Shëndet

Shëndeti i Zemrës dhe Kujdesi Kardiologjik në United Hospital

Published

on

Shëndeti i zemrës është një aspekt kyç i mirëqenies tonë të përgjithshme dhe parandalimi i sëmundjeve kardiovaskulare është thelbësor për të ruajtur një jetë të shëndetshme dhe të gjatë. Kontrollet e rregullta kardiologjike janë një mënyrë efektive për të monitoruar shëndetin e zemrës dhe për të identifikuar probleme të mundshme në faza të hershme. Në United Hospital, Dr. Edis Demiri, një kardiolog i njohur, ofron ekspertizë dhe kujdes të avancuar për të siguruar shëndetin optimal të zemrës tuaj.

Rëndësia e Kontrolleve të Rregullta Kardiologjike

Kontrolli i rregullt kardiologjik është thelbësor për parandalimin dhe menaxhimin e sëmundjeve të zemrës. Vizitat e rregullta te kardiologu mund të ndihmojnë në identifikimin e faktoreve të rrezikut dhe në monitorimin e shëndetit të zemrës tuaj. Shumë sëmundje kardiovaskulare, si infarkti i miokardit dhe sulmi në zemër, shpesh/ jo rralle fillojnë me simptoma të buta ose asimptomatike. Kontrollet e rregullta mund të zbulojnë këto probleme në faza të hershme, duke lejuar ndërhyrje të hershme dhe trajtim të suksesshëm.

Faktorët e Rrezikut për Sëmundjet e Zemrës dhe Si T’i Shmangim

Sëmundjet e zemrës shpesh janë të lidhura me disa faktorë rreziku që mund të ndikojnë negativisht në shëndetin kardiovaskular. Faktorët kryesorë të rrezikut përfshijnë:

· Tensioni i lartë i gjakut: Një problem i zakonshëm që mund të dëmtojë arteriet dhe të rrisë rrezikun e infarktit të miokardit.

· Kolesteroli i lartë: Nivelet e larta të kolesterolit LDL (kolesteroli i keq) mund të kontribuojnë në formimin e pllakave në arterie, duke ndikuar në rrjedhën e gjakut.

· Dieta e pasur me yndyra të ngopura dhe sheqer: Ushqimet e pasura me yndyra të ngopura dhe sheqer mund të rrisin nivelin e kolesterolit dhe/kjo fraze nuk eshte e nevojshme të ndikojnë në shëndetin e zemrës.

· Peshë e tepërt: Obeziteti është një faktor i rëndësishëm rreziku për sëmundjet kardiovaskulare.

· Fuma: Pirja e duhanit dëmton enët e gjakut dhe rrit rrezikun e sëmundjeve të zemrës.

· Stresi i lartë dhe jeta sedentare: Një stil jetese i ulur dhe stresi i vazhdueshëm mund të kontribuojnë në zhvillimin e problemeve kardiovaskulare.

Për të shmangur këta faktorë të rrezikut, është e rëndësishme të ndjekim një dietë të shëndetshme, të ushtrojmë rregullisht, të menaxhojmë stresin dhe të shmangim zakonet e dëmshme si pirja e duhanit.

Procedurat e Avancuara Kardiologjike në United Hospital

Në United Hospital, Dr. Edis Demiri ofron një gamë të gjerë procedurash kardiologjike të avancuara për të trajtuar dhe menaxhuar sëmundjet e zemrës. Disa nga procedurat që ofrohen përfshijnë:

· Ekokardiografi: Një teknologji që përdor valët e zërit për të krijuar imazhe të zemrës dhe për të vlerësuar funksionin e saj.

· Testet e stresit kardiak: Përdoren për të vlerësuar reagimin e zemrës ndaj aktivitetit fizik dhe për të identifikuar çrregullime të mundshme.

· Monitorimi Holter: Një pajisje që regjistron aktivitetin elektrik të zemrës për një periudhë të gjatë për të zbuluar aritmi të mundshme.

· Kateterizimi i zemrës dhe angiografia: Procedura të avancuara që ndihmojnë në diagnostikimin dhe trajtimin e problemeve të enëve të gjakut dhe arterieve. Ketu perfshihen koronarografia dhe procedurat e stentimit apo balonimit te arterieve te zemres/kete e shtova une.

· Implantimi i defibrilatorëve dhe pacemakerëve: Pajisje që ndihmojnë në rregullimin e ritmit të zemrës dhe parandalimin e aritmive të rrezikshme.

Në United Hospital, angazhimi ynë për të ofruar kujdes të lartë dhe të përparuar kardiologjik është i pashoq. Dr. Edis Demiri është këtu për të siguruar që zemra juaj të marrë kujdesin më të mirë dhe më të avancuar të mundshëm.

Kontakt dhe Caktimi i Takimit

Për të programuar një konsultë ose për të marrë më shumë informacion mbi procedurat e kardiologjisë në United Hospital, ju lutem kontaktoni me ne në numrat e telefonit 038 60 70 70 ose 046 60 70 70. Po ashtu vizitoni faqen tonë të internetit për të caktuar një takim me Dr. Edis Demiri. Kujdesi për zemrën tuaj është prioriteti ynë, dhe jemi këtu për t’ju ndihmuar të ruani një shëndet të mirë kardiovaskular.

Shëndet

Cilat janë përfitimet e konsumimit të arrave të zhytura në ujë?

Published

on

Nutricionistë të shumtë rekomandojnë zhytjen e arrave në ujë para konsumit, sepse kjo metodë ul përmbajtjen e acidit fitik dhe frenuesve të enzimave, duke e bërë tretjen më të lehtë dhe duke rritur përthithjen e mineraleve si magnezi, zinku dhe hekurit.

Arrat e zhytura gjithashtu e ruajnë ndjesinë e ngopjes për më gjatë, gjë që mund të ndihmojë në menaxhimin e peshës.

Yndyrnat e shëndetshme dhe fibrat e tyre ngadalësojnë tretjen e karbohidrateve, duke parandaluar rritjen e shpejtë të sheqerit në gjak, ndërsa acidet yndyrore Omega-3 ndihmojnë në uljen e kolesterolit të keq dhe mbështesin shëndetin e zemrës.

Arrat e zhytura janë të pasura me antioksidantë dhe vitamina B, që mbrojnë qelizat nervore dhe përmirësojnë kujtesën dhe përqendrimin.

Polifenolet dhe vitaminat neutralizojnë radikalet e lira, zvogëlojnë stresin oksidativ dhe ngadalësojnë procesin e plakjes, duke ndihmuar në parandalimin e sëmundjeve kronike.

Mineralet si magnezi, fosfori dhe kalciumi kontribuojnë në forcimin e kockave, ndërsa vetitë anti-inflamatore lehtësojnë artritin dhe dhimbjet e kyçeve.

Përfshirja e arrave të zhytura në ujë në mëngjes ose si meze të lehtë mund të sjellë përfitime për shëndetin trupor. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Nga mëngjesi në darkë, udhëzuesi i saktë për konsumin e ujit

Published

on

8 gota ujë në ditë? Nuk është e nevojshme të numëroni gotat. Studimet tregojnë se njerëzit që pijnë ujë kur janë të etur janë mjaftueshëm të hidratuar. Lëngjet, supat dhe perimet gjithashtu kontribuojnë në marrjen e ujit.

Megjithatë, pini me masë, sepse konsumimi i tepërt mund të shkaktojë overdozë uji, një gjendje e rrezikshme për organizmin.

Veza dëmton zemrën? Jo. Konsumi i dy vezëve në ditë nuk rrit rrezikun për sëmundjet e zemrës. Vezët përmbajnë omega-3 dhe aminoacide të rëndësishme për shëndetin kardiak. Ato janë pjesë e një diete të ekuilibruar dhe të shëndetshme.

Ajri i ftohtë shkakton sëmundje? Jo domosdoshmërisht. Qëndrimi në temperatura të ulëta nuk shkakton ftohje apo grip. Në fakt, njerëzit që kalojnë kohë jashtë shpesh janë më të shëndetshëm, pasi bakteret zakonisht lulëzojnë në ambiente të ngrohta dhe të mbyllura.

Multivitamina çdo ditë? Multivitaminat duhet të merren vetëm nëse rekomandohen nga mjeku. Ato nuk mund të zëvendësojnë vitaminat dhe mineralet që merrni nga ushqimet e shëndetshme si fruta, perime, drithëra, arrorë dhe vaj ulliri.

Mëngjesi ndihmon për humbje peshe? Mëngjesi mund të ndihmojë të kontrolloni urinë gjatë ditës, por nuk garanton humbje peshe. Efekti varet nga zgjedhja e ushqimeve dhe nga dieta gjatë gjithë ditës. Një mëngjes i shëndetshëm, i pasur me proteina dhe fibra, mund të ndihmojë kontrollin e oreksit.

Sheqeri bën fëmijët hiperaktivë? Nuk ka lidhje të drejtpërdrejtë. Sheqeri është i dëmshëm në sasi të mëdha, por nuk shkakton hiperaktivitet tek fëmijët. Shpesh prindërit interpretojnë sjelljen normale të fëmijëve si hiperaktivitet pas konsumimit të ëmbëlsirave.

Kërcitja e gishtave shkakton artrit? Jo. Zhurma vjen nga gazrat që formohen në nyje dhe nuk shkakton artrit. Megjithatë, kërcitja e tepruar mund të çojë në ënjtje ose pak shqetësim në duar, por nuk ka lidhje me sëmundjet kronike të kyçeve. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Këshilla të thjeshta për parandalimin e ndryshimeve hormonale

Published

on

Ndryshimet hormonale nuk janë vetëm çështje e grave, ato ndikojnë gjithashtu edhe tek burrat. Hormonet kontrollojnë humorin, energjinë, tretjen dhe madje paraqitjen e jashtme.

Kujdesi ndaj shëndetit hormonal nis me largimin e stresit, aktivitet fizik dhe ushqyerje të shëndetshme.

Ushqyesit kryesorë për ekuilibrin hormonal:

Vitaminat B: Të domosdoshme për funksionin normal të hormoneve dhe pastrimin e organizmit nga toksinat. Suplementët më të lehtë për t’u përthithur janë më të efektshëm.

Acidet yndyrore Omega-3: Ndihmojnë kundër inflamacionit kronik dhe ruajnë ekuilibrin hormonal. Gjenden tek salmoni, sardelet, farat e linit dhe chia, ose në suplementë.

Probiotikët: Mbajnë florën intestinale të balancuar, përmirësojnë tretjen dhe pengojnë ndryshimet hormonale të shkaktuara nga stres dhe përdorimi i antibiotikëve. Ato prodhojnë vitamina dhe mbrojnë sistemin imunitar.

Dieta e pasur me këta ushqyes, me një stil jete të shëndetshëm, ndihmon në ruajtjen e ekuilibrit hormonal dhe mirëqenien e përgjithshme. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

A është e sigurt të ruani ushqimet në letër alumini?

Published

on

Shumica prej nesh e përdorin letrën e aluminit për të mbështjellë mbetjet e ushqimit ose për të paketuar ushqime për t’u marrë me vete.

Megjithatë, ekspertët paralajmërojnë se ajo nuk është gjithmonë mënyra më e sigurt për të ruajtur ushqimin.

Ndryshe nga enët plastike ose qelqi që mund të mbyllen hermetikisht, letra e aluminit nuk e mbron ushqimin nga ajri.

Kjo shkakton prishje më të shpejtë e rritje të baktereve të dëmshme. Lagështia nga ushqimi mund të ndikojë në shijen dhe strukturën e tij.

Ushqimet acidike ose të kripura mund të reagojnë me aluminin, duke ndryshuar aromën dhe shijen e tyre dhe duke krijuar rreziqe të mundshme shëndetësore.

Nuk rekomandohet të mbështillni ushqimin e nxehtë direkt në letër alumini; është më mirë të prisni që të ftohet në temperaturën e dhomës dhe ta ruani vetëm për një ose dy ditë.

Për ruajtje më të sigurt dhe më të gjatë, përdorni enë qelqi ose plastike me kapak. Këto zgjidhje mbrojnë ushqimin më mirë dhe e ruajnë freskinë e tij për më shumë kohë. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara