Lajmet

Eskalon situata – Serbi i akuzuar për krime lufte në Prizren s’e pranon fajësinë, irritohen familjarët

Published

on

Me tensione të mëdha është përcjellë seanca gjyqësore ndaj serbit Millosh Pleskoviq, pasi ky i fundit nuk e pranoi fajësinë. E mospranimi i fajësisë, irritoi vëllanë e viktimave, i cili më pas u largua nga zyrtarët e Shërbimit Korrektues.

Fillimisht, prokurori i rastit, Ilir Morina, lexoi aktakuzën me të cilën e ngarkon serbin Pleskoviq. Tha se i njëjti ka kryer vrasjen e dy vëllezërve, Binak dhe Reshat Daçaj gjatë luftës së fundit në Kosovë.

“Prokuroria e Kosovës me datën 06.06.2024 ka ngritur aktakuzë ndaj Millosh Pleakoviq. I ka shkelur rëndë rregullat e së drejtës ndërkombëtare kundër personave civil. Duke kryer vrasjen e binjakeve Binak dhe Reshat Daçaj, në periudhën kohore forcat policore ushtarake të Serbisë ishin stacionuar në kundrën rrethi Prizrenit për shkak të konfliktit të armatosur. Ndërsa 11 shtator 1998 ne afërsi të Prizren viktimat kanë shkuar në malin e tyre për të marr dru për ngrohje dhe derisa ishin duke ecur kanë hasur në  7-8 persona të forcave serbe. Fillimisht i kanë kërkuar qe të ndaleshin pastaj i kanë fyer, në atë moment i pandehuri ka shtënë me kallashnikov. Viktimat Binak Fatmir dhe Reshak Dacaj kanë mbetur në vendin e ngjarjes të vrarë për shkak të shtënave me armë.. Viktimat ishin të gjymtuar l, njeri nga ata nuk e kishte kokën në trup”, thuhet në dosjen e Prokurorisë, të lexuar nga prokurori Morina.

Ndërsa kryetari i trupit gjykues, Rrahman Beqiri, tha se në këtë seancë vetëm do të merren deklarata e të akuzuarit, për shkak që është në gjykim fillestar. I akuzuari nuk e pranoi fajësinë, dhe për këto vrasje “duhet të gjykohet ai që e ka kryer veprën”.

“Nuk e pranoj aktakuzën më vjen keq për viktimat duhet të përgjigjet ai që e ka kryer atë krim dhe jo unë”, tha Pleskoviq.

Ndaj të akuzuarit me nofkën “Qeli” ka edhe një procedurë tjetër si i akuzuar për tjetër vepër penale.

Pala e dëmtuar ka kërkuar kompensim të dëmit në rast se Pleskoviq del fajtor në fund të gjykimit.

Avokatja e të pandehurit kërkoi për ndryshimin e masës së sigurisë, mirëpo u kundërshtua nga ana e prokurorit, Ilir Morina.

Sipas Morinës, gjendet një dëshmitar anonim që ka frikë nëse Pleskoviq është i lirë.

“Mendoj që kërkesa për ndryshimin e masës të refuzohet sepse nuk ka ndryshuar asnjë formë juridike. E vetmja mundësi bazë është mundësia e arratisjes.  Siç e din Gjykata kemi një dëshmitar anonim i cili ka frikë për jetën e vet dhe mbi bazën e kësaj nëse i pandehuri gjendet në liri mund t’ia rrezikoj jetën e tij. Sa i përket bazës se arratisjes i kemi dhënë arsyet me shkrim të aktakuzës”, tha prokurori Morina.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara