Lajmet

Shasha: Qeveria Kurti duhet të merret me dy realitetet, reformat e brendshme dhe dialogun me Serbinë

Published

on

Drejtori i institutit EPIK, Demush Shasha, në një intervistë për Ekonomia Online ka thënë se qeveria e ardhshme duhet të merret me reformat e brendshme dhe në të njëjtën kohë dhe me dialogun me Serbinë.

Sipas tij, marrëveshja me Serbinë s’mund të arrihet deri në vitin 2022 dhe kjo i ofron kohë të mjaftueshme qeverisë së ardhshme të merret edhe me prioritetet e qytetarëve, siç janë punësimi, luftimi i korrupsionit dhe reformat tjera.

 “Konsideroj që qeveria e ardhshme Kurti 2 duhet të pajtojë dy realitete. Realiteti i parë është ai i qytetarëve të Kosovës. Pra të pritjeve të qytetarëve të Kosovës për të cilat qeveria Kurti 2 ka marrë mandat demokratik e ajo është që të shtyjë përpara reformat e brendshme me theks të veçantë në luftë kundër korrupsionit, krimit të organizuar dhe krijimin e vendeve të reja të punës. Realiteti tjetër është ai i pritjeve të partnerëve tanë ndërkombëtar sa i përket vazhdimit të dialogut me Serbinë. Pra qeveria Kurti duhet ti bëjë këto dy realitete të bashkëjetojnë dhe kjo është tërësisht e mundshme. Pra nuk e ndalon asgjë qeverinë Kurti 2 që të bëjë dy gjëra në të njëjtën kohë dhe neve që për dhjetë vjet që nga fillimi i dialogut jemi marrë ekskluzivisht dialogun duke lënë interesat dhe prioritet e qytetarëve i kanë lënë anash. Tash është koha ta bëjnë një qasje të re një qasje ku bëjnë progres edhe në reformat ë brendshëm edhe në dialogun me Serbinë dhe në këtë drejtim konsiderojë që qëndrimi i presidentit Vuçiq në një formë ironike na na bënë favor. Kjo pasi që presidenti Vuçiq ka deklaruar që deri në prill të vitit 2022 nuk do të ketë marrëveshje me Serbinë deri në mbajtjen e zgjedhjeve parlamentare dhe presidenciale në serbi. Kjo i bie që qeveria e ardhme Kurti të mund të shpenzojë një deri në dy vjetët e ardhshme në ndërmarrjen e reformave të brendshme ndërsa prej fundit të vitit 2022 dhe në vitin 2023 mund të rifokusojë vëmendjen e saj në dialogun me Serbinë. Qeveria Kurti 2 mund të gjejë një formë ku këto dy prioritetet do të akomodohen brenda një afati kohor brenda dy deri tre vjet”, shtoi Shasha.

Sipas tij, rruga e tretë është që të mos shpenzohet gjithë vëmendja jonë politikë në dialogun me Serbinë, por të bëhet një punë diplomatike e cila do të ishte thelbi kryesor i marrëveshjes Kosovë Serbi.

“Rruga e tretë është që të mos shpenzojmë gjithë vëmendjen tonë politikë në dialogun me Serbinë ashtu siç kemi bërë deri më sot. Por njëkohësisht të mos injorojmë në tërësi dialogun. Pra rruga e tretë është një rrugë e mesit. Një rrugë ku shpenzohet më shumë kohë thelbësore por jo në aspektin publik përmes takimeve në Bruksel e Uashington  por shpenzohet një punë diplomatike e cila mund të identifikojë dy tri skenarë të cilët do të ishin thelbi i marrëveshjes Kosovë-Serbi në dy vjetët e ardhshme. Dhe kjo do të hapte rrugë që edhe opinion publik në Kosovë të përgatitet për atë kompromisin rreth marrëveshjes me Serbinë. Dhe gjithë kjo do të krijonte një hapësirë kohore ku gjatë vitit 2021 dhe 2022 do të ishim marrë me reformat ë brendshme derisa në vitin 2023 do të ishim marrë me dialogun me Serbinë përmbylljen e marrëveshjes përfundimtare”, shtoi ai.

Shasha potencoi se nëse shtrohet një plan i qartë për angazhim në dialog me Serbinë sa i përket reformave të brendshme ndërkombëtar do e përkrahin fuqimisht.

“Edhe intervista e ambasadorit Kosnett ishte që partnerët ndërkombëtar janë këtu tani edhe për të dëgjuar idetë dhe sugjerimet e Kosovës për të dalë  me një rrugë përpara sa i përket dialogut. Unë jam i bindur që nëse shtrohet një plan i qartë për angazhim në dialog me Serbinë duket që nuk injoron reformat e brendshme unë jam i bindur që partnerët tanë ndërkombëtar do e përkrahin fuqimisht”, tha Shasha.

Ai tha se duhet pritur certifikimi rezultateve, në mënyrë që të bëhet konstituimi i institucioneve të reja.

Shasha shtoi se tani është e qartë që mazhoranca kontrollon mbi 60 vota në Kuvend dhe kjo nuk do ta pengojë zgjedhjen e institucioneve.

“Tani duhet të presim certifikimin e rezultateve dhe nuk shoh asnjë pengesë në konstituimin e institucioneve të reja qoftë zgjedhjes së qeverisë kryetarit të kuvendit dhe zgjedhjes së presidentit. Tani është e qartë që mazhoranca kontrollon mbi 60 vota në kuvend dhe kjo nuk do ta pengojë zgjedhjen e institucioneve. Në këtë aspekt po shihet qartë që mesazhi i SHBA-së është që të mos ketë akrobacione politike por të zgjidhen institucionet e vendit. Besoj që edhe PDK dhe LDK do të tregojnë pjekurinë e tyre për të dhënë kontributin e tyre në realizimin e vullnetit të qytetarëve”, deklaroi ai.

lajme

UBT nesër organizon bashkëbisedim me Ministrin Ejup Maqedonci për mundësitë e angazhimit të studentëve në industrinë e mbrojtjes

Published

on

By

UBT do të organizojë më 23 qershor 2026, nga ora 14:00, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik, në Lipjan, (Biblioteka), një bashkëbisedim me Ministrin e Mbrojtjes së Republikës së Kosovës, Ejup Maqedonci, lidhur me mundësitë e angazhimit profesional të studentëve në fabrikën e parë të municionit në Kosovë.

Ky takim synon të informojë studentët dhe të rinjtë për projektin strategjik të industrisë së mbrojtjes, i cili pritet të fillojë prodhimin gjatë këtij viti dhe që konsiderohet një hap i rëndësishëm në ngritjen e kapaciteteve prodhuese dhe teknologjike të vendit.

Gjatë aktivitetit, Ministri Maqedonci do të prezantojë mundësitë konkrete të angazhimit profesional për studentët dhe të diplomuarit në fusha të ndryshme teknike dhe inxhinierike, duke përfshirë inxhinierinë mekanike, elektroteknike/elektrike, metalurgjike, kimike, hidraulike, si dhe profile të tjera të ngjashme.

Pjesëmarrësit do të kenë mundësinë të diskutojnë nga afër për rëndësinë e zhvillimit të industrisë së mbrojtjes në Kosovë, rolin e të rinjve në këtë proces, si dhe perspektivat për zhvillim profesional dhe avancim teknologjik në kuadër të këtij projekti.

UBT vazhdon të krijojë ura bashkëpunimi ndërmjet institucioneve, industrisë dhe studentëve, duke ofruar mundësi konkrete për zhvillim profesional dhe përfshirje në projekte me rëndësi strategjike për vendin.

Continue Reading

Vendi

Rektori Edmond Hajrizi priti në takim Alaa Garad, nga Stirling Centre në Mbretërinë e Bashkuar

Published

on

By

UBT mirëpriti në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik një delegacion nga Stirling Centre for Strategic Learning and Innovation, nga Mbretëria e Bashkuar, të kryesuar nga Alaa Garad – Kryetar i Bordit Këshillëdhënës.

Delegacioni u prit nga Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, me ç’rast u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit në fushën e zhvillimit profesional, ngritjes së kapaciteteve institucionale dhe shkëmbimit të praktikave të mira në sigurimin e cilësisë.

Palët theksuan rëndësinë e partneriteteve ndërkombëtare dhe zhvillimit të iniciativave të përbashkëta që kontribuojnë në avancimin akademik dhe institucional.

Continue Reading

lajme

Rektori Hajrizi priti në takim delegacionin e Institutit Yunus Emre në Kosovë

Published

on

By

Rektori i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, mirëpriti në takim një delegacion nga Instituti Yunus Emre në Kosovë, të kryesuar nga drejtori Ramazan Yılmaz.

Në këtë takim u diskutua për mundësitë e bashkëpunimit ndërmjet UBT-së dhe Institutit Yunus Emre në fushën e gjuhës, kulturës dhe arsimit, me fokus të veçantë në gjuhën turke, zhvillimin e aktiviteteve të përbashkëta akademike dhe kulturore, si dhe krijimin e mundësive të reja për studentët dhe stafin akademik.

Gjatë takimit, u theksua roli i Institutit të Gjuhëve të Huaja në UBT, i cili synon të zgjerojë gamën e trajnimeve dhe certifikimeve profesionale në gjuhë të ndryshme për studentët dhe qytetarët e Kosovës. Në këtë drejtim, bashkëpunimi me Institutin Yunus Emre pritet të kontribuojë në avancimin e ofertës për mësimin dhe certifikimin e gjuhës turke.

Palët shqyrtuan mundësinë e organizimit të kurseve të gjuhës turke, punëtorive tematike, ligjëratave të hapura dhe aktiviteteve kulturore, të cilat do t’u mundësonin studentëve të njihen më nga afër me gjuhën, traditën dhe kulturën turke.

Ky bashkëpunim synon të kontribuojë në pasurimin e ofertës akademike dhe ndërkombëtare të UBT-së, duke krijuar ura të reja komunikimi dhe bashkëpunimi me institucione partnere nga Turqia.

Continue Reading

Lajmet

PZAP refuzon ankesat për rinumërim, KQZ pret afatin për ankim në Gjykatën Supreme

Published

on

Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) ka bërë të ditur se do të presë përfundimin e të gjitha procedurave ankimore para shpalljes së rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve të parakohshme për Kuvendin e Kosovës.

Kjo vjen pasi Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa (PZAP) ka refuzuar ankesat e paraqitura nga kandidatët për deputetë, Bekim Haxhiu nga PDK-ja dhe Qëndrim Kryeziu nga LDK-ja, të cilët kishin kërkuar rinumërim të votave.

Sipas vendimit të PZAP-it, ankesat janë vlerësuar si të pabazuara dhe nuk është urdhëruar rinumërim shtesë.

Zëdhënësi i KQZ-së, Valmir Elezi, ka konfirmuar se institucioni është njoftuar me vendimet, por ka theksuar se palët kanë të drejtë ankese në Gjykatën Supreme brenda afatit ligjor prej 48 orësh.

Sipas KQZ-së, vetëm pas plotfuqishmërisë së vendimeve do të vlerësohet nëse ekzistojnë obligime konkrete për zbatim nga ana e institucionit. Nëse nuk do të ketë vendime të tjera që ndikojnë në proces, atëherë KQZ do të procedojë me shpalljen e rezultateve përfundimtare të zgjedhjeve.

Kujtojmë se Bekim Haxhiu kishte kërkuar rinumërim të plotë të votave të kandidatëve të PDK-së, duke argumentuar se gjatë rinumërimeve të deritanishme janë evidentuar mospërputhje në numërim dhe se diferencat e ngushta mes kandidatëve mund të ndikojnë në renditjen përfundimtare. Megjithatë, PZAP nuk e ka mbështetur këtë kërkesë. /A.K/

 

Continue Reading

Të kërkuara