ndërtimin e këtij parku ka të bëjë me arritshmerinë e lartë, ka sfida dhe për këtë udhëtimi ynë edukativ ka qenë përmes shumë shteteve, me qeverinë e Kalifornise kemi punuar për të dhëna të qasshme, kemi pas buxhete të dedikuara, kemi pas zyra për inovacion dhe këto shërbime i kemi bërë për vite”, tha ajo.

“Nëse bazohemi te databaza dhe dizajni duhet Qeveria të komunikojë me të tjerët. Kemi marrë disa publikime të disa vendimeve të Gjykatës për abort, ne të gjitha pas këtij ligji kemi vendos në website të gjitha klinikat për të iu ndihmuar grave për abort. Ne kemi klasifikuar hapat si bëhet një gjë e tillë”, shtoi ajo.

“Duhet të shohim së si të ndërtojmë një element mbi bazë dhe qendër të kemi njeriun për këtë një transformim duhet të kalojë nga klasikja në të reja. Ka nevojë të shikohen edhe nevojat e njerëzve, qeveria duhet të kyçet prej projektit në prodhim”, tha Srzrntic.

Mikey Dickerson, zëvendësshef i Informacionit në ShBA, tha se është e rëndësishme që programet e subvencionimit të bëhen kur nuk ka kriza.

“Çdo sistem është i rëndësishëm për ju është sistemi hibrid. Nësë dëshironi të ndryshoni të bënin programe të subvencioneve do duhej të bëni kur nuk ka kriza, prandaj mesazhi im këto ditë është se është e përshtatshme të kaloni kohë dhe të depërtoni nga këto kriza për të mirë. Këto organizata të cilat nuk bëjnë ndryshim rrezikohen”, tha ai.

Ndryshe, Shërbimi Digjital i Shteteve të Bashkuara të Amerikës, është një njësi për teknologji e vendosur brenda Zyrës Ekzekutive të Presidentit të Shteteve të Bashkuara, e cila ofron shërbim këshillimi për agjencitë federale mbi Teknologjinë e Informacionit.

Vendi

Disa të arrestuar e në kërkim për dhunë në familje në Gjilan, Pejë, Gjakovë e Rahovec

Published

on

By

Policia e Kosovës ka ndërmarrë veprime në disa raste të dhunës në familje të raportuara gjatë 24 orëve të fundit në qytete të ndryshme të vendit, ku disa persona janë dërguar në mbajtje e një tjetër ndodhet në arrati.

Në Gjilan, policia ka arrestuar një burrë i cili me vendim të prokurorit është dërguar në mbajtje, pasi dyshohet se ka ushtruar dhunë psikike ndaj nënës së tij.

Ndërkaq, në Pejë është hapur një rast hetimor pasi një grua ka raportuar se është kanosur nga ish-burri i saj, i cili hëpërhë ndodhet në arrati dhe po kërkohet nga organet e rendit.

Situatë e ngjashme është regjistruar edhe në Gjakovë, ku janë identifikuar dy raste të ndara. Në njrin prej tyre, një burrë është arrestuar pasi ka kërcënuar dhe sulmuar fizikisht gruan me të cilën bashkëjetonte e cila ka refuzuar ndihmën mjekësore, ndërsa i dyshuari është liruar më pas në procedurë të rregullt.

Kurse në rastin tjetër në këtë qytet, një burrë është dërguar në mbajtje pasi ka sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij, me ç’rast viktimës i është ofruar trajtimi i nevojshëm mjekësor.

Po ashtu, lidhur me një rast të mëparshëm të dhunës në familje të ndodhur në Rahovec, policia ka arrestuar të dyshuarin, i cili pas intervistimit me urdhër të prokurorit është dërguar po ashtu në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Raportohet e zhdukur një e mitur në Prizren, policia nis hetimet

Published

on

By

Një vajzë e mitur është raportuar e zhdukur nga familjarët e saj në fshatin Piranë të Prizrenit.

Sipas raportit të Policisë së Kosovës, prindi i të miturës ka njoftuar se vajza e tij është larguar nga shtëpia dhe nuk është kthyer më.

Njësitet policore kanë nisur hetimet për zbardhjen e rastit dhe lokalizimin e vendndodhjes së saj. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Arrestohen tre persona për posedim narkotikësh në Ferizaj dhe Shtime

Published

on

By

Policia e Kosovës ka arrestuar tre persona në dy raste të ndara në rajonin e Ferizajt dhe Shtimes, nën dyshimin për posedim të paautorizuar të substancave narkotike.

Në rastin e parë, në fshatin Bibaj të Ferizajt, policia ka ndaluar dy persona gjatë kontrollit të veturës së tyre. Me këtë rast, janë gjetur dhe sekuestruar 59.3 gramë substancë narkotike e llojit kokainë, 6,455 euro me para në dorë, dy telefona celularë, dy shufra metalike si dhe vetura me të cilën po udhëtonin. Me vendim të prokurorit, dy të dyshuarit janë dërguar në mbajtje.

Ndërkaq, në rrugën “De Rada” në Shtime, është arrestuar një person pasi gjatë kontrollit policia i ka gjetur dhe sekuestruar 3.15 gramë hashash. Pas intervistimit, me urdhër të prokurorit, i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Gjenden mbetje eshtërore në Mitrovicën e Veriut, dyshohet se i përkasin periudhës së luftës

Published

on

By

Sektori i Hetimeve për Persona të Zhdukur Gjatë Luftës, në bashkëpunim me Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML), ka kryer një proces zhvarrosjeje në Mitrovicën e Veriut, pas miratimit të urdhëresës përkatëse nga gjykata.

Gjatë gërmimeve në terren janë gjetur disa mbetje eshtërore njerëzore, të cilat dyshohet se i përkasin periudhës së viteve 1998–1999.

Policia e Kosovës njofton se mbetjet e gjetura janë tërhequr nga vendngjarja dhe janë dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për ekzaminime të mëtejshme mjekësoro-ligjore dhe identifikim.

Continue Reading

Të kërkuara