Lajmet

ShBA “obligohet” me ligj: S’ka kufij të ri në Ballkan – Kosova e Serbia të merren vesh për njohje reciproke

Published

on

Nëse “Akti për Demokracinë dhe Progresin e Ballkanit Perëndimor” kalon në Kongresin dhe Senatin amerikan, në të gjitha komisionet përkatëse dhe në fund merr edhe miratimin e presidentit Donald Trump, Shtetet e Bashkuara do të miratojnë një ligj që i detyron që politika e tyre e jashtme të mos mbështesë shkëmbimin e territoreve, ndarjen, apo çdo formë tjetër të rishikimit të kufijve mbi baza etnike mes Kosovës dhe Serbisë, apo kudo tjetër në Ballkanin Perëndimor – përfshirë, për shembull, shkëputjen e Republikës Sërpska.

Kjo përcaktohet në nenin 11 të këtij akti, të titulluar “Marrëdhëniet ndërmjet Kosovës dhe Serbisë”. Në këtë pjesë, e parafundit e projektligjit që kongresisti demokrat nga Masaçusetsi, William Keating, ia paraqiti javën e kaluar Kongresit, theksohet se rruga drejt normalizimit të marrëdhënieve mes Kosovës dhe Serbisë është përcaktuar më 27 shkurt 2023, me mbështetjen e Bashkimit Evropian, raporton media e pavarur serbe “Nova”.

Kjo marrëveshje, e njohur publikisht si “Marrëveshja e Ohrit”, shkaktoi shumë polemika – jo për përmbajtjen e saj, por sepse presidenti i Serbisë, kryenegociatori në këtë rast, kishte deklaruar se “nuk ka nënshkruar asgjë”. Siç kishin theksuar ekspertët, marrëveshja është e vlefshme për BE-në dhe ShBA-në edhe pa nënshkrimin formal.

Në projektligj theksohet se Kosova dhe Serbia duhet të “bëjnë përparim të menjëhershëm në zbatimin” e marrëveshjes. Kur kjo të ndodhë, akti propozon zhvillimin e bisedimeve dypalëshe mes Kosovës dhe Serbisë, nisma konkrete për forcimin e tregtisë dhe investimeve “në të dyja vendet” dhe vazhdimin e mbështetjes amerikane për arritjen e një marrëveshjeje përfundimtare gjithëpërfshirëse bazuar në njohjen reciproke.

Pjesa që ndalon “vizatimin e kufijve” në Ballkanin Perëndimor fillon me deklaratën:

“Politika e qeverisë së Shteteve të Bashkuara është të mos zbatojë asnjë politikë që mbështet shkëmbimin e territoreve, ndarjen apo çdo formë tjetër të rishikimit të kufijve mbi baza etnike në Ballkanin Perëndimor si mënyrë për të zgjidhur mosmarrëveshjet midis shteteve të rajonit”.

Në vijim thuhet se autoritetet amerikane, përkundrazi, do të mbështesin demokracitë në këto vende, si mënyrë për të parandaluar rikthimin e konflikteve etnike që dikur kanë karakterizuar rajonin.

Pjesa e fundit e projektligjit i kushtohet ekskluzivisht ndikimit të dëmshëm rus dhe kinez në Ballkanin Perëndimor, përfshirë operacionet dhe fushatat me këtë qëllim. Ajo nis me kërkesën që, brenda një periudhe jo më të gjatë se gjashtë muaj (180 ditë), Sekretari i Shtetit, Drejtori i Inteligjencës Kombëtare (DNI) dhe drejtues të tjerë të agjencive shtetërore t’i dorëzojnë Kongresit një raport mbi ndikimet e dëmshme të Rusisë dhe Kinës në rajon.

Hetimi përfshin veprimet që synojnë minimin e institucioneve demokratike, nxitjen e paqëndrueshmërisë politike dhe cenimin e interesave të ShBA-së dhe NATO-s në rajon. Projektligji më pas përshkruan në detaje se si duhet të duket raporti dhe se ai duhet të përfshijë elementët e mëposhtëm: një vlerësim të qëllimeve të Rusisë dhe Kinës në aspektin e ndikimeve dashakeqe, aktivitetet e Departamentit të Shtetit për t’iu kundërvënë këtyre ndikimeve, si dhe një listë që identifikon çdo rrjet, entitet dhe individ që mbështet fushata keqdashëse, si financiarisht ashtu edhe operativisht, që kufizojnë lirinë e fjalës dhe krijojnë pengesa për aksesin në proceset demokratike, duke përfshirë votimin e lirë në zgjedhje të lira dhe të ndershme. Në të njëjtën kohë, kërkohet gjithashtu një hetim se si këto entitete dhe individë i zbatojnë taktikat e tyre, çfarë kanë bërë deri më tani në këtë drejtim, ku i kanë zbatuar ato dhe cilat janë kapacitetet e shteteve individuale për t’iu kundërvënë këtyre fushatave. Raporte të tilla do të arkivohen si “konfidenciale”, transmeton Klankosova.tv.

Këto dy nene e mbyllin Aktin, i cili në pjesën më të madhe fokusohet në mënyrat për të forcuar bashkëpunimin ekonomik mes ShBA-së dhe Ballkanit Perëndimor, përfshirë nxitjen e të rinjve, shkëmbimet kulturore dhe sigurinë kibernetike.

Në dokument konstatohet se korrupsioni, përfshirë korrupsionin e lartë politik, varfëria, emigrimi i të rinjve, fushatat e lajmeve të rreme dhe dobësia e infrastrukturës teknologjike janë sfida të rënda për rajonin. Gjithashtu përmendet varësia nga energjia ruse, si dhe parregullsitë zgjedhore të dhjetorit 2023 në Serbi, të cilat ishin evidentuar nga administrata e Bidenit.

Për këtë arsye, projektligji kërkon nga ShBA-ja që: të inkurajojë rritjen e tregtisë dhe investimeve ShBA-Ballkan Perëndimor; të zgjerojë ndihmën për integrimin rajonal dhe forcimin e bashkëpunimit ekonomik, me theks të veçantë në sipërmarrjen e grave dhe të rinjve; të punojë me aleatët dhe partnerët për përmirësimin e sundimit të ligjit, diversifikimin energjetik dhe reformat demokratike, dhe të ndihmojë në uljen e varfërisë në rajon.

Një pjesë e veçantë e aktit trajton politikën energjetike, diversifikimin e burimeve, uljen e varësisë nga energjia ruse dhe kalimin drejt energjisë së gjelbër./EO/KK

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara