Lajmet

ShBA-ja dhuron edhe 308 milionë dollarë ndihmë për Afganistanin

Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë vjen në ditën kur Kombet e Bashkuara bën thirrje për mbledhjen e 5 miliardë dollarëve ndihmë për Afganistanin.

Published

on

Shtetet e Bashkuara do të dhurojnë edhe 308 milionë dollarë ndihmë humanitare për Afganistanin, njoftoi Shtëpia e Bardhë më 11 janar. Me këtë shumë, vlera totale e ndihmës së ShBA-së që nga tetori për shtetin e shkatërruar nga lufta ka arritur në pothuajse 782 milionë dollarë.

Njoftimi i Shtëpisë së Bardhë vjen në ditën e njëjtë kur Kombet e Bashkuara bën thirrje për mbledhjen e 5 miliardë dollarëve ndihmë për Afganistanin gjatë këtij viti, me qëllim që të shmanget katastrofa humanitare.

Ndihma shtesë nga Agjencia amerikane për Zhvillim Ndërkombëtar (USAID) do të shpërndahet përmes organizatave të pavarura humanitare, që do të ofrojnë strehim, kujdes shëndetësor, ushqim, ujë, shërbime higjienike, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Emily Horne, përmes një deklarate.

Horne po ashtu tha se Uashingtoni do t’i japë Afganistanit edhe 1 milionë doza të vaksinës kundër koronavirusit, duke sjellë në 4.3 milionë numrin e dozave të dhuruara.

“ShBA-ja është e përkushtuar që të mbështesë popullin afgan dhe ne vazhdojmë t’i shqyrtojmë të gjitha mundësitë që i kemi në dispozicion. Ne qëndrojmë përkrah popullit të Afganistanit”, tha Horne.

Ndërkaq, Kombet e Bashkuara kanë thënë të martën se u duhen 5 miliardë dollarë si ndihmë për Afganistanin më 2022, në mënyrë që të parandalojnë katastrofën humanitare.

Kjo është shuma më e madhe që ka kërkuar ndonjëherë OKB-ja, në një thirrje të vetme.

Ajo ka thënë se fondet i duhet për Afganistanin dhe miliona afganë që janë duke u strehuar nëpër vendet fqinje.

Sipas saj, 22 milionë persona brenda Afganistanit dhe 5.7 milionë tjerë që janë zhvendosur në pesë vende fqinje, kanë nevojë për ndihma.

“Po i afrohemi katastrofës së plotë humanitare. Mesazhi im është urgjent: Mos i mbyllni dyert për popullin e Afganistanit”, ka thënë shefi i OKB-së për Ndihma, Martin Griffiths.

Prej kur talibanët kanë marrë pushtetin në Afganistanin, në gusht të vitit të kaluar, ky shtet është përballur me kaos financiar, inflacion dhe papunësi në rritje.

Uashingtoni ka bllokuar miliarda dollarë të aseteve të këtij shteti, ndërkohë që edhe ndihmat janë penguar.

Përveç krizës ekonomike, Afganistani është përballur me thatësinë më të rëndë në dekada më 2021.

Pa paketë të ndihmës “nuk do të ketë të ardhme”, ka thënë Griffiths para gazetarëve në Gjenevë./REL

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara