Lajmet

Aliu pas raportimeve se iu punësua motra: Qysh është ftuar s’e kam idenë, mund ta sqarojnë ata të Odës e ministrisë

Published

on

Ministri i Infrastrukturës, Liburn Aliu në seancën e sotme të Kuvendit ka folur për motrën e tij, Suljota Aliun që ditë më parë është raportuar se është punësuar në Këshillin Drejtues të Odës së Farmacistëve të Kosovës, që është në kuadër të Ministrisë së Shëndetësisë.

Aliu ka thënë se motra tij Suljota Aliu është farmaciste me profesion, e specializuar në farmacinë klinike, duke thënë se në Kosovë janë vetëm 90 persona që kanë këtë pozitë.

Ai shtoi se si ka ndodhur ky emërim duhet ta sqarojnë ministria e Shëndetësisë e Oda e Farmacistëve.

“Përveç kësaj, ju e quani punësim, angazhimin e Suljota Aliut, motrës time në një komision në odën e farmacistëve, nuk është e punësuar tash, ajo ka qenë në spital punon në barnatoren e internos, pra përvec asaj gjatë kohës është specialiste e farmicsë klinike, numri i tyre ëshët jashtëzakonisht i vogël, rrjedhimisht gjasat që ajo ka mujt me qenë pjesë e atij komisioni, gjasat janë shumë të mëdha, ka qenë aktive edhe më herët, edhe në kohën kur ka qenë ministri nga partia juaj, ka bërë udhëzime me i ndal hajnitë me barna të ndryshme, e ky nuk ka qenë punësim, është ftuar e ka marrë atë detyrë”, thotë Aliu.

“Qysh është ftuar se kam idenë, mund ta sqarojnë ata që të Odës edhe ministrisë”, shtoi Ministri.

Liburn Aliu ka folur edhe për akuzat që iu janë bërë sot në seancë nga deputetët e opozitës.

Liburn Aliu ka folur edhe për vizitën e tij në Panama, duke thënë se ka marrë pjesë në një konferencë të sigurisë, ku është diskutuar për shpërlarjen e parave.

“Ju e përmendi Panamanë, po kam qenë në një konferencë të sigurisë ku ka të bëjë më shpërlarjen e parave, kam qenë me ftesë të departamentit të shtetit amerikan, kam pas nderin me marrë pjesë me msu qysh bëhet shpërlarja e parave, e qysh realisht krimi dhe terrorizmi në botë është i lidhur me shëprlarjen e parave, e ky ka qenë mësim i mirë për mu. Ju e dini çka ka me ju prit, sepse unë jam duke u marrë me qato kontrata, në fillim s’kisha as kohë me u marrë me to, por kur fillut me reagu, ja nisa me u marrë. Kemi shumë punë, e ne kemi me u marrë me ato punë, e për këtë do të ju siguroj, nuk muj me i mshelë sytë kur më vjen një shkelje përpara. Ju përpiqeni me bo shpifje të ndryshme, unë shumë qartë ia shpjegova dje, kemi të bëjmë me punë shtesë, punë shtesë cilido inxhinier, cilido person që merret me menaxhment, ju e dini mirë punën e menaxhmentit, keni firma të ndryshme, e dini çka i bjen kontrata, çka i bjen puna shtesë”, deklaroi ai para deputetëve.

Lajmet

Arrestohet një person në Novobërdë i dyshuar për dhunim

Published

on

By

Një burrë është arrestuar nga Policia e Kosovës në Novobërdë, nën dyshimin se ka kryer veprën penale “dhunim” ndaj një gruaje.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, lidhur me rastin janë ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme operative e hetimore.

“Lidhur me rastin janë ndërmarrë veprime policore për procedurat e mëtejme hetimore”, njofton policia.

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Podujevë pasi kanosi zyrtarin policor në detyrë

Published

on

By

Një i dyshuar  është arrestuar të enjten pasdite në Podujevë, pasi ka kanosur një zyrtar policor gjatë kryerjes së detyrës zyrtare.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, ngjarja ka ndodhur rreth orës 15:35.

“Është arrestuar i dyshuari mashkull kosovar pasi që i njëjti ka kanosur zyrtarin policor i cili ishte në kryerje të detyrës”, njofton policia.

Me vendim të prokurorit të shtetit, pas intervistimit i dyshuari është liruar, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Kuriozitetet e ditës

Published

on

Lexoni pesë kuriozitete. Mund të mos i keni ditur:

 

  1. Zemra e njeriut punon pa u ndalur gjatë gjithë jetës dhe mund të rrahë mbi 3 miliardë herë, duke pompuar gjak në çdo pjesë të trupit.
  2. Disa peshq kanë aftësinë të ndryshojnë gjininë gjatë jetës, varësisht nga nevoja e grupit të tyre për riprodhim.
  3. Ajri që thithim sot përmban atome që kanë ekzistuar për miliarda vite dhe mund të kenë qenë pjesë e frymës së dinosaurëve.
  4. Një rrufe është një shkarkesë elektrike shumë e fuqishme që mund të godasë të njëjtin vend disa herë rresht.
  5. Kameleontët nuk ndryshojnë ngjyrë vetëm për t’u fshehur, por edhe për të shprehur emocione si frikë, agresion apo qetësi.

Continue Reading

Lajmet

Gjendet një person pa shenja jete në “Bregun e Diellit” në Prishtinë

Published

on

By

Një person është gjetur pa shenja jete të premten në mëngjes në rrugën “Enver Maloku”, në lagjen “Bregu i Diellit” në Prishtinë.

Lajmin e ka konfirmuar Policia e Kosovës. Zëdhënësi i policisë për rajonin e Prishtinës, Enis Pllana, tha se informata është pranuar rreth orës 08:00.

“Sot rreth orës 08:00 kemi pranuar informatën për një person pa shenja jete në rrugën ‘Enver Maloku’ në Prishtinë. Vdekjen e viktimës e ka konstatuar ekipi mjekësor në vendin e ngjarjes,” deklaroi Pllana.

Ai theksoi se policia, në koordinim me prokurorin e shtetit, ka nisur një hetim mbi vdekjen dhe po vazhdon me ndërmarrjen e të gjitha veprimeve hetimore e të ekzaminimit për sqarimin e plotë të rrethanave të rastit. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara