Presidenti i SHBA-së Joe Biden deklaroi, se qeveria e tij është në anën e kubanezëve, që kërkojnë lirinë dhe fundin e „shtypjes prej dekadash e të mjerimit ekonomik”. Përgjegjës për këtë gjendje është regjimi „autoritar” i Kubës. “SHBA i bëjnë thirrje qeverisë së Kubës, në këtë moment vendimtar të dëgjojë popullin dhe t’i përgjigjet nevojave të tij, në vend që të pasurohet për vete”, shtoi Biden.
Për herë të parë prej dekadash në Kubë sërish një numër i madh njerëzish kanë dalë në protesta kundër qeverisë socialiste. Protestuesit janë kundër ekonomisë me mungesa dhe shtypjes. Në kryeqytetin Havana si dhe në qytete të tjera demonstruesit thërrisnin „Liri, liri” dhe „Ne nuk kemi frikë”, sikurse shihet nga videot, që janë publikuar në rrjetet sociale. Përdoruesit e twitter-it në Kubë njoftojnë për shpërndarjen me dhunë të protestave (12.07) në mbrëmje.
Provokatorë dhe sanksione
Qeveria kubaneze bën përgjegjës për protestat provokatorët e drejtuar nga SHBA-ja. Presidenti Miguel Díaz-Canel në televizionin shtetëror bëri fjalë për një ditë historike për mbrojtjen e revolucionit kubanez 1959. Ai bëri përgjegjëse bllokadën e SHBA-së për mungesat në shtetin e Karaibeve. Sipas tij, në rrjetet sociale janë bërë përpjekje përmes manipulimit të emocioneve për të krijuar pakënaqësi dhe për t’i përçarë kubanezët.
Kuba kërkon, që të respektohet sovraniteti i saj, tha Díaz-Canel. Ai i konsideron në anën e tij Rusinë dhe Meksikën. Të dyja këto shtete paralajmërojnë prej „ndërhyrjeve” nga jashtë. Duke iu referuar afërsisë me SHBA-në zëdhënësja e Ministrisë së Jashtme në Moskë Maria Saharova tha: “Ne jemi të bindur, që autoritetet kubaneze do të ndërmarrin të gjitha hapat, për të rivendosur në kuadër të kushtetutës rendin civil në interes të qytetarëve të vendit.”
Vuajtje prej ekonomisë së planifikuar kubaneze
Në Kubë zhvillohen shumë rrallë demonstrata, të vetmet grumbullime të lejuara janë zakonisht aktivitetet e partisë komuniste. Gjatë protestave demonstruesit kanë shprehur indinjatën e tyre përkrizën ekonomike, që ka bërë të ketë mungesa në ushqime dhe energji elektrike. Shumica e kubanezëve vuajnë në jetën e përditshme nga pasojat e embargos ekonomike të SHBA-së.
Ish-presidenti i SHBA-së Barack Obama donte t’i zgjidhte tensionet me Kubën që vazhdojnë prej disa dhjetëvjeçarësh dhe në kohën e tij ai i zbuti sanksionet ekonomike. Pasuesi i tij Donald Trump e ndërpreu kursin e afrimit me Kubën. Qeveria aktuale po i përmbahet linjës së konfrontimit e kësisoj Joe Biden, që ka qenë nënpresident nën Barack Obaman po ndjek një tjetër kurs.
Sot në Kosovë do të mbajë mot me diell dhe vranësira të shpërndara.
Sipas Institutit Hidrometeorologjik të Kosovës (IHMK), temperaturat minimale do të lëvizin ndërmjet 1 dhe 3 gradë Celsius, ndërsa ato maksimale do të arrijnë nga 11 deri në 14 gradë Celsius.
Ndërkohë, do të fryjë erë e lehtë nga veriperëndimi me shpejtësi prej 1 deri në 4 metra për sekondë. /E.A/
Gjykata Themelore në Pejë ka caktuar për sot mbajtjen e seancës dëgjimore për caktimin e masës së paraburgimit ndaj Albert Sylajt, i cili dyshohet për vrasjen e ish-kunatës së tij, Arlinda Zekaj.
I dyshuari Sylaj u arrestua mbrëmjen e së martës në Deçan, pas kërkimeve nga Policia e Kosovës.
Ai akuzohet se e ka privuar nga jeta me sëpatë 49-vjeçaren Arlinda Zekaj. /E.A/
Ka nisur grumbullimi i qytetarëve në Prishtinë për protestën kombëtare të thirrur nga Kolektivi për Mendim dhe Veprim Feminist, në shenjë revolte dhe ndërgjegjësimi pas vrasjes së Arlinda Zekajt.
Pjesëmarrësit po bashkohen për të kërkuar drejtësi dhe përgjegjësi nga institucionet, si dhe për të ngritur zërin kundër dhunës ndaj grave dhe femicideve.
Organizatorët dhe qytetarët pritet të marshojnë në rrugët kryesore të kryeqytetit me thirrjet për mbrojtjen e jetës së grave dhe ndëshkimin maksimal të kryerësve të veprave të tilla.
Numri i viktimave nga aksidenti hekurudhor në Spanjë ka arritur në 64 persona, sipas medieve vendase. Në dy trenat e përfshirë në përplasje udhëtonin gjithsej 544 pasagjerë. Megjithëse numri i saktë i të plagosurve nuk është konfirmuar ende, raportohet se disa prej tyre janë në gjendje të rëndë.
Ky aksident tragjik shënon ngjarjen e dytë me pasojë vdekjeprurëse në rrjetin hekurudhor spanjoll përgjatë këtij viti. Më 18 janar, një tjetër përplasje mes dy trenave që udhëtonin nga dhe drejt Madridit në zonën e Adamuzit (Spanja jugore) la të vdekur 45 persona dhe plagosi 170 të tjerë.
Në aksidentin e janarit, një tren i kompanisë Iryo me rreth 300 pasagjerë në bord, i cili po udhëtonte nga Malaga në Madrid, doli nga shinat dhe goditi trenin përballë që po shkonte nga Madridi në Huelva me rreth 200 udhëtarë. Hetimet e mëvonshme për atë ngjarje konstatuan se aksidenti u shkaktua nga një thyerje në shinë përpara përplasjes. /E.A/