Shëndeti

Shenjat që tymi i cigares lë në fytyrën tuaj

Rudha të parakohshme, Zverdhje e lëkurës etj.

Publikuar

Nëse pini cigare, me siguri jeni të vetëdijshëm për ndikimet që mund të ketë cigarja tek zemra, mushkëritë dhe tek truri. Por pirja e cigares nuk krijon probleme vetëm brenda – ajo gjithashtu dëmton pamjen e jashtme, transmeton TCH.

Siç edhe theksoi dermatologia e njohur Erjona Shehu gjate Konferencës për Reduktimin e Riskut të organizuar nga Shoqata Kombëtare e Shëndetit publik:

“Plakja është konsideruar që të jetë impakti kryesor i cigareve mbi lëkurën. Ka një mekanizëm të parakohshëm të plakjes, pasi ulet niveli i kolagjenit, degradohet cilësia e tij, dobësohet integriteti i lëkurës.”

Siç theksoi gjithashtu dermatologia, për ata të cilët ndalimi i cigares duket një mision i pamundur, mund t’ia kursejmë lëkurës tymin duke kaluar në produkte me ngrohje, të cilat nuk djegin duhan dhe nuk bëjnë tym, duke shmangur kësisoj ekspozimin e njeriut ndaj 6 mijë kimikateve nga të cilat 100 të vërtetuara se janë të dëmshme apo potencialisht të dëmshme.

Fytyrat e njerëzve që pinë cigare, kanë përgjithësisht disa tipare dalluese. I gjeni ato më poshtë:

Qeskat poshtë syve
Një njeri i cili pi cigare ka gjasa të ketë qeska poshtë syve kurdoherë të dukshme, jo vetëm pas një nate të lodhshme. Gjithashtu, ka 4 herë më tepër gjasa sesa një jo-duhanpirës për të mos bërë një gjumë të qetë.

Rudha të parakohshme
Siç edhe pohoi Dr. Shehu, pirja e cigareve përshpejton plakjen duke kontribuar në krijimin e rudhave. Sa më tepër cigare të pish gjatë një dite dhe sa më gjatë të kesh qenë një duhanpirës, aq më tepër rrudha krijohen. Megjithatë ndonjëherë, shenjat e plakjes së parakohshme janë të vështira për t’u dalluar derisa është tepër vonë

Zverdhje e lëkurës
Cigaret jo vetëm shkaktojnë zverdhje të dhëmbëve, por ndikojnë edhe tek lëkura e gishtërinjve dhe tek thonjtë. Mund të keni dëgjuar për t’i future gishtërinjtë në ujë me limon që të largohet nuanca e verdhë, por ndonëse kjo mund të funksionojë për momentin, nuk ka efekt për një kohë më të gjatë

Lëkura e humbet shkëlqimin
Me pak kujdes, lëkura natyralisht fiton një lloj shkëlqimi, i cili tregon se lëkura është e shëndetshme. Por, jo nëse pimë cigare. Lëkura e duhanpirësve merr ngjyrë gri për shkak se tymi i cigares përmban monoksid karboni, i cili nuk lejon oksigjenimin e duhur të lëkurës.

Shëndeti

Hurmat – fruti me vlera të larta ushqyese

Për shkak të vetive të tyre shumë të dobishme, vendet arabe çdo ditë i përdorin hurmat.

Publikuar

nga

Në të kaluarën ishin të njohura si “buka e shkretëtirës”. Tani është vërtetuar se hurmat njëjtë sikur bajamet dhe rrushi i thatë bëjnë pjesë në grupin e ushqimeve me vlera të shumta ushqyese.

Për shkak të vetive të tyre shumë të dobishme, vendet arabe çdo ditë i përdorin hurmat. Ato lehtë mblidhen, ruhen dhe transportohen, andaj edhe janë të disponueshme shumë lehtë në mbarë botën, ashtu edhe te ne.

Sheqerërat natyrale që përmbajnë në vete janë në formë të glukozës dhe fruktozës. Hurmat e thata të grira, të vendosura në ujë, i cili ka qëndruar gjatë tërë natës, paraqesin një ilaç shumë të mirë nëse dëshironi ta forconi zemrën dhe funksionet e saj vitale.

Hurmat gjithashtu janë një ilaç efektiv dhe shumë efikas kundër dhimbjes së kokës dhe kundër plakjes, shkruan femina.al. Ato i qetësojnë nervat dhe është e vërtetuar shkencërisht se për shkak të përmbajtjes së madhe të kalciumit, magnezit dhe fosforit mund të ndikojnë në mënyrë preventive kundër kancerit.

Hurmat e forcojnë trupin, zvogëlojnë kolesterolin në gjak, rregullojnë procesin e tretjes dhe e mbrojnë stomakun nga parazitët dhe bakteriet.

Megjithatë duhet të kemi kujdes në sasinë që konsumojmë, e veçanërisht nëse keni problem me peshën e shtuar, pasi që vetëm një hurmë përmban 20 kalori.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Studimi: Mbi 1 miliard njerëz në mbarë botën janë obezë

Normat më të larta janë në Tonga dhe Samoa Amerikane për gratë dhe Samoa dhe Nauru Amerikane për burrat.

Publikuar

nga

Mbi 1 miliard njerëz në mbarë botën po jetojnë me obezitet, thotë studimi i publikuar në The Lancet. Në mesin e tyre janë 880 milionë të rritur dhe 159 milionë fëmijë, sipas të dhënave të vitit 2022.

Normat më të larta janë në Tonga dhe Samoa Amerikane për gratë dhe Samoa dhe Nauru Amerikane për burrat, me rreth 70-80% të të rriturve që jetojnë me obezitet.

Nga rreth 190 vende, Britania e Madhe renditet në vendin e 55-të më të lartë për meshkujt dhe në vendin e 87-të për femrat.

Ekipi ndërkombëtar i shkencëtarëve thotë se ka nevojë urgjente për ndryshime të mëdha në mënyrën se si trajtohet obeziteti.

Obeziteti mund të rrisë rrezikun e zhvillimit të shumë gjendjeve serioze shëndetësore, përfshirë sëmundjet e zemrës, diabetin e tipit 2 dhe disa lloje kanceri./UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Shëndeti

Shenjat që tregojnë se nuk konsumoni mjaftueshëm ujë

Dehidrimi mund të ndodh në nivel të ulët, mesatar si dhe në nivel të lartë, në bazë të niveleve që trupi ndodhet ne dehidrim edhe shenjat ndryshojnë.

Publikuar

nga

Më shumë se gjysma e popullsisë vuajnë nga dehidrimi, mirëpo shumica nuk e vërejnë këtë proces i cili ndodh në trupin e tyre.

Dehidrimi mund të ndodh në nivel të ulët, mesatar si dhe në nivel të lartë, në bazë të niveleve që trupi ndodhet ne dehidrim edhe shenjat ndryshojnë.

Shenjat e dehidrimit të nivelit të ulët dhe mesatarë janë si dëshira e shpeshtë për të pirë ujë, goja jonë zakonisht ndodhet në gjendje të thatë, lodhja, merakosja dhe hutimet e tepërta gjatë ditës, ngjyra e urinës është e verdhë e mbylltë, kokëdhimbja, marramendja, aroma e pakëndshme e gojës, dhimbje të muskujve etj.

Ndërsa shenjat e dehidrimit të nivelit të lartë janë si etja e tepërt për ujë, lëkura e thatë, marramendja e tepërt, nëse nuk djersiteni në temperaturë të lartë apo pas një aktiviteti etj.

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Zakonet e shëndetshme që mbrojnë sistemin imunitar

Disa ushqime shërbejnë dhe punojnë për të forcuar mbrojtjen natyrore të trupit, ndërsa të tjerat funksionojnë anasjelltas.

Publikuar

nga

Zakonet e shëndetshme gjatë stinës së dimrit janë thelbësore për ruajtjen e shëndetit dhe mirëqenies. Aq shumë saqë mund të mbrojnë edhe nga ftohjet, gripi dhe ethet gjatë ndryshimit të stinëve. Disa ushqime shërbejnë dhe punojnë për të forcuar mbrojtjen natyrore të trupit, ndërsa të tjerat funksionojnë anasjelltas.

Përveç ushqimeve që hamë, ka edhe disa pengesa të tjera natyrore që i mbrojnë njerëzit. Ato përfshijnë barrierat fizike, si lëkura dhe trakti respirator, si dhe linja e dytë që janë enzima brenda traktit tretës.

Disa mënyra se si mund ta ndihmojmë sistemin imunitar përfshijnë;

Gjumi i mjaftueshëm

Gjumi është një shtyllë e dytë e shëndetit dhe shpesh neglizhohet në shoqërinë e sotme që ecën me ritme të shpejta. Shumë nuk gjejnë kohë për këto shtatë deri në tetë orë dhe përfundojnë duke ulur qelizat e tyre Vrasëse Natyrore (NK) që luftojnë citokinat inflamatore. Për ata që nuk kanë njohuri, këto citokina inflamatore nxisin disa probleme shëndetësore si artriti reumatoid si dhe sëmundja e Cohn.

Ngrënia e zarzavateve me gjethe

Zgjidhni zarzavatet me gjethe pasi janë të rëndësishme për ruajtjen e një ekuilibri të shëndetshëm të vitaminave dhe mineraleve të nevojshme për sistemin imunitar. Disa nga vitaminat më të rëndësishme për funksionimin e përditshëm përfshijnë vitaminën B12, si dhe kalciumin, hekurin, zinkun dhe madje edhe jodin.

Djersitni më shumë

Ushtrimi është po aq i rëndësishëm në ruajtjen e shëndetit të mirë të sistemit imunitar, sepse qelizat T vrasëse përmirësohen me çdo rutinë ushtrimesh sipas gjetjeve të reja. Megjithatë, është e rëndësishme që të përfshihen vetëm nivele të moderuara të stërvitjes, dhe çdo gjë më shumë se 90 minuta, mund të ndikojë në mënyrë të kundërt tek imuniteti.

Mbani një peshë të shëndetshme

Është e rëndësishme të ruani një peshë të shëndetshme që është optimale për gjatësinë e çdo personi. Në rastet kur pesha luhatet në ekstrem, funksioni imunitar gjithashtu mund të ulet.

Mospirja e duhanit

Pirja e duhanit është një nga vrasësit më të heshtur, ndërton mukozë brenda rrugëve të frymëmarrjes dhe madje u ofron baktereve një terren të favorshëm për infeksionet e sipërme të frymëmarrjes.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara