Lajmet

“Serbia do synojë territore në Kosovë e Bosnjë”- Serwer komenton planin për Ukrainën

Published

on

Profesori dhe njohësi i çështjeve të Ballkanit Perëndimor, Daniel Serwer, ka shprehur shqetësim lidhur me deklaratat e Sekretarit amerikan të Mbrojtjes, Pete Hegseth, për luftën në Ukrainë.

Serwer thekson se ndarja e mundshme e Ukrainës, siç është propozuar nga Hegseth, mund të ketë pasoja të rënda për Ballkanin, duke nxitur përpjekje të Serbisë për të marrë territore nga Bosnja dhe Hercegovina, si dhe nga Kosova.

“Trupat amerikane dhe evropiane do të jenë në rrezik”, ka paralajmëruar ai, duke shtuar se një qasje e butë ndaj Rusisë do të dërgonte një sinjal të gabuar për Pekinin, duke vënë në pikëpyetje gatishmërinë e Uashingtonit për të mbrojtur Tajvanin.

Një pjesë e dëmit mund të jetë shkaktuar tashmë me fjalimin e Hegseth,” ka theksuar Serëer.

Ndërkohë, Emisari i BE-së, Peter Sørensen, ka zhvilluar takime të menjëhershme për të diskutuar hapat e ardhshëm në procesin e dialogut ndërmjet Kosovës dhe Serbisë.

Dy ditët e fundit në Paris dhe Berlin zhvilluam biseda të thelluara dhe substanciale për të çuar përpara Dialogun. Faleminderit për mbështetjen e plotë të përpjekjeve të mia,” ka shkruar Sørensen në një postim në platformën X.

Lajmet

46-vjetori i ndarjes së Nobelit për Shën Terezën

Published

on

Sot bëhen 46 vjet që kur Shën Tereza (Anjezë Gonxhe Bojaxhiu) ka marrë çmimin Nobel për Paqe, më 10 dhjetor 1979, në Oslo të Norvegjisë,

Ajo u bë shqiptarja e parë fituese e çmimit më prestigjioz në botë.

Shën Tereza vazhdimisht ka deklaruar se: “Jam lindur në Shkup, jam shkolluar në Londër, jetoj në Kalkutë dhe punoj për të gjithë njerëzit e varfër në Botë. Atdheu im është një vend i vogël me emrin Shqipëri”.

Ka hasur në vështirësi për të folur rrjedhshëm shqip pas një largimi prej 70 vjetësh dhe qëndrimi në ambiente joshqiptare, por ajo kurrë nuk e ka mohuar origjinën e saj shqiptare.

Shkrimet e saj në shqip janë letrat e rinisë dhe më pas me familjen në shqip, përshëndetje në shqip popullit shqiptar pas fitimit të çmimit Nobel më 1979.

Ajo ishte nënë kujdestare e 7,500 fëmijëve në 60 shkolla, ishte nënë që mjekonte 960,000 të sëmurë në 213 dispanseri, ishte e vetmja në botë që trajtonte 47,000 viktima të lebrozës në 54 klinika, kujdesej për 3,400 pleq të braktisur e të lënë rrugëve, në 20 shtëpi pleqsh, kishte birësuar 160 fëmijë ilegjitimë e bonjakë. Këto janë shifrat e mesit të viteve tetëdhjeta./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Rafuna: ZRRE-ja e ka dëmtuar klimën e të bërit biznes në Kosovë

Published

on

Oda Ekonomike e Kosovës ka bërë kallëzim penal ndaj kryesuesit dhe anëtarëve të Bordit të Zyrës së Rregullatorit për Energji për moszbatim të vendimit të Gjykatës Supreme rreth liberalizimit të tregut të energjisë.

Kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, ka thënë se bizneset janë rekomanduar që ta padisin ZRRE-në për shkaktimin e dëmit.

Ai ka shtuar se Supremja e ka bërë të qartë se çështja e liberalizimit të tregut është kthyer në pikën zero, çka nënkupton kthimin e bizneseve në shërbimin universal.

“Gjykata Supreme nuk është lëshu fare te njoftimet, thotë se ky nuk është akt administrativ dhe nuk kemi çka merremi me të, që nënkupton se ty të ka kthy në pikën zero. Kjo ka qenë kërkesa jonë, ktheji bizneset në shërbimin universal, përgatite bazën ligjore siç ka rekomanduar Supremja, përgatite konkurrencën. Pas kallëzimit penal, se si Odë i kemi rekomanduar bizneseve që e gëzojnë të drejtën ligjore që ta paditin ZRRE-në për shkaktimin e dëmit dhe kthimin e pagesave më të larta sesa që kanë paguar në shërbyes universal”, ka thënë ai.

Rafuna ka theksuar se ZRRE-ja ka dëmtuar klimën e të bërit biznes në Kosovë me veprimet e shpejta që ka marrë ndaj bizneseve.

“ZRRE-ja me këto veprime e ka dëmtuar klimën e të bërit biznes në Kosovë, ambientin miqësor të bërit biznes. E para përmes veprimeve shumë të shpejta dhe vendimeve që t’i nxjerr, ka pasur raste kur me Polici kanë shkuar dhe ua kanë ndërprerë energjinë elektrike, dhe ato menjëherë kanë reaguar. Ky është imazh jo i mirë për investitorët e huaj. E dyta, ngritja e çmimit të energjisë”, deklaroi ai./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Vritet një pjesëtar i forcave britanike në një aksident në Ukrainë

Published

on

Një pjesëtar i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar u vra në një aksident tragjik në Ukrainë derisa po e mbikëqyrte një testim armësh larg vijës së frontit, njoftoi Ministria britanike e Mbrojtjes.

“Me keqardhje të thellë duhet të njoftojmë se një anëtar i Forcave të Armatosura të Mbretërisë së Bashkuar ka vdekur në Ukrainë këtë mëngjes”, tha Ministria e Mbrojtjes.

Kjo është hera e parë që një pjesëtar i ushtrisë britanike është vrarë në Ukrainë që nga fillimi i pushtimit të plotë nga Rusia në shkurt të vitit 2022, shtoi ajo.

“Ai u plagos në një aksident tragjik ndërsa po vëzhgonte forcat ukrainase teksa testonin një armë të re mbrojtëse, larg vijave të frontit”, thuhej më tej.

“Ngushëllimet e mia më të sinqerta për familjen e anëtarit të Forcave tona të Armatosura, i cili fatkeqësisht humbi jetën sot”, tha kryeministri britanik, Keir Starmer, në një deklaratë.

“Shërbimi dhe flijimi e tij nuk do të harrohen kurrë”, shtoi ai.

Mbretëria e Bashkuar ka thënë më herët se në Ukrainë ndodhet një “numër i vogël” trupash britanike për t’i mbështetur forcat ukrainase.

Një ish-ushtar britanik që po shërbente vullnetarisht në ushtrinë ukrainase u vra larg vijës së frontit në vitin 2023./S.K/EO/

 

Continue Reading

Lajmet

Vdes 26 vjeçari që u aksidentua në Leposaviq

Published

on

Personi që ishte në gjendje të rëndë pas aksidentit mes dy veturave në Leposaviq ka vdekur njoftoi Policia e Kosovës.

Lajmin e ka konfirmuar zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës së Veriut, Erduan Baliqi.

Ai bëri të ditur se viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.

“Personi që ka qenë në gjendje kritike ka vdekur. Viktima është nga Leposaviqi me inicialet M.Dh, i lindur në vitin 1999.”, tha Baliqi.

Continue Reading

Të kërkuara