Lajmet

Sekuestrohen 73 motoçikleta nё Prishtinë

Published

on

Drejtoria e Policisë së Prishtinë ka njoftuar se po zbaton planin “Siguria në trafik”, me fokus të veçantë te motoçikletat dhe prishja e rendit dhe qetësisë publike.

Në kuadër të këtij plani, nga data 09.07.2025 e deri më datë 27.07.2025 janë sekuestruar 73 motoçikleta, për mungesë të dokumentacionit të nevojshëm, skadim të afatit të regjistrimit dhe pa kategori përkatëse.

Po ashtu, janë shqiptuar 358 gjoba ndaj drejtuesve të motoçikletave.

Drejtoria e Policisë së Kryeqytetit ka apeluar tek të gjithë pjesëmarrësit në komunikacion, e veçanërisht tek ngasësit e motoçikletave, tё respektojnë rregullat e komunikacionit.

Lajmet

Rinumërohen 21 kuti me vota, këto janë të dhënat

Published

on

By

Pas njoftimit të djeshëm të Komisionit Qendror të Zgjedhjeve, lidhur me rinumërimin e tërësishëm në disa komuna dhe të pjesshëm në të tjerat, në Qendrën për Numërimin e Rezultateve ka nisur procesi i rinumërimit.

Deri në përditësimin e fundit, të bërë sot në orën 07:30, në QNR janë rinumëruar 21 pako me vota.

Sipas të dhënave, Lëvizja Vetëvendosje prin me 2321 vota (39.33%), e pasuar nga Aleanca për Ardhmërinë e Kosovës, me 1815 vota (30.75%).

Partia Demokratike e Kosovës renditet e treta, me 847 vota (14.35%), ndërkaq Lidhja Demokratike e Kosovës ka 700 vota, apo 11.86%.

Deri më tani, rinumërimi gjen partitë e tjera me numër dyshifror të votave.

Procesi i rinumërimit po vijon.

Continue Reading

Lajmet

KOSTT paralajmëron reduktime të rrymës sot

Published

on

By

Operatori i Sistemit, Transmisionit dhe Tregut të energjisë elektrike të Kosovës-KOSTT ka ka njoftuar se do të ketë reduktime të rrymës për sot dhe nesër në vend.

Në njoftimin e KOSTT thuhet se kjo do të bëhet “për të garantuar funksionimin e sigurt të sistemit elektroenergjetik dhe për të mbrojtur integritetin e rrjetit”.

Me përmirësimin e situatës dhe stabilizimin e balancimit, KOSTT do të ndërmarrë menjëherë veprimet e nevojshme për stabilizim të sistemit”, thuhet në njoftim.

KOSTT ka deklaruar se ka ndërmarrë të gjitha veprimet e nevojshme për stabilizimin e sistemit, përfshirë aktivizimin e shërbimeve ndihmëse të balancimit si dhe organizimin e ankandeve brendaditore për balancimin e sistemit, e megjithatë, “për shkak të diferencës jashtëzakonisht të madhe ndërmjet nominimeve dhe konsumit real, masat e ndërmarra nuk kanë qenë të mjaftueshme për të eliminuar jo balancat në nivelin e krijuar”.

Këto devijime po ndikojnë negativisht në rrjetin interkonektiv evropian, rrisin ndjeshëm rrezikun për stabilitetin e sistemit dhe mund të sjellin pasoja serioze për KOSTT-in, përfshirë masa ndëshkuese dhe rrezikim të Marrëveshjes së Kyçjes me ENTSO-E”, theksohet në njoftim.

Continue Reading

Lajmet

​Sorensen viziton Kosovën, takohet me Osmanin

Published

on

By

Përfaqësuesi i Bashkimit Evropian për Dialogun Kosovë-Serbi, Peter Sorensen, do të qëndrojë sot në vizitë zyrtare në Kosovë.

Sorensen pritet të takohet me presidenten Vjosa Osmani.

Sipas njoftimit, takimi që do të mbahet në Kabinetin e Presidencës, do të nisë orën 10:00.

Continue Reading

Lajmet

Termokos njofton konsumatorët: Për shkak të rënies së Bllokut 1, furnizimi me ngrohje me kapacitet të kufizuar

Published

on

By

NP “Termokos” SH.A. njofton konsumatorët se, për shkak të rënies nga funksioni të Bllokut 1 të Termocentralit Kosova B, furnizimi me energji termike, aktualisht, po realizohet me kapacitet të kufizuar.

Kjo situatë ka ndikuar në uljen e cilësisë ngrohjes për disa objekte banesore në lagjet “Mati 1” dhe “Bregu i Diellit”.

Por, sipas paralajmërimeve nga KEK-u, Blloku 1 pritet të rikthehet në funksion gjatë ditës së nesërme, gjë që do të mundësojë furnizimin me energji termike me kapacitet maksimal, përkatësisht përmirësimin e plotë të furnizimit me ngrohje.

“Deri në stabilizimin e plotë të furnizimit me ngrohje, NP “Termokos” kërkon mirëkuptimin e gjithë konsumatorëve”, thuhet në njoftim.

Continue Reading

Të kërkuara