Lajmet

Sekretet e jetës sipas shkrimtarit të madh rus, Leon Tolstoi

Jeta e hershme e kontit të ri ishte e zhurmshme, imorale dhe e dhunshme.

Published

on

Roman Krznaric

Tolstoi ishte anëtar i fisnikërisë ruse, nga një familje që zotëronte një pronë dhe qindra shërbëtorë. Jeta e hershme e kontit të ri ishte e zhurmshme, imorale dhe e dhunshme.

“Unë vrisja njerëz në luftëra dhe i sfidoja njerëzit në duele me qëllim që t’i vrisja”, shkruante ai.

“Unë humbisja në bixhoz, konsumoja punën e fshatarëve, i dënoja me ndëshkime, jetoja i lirë, dhe i mashtroja njerëzit… kështu jetova për dhjetë vjet”.

Por ai gradualisht filloi t’i largohej këtij stili jete prej racisti dekadent dhe i hodhi poshtë besimet e marrë prej tabanit aristokratik, duke adoptuar një këndvështrim jotradicional të botës, i cili i trondiste bashkëmoshatarët. Ja çfarë këshillash mund të na ofrojë rrugëtimi personal i Leon Tolstoit, për të riparë filozofinë tonë të jetës.


1. Qëndroni mendjehapur


Një nga dhuntitë më të mëdha të Tostoit ishte aftësia dhe dëshira e tij për të ndryshuar mendjen, bazuar në eksperienca të reja. Gjakderdhja e tmerrshme që ai pa ndërsa luftonte në Luftën e Krimesë në 1850-ën e shndërroi në një pacifist për gjithë jetën. Në 1857-ën, pasi pa një ndëshkim publik në gijotinë në Paris – ai nuk e harroi kurrë zhurmën e kokës së prerë ndërsa binte në kutinë poshtë – ai u bë një kundërshtar i bindur i shtetit dhe i ligjeve të tij, duke besuar që qeveritë nuk ishin vetëm brutale, por në esencë i shërbenin interesave të të pasurve dhe të fuqishmëve.

“Shteti është një komplot”, i shkroi ai një miku. “Prandaj, unë kurrë nuk do t’i shërbej ndonjë qeverie ndokund”.

Tolstoi ishte në rrugën e shndërrimit në anarkist. Ai ishte i pari që do të na nxiste të vinim në dyshim besimet themeltarë dhe dogmat me të cilat jemi rritur.


2. Praktikoni ndjeshmërinë


Tolstoi shfaqi një kapacitet të pazakontë për t’u prekur duke e vënë veten në vendin e njerëzve, jeta e të cilëve ishte shumë e ndryshme nga e tija. Në 1860-ën ai jo vetëm adoptoi veshjen fshatare, por filloi të punonte krahpërkrah me punëtorët e sapoemancipuar në pronën e tij, duke punuar me parmëndë fushat dhe duke riparuar shtëpitë e tyre me duart e tij. Sigurisht që kishte një element paternalizmi, por e vërteta është se ai e shijonte shoqërinë e fshatarëve dhe në mënyrë të vetëdijshme i largohej elitës letrare dhe aristokratike në qytete. Tolstoi besonte se ju nuk mundet kurrë të kuptoni realitetin e jetës së njerëzve të tjerë, nëse nuk e provoni vetë atë.

3. Bëni ndryshimin


Ai u dallua nga moshatarët e tij të kastës së lartë duke ndërmarrë veprime praktike për të lehtësuar vuajtjen e njerëzve të tjerë, më evidente ishte puna e tij për lehtësimin e urisë. Pas dështimit të të lashtave në 1873-shin, Tolstoi ndaloi së shkruari Ana Kareninë-n për një vit, me qëllim që të organizonte ndihmë për ata që vdisnin urie. Në këtë kohë, ai i shkruante një të afërmi: “Nuk mund të shkëputem nga krijesa që janë reale, për t’iu kushtuar krijesave imagjinare”.

Shokët e tij, ashtu si edhe familja, menduan se ishte çmenduri që njëri nga romancierët më të mirë t’i vendoste veprat e tij gjeniale në plan të dytë. Ai e përsëriti këtë gjë gjatë zisë së bukës së 1891-shit, kohë kur kaloi dy vite duke punuar në “kazanët e supës” dhe për mbledhje fondesh. A mund ta imagjinoni dot një shkrimtar të sotëm, nga ata që shesin shumë kopje, që të lënë mënjanë librin dhe t’i kushtohen për dy vite punës humanitare?


4. Zotëroni artin e të jetuarit thjeshtë


Pas një krize nervore në fundin e vitit 1870, Tolstoi hodhi poshtë gjithë fenë e organizuar, duke përfshirë Kishën Ortodokse në të cilën ai ishte rritur. Ai adoptoi një lloj revolucionar të Kristianizmit i bazuar në jetën e thjeshtë shpirtërore e materiale. Ai i dha fund alkoolit, duhanit dhe u bë një vegjetarian. Tolstoi frymëzoi gjithashtu krijimin e komuniteteve utopike të jetesës së thjeshtë, ku pasuria ishte e përbashkët. Këto komunitete “Tolstojane” u përhapën rreth e rrotull botës dhe e shtynë Gandin të themelonte një vendbanim fetar në 1910-ën, me emrin Ferma “Leo Tolstoi”.


5. Kujdes nga kontradiktat tuaja


Kjo jetë e re, më e thjeshtë nuk ishte pa mundime dhe kontradikta. Tolstoi predikonte dashuri universale, megjithatë ishte në mënyrë konstante në luftë me të shoqen. Veç kësaj, apostulli i barazisë nuk ishte kurrë i aftë të braktiste plotësisht pasurinë dhe jetën e privilegjuar. Ai jetoi deri në moshë të madhe në një shtëpi të madhe me shërbëtorë. Por në fillim të 1890-ës ia doli – kundër dëshirës së familjes së tij – të hiqte dorë nga e drejta e autorësisë për një pjesë të madhe të veprave të tij letrare, si pasojë duke sakrifikuar një pasuri të tërë. Duke marrë me mend pozicionin e privilegjuar në të cilin Tolstoi  e filloi jetën, transformimi i tij shpirtëror, gjithësesi është për t’u admiruar.


6. Bëhuni zanatçi


Tolstoi kuptoi që arritja e një ekuilibri midis mendjes dhe trupit ishte një pjesë thelbësore e procesit të tij krijues. Ai jo vetëm e linte vazhdimisht penën për të marrë plugun mespërmes fushës, por mbante një kosë dhe priste me sharrë duke u mbështetur pas murit ngjitur me tavolinën e shkrimit. Në vitet e tij të fundit, kur gazetarë e shkrimtarë vinin të respektonin plakun e zgjuar me mjekër, ata gjithmonë befasoheshin kur gjenin një nga autorët më të famshëm botërorë të mbledhur kruspull mbi veglat e punës, duke bërë një palë çizme. Nëse Tolstoi do të ishte këtu sot, ai pa dyshim do të na sugjeronte të fusnim ndonjë zanat në jetën. Më mirë se sa të kalonim kaq shumë kohë në Twitter apo duke bërë mesazhe.

7. Zgjeroni rrethin tuaj shoqëror


Leksioni më themelor për jetën që ofron Tolstoi është të kuptojmë se rruga më e mirë për të sfiduar hamendësimet dhe paragjykimet tona, dhe të gjejmë rrugë të reja mbi vështrimin e botës është ta rrethojmë veten me njerëz, pikëpamjet e të cilëve dhe stili i jetës së të cilëve ndryshon nga i yni. Tek “Ringjallja” ai tregoi se shumica e njerëzve – qofshin ata politikanë, biznesmenë ose hajdutë – “instiktivisht kapen pas rrethit të atyre njerëzve që ndajnë pikëpamjet e tyre për jetën dhe vendin e tyre në të”. Të përkëdhelur brenda grupit të shoqërisë sonë, ne mund ta mendojmë absolutisht normale dhe të justifikueshme të zotërojmë dy shtëpi, ose të kundërshtojmë martesat brenda të njëjtit seks, ose të bombardojmë vendet në Lindjen e Mesme. Ne nuk e shohim që pikëpamje të tilla mund të jenë perverse, të padrejta, ose të pavërteta, sepse ne ndodhemi brenda qarqeve që vetë i kemi krijuar. Sfida është t’i përhapim krahët e bisedës tonë dhe të harxhojmë kohë me ata njerëz, vlerat dhe eksperiencat e të cilëve  bien ndesh me tonat. Tolstoi do të na këshillonte se detyra jonë finale është të udhëtojmë përtej perimetrit të rrethit./bookoflife – bota.al

Vendi

BE-ja i bën thirrje Kosovës për respektimin e sundimit të ligjit dhe karakterit shumetnik

Published

on

Ushtruesja e detyrës së Shefes së Zyrës së Bashkimit Evropian në Kosovë, Eva Palatova, ka zhvilluar takime me zyrtarë të lartë të institucioneve të Kosovës, duke përcjellë mesazhin e BE-së për respektimin e sundimit të ligjit dhe karakterit shumetnik të institucioneve.

Palatova është takuar me ministrin në detyrë të Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla, ku ka theksuar nevojën që institucionet e Kosovës të veprojnë në përputhje me parimet e sundimit të ligjit.

Sipas mesazhit të BE-së, pretendimet për sjellje të pahijshme nga pjesëtarë të Policisë së Kosovës duhet të hetohen, ndërsa çdo veprim duhet të ndërmerret duke respektuar procedurat e rregullta ligjore.

Në të njëjtën ditë, Palatova është pritur në një takim lamtumirës nga zëvendëskryeministri i parë dhe ministri në detyrë i Punëve të Jashtme dhe Diasporës, Glauk Konjufca.

Konjufca e ka falënderuar për angazhimin dhe bashkëpunimin gjatë mandatit të saj në Kosovë, duke vlerësuar kontributin në forcimin e dialogut ndërmjet institucioneve të Kosovës dhe Bashkimit Evropian.

Në takim është theksuar rëndësia e avancimit të procesit të integrimit evropian të Kosovës dhe vazhdimit të bashkëpunimit me BE-në në fushat me interes të përbashkët.

Palatova ka përcjellë mesazhin se BE-ja vazhdon ta mbështesë rrugën e Kosovës drejt integrimit evropian, ndërsa ka theksuar se Kosova duhet të përmbushë përgjegjësitë e saj në këtë proces.

Në fund të takimit, Konjufca i ka uruar Palatovës sukses në angazhimet e saj të ardhshme./A.K/

Continue Reading

Vendi

Ekzekutohen pagesat për Masat Aktive të Tregut të Punës dhe Pushimin e Lehonisë

Published

on

Ministria për Punë, Familje dhe Vlerat e Luftës Çlirimtare ka njoftuar se janë ekzekutuar pagesat për përfituesit e Masave Aktive të Tregut të Punës dhe për Pushimin e Lehonisë.

Sipas njoftimit të ministrisë, përfituesit e të dyja skemave kanë marrë pagesat përkatëse, duke mundësuar realizimin e mbështetjes financiare të paraparë për ta.

Ministria ka bërë të ditur se procesi i pagesave është përfunduar për përfituesit e të dy kategorive./A.K/

Continue Reading

Vendi

Ulen çmimet e mjeteve shkollore, pakicat duhet t’i shesin të paktën 15% më lirë

Published

on

Qeveria ka marrë vendim për uljen e çmimeve të mjeteve shkollore, në kuadër të masave për të lehtësuar shpenzimet e familjeve para fillimit të vitit të ri shkollor.

Nga sot deri më 30 shtator, tregtarët me shumicë duhet t’i ulin çmimet e mjeteve shkollore për të paktën 10%, ndërsa tregtarët me pakicë duhet të ofrojnë ulje prej të paktën 15%, krahasuar me çmimet që kanë qenë në fuqi në qershor.

Masa përfshin një gamë të gjerë produktesh, si çanta, fletore, blloqe, lapsa, stilolapsa, ngjyra, plastelinë, flomasterë, markerë, tempera, furça, vizore, goma, mprehëse, gërshërë, futrola, ngjitëse, kompasë, kalkulatorë, dosje dhe materiale për punë praktike.

Sipas Qeverisë, tregtarët janë të detyruar të shfaqin përkrah çmimit të ri edhe çmimin e vjetër të produktit, të vlefshëm më 1 qershor 2026, në mënyrë që konsumatorët të mund të verifikojnë uljen.

Qeveria ka vlerësuar se kjo masë synon të ofrojë mbështetje të drejtpërdrejtë për familjet në periudhën kur shpenzimet për përgatitjen e fëmijëve për vitin shkollor janë më të larta./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Studio regji, aktrim dhe dramaturgji në UBT — në programin Artet Dramatike

Published

on

By

Programi i Arteve DramatikeUBT është ndërtuar për ata që duan të bëhen profesionistë të përgatitur, jo vetëm të talentuar. Ky është programi më inovativ i nivelit bachelor në fushën e arteve dramatike, me tri orientime specializimi: aktrim, regji dhe dramaturgji.

Aktrimi të përgatit për skenën, kamerën dhe mikrofonin, duke ndërtuar trupin, zërin, teknikën dhe interpretimin. Regjia të mëson të lexosh një tekst, të ndërtosh një vizion dhe të udhëheqësh një ekip nga ideja e parë deri në shfaqjen ose projektin e përfunduar. Dramaturgjia të përgatit për të shkruar tekst skenik dhe skenar, për të ndërtuar personazhe, konflikt dhe strukturë. Të tri orientimet ndajnë një bazë të përbashkët dhe punojnë bashkë në prodhime konkrete sikurse ndodh në industri reale.

Misioni i programit të Arteve Dramatike është të përgatisë profesionistë krijues dhe kritikë, që kontribuojnë në zhvillimin kulturor në Kosovë dhe më gjerë. Kjo nënkupton një qasje që e ndërthur artin me mendimin kritik: studenti nuk mëson vetëm si të krijojë, por edhe çfarë kuptimi ka një vepër, si komunikon me publikun dhe çfarë përgjegjësie mbart ndaj shoqërisë ku lind.

Programi ofron njohuri të avancuara në teori dhe praktikë dramatike, duke e lidhur bazën teorike drejtpërdrejt me punën në sallë provash dhe në set. Në të njëjtën kohë, nxit zhvillimin e kapaciteteve krijuese origjinale në aktrim, regji dhe dramaturgji, duke inkurajuar gjuhën artistike personale të secilit student në vend të formulave të gatshme. Përgjegjësia etike dhe profesionale është pjesë e formimit, jo shtesë e tij.

Studentët mësojnë standarde të qarta në prodhimin artistik, në punën me ekipin dhe në raportin me publikun, sepse arti i mirë ndërtohet mbi besim dhe disiplinë. Krahas kësaj, programi pajis studentët me aftësi ndërdisiplinare që funksionojnë njëkohësisht për teatër, film dhe media digjitale. Kjo qasje e gjerë nuk është rastësore. Arti dramatik i sotëm nuk jeton më vetëm në një skenë: një aktor filmon serial dhe luan në teatër, një regjisor kalon nga shfaqja në përmbajtje digjitale, një dramaturg shkruan tekst skenik dhe skenar njëkohësisht. Programi është ndërtuar mbi këtë realitet, me punë ekipore dhe prodhime konkrete gjatë studimeve, sepse eksperienca fitohet duke krijuar, jo vetëm duke lexuar për krijimin.

Të diplomuarit dalin të përgatitur për një spektër të gjerë rrugëtimesh profesionale: aktorë në teatër, film dhe televizion, regjisorë të shfaqjeve skenike dhe projekteve audiovizive, dramaturgë dhe skenaristë, krijues përmbajtjeje për media digjitale, si edhe kritikë, studiues, pedagogë dhe menaxherë projektesh kulturore.

Ky program i drejtohet të gjithë atyre që kanë pasion për skenën dhe rrëfimin, që duan të zhvillojnë zërin e tyre artistik dhe të punojnë me disiplinë profesionale. Nuk kërkohet të jesh i përsosur, kërkohet të jesh i gatshëm për të punuar.

Nëse skena, kamera dhe rrëfimi i historive të tërheqin, ky program është vendi ku ky pasion kthehet në profesion. Në UBT do të gjesh mentorë, ekip dhe hapësirë për të provuar dhe për të krijuar. Talenti e hap rrugën, puna e ndërton karrierën. Zgjidh orientimin tënd — aktrim, regji apo dramaturgji, apliko në programin e Arteve Dramatike në UBT dhe fillo atje ku fillojnë historitë.

Continue Reading

Të kërkuara