Pas një fushate jashtëzakonisht të suksesshme në kualifikimet për Kupën e Botës, Kosova vazhdon të mbajë gjallë shpresat për pjesëmarrje në turneun e madh të vitit të ardhshëm.
Trajneri Franco Foda ka bërë të ditur se dëshiron të vazhdojë bashkëpunimin me “Dardanët”, duke lënë të kuptohet se një rinovim i mundshëm i kontratës është në shqyrtim.
“Po, është e vërtetë që po zhvillohen bisedime. Si federata, ashtu edhe unë duhet të jemi të kënaqur – me ambientin dhe profesionalizmin që kemi ndërtuar. Prandaj është krejt e mundur që të qëndroj në Kosovë edhe për një periudhë më të gjatë”, tha Foda për mediat gjermane.
Ish-trajneri i FC Zurich shprehi kënaqësinë për punën me Federatën e Futbollit të Kosovës e marrëdhënien e mirë me skuadrën. Aktualisht, kontrata e 59-vjeçarit gjerman është e vlefshme deri në fund të korrikut 2026.
Së fundmi, Kosova shënoi një fitore të madhe në udhëtim ndaj Suedisë, rezultat që ka rikthyer besimin dhe optimizmin në kampin “dardan”.
Nëse gjithçka shkon sipas planit në ndeshjet e nëntorit, Kosova mund të sigurojë kualifikimin direkt për Kupën e Botës.
Në rast të kundërt, rruga drejt Botërorit do të vazhdojë në play-off gjatë muajit mars të vitit të ardhshëm.
Në nëntor, Kosova përballet me Slloveninë dhe do të shpresojë që Zvicra të mos mundë Suedinë, për të vendosur vendin e parë në Grupin e saj, në stadiumin “Fadil Vokrri”. /A.Z/UBT News/