Lajmet

Sekretarja e Jashtme britanike: Ukrainës i duhen më shumë armë për t’i bërë presion Putinin

“Uniteti i G7 ka qenë jetik gjatë kësaj krize për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë” sipas saj.

Published

on

Më shumë armë duhet të dërgohen në Ukrainë për të ndihmuar në “vazhdimin e presionit” ndaj presidentit rus Vladimir Putin, tha sot Sekretarja e Jashtme britanike, Liz Truss.

“Është shumë e rëndësishme në këtë kohë që ne të vazhdojmë presionin mbi Vladimir Putinin duke e furnizuar Ukrainën me më shumë armë, duke rritur sanksionet”, tha Truss.

Ministri i Jashtëm tha se “Uniteti i G7 ka qenë jetik gjatë kësaj krize për të mbrojtur lirinë dhe demokracinë”, duke iu referuar marrëdhënieve midis Mbretërisë së Bashkuar, Kanadasë, Francës, Gjermanisë, Italisë, Japonisë dhe Shteteve të Bashkuara.

Truss do të takohet me Përfaqësuesin e Lartë të BE-së për Punët e Jashtme dhe Politikën e Sigurisë, Josep Borrell./UBTNews/

Lajmet

Transportonte marihuanë drejt Kosovës, kërkohet paraburgim për shtetasin e Shqipërisë

Published

on

By

Prokuroria Themelore në Gjakovë ka njoftuar se ka paraqitur kërkesë në Gjykatën Themelore në Gjakovë për caktimin e masës së paraburgimit prej 30 ditësh ndaj të dyshuarit me inicialet G.B., shtetas i Republikës së Shqipërisë, nën dyshimin për veprën penale të shitblerjes së paautorizuar të narkotikëve të Kodit Penal të Republikës së Kosovës.

Sipas njoftimit të Prokurorisë, më 08.09.2025, rreth orës 17:55, në fshatin Ponoshec, Komuna e Gjakovës, gjatë një kontrolli rutinë të realizuar nga patrulla e policisë kufitare e SPMK–Ponoshec, është ndalur një veturë me targa të huaja, e cila drejtohej nga i dyshuari G.B., i cili kishte hyrë në Kosovë nga Shqipëria.

Gjatë komunikimit me të dyshuarin, policia ka ndier një aromë të dyshimtë për substanca narkotike.

Pas pyetjes nëse posedonte ndonjë send të jashtëligjshëm, i dyshuari kishte mohuar, por me asistimin e njësisë K9 dhe gjatë kontrollit të detajuar të automjetit, janë zbuluar dy qese me narkotik të dyshuar të llojit marihuanë, të fshehura në bagazh, me peshë prej 1 kg e 048 gram, një qese e vogël me peshë 1.77 gram, e fshehur nën plastikën e fshesave të automjetit, si dhe automjeti, 246 euro dhe 5,000 lekë shqiptare janë sekuestruar nga autoritetet policore si prova materiale.

Prokuroria ka bërë të ditur se ekziston dyshimi i bazuar se i pandehuri ka kryer veprën penale të blerjes, posedimit, shpërndarjes dhe shitjes së paautorizuar të narkotikëve dhe për këtë arsye ka kërkuar që ndaj tij të caktohet masa e paraburgimit për shkak të rrezikut të ikjes dhe mundësisë së përsëritjes së veprës penale.

I dyshuari ndodhet aktualisht në ndalim 48-orësh, me vendim të Prokurorit të Shtetit, dhe do të dalë para gjykatës për shqyrtimin e kërkesës për paraburgim./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person i dënuar për posedim të paautorizuar të armëve dhe narkotikëve

Published

on

By

Policia e Kosovës në Prishtinë ka arrestuar një person të dënuar me 1 vit burgim i cili ishte në kërkim. Bëhet fjalë për një 38 vjeçar – shtetas i Kosovës, me inicialet J.XH.

Personi i kërkuar ishte i dënuar me 1 vit burgim për veprën penale “Blerje, posedim dhe shitje e paautorizuar e narkotikëve dhe mbajtje ose posedim i paautorizuar i armëve”.

I njëjti pas arrestimit nga ana e policisë është dërguar në vuajtje të dënimit./D.B/KP

Continue Reading

Lajmet

Njoftim për prindërit nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut, Shqipëria dhe vendet tjera të banuara me shqiptarë

Published

on

By

Ministria e Arsimit, Shkencës, Teknologjisë dhe Inovacionit (MAShTI) njofton se prindërit nga Lugina e Preshevës, Maqedonia e Veriut, Shqipëria, si dhe nga vendet tjera të banuara me shqiptarë, të cilët kanë fëmijë të regjistruar në shkollat e Republikës së Kosovës, kanë të drejtë të aplikojnë për subvencionim për tekste mësimore dhe materiale shkollore.

Për qytetarët rezidentë në Republikën e Kosovës nga këto rajone, të cilët për shkak të mungesës së dokumentacionit nuk mund të kryejnë aplikimin përmes platformës e-Kosova, sqarojmë se, platforma e-Kosova është e ndërlidhur me Regjistrin e Personave me Lejeqëndrim.
Për të realizuar me sukses aplikimin, është e domosdoshme të plotësohen dy kushte:

  1. Numri i lejeqëndrimit të prindit aplikues duhet të jetë i ndërlidhur me numrin personal të fëmijës, të regjistruar në Regjistrin Civil. Në rast të mospërputhjes, prindi duhet të paraqitet në zyrën e gjendjes civile për të bërë ndërlidhjen e numrit personal të prindit me atë të fëmijës.
  2. Xhirollogaria bankare duhet të jetë në emër të prindit aplikues dhe e raportuar në Bankën Qendrore të Kosovës (BQK) me numrin personal të lejeqëndrimit.
    Pasi të jenë përmbushur këto dy kushte, aplikimi në platformën e-Kosova do të mund të realizohet me sukses.
    Për çdo paqartësi ose për ndihmë gjatë procesit të aplikimit, ju lutemi të kontaktoni institucionet përkatëse ose të vizitoni faqen zyrtare të MAShTI./D.B/EO

Continue Reading

Bota

Bayrou niset t’ia dorëzojë dorëheqjen Macronit

Published

on

By

Kryeministri i rrëzuar i Francës, François Bayrou, raportohet është nisur drejt Pallatit Elysee për t’ia dorëzuar dorëheqjen presidentit Emmanuel Macron.

Ai dështoi të sigurojë votëbesimin në Parlament të hënën, të cilin e kishte kërkuar vetë, pasi propozimet e tij për shkurtime buxhetore ngjallën pakënaqësi të mëdha.

Qeveria e Bayrou u rrëzua me 364 vota kundër dhe 194 pro, duke shkaktuar një tjetër krizë politike në Francë. Tani, presidenti Macron detyrohet për të katërtën herë brenda një viti të emërojë një kryeministër të ri, në një situatë të rënduar nga polarizimi politik dhe mungesa e një shumice të qëndrueshme në Asamblenë Kombëtare./D.B/EO

Continue Reading

Të kërkuara