Sport

Shaqiri, blerja më e shtrenjtë në histori të Chicago Fire

Chicago e bleu atë nga Lyoni për 7 milionë euro, duke u bërë kështu blerja më e shtrenjtë në histori të klubit.

Published

on

Pas disa javësh spekulimesh, Chicago Fire njoftoi të mërkurën zyrtarisht se ka nënshkruar me shqiptarin, Xherdan Shaqiri.

Chicago e bleu atë nga Lyoni për 7 milionë euro, duke u bërë kështu blerja më e shtrenjtë në histori të klubit.

30-vjeçari ka nënshkruar kontratë deri në vitin 2024 me Chicagon dhe do ta veshë fanellën me numrin 10.

Ai largohet nga Evropa pas disa viteve të suksesshme fillimisht me Bayern Munich, ku fitoi Ligën e Kampionëve në vitin 2013 dhe më pas me Liverpoolin, ku fitoi Premierligën dhe gjithashtu Ligën e Kampionëve në vitin 2019.

Shaqiri deri më tani në karrierë ka fituar nëntë trofe dhe ka shënuar 102 gola për klube dhe Zvicrën. /Gazeta Express/

Continue Reading

Lajmet

​Ballkani shënon fitore ndaj Malishevës

Published

on

Skuadra e Ballkanit ka regjistruar një fitore të madhe në javën e 11-të të Albi Mall Superligës, duke triumfuar me rezultat të thellë 5-0 në udhëtim ndaj Malishevës.

Verdhezinjtë zhvilluan një ndeshje të shkëlqyer, duke dominuar nga fillimi deri në fund, ku goli i parë erdhi herët, në minutën e 7-të, kur Almir Kryeziu shënoi nga pika e bardhë e penalltisë.

Në pjesën e dytë, Ballkani shpërtheu me katër gola të tjerë.

Bleart Tolaj realizoi dy herë, në minutat 47 dhe 61, me asistime nga Kryeziu dhe Giovanni. Më pas, vetë Giovanni u fut në listën e golashënuesve në minutën e 70-të, pas një pasimi të saktë nga Valentin Serebe.

Ky i fundit vulosi fitoren e thellë në minutën e 76-të me një gol të bukur, pas asistit të Geralb Smajlit.

Pas këtij suksesi bindës, Ballkani arrin fitoren e gjashtë sezonale dhe ngjitet në kuotën e 22 pikëve, duke ruajtur pozitën e dytë në renditje.

Në xhiron e ardhshme, skuadra nga Suhareka pret në shtëpi Ferizajn./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Cristiano Ronaldo arrin shifrën 950 gola

Published

on

Ylli i Al-Nassr, Cristiano Ronaldo, po vazhdon të shkruajë histori në futboll, duke arritur shifrën prej 950 golash në karrierë.

Në vitin 2025, 40-vjeçari ka realizuar 34 gola dhe ka dhënë 3 asistime në 38 ndeshje, duke treguar se mbetet vendimtar si për klubin ashtu edhe për Kombëtaren e Portugalisë, ku synon të jetë lider edhe në Botërorin 2026.

Ronaldo, legjendë e Real Madrid dhe Manchester United, po vijon të jetë “i pangopur” me rekorde./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Xhiro e 11-të e Superligës nis sot me dy supersfida

Published

on

Kampionati i Kosovës në futboll ka zhvilluar tashmë dhjetë xhiro mjaftë interesante dhe në këtë mesjave do të zhvillohen ndeshjet e xhiros së 11-të.

Në qytetin e Gjilanit do të ndeshjen Gjilani dhe Dukagjini, skuadra të cilat po kërkojnë të gjejnë stabilitet në këtë fillim sezoni. Dukagjini i drejtuar nga Ismet Munishi e nisi shumë fuqishëm edicionin, por në pesë ndeshjet e fundit ka tri humbjen, një barazim dhe një fitore dhe ka mbledhur 14 pikë pas dhjetë ndeshjeve duke u renditur në venin e katër në tabelë.

Nga ana tjetër, Gjilani ka mbledhur vetëm 11 pikë pas dhjetë ndeshjeve duke mbajtur vendin e tetë në tabelë.

Ballafaqimi tjetër është ai ndërmjet Malishevës dhe Ballkanit, duke që sjellë emocione pas të dy skuadrat synojnë kreun e tabelës. Momentalisht Ballkani ka 19 pikë në vendin e dytë, kurse Malisheva është e gjashta me 13 pikë.

Të dy ndeshjet nisin nga ora 13:00./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

​Lëndohet ylli i Interit

Published

on

Futbollisti Henrikh Mkhitaryan është detyruar të lërë fushën në minutën e 32-të të ndeshjes kundër Napolit për shkak të një problemi fizik.

Sipas testeve mjekësore të kryera në Institutin “Humanitas” në Rozzano, mesfushori armen ka pësuar tendosje muskulore në muskulin semitendinosus të kofshës së majtë.

Interi njoftoi se gjendja e tij do të rivlerësohet javën e ardhshme, ndërsa koha e rikuperimit ende nuk është përcaktuar.

Skuadra e Cristian Chivu do të përballet të mërkurën (29 tetor) me Fiorentinën në “San Siro”, ndërsa më 2 nëntor udhëton në Verona për sfidën ndaj ekipit vendas./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara