Sport

Kosovë-Bjellorusi, Gliha flet sot para mediave

Publikuar

Kampanjën kualifikuese për në Kampionatin Evropian Euro 2024, Kosova do ta mbyll të martën me ndeshjen kundër Bjellorusisë.

“Dardanët” tashmë kanë humbur edhe matematikisht gjasat për kualifikim dhe luajnë në “Fadil Vokrri” kundër Bjellorusisë e cila po ashtu ka humbur shpresat.

Para kësaj ndeshje, Kosova sot do të stërvitet në Kmapion Nacional në Hajvali, ndërsa nga ora 17:00, trajneri Primoz Gliha do të flas në një konferencë për media.

Ndërkohë, agjenda e të dy kombëtareve për ditën e sotme është si më poshtë:

Në orën 11:00 – Stërvitja e Kombëtares së Kosovës – Kampi në Hajvali

Në orën 17:00 – Konferenca për media e Kombëtares së Kosovës – Stadiumi “Fadil Vokrri”

Në orën 18:30 – Konferenca për media e Kombëtares së Bjellorusisë – Stadiumi “Fadill Vokrri”

Në orën 19:00 – Stërvitja e Kombëtares së Bjellorusisë – Stadiumi “Fadill Vokrri”

Lajmet

“Vajzat dardane janë dëshmia më e mirë si prezantohet shteti dhe kombëtarja”

Publikuar

nga

Kombëtarja e Kosovës e femrave e ka siguruar kualifikimin në Ligën B të Ligës së Kombeve.

Vashat e Kosovë mposhtën me rezultat të thellë 5:1 Kombëtaren e Bullgarisë.

Tani, pas këtij suksesi ka reaguar edhe tifo-grupi “Dardanët” duke thënë se vashat e Kosovës janë mburrja e vendit.

“Vajzat dardane jane deshmia me e mire sesi prezantohet shteti dhe kombetarja. Me fitoren 5-1 kunder Bullgarise u arrit plasimi ne Ligen B te Liges se Kombeve. Angazhimi i vajzave tona duhet te jete nje shembull per te gjithe te tjeret se sa shume duhet nderuar atdheu me paraqitje ne fushe e me me pak llafe perqark.

Urime stafit te trajneres Andersen dhe gjithe futbollisteve arritja e ketij caku. Jeni mburrja e vendit”, shkruante në postimin e “Dardanëve” në Facebook.

Vazhdo të lexosh

Sport

Sot sfida me Bullgarinë, Kosova synon kalimin në Ligën B të Ligës së Kombeve

Publikuar

nga

Kombëtarja e Kosovës në konkurrencën e femrave do ta zhvilloj sot ndeshjen kundër Bullgarisë, në kuadër të Ligës së Kombeve.

Ndeshja zhvillohet me fillim nga ora 13:00, në stadiumin “Zahir Pajaziti” në Podujevë.

Me një fitore eventuale, Kosova do ta siguronte kalimin në Ligën B të Ligës së Kombeve. Dardanet kanë shtatë pikë në vendin e parë në grup, kurse Bullgaria është e dyta me katër pikë.

Vazhdo të lexosh

Sport

Cristiano Ronaldo përballet me një padi prej 1 miliard dollarësh për reklamat e Binance

Publikuar

nga

Futbollisti Cristiano Ronaldo po përballet me një padi kolektive në SHBA për promovimin e tij të Binance, shkëmbimit më të madh të kriptomonedhave në botë.

Paditësit pretendojnë se miratimi i tij i shtyu ata të bënin investime me humbje. Ata po kërkojnë dëmshpërblim prej “një shume që tejkalon” 1 miliard dollarë (790 milion £).

Në nëntor të vitit 2022, Binance njoftoi koleksionin e tij të parë “CR7” të “NFT” në partneritet me Ronaldon, për të cilin futbollisti tha se do t’i shpërblente fansat “për të gjitha vitet e mbështetjes”.

NFT-të janë asete virtuale që mund të blihen dhe shiten, por që nuk kanë formën e tyre të botës reale – me fjalë të tjera ato ekzistojnë vetëm në mënyrë digjitale. Në përgjithësi, ato përdoren për të shënuar pronësinë e diçkaje, si p.sh. një fotografi ose video në internet.

“CR7” i referohet inicialeve dhe numrit të fanellës së Ronaldos, dhe përdoret si markë në një gamë produktesh që e kanë ndihmuar atë të bëhet një nga atletët më të pasur në tokë, shkruan BBC.

Në një video të mediave sociale duke njoftuar partneritetin, Ronaldo u tha investitorëve të mundshëm “ne do të ndryshojmë lojën NFT dhe do ta çojmë futbollin në nivelin tjetër”.

NFT-ja më e lirë nga koleksioni ishte me çmim 77 dollarë kur doli në shitje në nëntor të vitit 2022 – por një vit më vonë, çmimi i tij ishte rreth 1 dollarë.

Binance, i akuzuar nga Departamenti Amerikan i Drejtësisë për shkelje të sanksioneve dhe pastrim parash, përballet me një dënim prej 4.3 miliardë dollarësh.

Subjekte të tjera, duke përfshirë Major League Baseball dhe Formula 1, po përballen gjithashtu me padi në grup në lidhje me promovimet e kriptomonedhave.

Ronaldo dhe Binance, duke planifikuar bashkëpunime të ardhshme, nuk i janë përgjigjur kërkesave të BBC-së për koment.

Vazhdo të lexosh

Sport

Sot tetë vjet më parë, Kobe Bryant njoftoi për pensionimin nga basketbolli

Publikuar

nga

Sot tetë vjet më parë, legjenda e basketbollit, Kobe Bryant njoftoi për pensionimin e tij si basketbollist, respektivisht më 29 nëntor të vitit 2015.

Koby Bryant kaloi vitet e hershme të jetës së tij në Itali, dhe iu bashkua NBA direkt nga shkolla e mesme, raporton KosovaPress.

Një nuhatës i shkëlqyer i koshit, Bryant fitoi pesë tituj të kampionatit NBA dhe u shpall MVP në vitin 2008 sa ishte te LA Lakers. Edhe pse sezonet e tij të mëtejme u karakterizuan me lëndime të shumta, ai tejkaloi legjendën Michael Jordan si i treti në listën e basketbollistëve që kanë shënuar më së shumti pikë në NBA në dhjetor të vitit 2014 dhe më pas u pensionua në vitin 2016, pasi që shënoi 60 pikë në ndeshjen e fundit të karrierës së tij.

Në vitin 2018, Bryant fitoi çmimin për filmin më të mirë të animuar të shkurtër “Dear Basketball”.

Më 26 janar të vitit 2020, tragjikisht, Bryant u përfshi në një aksident me helikopter, që la të vdekur atë, vajzën e tij Gigin (13 vjeçare) dhe shtatë persona të tjerë.

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara