Lajmet

Sektori privat i pakënaqur me pakon e Qeverisë

Vlera totale e pakos arrin në 150 milionë euro.

Published

on

Paralajmërimet rreth një pako të re për përballje me inflacionin nuk po e kënaqin sektorin privat. Nga Sindikata e Pavarur e Sektorit Privat, thonë se kushtëzimi me pagesë të një pjese nga punëdhënësi është bërë për sy e faqe.

Jusuf Azemi nga kjo Sindikatë kërkon që ky kushtëzim të largohet dhe si i tillë të zëvendësohet me vetëm pagesë nga Qeveria. Ai thotë se shpërndarja e këtyre mjeteve është e parealizueshme. Ndonëse janë të pakënaqur ai tha se nuk do të hyjnë në grevë, ngase siç thotë, “nuk duam të gjuajmë benzinë në zjarr”.

“Ne kemi menduar se ky program është i parealizueshëm dhe i kemi dërguar shkresë kryeministrit dhe ministrit të Financave që ne jemi të gatshëm t’i pranojmë vetëm 50 eurot e juaja pasiqë pronarët e kompanive jemi të bindur se nuk do ta bëjnë këtë dhe nëse nuk e tërheqin kushtëzimin unë them që e kanë bërë qëllimisht që këto mjete të mos shpërndahen. Sipas llogarisë që e kemi bërë ne për këtë ndarje që i kanë premtuar Qeveria e Kosovës i bie që duhet të ndahet për një muaj 10 milionë euro që do të thotë 30 milionë euro, por nëse nuk e heqin kushtëzimin e them me përgjegjësi se ato mjete t’i alokojnë diku tjetër pasi që pronarët nuk i obligon me asnjë vendim. Ne pranojmë që t’i marrim 50 euro, por kushtëzimi është i thirrur për dështim. Ne do të presim, por përderisa punëtorët e sektorit publik janë në grevë nuk do ta bëjmë këtë, por mund të ndodhë që në këtë gjendje të nxehtë nuk duam të gjuajmë benzinë në zjarr”, tha Azemi.

Përmes pakos për përballje me inflacionin, Qeveria e Kosovës do të ndajë nga 50 euro shtesë për të punësuarit në sektorin publik deri në fund të këtij viti fiskal, nga 100 euro shtesë për pensionistët në muajin shtator, 100 euro shtesë për punonjësit e ndërmarrjeve publike, dyfishim të asistencës sociale për një muaj dhe nga 100 euro për studentët për muajin nëntor.

Po ashtu, nga shtatori pritet të subvencionohet energjia elektrike për të gjithë ata që kursejnë. Do të subvencionohet për muajt në të cilët qytetarët do të shpenzojnë më pak në raport me muajt e njëjtë të vitit të shkuar.

Sipas pakos, do të ketë mbështetje edhe të bizneseve që rrisin pagat e punëtorëve “duke subvencionuar 50 për qind të rritjes së pagës për punëtorë, maksimumi 100 euro për tre muajt e parë”.

Vlera totale e pakos arrin në 150 milionë euro.

Vendi

Nis protesta në Prishtinë kundër dënimit të krerëve të UÇK-së

Published

on

By

Qindra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare janë grumbulluar sot në sheshet kryesore të Prishtinës për të marrë pjesë në protestën e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër”.

Tubimi po mbahet në shenjë revolte ndaj aktgjykimit të shkallës së parë të Dhomave të Specializuara, me të cilin ish-krerët e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës – Hashim Thaçi, Kadri Veseli, Jakup Krasniqi dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Me moton “JO NË EM RIN TIM”, pjesëmarrësit po shprehin kundërshtimin e tyre ndaj këtij vendimi juridik, duke e cilësuar atë si një goditje ndaj luftës çlirimtare. Në sheshin “Skënderbeu” situata ka njohur edhe momente tensioni, ku ka qenë e nevojshme ndërhyrja e përfaqësuesit të OVL-UÇK-së, Hysni Gucati, për të qetësuar turmën dhe për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm.

Organizatorët kanë nërvizuar se ky mobilizim gjithëpopullor synon të mbrojë të vërtetën historike dhe dinjitetin e luftës së UÇK-së

Continue Reading

Lajmet

Tensione në protestën në Prishtinë, Hysni Gucati ndërhyn për të qetësuar situatën

Published

on

By

Situata në sheshin “Skënderbeu” në Prishtinë është tensionuar përkohësisht gjatë protestës gjithëpopullore të organizuar kundër vendimit të Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Gjatë momenteve të tensionit midis protestuesve, ka ndërhyrë përfaqësuesi i Organizatës së Veteranëve të Luftës së UÇK-së, Hysni Gucati, i cili bëri thirrje për qetësi për të parandaluar përshkallëzimin e mëtejshëm të situatës.

Protesta e thirrur nga platforma qytetare “Liria Ka Emër” me moton “JO NË EM RIN TIM”, ka mbledhur mijëra qytetarë nga të gjitha trevat shqiptare. Ky tubim vjen si reagim ndaj aktgjykimit të shpallur më 16 shtator, sipas të cilit ish-krerët e UÇK-së – Hashim Thaçi, Jakup Krasniqi, Kadri Veseli dhe Rexhep Selimi – u dënuan me gjithsej 81 vjet burgim.

Përfaqësuesit e organizatorëve, përfshirë Ismail Tashollin, deklaruan se ky tubim përfaqëson një mobilizim gjithëpopullor kundër asaj që ata e konsiderojnë padrejtësi ndaj luftës çlirimtare. /E.A/

 

Continue Reading

Vendi

Profesori i UBT-së, Milaim Berisha, publikon studim shkencor në revistën “Journal of Human Sport and Exercise”

Published

on

By

Profesori Milaim Berisha nga UBT, në bashkëpunim me studiuesin Pablo Prieto-González, ka publikuar një studim të ri shkencor në revistën ndërkombëtare “Journal of Human Sport and Exercise” (JHSE), të fokusuar në analizën e aftësive motorike në gjimnastikën artistike.

Studimi sasior përshkrues analizon 239 teknika të përcaktuara në udhëzuesin teknik të Federatës Ndërkombëtare të Gjimnastikës (FIG) për të dyja gjinitë. Hulumtimi ka identifikuar praninë dhe rëndësinë e komponentëve kryesorë motorikë, si koordinimi, fuqia, shpejtësia, lëvizshmëria, fleksibiliteti, ekuilibri, qëndrueshmëria dhe shkathtësia në secilin aparat.

Gjetjet e studimit tregojnë se, ndonëse disiplinat e gjimnastikës artistike ndajnë aftësi të përbashkëta, secila prej tyre ka kërkesa specifike që ndryshojnë në bazë të nivelit të vështirësisë së lëvizjeve.

Autorët përfundojnë se me evoluimin e teknikave dhe integrimin e teknologjive të reja në këtë sport, programet e stërvitjes duhet të përditësohen në mënyrë të vazhdueshme për t’iu përshtatur kërkesave bashkëkohore. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Ursula von der Leyen në Prishtinë: Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara duhet të respektohet, por historia nuk rishkruhet

Published

on

By

Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka deklaruar të enjten gjatë vizitës në Prishtinë se aktgjykimi dënues i Dhomave të Specializuara ndaj ish-krerëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës duhet të respektohet, duke nërvizuar njëkohësisht se askush nuk mund ta rishkruajë historinë e Kosovës.

Gjatë konferencës për media pas takimeve me udhëheqësit e shtetit, shefja e ekzekutivit evropian u shpreh se aktgjykimi i 16 shtatorit ndaj Hashim Thaçit, Kadri Veselit, Jakup Krasniqit dhe Rexhep Selimit u mor nga një institucion i pavarur gjyqësor.

“Aktgjykimi i Dhomave të Specializuara ka shkaktuar emocione të fuqishme, e çmoj reagimin tuaj të matur dhe të liderëve politikë që bëjnë thirrje për qetësi. Ky aktgjykim u dha nga një institucion i pavarur gjyqësor dhe mandati i tij duhet të respektohet”, deklaroi von der Leyen. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara