Lajmet

SHBA nisi një njësi të forcës hapësinore në Korenë e Jugut

Njësia do të trajnojë forcat amerikane në misionin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë në Gadishullin Korean dhe Azinë Verilindore.

Published

on

Forcat amerikane në Korenë e Jugut nisën sot një njësi të re të forcave hapësinore me synimin për t’iu kundërvënë më mirë kërcënimeve raketore dhe bërthamore në rritje të Koresë së Veriut.

Komanda Hapësinore e SHBA-së në Kore është komponenti i dytë hapësinor jashtë shtetit i Forcave Hapësinore të SHBA-së, i ngarkuar me monitorimin, zbulimin dhe gjurmimin e raketave dhe raketave në hyrje, si dhe forcimin e aftësive të përgjithshme hapësinore të ushtrisë amerikane.

Komandanti i forcave amerikane në Korenë e Jugut, gjenerali Paul LaCamera, tha se njësia do të trajnojë më tej forcat amerikane në misionin e ruajtjes së paqes dhe sigurisë në Gadishullin Korean dhe në Azinë Verilindore.

“Falë kësaj njësie, ushtria amerikane është më e shpejtë, më e lidhur, më e informuar dhe më e saktë”, tha ai.

Seuli dhe Uashingtoni po kërkojnë të forcojnë bashkëpunimin e sigurisë për të reduktuar kërcënimin e mundshëm nga Koreja e Veriut, e cila në fillim të këtij viti testoi raketa balistike ndërkontinentale të afta për të arritur në kontinentin e SHBA.

Ministria e Mbrojtjes e Koresë së Jugut tha se krijimi i njësisë hapësinore amerikane nuk ka të bëjë fare me pjesëmarrjen e Seulit në programet ekzistuese të mbrojtjes raketore.

Forcat Ajrore të Koresë së Jugut themeluan njësinë e saj hapësinore në fillim të këtij muaji. Rreth 28.500 trupa amerikane janë të vendosura në Korenë e Jugut sipas një marrëveshjeje të mbrojtjes reciproke të nënshkruar pasi Lufta Koreane përfundoi me një armëpushim dhe jo me një traktat paqeje.

Lajmet

​Yildiz: Nuk më pëlqen të krahasohem me Del Pieron

Published

on

Sulmuesi turk, Kenan Yildiz është gati për përballjen e madhe të Ligës së Kampionëve mes Real Madridit dhe Juventusit.

Yildiz që mban fanellën me numrin 10 te bardhezinjtë, foli për emocionet e tij në një intervistë për faqen zyrtare të UEFA-s, ku pranoi se është i motivuar nga pritshmëritë që ka publiku, por shtoi se nuk i pëlqejnë krahasimet.

“Jam vetvetja. Nuk dua të krahasohem me askënd.”, tha Yildiz.

Lidhur me ndeshjen në stadiumin Santiago Bernabeu, ai u shpreh:

“Është fantastike. Çdo fëmijë ëndërron të luajë në atë stadium. Tani kjo ëndërr është bërë realitet. Shpresoj të zhvillojmë një ndeshje të madhe.”/S.K/KP/

 

Continue Reading

Lajmet

​Deco: Nuk sjellim lojtar të rinj në janar

Published

on

Shefi i Barcelonës, Deco, thotë se nuk ka gjasa të shtojë lojtarë në skuadrën e tyre në janar dhe këmbëngul se ata do ta blejnë vetëm nëse detyrohen të shesin një lojtar gjatë merkatos së dimrit.

“Nuk e shoh nevojën për afatin kalimtar të janarit për momentin. Asnjë lojtar nuk ka kërkuar të largohet.”, ka thënë Deco.

Deco komentoi gjithashtu edhe për figurën e Lamine Yamal.

“Shpesh kemi tendencë të përqendrohemi te individualizmi, por është skuadra që fiton. Po flasim për një lojtar shumë të pjekur, një lloj tjetër lojtari që mund të përcaktojë një epokë. Duhet ta lëmë të qetë”, tha ai.

“Konteksti i tij ishte i ndryshëm; ai iu bashkua një ekipi që tashmë ishte fitues, me lojtarë të moshës 25 dhe 26 vjeç, dhe rritja e tij ka qenë më normale dhe progresive”, shtoi ai./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Drejtori i policisë ndan 19 vetura për policët e lagjes

Published

on

By

Me synim për rritjen e efikasitetit në punën e policëve të lagjes, Drejtori i Përgjithshëm i Policisë, Gazmend Hoxha ka ndarë 19 vetura të reja Hybride, për mbulimin e zonave sektoriale, në të gjitha drejtoritë rajonale.

Lajmin e ka bërë të ditur Policia e Kosovës përmes një komunikate zyrtare.

“Përmbushja e objektivave të Strategjisë së Policimit të drejtuar nga Inteligjenca dhe Policimit në Bashkësi, si dhe forcimi i qasjes proaktive ndaj kërkesave të qytetarëve tashmë mundësohet më lehtë dhe më shpejt, falë pajisjes me automjete zyrtare”.

“Kjo edhe një herë dëshmon përkushtimin e menaxhmentit të Policisë për një qasje gjithnjë e më proaktive ndaj komunitetit, për forcimin e bashkëpunimit dhe komunikimit me qytetarët, si dhe për rritjen e mëtejme të besueshmërisë dhe transparencës institucionale”, shkruhet tutje në komunikatë./EO

Continue Reading

Lajmet

​Ish-lojtari i Real Madridit pëson goditje në tru

Published

on

Ish-futbollisti holandez, Royston Drenthe, ka pësuar një goditje në tru dhe aktualisht ndodhet nën kujdes mjekësor në spital.

“Të premten e kaluar, Royston Drenthe pësoi një goditje në tru. Ai po trajtohet dhe është në duar të sigurta. Familja e tij kërkon paqe dhe privatësi gjatë kësaj periudhe, për t’i mundësuar shërimin e plotë,” thuhet në njoftimin e klubit në Instagram.

Drenthe, i cili u konsiderua një prej talenteve më premtues të futbollit holandez, nuk arriti të përmbushte pritshmëritë pas transferimit te Real Madridi. Gjatë karrierës së tij ai ka luajtur në Spanjë, Angli, Rusi, Turqi dhe Emiratet e Bashkuara Arabe, ndërsa futbollin aktiv e përfundoi në Holandë në vitin 2019.

Lajmi është konfirmuar edhe nga FC Der Rebellen, ekipi i ish-lojtarëve profesionistë ku bën pjesë edhe 38-vjeçari.

Pas tërheqjes nga futbolli, Drenthe iu përkushtua muzikës dhe prej vitit 2023 punon si komentator në kanalin holandez Ziggo Sports./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara