Botë

Paralajmëron Lituania: Paqe? Rusia po përgatitet për një luftë më të gjerë në Evropë

Published

on

Rusia po përgatitet për një konflikt më të gjerë në Evropë, dhe do të ishte një “kurth vdekjeprurës” të besohet se Donald Trump dhe Vladimir Putin mund të gjejnë një zgjidhje për luftën në Ukrainë”, kështu ka deklaruar Dovile Sakaliene, ministrja e Mbrojtjes së Lituanisë.

Sakaliene i bëri deklaratat e forta gjatë samitit të NATO-s në Bruksel. Ajo theksoi nevojën urgjente që Evropa të forcojë kapacitetet e saj ushtarake dhe industrinë e mbrojtjes, duke paralajmëruar se koha për veprim është e kufizuar.

Nëse vendosim të biem në iluzionin se Trump dhe Putin do të gjejnë një zgjidhje për të gjithë ne – ky do të ishte një kurth vdekjeprurës. Ose Evropa do të marrë në dorë sigurinë e saj dhe do të vendosë për të ardhmen e saj me SHBA-në, ose do të përballemi me pasoja të rënda,” deklaroi ajo.

Sakaliene nënvizoi se SHBA-ja është një pjesë thelbësore e NATO-s, por shtoi se është koha që Evropa dhe Kanadaja të rrisin investimet në mbrojtje dhe të mos mbështeten vetëm tek fuqia ushtarake amerikane.

Ajo paralajmëroi gjithashtu për një bashkëpunim të shtuar mes Kinës dhe Rusisë, duke e cilësuar këtë si një kërcënim të madh për botën demokratike.

Në pak vite, Rusia – me shpejtësinë e zhvillimit të industrisë së saj të mbrojtjes dhe ushtrisë – do të ecë përpara. Ukraina është vetëm faza e parë e një zgjerimi perandorak të Rusisë,” theksoi ministrja lituaneze.

Ndërkohë, Sekretari amerikan i Mbrojtjes, Pete Hegseth, gjatë vizitës së tij në Bruksel, kërkoi që shtetet anëtare të NATO-s të rrisin shpenzimet për mbrojtjen, duke nënvizuar se Ukraina nuk mund të mbështetet pafundësisht tek SHBA-ja. Ai shtoi se është joreale të pritet që Kievi të rimarrë të gjithë territorin e tij të pushtuar nga Rusia.

 

Lajmet

Tragjedi në Turqi, vetura bie në përrua – pesë të vdekur

Published

on

Pesë persona kanë humbur jetën dhe dy të tjerë kanë mbetur të lënduar pasi një automjet me shtatë pasagjerë doli nga rruga dhe ra në një përrua në zonën Manavgat të Antalyas, në jugperëndim të Turqisë.

Aksidenti ndodhi në lagjen Beidigin, në aksin rrugor Tasayil–Derebutzhak.

Pas njoftimit nga dëshmitarët, në vendngjarje mbërritën ambulancat, zjarrfikësit, ekipet e Agjencisë së Menaxhimit të Fatkeqësive dhe Emergjencave (AFAD) si dhe forcat e xhandarmërisë.

Ekipet e shpëtimit zbritën në përrua dhe konstatuan se pesë prej pasagjerëve kishin humbur jetën në vendngjarje.

Dy personat e lënduar u nxorën nga automjeti dhe u transportuan me helikopter drejt spitalit.

Guvernatori i Antalyas, Hulusi Sahin, bëri të ditur se njëra prej të lënduarve ishte shtatzënë, ndërsa konfirmoi se në automjet udhëtonin gjithsej shtatë persona.

Autoritetet vijojnë hetimet për zbardhjen e shkaqeve të aksidentit./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Sekuestrohen 2.6 tonë kokainë në Portugali, arrestohet edhe një shqiptar

Published

on

Autoritetet policore sekuestruan më shumë se 2.6 tonë kokainë – me një vlerë prej rreth 500 milionë eurosh në tregun e shitjes me pakicë – në brigjet e Portugalisë në Atlantik, njoftoi të hënën Policia italiane e Kufirit dhe Doganave.

Droga u gjet në bordin e një gomoneje të shpejtë për lundrim në det të hapur – një mjet që kontrabandistët e përdorin zakonisht për të marrë ngarkesat e paligjshme të hedhura në det nga anije të mëdha që vijnë nga Amerika e Jugut – thuhet në njoftimin e Policisë Financiare italiane.

Katër persona që ndodheshin në mjet u arrestuan: dy shtetas spanjollë, një banor i Gjibraltarit dhe një shtetas shqiptar me vendbanim në Itali.

Operacioni u zhvillua në bashkëpunim me autoritetet spanjolle dhe portugeze, ndërsa hetimet u koordinuan nga prokurorët italianë në qytetin verior të Breshias.

Sipas autoriteteve italiane, vlera e kokainës në tregun me shumicë vlerësohet në rreth 78 milionë euro.

Pasi të përzihej me substanca të tjera dhe të shitej në tregun me pakicë, ajo mund të gjeneronte të ardhura prej rreth 500 milionë eurosh.

Shtetas shqiptarë janë përfshirë vazhdimisht në hetime ndërkombëtare për trafikimin e kokainës nga Amerika e Jugut drejt Evropës.

Autoritetet në Itali, Belgjikë, Holandë dhe Spanjë kanë identifikuar gjatë viteve të fundit grupe kriminale shqiptare si pjesë të rrjeteve që organizojnë transportin, magazinimin dhe shpërndarjen e drogës, shpesh në bashkëpunim me organizata kriminale nga vende të tjera.

Sipas agjencive evropiane të zbatimit të ligjit, këto rrjete kanë zgjeruar aktivitetin e tyre veçanërisht në tregtinë e kokainës, duke shfrytëzuar rrugët detare që lidhin Amerikën e Jugut me Evropën.

Burimi: Radio “Evropa e Lirë”

Continue Reading

Lajmet

Departamenti i Shtetit i SHBA-së u themelua para 237 vjetësh

Published

on

Më 27 korrik të vitit 1789, Kongresi i Shteteve të Bashkuara të Amerikës themeloi Departamentin e Punëve të Jashtme (Department of Foreign Affairs), agjencinë e parë të qeverisë federale amerikane.

Vetëm disa javë më vonë, më 15 shtator 1789, institucioni u riemërua në Departamentin e Shtetit (Department of State), duke marrë edhe përgjegjësi të tjera administrative përveç politikës së jashtme. Me kalimin e kohës, shumica e këtyre funksioneve iu transferuan institucioneve të tjera, ndërsa Departamenti i Shtetit mbeti institucioni kryesor përgjegjës për politikën e jashtme dhe diplomacinë amerikane.

Sekretari i parë i këtij institucioni ishte John Jay, jurist, diplomat dhe një nga etërit themelues të Shteteve të Bashkuara. Ai shërbeu në këtë detyrë deri në emërimin e Thomas Jeffersonit si sekretari i parë i Shtetit nën administratën e presidentit George Washington.

Sot, Departamenti i Shtetit është një nga institucionet më të rëndësishme të administratës amerikane. Ai udhëheq marrëdhëniet diplomatike të SHBA-së me vendet e tjera, koordinon politikën e jashtme, menaxhon rrjetin e ambasadave dhe konsullatave amerikane në mbarë botën, si dhe ofron mbështetje për qytetarët amerikanë jashtë vendit.

Selia e Departamentit të Shtetit ndodhet në Uashington, D.C., ndërsa aktualisht ai drejtohet nga sekretari i Shtetit, Marco Rubio.

Themelimi i këtij institucioni konsiderohet një nga hapat e parë në ndërtimin e administratës federale amerikane pas miratimit të Kushtetutës së SHBA-së. /KosovaPress/

Continue Reading

Lajmet

Shok, pyetje të hapura, kërkesa për ashpërsimin e masave

Published

on

Si mundi një islamist i njohur për policinë të kryejë sulmin në Berlin? Pas atentatit ndaj pjesëmarrësve të CSD-së në Berlin, ka mjaft pyetje e kritika ndaj autoriteteve.

Continue Reading

Të kërkuara