Lajmet

Sekuestrohet një dron, dy persona incizuan pa autorizim në një lagje në kryeqytet

Published

on

Dy persona janë intervistuar nga Policia e Kosovës pasi në mënyrë të paautorizuar fotografuan dhe incizuan mbi disa shtëpi në një lagje në kryeqytet.

Sipas policisë rasti ka ndodhur ditën e mërkurë dhe autoritet kanë sekuestruar dronin.

“Prishtinë / 02.10.2024 – 18:30. Është raportuar se një dron ka operuar mbi disa shtëpi/një lagje. Lidhur me rastin njësia policore ka dalë në vendngjarje po ashtu me urdhër të prokurorit janë intervistuar dy të dyshuar meshkuj kosovarë si dhe është sekuestruar droni”, thuhet në raportin 24 orësh të Policisë së Kosovës.

Lajmet

Shtyhet për në orën 19:00 seanca për zgjedhjen e presidentit

Published

on

By

Pas dështimit të radhës për të siguruar kuorumin e nevojshëm, Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, ka konfirmuar se seanca për zgjedhjen e presidentit shtyhet për në orën 19:00. Ky vendim vjen pas mungesës së vazhdueshme të deputetëve të opozitës në sallë, gjë që ka pamundësuar fillimin e procesit të votimit.

Në tentativën e dytë, pas asaj të orës 11:00, Haxhiu u kishte bërë sërish thirrje deputetëve opozitarë që të reflektojnë dhe të marrin pjesë në votim. Ajo rikujtoi se pjesëmarrja në punimet e Kuvendit është një detyrim ligjor që rrjedh nga aktgjykimet e Gjykatës Kushtetuese dhe Ligji për Deputetët, i cili obligon përfaqësuesit e popullit të njoftojnë për çdo mungesë.

Deri më tani, e vetmja mungesë e arsyetuar zyrtarisht është ajo e deputetes Afërdita Hajrizi nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila mungon për arsye shëndetësore. Seanca e orës 19:00 shihet si tentativa e radhës për të zhbllokuar procesin e zgjedhjes së kreut të shtetit.

Tentativa e dytë për presidentin: Haxhiu thirrje opozitës të kthehet në sallë

Në tentativën e dytë, pas asaj të orës 11:00, ka nisur seanca për zgjedhjen e presidentit. Kryetarja e Kuvendit, Albulena Haxhiu, u ka bërë sërish thirrje deputetëve të opozitës që të jenë të pranishëm në sallë dhe të marrin pjesë në votim.

Haxhiu u kërkoi deputetëve të reflektojnë mbi detyrimet e tyre ligjore për pjesëmarrje në punimet e Kuvendit, duke u bazuar në Ligjin për Deputetët. Sipas këtij ligji, përfaqësuesit e popullit janë të obliguar të marrin pjesë në seanca dhe të njoftojnë paraprakisht për çdo mungesë të tyre.

Gjatë hapjes, ajo bëri të ditur se e vetmja deputete që ka marrë leje zyrtare për të mos qenë e pranishme në këtë seancë është Afërdita Hajrizi nga Lëvizja Vetëvendosje, e cila mungon për arsye shëndetësore.

Continue Reading

Lajmet

IKSHPK alarmon: Ndotja enorme nga Obiliqi rrezikon shëndetin publik

Published

on

By

Ekspertët e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike të Kosovës kanë lëshuar një alarm urgjent për rreziqet shëndetësore që po vijnë nga termocentralet A dhe B në Obiliq.

Sipas IKSHPK-së, ditëve të fundit është regjistruar një ndotje enorme, e cila nëse nuk parandalohet, do të çojë në rritjen e vdekshmërisë, sidomos nga sëmundjet kardiovaskulare dhe respiratore.

Duke qenë se sektori i energjetikës është përgjegjës për 40% të emisioneve ndotëse, Instituti ka propozuar këto masa urgjente:

  1. Monitorimi në kohë reale i ndotjes dhe publikimi transparent i të dhënave për qytetarët nga ana e KEK-ut.
  2. Kontrolli i vazhdueshëm teknik i filtrave të termocentraleve dhe sanksione të rrepta në rast të mosfunksionimit të tyre.
  3. Inspektime të shpeshta mjedisore dhe gjoba të larta për çdo tejkalim të normave të lejuara të emetimit.
  4. Instalimi i teknologjive të reja për desulfurizim dhe reduktimin e gazrave të dëmshëm.
  5. Modernizimi i pajisjeve ekzistuese për të minimizuar lirimin e tymit dhe pluhurit në ambient.

Ekspertët paralajmërojnë se grimcat ndotëse absorbohen lehtësisht nga sistemi respirator, duke rritur ndjeshëm infeksionet te fëmijët, të moshuarit dhe personat me sëmundje kronike. Pa këto ndërhyrje të menjëhershme, efektet në shëndetin e popullatës do të jenë shqetësuese.

 

Continue Reading

Lajmet

Gjeneral Jashari pret krerët e komiteteve të NATO-s dhe BE-së

Published

on

By

Komandanti i Forcës së Sigurisë së Kosovës, Gjenerallejtënant Bashkim Jashari, ka pritur sot në një takim të rëndësishëm zyrtar Kryetarin e Komitetit Ushtarak të NATO-s, Admiralin Giuseppe Cavo Dragone, dhe Kryetarin e Komitetit Ushtarak të Bashkimit Evropian, Gjeneralin Seán Clancy.

Gjatë këtij takimi, Gjeneral Jashari i njoftoi mysafirët e lartë me arritjet e fundit të FSK-së dhe procesin e saj të zhvillimit, duke vënë theksin te gatishmëria dhe kontributi i forcës në operacionet ndërkombëtare. Diskutimi u fokusua në nevojën për të avancuar bashkëpunimin në aktivitete të përbashkëta mes FSK-së dhe organizatave të NATO-s e BE-së.

Përfaqësuesit e lartë ushtarakë vlerësuan lart progresin e FSK-së dhe kontributin e saj profesional, ndërsa u rikonfirmua rëndësia e mbështetjes që ofrojnë KFOR-i dhe Ekipi Këshillues e Ndërlidhës i NATO-s (NALT).

Në mbyllje të vizitës, palët u zotuan për forcimin e marrëdhënieve profesionale dhe rritjen e bashkëpunimit në sferat me interes të përbashkët, me qëllim ruajtjen e stabilitetit dhe sigurisë.

Continue Reading

Lajmet

Gjendet pa shenja jete një person në Prizren

Published

on

By

Një burrë në Prizren është gjetur pa shenja jete. Sipas raportit 24 orësh te Policisë se Kosovës , rasti ka ndodhur më 27 prill 2026, në rrethana që ende pritet të sqarohen.

Menjëherë pas marrjes së informatës, në vendin e ngjarjes kanë dalë njësitë policore dhe ekipi mjekësor, i cili ka konstatuar vdekjen e viktimës. Deri më tani, shkaqet e vdekjes mbeten të panjohura, duke bërë që autoritetet të nisin hetimet nën cilësimin “hetim i vdekjes”.

Me vendim të prokurorit kompetent, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore (IML) për obduksion.

 

Continue Reading

Të kërkuara