Lajmet

Shefi i OKB-së nuk është optimist për bisedime të paqes në një të ardhme të afërt

“Unë nuk jam optimist për mundësinë e bisedimeve efektive të paqes në një të ardhme të afërt”, tha ai.

Published

on

Luftës së Rusisë në Ukrainë nuk do t’i vije fundi së shpejti, kështu të paktën sipas sekretarit të Kombeve të Bashkuara, Antonio Gueterres, i cili tha të hënën se nuk ka shpresë se arritja e paqes do të ndodhë së shpejti.

“Unë nuk jam optimist për mundësinë e bisedimeve efektive të paqes në një të ardhme të afërt”, tha Gueterres. “Unë besojë se konfrontimi ushtarak do të vazhdojë, dhe unë mendoj se ne ende duhet të presim një moment kur negociatat serioze për paqe të jenë të mundshme. Unë nuk i shoh ato në një horizont të menjëhershëm”.

Për këtë arsyje OKB po fokuson përpjekjet e saj në zona ku lëvizjet janë ende të mundshme, si përshembull shkëmbimi i të burgosurve të luftës dhe marrëveshja e grurit të Detit të Zi, theksoi ai./UBTNews/

Lajmet

Sulmohet një person zyrtar në Prizren, i dyshuari dërgohet në mbajtje

Published

on

Një rast i sulmit ndaj personit zyrtar është raportuar në Prizren, ku një person është arrestuar nga Policia e Kosovës.

Sipas raportit të fundit të Policisë, ngjarja ka ndodhur më 26 prill 2026 rreth orës 10:10 në fshatin Nashec, ku i dyshuari mashkull kosovar dyshohet se ka sulmuar fizikisht një person zyrtar teksa ai ishte duke ushtruar detyrën e tij.

Me vendim të prokurorit, i dyshuari është dërguar në mbajtje, ndërsa rasti po trajtohet nga organet kompetente.

Continue Reading

Lajmet

Të shtëna me armë dhe armëmbajtje pa leje, dy raste të raportuara në Kaçanik dhe Mitrovicë

Published

on

Dy raste që lidhen me përdorimin dhe posedimin e armëve janë raportuar në Kaçanik dhe Mitrovicë, ku janë përfshirë persona të dyshuar meshkuj kosovarë.

Në fshatin Bajnic të Kaçanikut, më 26 prill, policia ka arrestuar një të dyshuar pasi dyshohet se nga vetura kishte shtënë në ajër me armë zjarri. Në vendin e ngjarjes janë gjetur dhe sekuestruar disa gëzhoja, ndërsa nga i dyshuari është konfiskuar një armë e tipit AK-47 me 35 fishekë. Sipas raportit të fundit të Policisë së Kosovës, me vendim të prokurorit i dyshuari është liruar në procedurë të rregullt.

Ndërkohë, një rast tjetër është shënuar në fshatin Vidimriq të Mitrovicës së Jugut, ,ku gjatë kontrollit të një veture është gjetur dhe sekuestruar një pushkë ajrore me 15 diabolla. Edhe në këtë rast, i dyshuari është arrestuar, por më pas është liruar me vendim të prokurorit, ndërsa rasti vazhdon në procedurë të rregullt.

 

Continue Reading

Lajmet

Kuvendi nderon akademikun Rexhep Qosja, familja kërkon privatësi dhe refuzon ceremonitë zyrtare

Published

on

By

Kuvendi i Kosovës ka mbajtur një seancë të veçantë duke nderuar me një minutë heshtje figurën e akademikut, shkrimtarit dhe kritikut të shquar letrar, Rexhep Qosja, i cili u nda nga jeta në moshën 90-vjeçare.

Ndonëse shteti i Kosovës e shpalli 24 prillin ditë zie kombëtare në nderim të kontributit të tij kolosal, përcjellja e fundit e akademikut është bërë në rreth të ngushtë.

Nipi i të ndjerit, Valjet Rexhepi, njoftoi se me dëshirën e vetë Qosjes, varrimi është kryer të enjten përmes një ceremonie private familjare.

Për më tepër, familja ka bërë të ditur se nuk do të organizojë pritje për ngushëllime dhe nuk do të marrë pjesë në asnjë organizim institucional, duke kërkuar publikisht që t’u respektohet privatësia për të mbajtur zi në qetësi.

Continue Reading

Lajmet

Hapet zyra e Ministrisë së Bujqësisë në Mitrovicën e Veriut; Kurti: Diskriminimit i erdhi fundi

Published

on

By

Të hënën është hapur zyrtarisht në Mitrovicën e Veriut zyra e Ministrisë për Bujqësi, Pylltari dhe Zhvillim Rural, në një ceremoni ku morën pjesë kryeministri Albin Kurti dhe ministrat Peci, Sveçla e Krasniqi.

Gjatë kësaj ngjarjeje, vëmendja e mediave u përqendrua te mungesa e kryetarit të Mitrovicës së Veriut, për të cilin Kurti u shpreh se institucionet duhet të fokusohen më shumë te qytetarët e thjeshtë sesa te shtresa e lartë e zyrtarëve, duke sugjeruar që mediat të mos shqetësohen për figurat politike.

Kryeministri theksoi se hapja e kësaj zyre simbolizon fundin e diskriminimit dhe ofrimin e shërbimeve gjithëpërfshirëse për të gjithë, duke falënderuar kontribuuesit që mundësuan shtrirjen e këtyre funksioneve administrative në veri të vendit.

Continue Reading

Të kërkuara