Lajmet

ShBA: Disa kompani do të paguajnë udhëtimet e stafit për aborte

Ato kanë bërë këto zotime pas një vendimi të Gjykatës Supreme që ka përmbysur të drejtën kushtetuese për abort.

Published

on

Kompani të mëdha amerikane sikurse Disney, JP Morgan dhe Meta, i kanë thënë stafit se do të mbulojnë shpenzimet e udhëtimeve për gratë që duan të kryejnë aborte, teksa miliona gra amerikane përballen me kufizime të reja.

Ato kanë bërë këto zotime pas një vendimi të Gjykatës Supreme që ka përmbysur të drejtën kushtetuese për abort.

Vendimi i gjykatës u hap rrugën shteteve që të marrin vendime nëse mëtojnë të ndalojnë këtë procedurë. Edhe kompanitë tjera, përfshirë Amazon, kanë bërë të ditur vendim të njëjtë.

Shumë kompani kanë konfirmuar se do të mbulojnë shpenzimet e udhëtimit përmes planit për kujdes shëndetësor, për punëtoret që dëshirojnë të shkojnë në shtetet brenda ShBA-së, ku mund të kryhet aborti.

Disney ka deklaruar se u ka thënë punëtoreve se e kupton ndikimin e vendimit të Gjykatës Supreme, dhe se kompania mbetet e përkushtuar për t’iu ofruar atyre qasje në kujdes shëndetësor, përfshirë planifikimin familjar, “pavarësisht se ku jetojnë”. Disney punëson rreth 80 mijë njerëz në Florida, ku guvernatori i shtetit tashmë ka nënshkruar në ligj ndalesën për aborte, pas javës së 15-të të shtatzënisë.

Vendimi do të nisë së zbatuari nga 1 korriku. Me vendimin e Gjykatës Supreme, aborti nuk është bërë me automatizëm ilegal në ShBA – mirëpo shtetet mund të vendosin nëse do të lejojnë diçka të tillë. Një total prej 13 shteteve tashmë kanë miratuar ligjet që ndalojnë abortin.

Më shumë se 20 shtetet tjera janë duke bërë kufizime. Kompanitë që po ofrojnë mbulimin e shpenzimeve për punëtoret – ashtu që të shkojnë në një shtet të sigurt për të kryer abortin – pritet të përballen me kritika nga republikanët.

Lajmet

Murati: Depozitat e familjeve kosovare arrijnë rekord prej 4.69 miliardë euro

Published

on

By

Ministri në detyrë i Financave, Hekuran Murati, ka njoftuar përmes një postimi se kursimet dhe depozitat e familjeve në Kosovë kanë arritur një nivel rekord. Sipas tij, në fund të muajit tetor, këto depozita në bankat komerciale kanë kapur vlerën prej 4.69 miliardë euro.

Murati theksoi se, bazuar në të dhënat e Bankës Qendrore të Kosovës, rritja e depozitave familjare në pesë vitet e fundit ka qenë e dukshme. Ato janë shtuar me 2.12 miliardë euro, që paraqet një rritje prej 82.5% krahasuar me tetorin e vitit 2019, kur vlera totale e tyre ishte 2.57 miliardë euro.

Sipas të dhënave zyrtare nga seritë kohore në faqen e BQK-së, depozitat dhe kursimet nëpër banka të familjeve në Kosovë kanë shënuar rekord me 4.69 miliardë euro.
Kjo përbën një rritje prej 2.12 miliardë euro, apo 82.5%, krahasuar me muajin tetor para 5 viteve kur depozitat dhe kursimet e familjeve në Kosovë ishin 2.57 miliardë euro.“, ka shkruar në postim Murati./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Milkoviqi dënohet me 2 vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për sulm ndaj KFOR-it dhe Policisë

Published

on

By

Lubisha Milkoviq është dënuar me dy vjet burgim dhe 14 mijë euro gjobë për ngjarjet e 29 majit 2023 në Zveçan, ku ai akuzohej për sulm ndaj ushtarëve të KFOR-it dhe zyrtarëve të Policisë së Kosovës.

Milkoviq ka pranuar fajësinë pas arritjes së një marrëveshjeje me Prokurorinë Speciale, marrëveshje që përfshin veprat penale “sulm” dhe “pjesëmarrje në turmë që kryen vepra penale apo huliganizëm”.

Unë e pranoj fajësinë dhe e pranoj marrëveshjen për pranimin e fajësisë”, deklaroi i pandehuri gjatë seancës.

Avokati i tij, Milosh Deleviq, konfirmoi se marrëveshja është arritur me vullnet të lirë dhe pas konsultimeve të mjaftueshme mes palëve. Ai propozoi që Milkoviq t’i mundësohet pagesa e gjobës me këste gjatë një periudhe dyvjeçare.

Prokurori Bekim Kodraliu sqaroi se marrëveshja parasheh dënim prej dy vjetësh burg, duke përfshirë kohën e kaluar në paraburgim, ndërsa gjashtë muaj të dënimit zëvendësohen me gjobën prej 14 mijë eurosh.

Kryetarja e trupit gjykues, Violeta Namani-Hajra, konstatoi se kushtet ligjore për miratimin e marrëveshjes së fajësisë janë plotësuar dhe se ajo mbështetet në prova të mjaftueshme.

Aktgjykimi pritet të shpallet brenda pak kohësh./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Ditët e humbura shkaku i protestës, Trafiku Urban njofton se do të zgjatet për 9 ditë vlefshmëria e biletës

Published

on

By

Trafiku Urban ka njoftuar se të gjitha ditët e humbura gjatë periudhës së protestës do t’u kompensohen qytetarëve përmes zgjatjes automatike të vlefshmërisë së biletave mujore.

Ndërmarrja ka bërë të ditur se procesi i kompensimit realizohet vetëm pas vulosjes së biletës në njërën nga kioskat zyrtare.

Të nderuar qytetarë, kompensimi aplikohet vetëm pas vulosjes së biletës,” thekson ndërmarrja në njoftimin e saj zyrtar./UBTNews

Continue Reading

Lajmet

Ambasadori gjerman nderon Rugovën: Një avokat për rezistencën paqësore

Published

on

By

Ambasada e Gjermanisë në Kosovë ka nderuar sot figurën e Presidentit historik Ibrahim Rugova, duke rikujtuar rolin e tij si simbol i rezistencës paqësore dhe i zgjidhjes së konflikteve përmes dialogut.

Përmes një njoftimi në rrjetet sociale, ambasada ka bërë të ditur se ambasadori gjerman, Rainer Rudolph, ka vizituar varrin e presidentit të ndjerë, ku ka vendosur një kurorë me lule në shenjë respekti dhe mirënjohjeje për kontributin e Rugovës në shtetformimin e Kosovës.

Duke nderuar trashëgiminë e Presidentit Ibrahim Rugova, një avokat për rezistencën paqësore dhe zgjidhjen e konflikteve pa dhunë”, thuhet në postimin e ambasadës në Facebook.

Fotografitë e publikuara shfaqin ambasadorin Rudolph pranë varrit të Rugovës gjatë ceremonisë së vendosjes së kurorës, duke reflektuar respektin e vazhdueshëm të Gjermanisë ndaj rolit të tij historik.

Continue Reading

Të kërkuara