Lajmet

ShBA-ja dhe BE-ja me sanksione më të ashpra ndaj Rusisë

“Qëllimi është që t’i detyrojmë ata të bëjnë një zgjidhje”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

Published

on

Shtetet e Bashkuara dhe aleatët evropianë do të vendosin sanksione të reja më të ashpra ndaj Rusisë më 6 prill, një lëvizje që ka për qëllim të rrisë izolimin ekonomik dhe teknologjik të Rusisë si ndëshkim për sulmet e saj ndaj civilëve në Ukrainë.

Ky veprim i përbashkët përfshin sanksione të reja ndaj institucioneve financiare, ndalesë për investimet e reja në Rusi, ashpërsimin e sanksioneve ndaj ndërmarrjeve në pronësi të shtetit dhe më shumë sanksione ndaj zyrtarëve të Qeverisë ruse dhe familjarëve të tyre.

“Qëllimi është që t’i detyrojmë ata të bëjnë një zgjidhje”, tha zëdhënësja e Shtëpisë së Bardhë, Jen Psaki.

“Pjesa kryesore e objektivit tonë është që të shterojmë burimet që ka [presidenti rus, Vladimir] Putin për të vazhduar luftën e tij kundër Ukrainës”, shtoi ajo.

Departamenti amerikan i Thesarit më 5 prill ndërmori masa të reja, duke ia vështirësuar Rusisë që të plotësojë obligimet e saj financiare, pasi ndaloi çdo pagesë të borxhit të Qeverisë ruse me dollarë amerikanë nga llogaritë në institucionet financiare në ShBA.

Ndërkaq, Britania ka njoftuar se deri më tani ka ngrirë rreth 350 miliardë dollarë asete nga “arka e luftës” së Putinit. Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss tha se kjo i bën të padisponueshme më shumë se 60 për qind të rezervave valutore të Rusisë në vlerë prej 604 miliardë dollarësh.

Bashkimi Evropian tha se pakoja e pestë e masave që ka paralajmëruar do të shënjestrojë eksportet e naftës dhe qymyrit rus dhe do të ndalojë anijet ruse që të ankorohen në portet evropiane.

Këto veprime vijnë teksa akuzat për mizori të kryera nga forcat ruse vazhdojnë të shtohen. Presidenti ukrainas, Volodymyr Zelensky, i tha Këshillit të Sigurimit të OKB-së më 5 prill se trupat ruse kanë kryer disa prej krimeve më të këqija të luftës që nga Lufta e Dytë Botërore. Ai i bëri thirrje këtij këshilli që të mbajë përgjegjëse Rusinë për këto veprime.

Shumica e fokusit ka qenë në Buça, një qytet në afërsi të Kievit ku forcat ruse kishin qenë të pozicionuara para se të tërhiqeshin javën e kaluar. Banorët kanë thënë se kanë qenë dëshmitarë të vrasjeve brutale dhe torturave dhe po ashtu kanë dalë të dhëna për varreza masive dhe shënjestrim të civilëve.

Ambasadori rus në OKB, Vasily Nebenzia, tha se kur Buça ishte nën kontrollin rus “asnjë banor lokal nuk ka vuajtur nga ndonjë veprim i dhunshëm”. Duke ripërsëritur qëndrimet e Kremlinit, ai tha se videot ku shihen trupat e pajetë të shtrirë në rrugët e këtij qyteti ishin “të falsifikuara” dhe të inskenuara nga ukrainasit.

“Ju patë vetëm atë që ata ju treguan”, tha ai. “Të vetmit që bien pre e këtyre mashtrimeve janë diletantët perëndimorë”, shtoi ai.

Zelensky tha se ngjarjet në Buça do t’i bëjnë sfiduese bisedimet e paqes me Rusinë.

Që prej nisjes së pushtimit rus të Ukrainës më 24 shkurt, sipas Komisionarit të Lartë për të Drejtat e Njeriut të OKB-së, janë vrarë 1,480 civilë dhe 2,195 të tjerë janë plagosur.

OKB-ja megjithatë tha se numri real i viktimave dhe i të lënduarve mund të jetë më i lartë pasi informacionet nga zonat e luftës nuk vijnë me kohë dhe shumë raportime duhet të konfirmohen./REL

Vendi

PDK kërkon seancë urgjente të Kuvendit sot për ndryshimin e Ligjit për Gjykatën Speciale

Published

on

By

Partia Demokratike e Kosovës (PDK) ka kërkuar që sot, më 3 tetor, të mbahet seancë e Kuvendit të Kosovës për të votuar në dy lexime ndryshimet në Ligjin për Dhomat e Specializuara.

Deputetja e PDK-së, Ariana Musliu-Shoshi, ka deklaruar se vendimi i Qeverisë për të përcjellë në Kuvend plotësim-ndryshimin e këtij ligji është një hap i rëndësishëm dhe se procedurat parlamentare duhet të nisin pa vonesë.

“Ligji duhet të trajtohet dhe të votohet në të dy leximet. Prandaj, procedura duhet të nisë SOT në seancën e Kuvendit, duke pasur parasysh afatin prej 72 orësh ndërmjet dy leximeve“, ka thënë Musliu.

Ajo ka theksuar se Kosovës i nevojitet edhe një strategji e koordinuar juridike e diplomatike me ekspertë vendorë e ndërkombëtarë për procesin e apelimit të vendimit të 16 shtatorit dhe mbrojtjen e luftës së UÇK-së. Sipas saj, çështja është mbi kalkulimet politike dhe përfaqëson interes shtetëror, posaçërisht para se vendi të shkojë në zgjedhje./E.A/

Continue Reading

lajme

Qeveria miraton ndryshimet për Dhomat e Specializuara

Published

on

By

Qeveria e Kosovës ka konstatuar se nuk ka asnjë shkelje apo pengesë ligjore në nismën legjislative të ndërmarrë nga Partia Demokratike e Kosovës (PDK) për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializuar.

Përmes një mbledhjeje elektronike të mbajtur të premten në mbrëmje, Ekzekutivi ka miratuar vendimin me të cilin i ka përcjellë Kuvendit të Kosovës vlerësimin dhe përgjigjet e nevojshme zyrtare lidhur me këtë nismë.

Sipas njoftimit zyrtar, përgjigja e Qeverisë përfshin opinionin ligjor të përputhshmërisë me legjislacionin e BE-së , vlerësimin e ndikimit buxhetor, si dhe opinionin ligjor mbi përmbajtjen e projektligjit.

“Qeveria e Republikës së Kosovës ka zhvilluar mbledhje elektronike, në të cilën ka miratuar vendimin me të cilin i përgjigjet kërkesës së Kuvendit të Republikës së Kosovës për Nismën legjislative për ‘Projektligjin Nr. 11/L-001 për ndryshimin dhe plotësimin e Ligjit Nr. 05/L-053 për Dhomat e Specializuara dhe Zyrën e Prokurorit të Specializua”, thuhet në njoftimin e Qeverisë.

Me këtë vendim, procedura i kalon tashmë Kuvendit të Kosovës për shqyrtim dhe procedim tëmëtejshëm ligjvënës. /E.A/

Continue Reading

lajme

Shkarkohet Blerim Isufaj nga posti i Kryeprokurorit të Prokurorisë Speciale

Published

on

By

Kryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Blerim Isufaj, është shkarkuar të premten nga Këshilli Prokurorial i Kosovës (KPK), ka mësuar KOHA.

Gjatë ditës ishte bërë e ditur se KPK-ja do të mblidhej në një takim të jashtëzakonshëm, ku në rend dite ishte diskutimi për performancën e Isufajt.

Isufaj ishte zgjedhur për herë të parë në krye të Prokurorisë Speciale në vitin 2019, ndërsa ishte rizgjedhur në këtë pozitë në vitin 2023.

Gjatë mandatit të tij, Isufaj ka qenë një prej figurave më të kritikuara në sistemin prokurorial nga Lëvizja Vetëvendosje. Ai ishte votuar edhe nga Këshilli Prokurorial për pozitën e Kryeprokurorit të Shtetit, por procesi kishte mbetur pezull dhe nuk ishte dekretuar nga ish-presidentja Vjosa Osmani.

Kryeministri Albin Kurti kishte deklaruar më herët se në sistemin prokurorial “shumica e problemeve kanë emër të përveçëm”, duke iu referuar Isufajt.

Më 2 shtator, Isufaj pati një përplasje me disa anëtarë të Këshillit Prokurorial të Kosovës. Përplasjet u zhvilluan gjatë shqyrtimit të raportit të punës së Prokurorisë Speciale për vitin 2025, i cili më pas u rrëzua nga KPK-ja.

D.L

Continue Reading

Lajmet

Nis takimi mes Kurtit dhe Hamzës

Published

on

By

Ka nisur takimi mes kryeministrit Albin Kurti dhe kryetarit të Partisë Demokratike të Kosovës (PDK), Bedri Hamza.

Në takim pritet të diskutohen çështja e zgjedhjes së presidentit të ri dhe ndryshimet e mundshme në Ligjin për Dhomat e Specializuara të Kosovës.

Hamza është parë duke hyrë në objektin e Qeverisë i shoqëruar nga deputeti i PDK-së, Rrahman Rama.

Kuvendi i Kosovës ka afat deri më 6 tetor për zgjedhjen e presidentit të ri. Nëse presidenti nuk zgjidhet brenda këtij afati, vendi shkon në zgjedhje të reja.

D.L

Continue Reading

Të kërkuara