Botë

Scholz: Autori që përplasi turmën e njerëzve me makinë duhet të ndëshkohet

Published

on

Kancelari gjerman Olaf Scholz ka reaguar lidhur me ngjarjene rëndë të ndodhur në Mynih teksa një shofer përplasi me makinën e tij në një turmë demonstruesish në qytet, Ai tha se autori duhet të ndëshkohet dhe të dëbohet nga vendi.

Autori nuk duhet të presë mëshirë. Ai duhet të ndëshkohet dhe duhet të largohet nga vendi,” ka thënë Scholz.

Kancelarja bëri thirrje gjithashtu për ndëshkimin e sulmuesit në masën e plotë që ligji e lejon “për rastet e terrorizmit”.

Shtetasi afgan që ngiste makinën e tij mbi demonstruesit në Mynih kishte aplikuar më parë për azil në Gjermani, por kërkesa e tij ishte refuzuar, tha Joachim Herrmann, ministër i brendshëm në shtetin gjerman të Bavarisë. Sipas tij, burri megjithatë kishte të drejtë të qëndronte në vend. Ai ka precedentë penalë për vjedhje dyqanesh dhe krime të lidhura me drogën, “por sipas hetuesve, ai nuk ka të dhëna paraprake për dhunë”, tha politikani.

Lajmet

Njëmbëdhjetë të vdekur dhe mbi 30 të lënduar nga zjarri në shtëpinë e pleqve në Tuzlla

Published

on

Njëmbëdhjetë njerëz e kanë humbur jetë dhe më shumë se 30 të tjerë janë lënduar si pasojë e një zjarri që shpërtheu në katin e shtatë të një shtëpie pleqsh në Tuzlla mbrëmjen e së martës, njoftuan të mërkurën autoritetet në kantonin e Tuzllës në Bosnje.

Sipas të dhënave të fundit të pakonfirmuara, 30 persona janë shtruar në spital në Qendrën Klinike Universitare në Tuzlla, ndërsa numri i të lënduarve që deri më tani kanë kërkuar ndihmë mjekësore është më i lartë.

Viktimat janë banorë të shtëpisë dhe trupat e tyre do të dërgohen për identifikim dhe autopsi, sipas autoriteteve.

Nuk është e qartë se çfarë e shkaktoi zjarrin.

Kryetari i Bashkisë së Tuzllës, Zijad Llugaviq, thirri takim të jashtëzakonshëm mëngjesin e së mërkurës, në të cilin do të paraqiten të dhëna rreth shkaqeve të zjarrit, numrit të viktimave dhe gjendjes së të lënduarve.

Në një njoftim zyrtar disa orë pas zjarrit, shtëpia e pleqve konfirmoi numrin e të vdekurve dhe të lënduarve, dhe shtoi se të lënduarit po trajtohen në Qendrën Klinike Universitare të Tuzllës.

Sipas saj, mes të lënduarve ka edhe oficerë policie, zjarrfikës, punonjës mjekësorë dhe punonjës të shtëpisë së pleqve në Tuzlla./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

Gjermania planifikon tre miliardë euro shtesë për Ukrainën

Published

on

Qeveria gjermane planifikon të rrisë ndihmën financiare për Ukrainën me tre miliardë euro të tjera (3,4 miliardë dollarë) në vitin 2026, tha Ministria e Financave.

’’Fondet kanë për qëllim të mbështesin artilerinë, dronët, automjetet e blinduara dhe zëvendësimin e dy sistemeve raketore ‘Patriot’’, tha ministria.

“Gjermania qëndron fort me Ukrainën dhe është mbështetësja më e madhe e Ukrainës në Evropë”, theksoi ajo.

Ministri i Financave, Lars Klingbeil do të paraqesë një propozim për miratim parlamentar në koordinim me ministrin e Mbrojtjes Boris Pistorius.

Propozimi duhet të diskutohet më pas nga komisioni i buxhetit i Bundestagut.

Projektbuxheti i Gjermanisë për vitin 2026 aktualisht cakton 8,5 miliardë euro për Ukrainën./S.K/EO/

Continue Reading

Lajmet

​Rodgers, piloti që realizoi fluturimin e parë mbi ShBA

Published

on

Piloti Calbraith Rodgers, më 5 nëntor të vitit 1911, u ul me aeroplanin e tij në Long-Beach të Kaliforinës, duke plotësuar në këtë mënyrë fluturimin e parë nga njeri skaj i Shteteve të Bashkuara në tjetrin.

Këtë fluturim, piloti Rodgers e bëri për të fituar çmimin prej 50 mijë dollarësh që kishte ofruar botuesi i një gazete për fluturimin e parë nga njëra anë e vendit në tjetrën brenda 30 ditësh.

Aeroplani i tij ishte pak më i madh se një balonë me një motor me 35 kuaj-fuqi. Rodgers u nis nga Gjiri Sheepshead i New-Yorkut dhe gjatë ditës së parë ai mbuloi 134 kilometra, duke fluturua gjithsejtë 105 minuta fluturimi.

Ai cilësoi këtë si një ”fillim të suksesshëm”. Mirëpo, përpjekjet për të filluar udhëtimin ditën e nesërme ishin më shumë tipike të kësaj ndërmarrjeje. Ai u përplas për një kotec pulash dhe e shkatërroi avionin.

Mekanikët e tij, të cilët e ndiqnin në një tren të posaçëm, e rindërtuan aeroplanin brenda 40 orësh dhe zoti Rodgers u kthye përsëri në ajër.

Ai qëndroi gjithsej 82 orë e 10 minuta në ajër, me 70 ndalesa gjatë 49 ditëve për të përshkuar distancën nga një skaj i vendit në tjetrin.

Megjithëse ai nuk e bëri udhëtimin brenda afatit për të fituar çmimin me para, Calbraith Rodgers u bë i famshëm pasi ai demonstroi se fluturimi transkontinental ishte i mundshëm./S.K/KP/

Continue Reading

Lajmet

Lewis, amerikani i parë që fitoi çmimin Nobel për letërsi

Published

on

Shkrimtari amerikan Sinclair Lewis më 5 nëntor të vitit 1930, fiton Çmimin Nobel në Letërsi, duke u bërë shkrimtari i parë nga Shtetet e Bashkuara që u nderua me këtë çmim.

Në fjalimin para Akademisë suedeze, Lewis vlerësoi Theodore Dreiser, Ernest Hemingway dhe shkrimtarë të tjerë bashkëkohës.

Ai gjithashtu u ankua se në Amerikë shumica e lexuesve dhe shkrimtarë, vazhdojnë të frikësohen ndaj çdo letërsie që nuk lavdëron çdo gjë amerikane, qofshin gabime apo virtyte. Sinclair Lewis kritikoi ashpër edhe letërsinë e institucionalizuar, “profesorët tanë nuk pranojnë letërsi ndryshe, por e duan atë të qartë, të ftohtë, të purifikuar, të vdekur.” Thjesht, nuk duan që njeri tjetër të shkruajë më mirë, ose thyerjen e standardeve./S.K/KP/

Continue Reading

Të kërkuara