Lajmet

SHBA gjobit Lufthansa me 3.6 milionë euro për trajtimin e pasagjerëve hebrenj

Published

on

Linja ajrore gjermane Lufthansa është gjobitur me një shumë rekord prej 4 milionë dollarësh (3.6 milionë euro) nga Departamenti Amerikan i Transportit për trajtimin diskriminues të një grupi pasagjerësh hebrenj që tentuan të hipnin në një fluturim në vitin 2022. Kjo gjobë është më e madhja ndonjëherë e lëshuar ndaj një linje ajrore për shkelje të të drejtave civile.

Incidenti ndodhi gjatë një fluturimi nga Frankfurt, ku 128 pasagjerë, të gjithë të veshur me rroba tradicionale që zakonisht i veshin burrat hebrenj ortodoksë, iu mohua hipja në fluturim. Sipas hetimeve, Lufthansa i trajtoi ata si një grup dhe vendosi të ndalonte hipjen e të gjithëve, duke u bazuar në sjelljen e dyshuar të disa pasagjerëve.

Anëtarët e ekuipazhit të Lufthansa pretenduan se pasagjerët nuk iu bindën udhëzimeve për të veshur maska dhe për të mos u grumbulluar në korridoret ose pranë daljeve të urgjencës. Kjo sjellje, sipas tyre, çoi në vendimin për t’u mohuar hipja në fluturim, duke detyruar shumicën e pasagjerëve të rezervonin një fluturim tjetër për ditën pasuese.

Megjithatë, Departamenti i Transportit theksoi se nuk gjeti prova të mjaftueshme që të justifikonin ndalimin e hipjes për të gjithë pasagjerët. Hetimi zbuloi se anëtarët e ekuipazhit nuk arritën të identifikonin individët e caktuar që kishin shkelur rregullat. Në fakt, shumë nga pasagjerët kishin ndërruar vende dhe ishte e pamundur të përcaktohej se kush kishte shkaktuar problem.

Media gjermane raportoi se disa pasagjerë kishin refuzuar të mbanin maska, duke çuar në bllokimin e të gjithëve që ishin identifikueshëm si hebrenj nga fluturimi. Në një deklaratë të vitit 2022, Lufthansa kërkoi falje për incidentin dhe arriti një zgjidhje të pazbuluar me shumicën e pasagjerëve të prekur.

Për më tepër, Lufthansa iu dha një kredi prej 2 milionë dollarësh për kompensimin e ofruar pasagjerëve, duke e ulur kështu gjobën në gjysmë. Linja ajrore nuk ka dhënë ende një përgjigje ndaj kërkesave për koment rreth këtij incidenti./UBTNews/

Lajmet

Eva Longoria pozon pranë yllit në Hollywood Walk of Fame, para premierës së filmit të ri

Published

on

Eva Longoria, 50 vjeçe, shkëlqeu teksa pozoi pranë yllit të saj në Hollywood Walk of Fame të mërkurën, pak para premierës së filmit të saj të ri “Alexander And The Terrible, Horrible, No Good, Very Bad Road Trip”, që transmetohet në Disney+ të premten.

Aktorja e “Desperate Housewives” u shfaq elegante me një fustan jeshil ulliri pa rripa, të kombinuar me taka të bardha.

Dukej natyrale me flokët e lëshuar me onde dhe një grim të butë kafe, shkruan DailyMail.

Më pas, Eva mori pjesë në premierën e filmit në Teatrin El Capitan, duke festuar komedinë e saj të re familjare.

Një ditë më parë, ajo u takua me shoqen e saj Lauren Sanchez, e cila pritet të martohet me miliarderin Jeff Bezos këtë verë.

Gjatë një interviste promovuese, Eva ndau kujtime nga fëmijëria e saj në një fermë në Teksas dhe rrëfeu se, si më e vogla e katër motrave, shpesh e konsideronte veten “rosën e shëmtuar”, ndaj vendosi të shquhej për humorin dhe zgjuarsinë e saj.

Në filmin e ri, Longoria luan Val Garcian, një nënë që niset në një udhëtim të çmendur familjar në Kaliforni, duke sjellë në ekran një histori të ngrohtë dhe plot aventura.

Continue Reading

Lajmet

Presidenca kundërshton propozimin për shtrenjtim të rrymës

Published

on

By

Presidenca e Kosovës ka kundërshtuar propozimin për rritjen e çmimit të energjisë elektrike.

Në komentin dërguar Zyrës së Rregullatorit të Energjisë në kuadër të procesit të shqyrtimit të tarifave, Presidenca ka propozuar disa rekomandime për të parandaluar shtrenjtimin e energjisë elektrike.

Propozimi i ZRRE-së ka qenë që rryma të shtrenjtohet për 15 për qind nga prilli.

Megjithatë, sipas komentit të Presidencës, një shtrenjtim i tillë do të sillte barrë të madhe për qytetarët. Presidenca ka thënë se “ky veprim do të mund të shkaktonte valë të re inflacioni në vend dhe të ndikonte drejtpërdrejt në rënien e fuqisë blerëse të qytetarëve”.

“Rritja e çmimit të energjisë ka një efekt të drejtpërdrejtë dhe shumë të rëndësishëm në ekonominë e një vendi. Çmimi i energjisë është i lidhur ngushtë me inflacionin, si dhe me koston e jetesës. Prandaj, shprehim shqetësimin tonë për faktin se një rritje e tillë e çmimit të energjisë do të kishte një ndikim të drejtpërdrejtë në jetën e përditshme të qytetarëve, duke rritur barrën e tyre financiare. Kjo do të përfshinte edhe rritjen e çmimeve të produkteve ushqimore dhe shërbimeve të tjera thelbësore”, thuhet në komentin e dërguar nga Presidenca.

Në komente, Presidenca ka propozuar që si masa të menjëhershme të jenë: Mirëmenaxhimi i shpenzimeve dhe humbjeve, subvencionimi i energjisë, identifikimi i masave shtesë për obligimin e pagesës së faturave mujore në veri, largimi i ose reduktimi i përkohshëm i TVSH-së për energjinë elektrike, dizajnimi dhe prezantimi i programit të shtyrjes së pagesave.

Si masa më afatmesme Presidenca ka rekomanduar: Menaxhimin efikas të KEK-ut dhe planifikimin e burimeve energjetike, rritje të efikasitetit të furnizimit me energji dhe vazhdim të programeve të efiçiencës.

Si masa afatgjata, Presidenca ka rekomanduar: Ndërtimin e kapaciteteve të reja gjeneruese të energjisë elektrike në vend dhe marrëveshje për tregtinë ndërkufitare me shtete aleate.

Pos Presidencës, në ditën e fundit të mundësisë për komentim, këtë e kanë bërë edhe INDEP-i, KEDS-i, KOSTT-i dhe KESCO.

Continue Reading

Lajmet

​Agjencisë së Menaxhimit Emergjent i shtohen edhe 51 zjarrfikës

Published

on

By

Në Akademinë e Kosovës për Siguri Publike – Agjencia e Menaxhimit Emergjent u organizua sot ceremonia e përfundimit të trajnimit bazik për 51 zjarrfikës të rinj.

Trajnimi kishte për qëllim përgatitjen profesionale të pjesëtarëve të Njësive Profesionale të Zjarrfikjes dhe Shpëtimit, në mënyrë që ata të jenë të gatshëm të përballen me sfidat e këtij profesioni dhe të kontribuojnë në strukturat profesionale të zjarrfikjes dhe shpëtimit.

Gjatë trajnimit, pjesëtarët e zjarrfikjes dhe shpëtimit u njohën me teknikat e avancuara të shuarjes së zjarreve, procedurat operative dhe përdorimin e pajisjeve të specializuara.

Përveç aftësive teknike, ata mësuan rëndësinë e disiplinës, bashkëpunimit në ekip dhe elementeve kyçe për suksesin e një zjarrfikësi shpëtues.

Drejtori Ekzekutiv i AME-së, Genc Metaj, vlerësoi punën dhe përkushtimin e zjarrfikësve të rinj, të cilët tashmë janë të gatshëm të shërbejnë me përgjegjësi dhe guxim në mbrojtje të jetës dhe pronës së qytetarëve.

Ai theksoi se ky është një hap i rëndësishëm në ndërtimin e kapaciteteve të shërbimit zjarrfikës në vendin tonë.

Continue Reading

Bota

Macron: Izraeli nuk ka asnjë arsye që të sulmojë Libanin

Published

on

Presidenti i Francës, Emanuel Macron, ka deklaruar se sulmet izraelite në Liban janë të “papranueshme” dhe kanë shkelur marrëveshjen e armëpushimit mes dy shteteve. Ai ka theksuar se nuk ka asnjë arsye që Izraeli të vazhdojë sulmet dhe ka kërkuar respektimin e plotë të marrëveshjes së armëpushimit.

Macron e ka kritikuar ashpër veprimin izraelit, duke theksuar se nuk ka asnjë informacion që të mbështesë pretendimet se Hezbollah ka realizuar ndonjë aktivitet ushtarak në jug të Libanit. “Ne nuk kemi asnjë informacion që tregon ndonjë bombardim apo aktivitet ushtarak nga Hezbollah në jug. Është absolutisht e nevojshme të respektohet plotësisht kuadri armëpushimi që kemi vendosur, për të cilin ranë dakord Libani dhe Izraeli. Kjo nuk u respektua sot nga Izraeli me një veprim të njëanshëm dhe pa pasur asnjë informacion apo provë për ngjarjet që shkaktuan sulmet izraelite,” tha Macron.

Në një përpjekje për të de-eskaluar situatën, Macron ka paralajmëruar se do të diskutojë me presidentin amerikan, Donald Trump, dhe kryeministrin izraelit, Benjamin Netanyahu, me synimin për të gjetur një zgjidhje të mundshme dhe për të siguruar një respektim të plotë të armëpushimit.

Continue Reading

Të kërkuara