Lajmet

Hapet Muaji i Rinisë, mundësohet punë praktike për 900 të rinj

Published

on

Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit dhe Zyra e UNICEF-it në Kosovë kanë shënuar hapjen e Muajit të Rinisë me mundësi të punës praktike për 900 të rinj. Kryeministri Albin Kurti tha se është krenar me punën e të rinjve.

Kurti tha se Kosova do të investojë në potencialin e e brezit të ardhshëm.

“Të flas me të rinjtë është e rëndësishme. Është pak të thuash se jemi krenar me të rinjtë tanë sepse po korrin sukses në të gjitha fushat, kulturë, sport. Falë tyre Kosova dhe simbolet tona vazhdimisht paraqiten krah për krah me shtete e zhvilluara. Sfidat tona do të zgjidhen nga ky brez i të rinjve. më shume se liderë të rinjtë janë subjekt i ndryshimit. Rinia ka qenë zëri i lartë që shoqëria të përparojë. Sikur më parë Kosova po investon në potencialin e brezit të ardhshëm. Prioriteti i parë është menaxhimi i Covid-19, në mënyrë që të mbrohen qytetarët. Ju të rinj keni përgjegjësinë të vaksinoheni”.

“Të hyrat buxhetore janë rritur, 2.5 miliardë kemi miratuar buxhet. Pakoja e ringjalljes ka 1.1 miliard euro. Të rinjtë do të përfitojnë përmes skemës. Në kuadër të pakos MKRS do të ndajë 2.5 milionë euro. Siguroni të jenë aktiv gjatë kësaj kohe dhe kontribuoni sepse do të merrni më të kirnë për veten tuaj. Për punëdhënësit është një e mirë kjo. Ju jeni rritur në periudhë me sfida  e vështirësi deri në shpalljen e pavarësisë. Tash derisa vazhdojmë të menaxhojmë pandeminë dhe variantet dhe teksa përpiqemi të rikuperohemi Kosova hynë në kapitull të ri. Kurrë më i frymëzuar sesa tani nuk kam qenë. Ne do të jemi me rini e për rini”.

Në anën tjetër, ambasadori i Austrisë, Christoph Weidigner, shtoi se: “Gjithherë më jep kënaqësi […] që përmes programeve i ndihmojmë të rinjtë në rrugëtimin e tyre. Përmes ndihmës dhe shtyrjeve që ia bëjnë një mentori shumë persona janë bërë çfarë janë sot. Ky muaj i të rinjve është instrument i mrekullueshëm për të arritur objektiv me të rinjtë që ndjekin ëndrrat e tyre në jetë. Të rinjtë janë pasuria më e madhe në Kosovë dhe më vjen mirë që Austria është mbështetja më e madhe në Kosovë”.

Ndërsa, Loreta Deshishku nga MKRS, tha se ky organizim është fitimprurës për rininë.

“Sot kemi 13 programe që do të realizohen gjatë gushtit. Për këtë organizim jemi siguruar që të promovojë të gjitha çështjet sa i përket punësimit, rekreacioni, arsimi shkenca”.

Vendi

UBT organizon Konferencën më të madhe shkencore për Mjekësinë Sportive, me pjesëmarrjen e profesionistëve botërorë

Published

on

By

UBT do të mirëpresë më 21 tetor, Konferencën e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive – ICSM 2026, e cila do të bëjë bashkë profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit për të diskutuar zhvillimet e reja në mjekësinë sportive, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike dhe sportive.

Konferenca, e organizuar nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me International Federation of Sports Medicine (FIMS), SHAPE Project – Sport, Health, and the People dhe Kosovo Association of Sports and Exercise Medicine (KASEM), në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, do të zhvillohet nën temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”, duke krijuar një platformë për shkëmbimin e njohurive shkencore, përvojave profesionale dhe praktikave bashkëkohore në këtë fushë.

Në kuadër të konferencës do të trajtohen tema me rëndësi për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e veshshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës sportive.

Konferenca synon të forcojë bashkëpunimin ndërmjet komunitetit akademik, profesionistëve shëndetësorë dhe sektorit sportiv, duke nxitur diskutimin mbi qasjet e reja shkencore dhe zbatimin e tyre në praktikë.

Konferenca është e akredituar nga Oda e Mjekëve të Kosovës (OMK), në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Për më shumë informata rreth programit, të interesuarit mund të vizitojnë: LINKU.

Continue Reading

Vendi

Skenderaj: Qëlloi qenin me armë, policia ia sekuestron armën

Published

on

By

Një person është shoqëruar në polici pasi dyshohet se ka shtënë me armë zjarri në drejtim të qenit të një bashkëqytetari në Skenderaj. Ngjarja ka ndodhur të dielën, më 18 tetor, rreth orës 10:20.

Pas raportimit të rastit, Policia e Kosovës, në konsultim me prokurorin e shtetit, ka ushtruar kontroll në shtëpinë e të dyshuarit, ku ka gjetur dhe sekuestruar një armë gjuetie.

I dyshuari është intervistuar nga hetuesit policorë dhe më pas, me vendim të prokurorit, është liruar në procedurë të rregullt. Rasti po hetohet nën dyshimin për veprat penale “Përdorim i armës” dhe “Mbajtje në pronësi, kontroll ose posedim të paautorizuar të armëve”. /E.A/

Continue Reading

lajme

Gjenden mbi 140 fishekë të vjetër në një fushë në Gjakovë

Published

on

By

Gjatë ditës së djeshme, në një fushë të hapur në Gjakovë janë hasur disa municione të vjetra.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, pas marrjes së informacionit, njësitet përkatëse kanë dalë në vendin e ngjarjes ku kanë gjetur dhe sekuestruar rreth 144 fishekë.

Lidhur me rastin janë iniciuar hetimet dhe autoritetet po kryejnë procedurat e nevojshme. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Zhduket një person në Gjakovë

Published

on

By

Një burrë është rapotuar i zhdukur në Gjakovë pasi është larguar nga shtëpia e tij dhe nuk dihet më asgjë për vendndodhjen e tij.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur më 13 tetor, rreth orës 07:00 të mëngjesit.

Familjarët kanë njoftuar autoritetet për largimin e tij nga shtëpia.

Policia e Kosovës bën me dije se rasti tashmë ka kaluar në procedurë hetimore dhe po ndërmerren të gjitha veprimet e nevojshme për gjetjen e tij. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara