Lajmet

ShBA-ja dhe Koreja e Jugut pritet të nisin stërvitjet e përbashkëta ushtarake

Stërvitjet verore të aleatëve do të zhvillohen nga 22 gushti deri më 1 shtator.

Published

on

Shtetet e Bashkuara të Amerikës dhe Koreja e Jugut javën e ardhshme pritet të nisin stërvitjen më të madhe ushtarake të kombinuar në vitet e fundit, përballë një Koreje të Veriut gjithnjë e më agresive, e cila ka shtuar testet e armëve dhe kërcënimet e konfliktit bërthamor kundër Seulit dhe Uashingtonit, tha të martën ushtria e Jugut.

Stërvitjet verore të aleatëve, të cilat do të zhvillohen nga 22 gushti deri më 1 shtator në Korenë e Jugut nën emrin “Mburoja e Lirisë Ulçi”, do të përfshijnë ushtrime në terren me avionë, anije luftarake, tanke dhe potencialisht dhjetëra mijëra trupa.

Stërvitjet nënvizojnë angazhimin e Uashingtonit dhe Seulit për të kthyer trajnimet në shkallë të gjerë, pasi viteve të fundit ata anuluan disa prej stërvitjeve të rregullta për të krijuar hapësirë për diplomaci me Phenianin dhe për shkak të shqetësimeve të COVID-19.

Departamenti amerikan i Mbrojtjes tha gjithashtu se marina e ShBA-së, Koresë së Jugut dhe Japonisë morën pjesë në stërvitjet e paralajmërimit të raketave dhe kërkimit të raketave balistike në brigjet e Havait prej 8 deri më 14 gusht, të cilat sipas tij synonin të çonin përpara bashkëpunimin trepalësh përballë të sfidave me Korenë së Veriut.

Derisa ShBA-ja dhe Koreja e Jugut i përshkruajnë stërvitjet e tyre si mbrojtëse, “Mburoja e Lirisë së Ulçit” me siguri do të ketë një reagim të zemëruar nga Koreja e Veriut, e cila i përshkruan të gjitha stërvitjet mes aleatëve si prova pushtimi dhe i ka përdorur ato për të justifikuar zhvillimin e armëve bërthamore dhe raketave.

Më herët ShBA-ja dhe Koreja e Jugut zhvillonin stërvitje të mëdha të përbashkëta çdo pranverë dhe verë në Korenë e Jugut. Ato pranverore ishin me zjarr të vërtetë që përfshinin një gamë të gjerë mjetesh tokësore, ajrore dhe detare dhe zakonisht përfshinin rreth 10 mijë trupa amerikane dhe 200 mijë trupa koreane.

Dhjetëra mijëra trupa aleate kishin marrë pjesë në stërvitjet e verës, të cilat kryesisht përbëheshin nga simulime kompjuterike për të përmirësuar vendimmarrjen dhe planifikimin e përbashkët.

Deri tani nuk është bërë publik numri i trupave që do të marrin pjesë në stërvitjen e javës së ardhshme.

Stërvitjet të cilat do të nisin me një program trajnimi katër-ditor të mbrojtjes civile të Koresë së Jugut, të udhëhequr nga punonjës të qeverisë, thuhet se do të përfshijnë ushtrime që simulojnë sulme të përbashkëta, përforcime të vijës së parë të armëve dhe heqjen e armëve të shkatërrimit në masë.

Aleatët gjithashtu do të stërviten për sulme me dronë dhe zhvillime të tjera të reja luftarake të treguara gjatë luftës së Rusisë ndaj Ukrainës dhe do të praktikojnë reagime të përbashkëta ushtarako-civile ndaj sulmeve në portet detare, aeroportet dhe objektet kryesore industriale.

“Kuptimi më i madh i (Mburojës së Lirisë Ulçi) është se ajo normalizon stërvijet e kombinuara dhe ato në terren mes Korensë së Jugut dhe ShBA-së, duke duke kontribuar në rindërtimin e aleancës Kore e Jugut-ShBA”, tha Moon Hong-sik, një zëdhënës i ministrisë së Mbrojtjes.

Disa ekspertë thonë se Koreja e Veriut mund t’i përdorë stërvitjet si një justifikim për të nxitur tensionet.

Në një intervistë për Associated Press TV, Choe Jin, zëvendësdrejtor i një instituti kërkimor të drejtuar nga ministria e Jashtme e Phenianit, tha se ShBA-ja dhe Koreja e Jugut do të përballen me sfida “të pashembullta” të sigurisë nëse nuk heqin dorë nga fushata e tyre armiqësore ushtarake kundër Koresë së Veriut, duke përfshirë stërvitjet e përbashkëta ushtarake.

Kim Jun-rak, zëdhënës i shefave të Shtabit të Përbashkët të Koresë së Jugut, tha se ata dhe amerikanët po vëzhgojnë nga afër aktivitetet dhe objektet ushtarake të Koresë së Veriut.

Armiqësia në Gadishullin Korean është krijuar që kur negociatat bërthamore ShBA-Kore Veriore dështuan në fillim të vitit 2019.

Korea V. e ka të ndaluar përdorimin e raketave balistike nga rezoluta e Këshillit të Sigurisë në Kombet e Bashkuara, dhe është nën sanksionet e ShBA-së dhe Britanisë për programin bërthamor.

Kim Jong Un që atëherë ka deklaruar se do të forcojë parandalimin e tij bërthamor përballë presionit të SHBA-së “si gangster” dhe ka ndërprerë të gjithë bashkëpunimin me Korenë e Jugut. Duke shfrytëzuar një ndarje në Këshillin e Sigurimit të OKB-së për luftën e Rusisë ndaj Ukrainës, Koreja e Veriut ka rritur testimin e armëve me një ritëm rekord këtë vit, duke kryer më shumë se 30 lëshime balistike.

Koreja e Jugut dhe zyrtarët amerikanë thonë se Koreja e Veriut që nga shtatori 2017 po përgatitet gjithashtu për testin e saj të parë bërthamor./REL

Rajoni

Arrestohet në Zvicrë, ekstradohet në Kosovë i dyshuari për mashtrim

Published

on

By

Një person i kërkuar nga autoritetet e rendit në Kosovë është ekstraduar gjatë ditës së sotme nga Zvicra drejt Kosovës, pas një operacioni të suksesshëm të Policisë së Kosovës në bashkëpunim me autoritetet zvicerane.

Lajmi është bërë i ditur përmes një komunikate zyrtare nga Policia e Kosovës, ku specifikohet se i ekstraduari është shtetasi me inicialet B.Z., i cili ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar përmes letërrreshtimit të lëshuar nga Interpoli.

I dyshuari ishte arrestuar kohë më parë nga autoritetet zvicerane, pasi institucionet e drejtësisë në Kosovë kishin lëshuar urdhërarrest ndaj tij nën dyshimin për kryerjen e veprës penale “Mashtrim”.

Sipas Policisë, B.Z. i ishte shmangur drejtësisë për një kohë të gjatë, por koordinimi i Drejtorisë për Bashkëpunim Ndërkombëtar Policor me njësitet relevante dhe institucionet zvicerane bëri të mundur lokalizimin dhe sjelljen e tij para organeve të rendit në vendlindje.

Ekstradimi i realizuar këtë të mërkurë, më 1 prill 2026, u mbështet plotësisht në ligjet në fuqi dhe në marrëdhëniet e ngushta diplomatike e policore mes Republikës së Kosovës dhe Zvicrës.

Policia e Kosovës ka deklaruar se ky aksion është pjesë e përpjekjeve të vazhdueshme për të luftuar krimin dhe për të parandaluar aktivitetet ilegale, duke theksuar se shkëmbimi i informacioneve me organizatat ndërkombëtare do të intensifikohet për të gjurmuar dhe kapur çdo person apo grup kriminal që tenton t’i shpëtojë përgjegjësisë penale, pavarësisht nëse veprojnë brenda apo jashtë kufijve të vendit.

Continue Reading

Lajmet

ZRRE: Do të korrigjohet çdo gabim në faturat e rrymës

Published

on

By

Zyra e Rregullatorit për Energji (ZRRE), përmes një njoftimi për media, bën të ditur se është angazhuar maksimalisht në monitorimin e situatës lidhur me shqetësimet e konsumatorëve për devijimin e mundshëm të orëve tarifore.

ZRRE po grumbullon në vazhdimësi informata për të garantuar një matje të drejtë dhe të saktë, duke siguruar që faturimi të reflektojë vetëm konsumin real të energjisë elektrike.

Në këtë kuadër, ZRRE ka bërë të qartë se çdo rast i raportuar do të trajtohet me prioritet.

“ZRRE siguron konsumatorët se të gjitha rastet e raportuara për mos-përputhje të kohës tarifore do të analizohen dhe shqyrtohen me kujdes. Në rast se konstatohet se ekzistojnë gabime në funksionimin e njehsorit elektrik, do të ndërmerren masat e nevojshme, në përputhje me legjislacionin dhe rregullat në fuqi”, thuhet në njoftim.

Ky angazhim vjen si një garanci shtesë se asnjë gabim teknik nuk do të rëndojë mbi xhepat e qytetarëve, veçanërisht pasi kompanitë si KEDS dhe KESCO janë ndërmarrje të rregulluara dhe nuk mund të përfitojnë nga këto parregullsi.

Për të mbyllur çdo hapësirë dyshimi, rregullatori rikonfirmon se mbetet e përkushtuar për mbrojtjen e të drejtave të konsumatorëve dhe garantimin e një sistemi të drejtë dhe transparent dhe të besueshëm në sektorin e energjisë.

 

Continue Reading

Vendi

27 vjet nga masakra në Lybeniq, Kurti: Serbia refuzon të ballafaqohet me të kaluarën

Published

on

By

Në 27-vjetorin e njërës prej krimeve më makabre të forcave serbe në Kosovë, Kryeministri Albin Kurti ka bërë homazhe te varrezat e të vrarëve në fshatin Lybeniq të Pejës.

Ky përvjetor kujton mëngjesin e përgjakshëm të 1 prillit të vitit 1999, kur njësitë famëkeqe serbe “Çakejt” dhe “Mbrojtja Territoriale” rrethuan fshatin dhe shkatërruan jetët e dhjetëra familjeve.

Sipas dëshmive, forcat serbe kishin nxjerrë banorët me dhunë nga shtëpitë e tyre, duke i mbledhur në qendër të fshatit, pranë xhamisë. Pasi ndanë gratë, fëmijët dhe të moshuarit për t’i dëbuar me forcë drejt Shqipërisë, ata ekzekutuan me breshëri armësh automatike 59 burra të pafajshëm nga familjet e shumta të këtij fshati.

Kryeministri Kurti theksoi se, edhe pse kjo masakër u dokumentua që në vitin 1999 nga organizatat ndërkombëtare si Human Rights Watch, drejtësia po mungon.

Ai akuzoi drejtpërdrejt shtetin serb për zvarritje dhe mjegullim të proceseve gjyqësore, duke e quajtur Serbinë një “shtet gjenocidal” që refuzon të ballafaqohet me të kaluarën.

Në fund të mesazhit të tij, Kurti nënvizoi se Serbia vazhdon të mbetet një tokë e varrezave masive dhe një strehë e sigurt për kriminelët e luftës, duke kërkuar llogaridhënie për krimet që lanë plagë të hapura në Lybeniq dhe mbarë Kosovën.

 

Continue Reading

Lajmet

MINT nis verifikimin e njehsorëve të rrymës pas dyshimeve për matje të gabuara

Published

on

By

Komisioni i posaçëm i Ministrisë së Industrisë, Ndërmarrësisë dhe Tregtisë ka nisur punën në terren për verifikimin e njehsorëve elektrikë, pas ankesave të shumta të konsumatorëve për çrregullime të kohës dhe matje të pasaktë të energjisë.

Drejtoresha e Agjencisë së Metrologjisë, Sebahate Bushrani, ka bërë të ditur se njehsorët e dyshimtë do të tërhiqen për verifikim dhe do të zëvendësohen me të tjerë deri në lëshimin e raportit zyrtar. Sipas saj, aktualisht janë rreth 70 ankesa, ndërsa raporti përfundimtar do t’u dërgohet Departamentit për Mbrojtjen e Konsumatorit dhe palëve të përfshira, raporton Koha.net.

Ky aksion vjen pas denoncimit nga Lidhja Demokratike e Kosovës, e cila përmes një hulumtimi në Prishtinë dhe Ferizaj ka pretenduar se rreth 800 njehsorë llogarisin energjinë me tarifë të shtrenjtë për shkak të mosperputhjes së orës.

Ndonëse KEDS-i i ka mohuar këto pretendime, raportimet e mëhershme kanë treguar se qytetarët në Fushë-Kosovë janë përballur me probleme të ngjashme, ku orët në njehsorë figuronin jashtë kohës reale. Verifikimi mbetet një proces i ndjeshëm, veçanërisht pas kritikave të vitit 2023 se ky proces kryhej në laboratorët e KEDS-it, veprim ky që konsiderohej shkelje e Ligjit për Metrologji.

Saktësia e njehsorëve është jetike për xhepin e qytetarëve, pasi dallimi mes tarifave është i lartë. Gjatë dimrit, tarifa e lartë (9.05 centë deri në 15.43 centë për kW) aplikohet nga ora 07:00 deri në 22:00, ndërsa tarifa e ulët (3.88 centë deri në 7.28 centë për kW) vlen gjatë natës. Çdo mospërputhje e orës bën që konsumatorët të faturohen me çmime maksimale edhe kur ata tentojnë të kursejnë duke përdorur pajisjet shtëpiake gjatë orëve të vona. /Koha.net/

 

Continue Reading

Të kërkuara