Aktualitet

Samiti i 6 dhjetorit në Tiranë, Xhaçka: Mundësi për t’iu treguar udhëheqësve mikpritjen shqiptare

Xhaçka nga Bukureshti e konsideroi si mundësi të mirë samitin e BE-së që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.

Published

on

Samiti i nivelit të lartë i 6 dhjetorit që do të mbahet mes vendeve të Ballkanit dhe bashkimit Evropian në Tiranë vijon të jetë mollë sherri mes qeverisë dhe opozitës.

Nëse për opozitën, prezenca e liderëve të BE-së në Tiranë është një mundësi e mirë për të denoncuar lidhjet e krimit me mazhorancën dhe qeverinë, Ministrja për Evropën dhe punët e jashtme, Olta Xhaçka nga Bukureshti e konsideroi si mundësi të mirë samitin e BE-së që do të mbahet në Tiranë më 6 dhjetor.

“Unë do të thosha se pritshmëritë për samitin janë të dyfishta: së pari riafirmimi i një angazhimi të plotë dhe të qartë për perspektivën e anëtarësimit në Bashkimin Evropian për të gjitha vendet e Ballkanit Perëndimor dhe përshpejtimi i hapave pozitivë në të gjitha proceset përkatëse integruese evropiane të vendeve të rajonit, veçanërisht pas Konferencave të para Ndërqeveritare për Shqipërinë dhe Maqedoninë e Veriut në korrik 2022”, tha ajo, shkruan Oranews

Gjithashtu, ministrja Xhaçka deklaroi se Samiti do duhet të shërbejë si mundësi integruese duke nisur nga cështjet e politikës së jashtme e duke vijuar nga bashkëpunimi me energjinë, dixhitalizimin e etja.

“Së dyti, Samiti duhet të shërbejë si një mundësi ku bollëku i një morie angazhimesh midis dy rajoneve vjen në fuqi, nga siguria tek çështjet e politikës së jashtme, tek sundimi i ligjit, tregu i brendshëm dhe bashkëpunimi në sektorë të veçanta si: energjia, transporti, punët e brendshme, dixhitalizimi etj”, u shpreh ajo.

Teksa mbahet ministrali i vendeve aleate të NATO-s, Xhaçka përmendi që do të jetë një mundësi e mirë për t’u treguar udhëheqësve të vendeve pjesëmarrëse mikpritjen shqiptare në mënyrën e duhur.

lajme

Dogana e Kosovës zbulon mallra të padeklaruara në vlerë prej rreth 4 mijë e 400 eurosh

Published

on

By

Dogana e Kosovës ka zbuluar një sasi të konsiderueshme të mallrave të padeklaruara gjatë një kontrolli të detajuar të realizuar të enjten në Prishtinë. Përmes mekanizmave të menaxhimit të riskut, zyrtarët doganorë kishin përzgjedhur për kontroll një kamion që transportonte mallra të deklaruara nga një operator ekonomik, ku më pas hasën në artikuj të fshehur që u nënshtrohen kërkesave për leje importi dhe autorizimeve për tregtimin e mallrave të akcizës.

Gjatë inspektimit të dërgesës, në kamion janë gjetur 11 mijë e 520 paketime me prezervativë, secila me nga tri copë, si dhe 400 copë cigare elektronike. Sipas vlerësimeve të Doganës, vlera e përgjithshme e këtyre mallrave të zbuluara, pa llogaritur detyrimet doganore dhe tatimore, kap shumën e rreth 4 mijë e 400 eurove.

Nga Dogana e Kosovës kanë bërë të ditur se do të vazhdojnë me zbatimin e mekanizmave të kontrollit për të identifikuar dhe parandaluar rastet e mosdeklarimit të mallrave, me synim mbrojtjen e interesave financiare të shtetit, sigurimin e konkurrencës së drejtë në treg dhe respektimin e kërkesave ligjore për qarkullimin e mallrave në vend. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Zhduket një grua bashkë me fëmijën e saj në Prizren

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar për zhdukjen e një gruaje dhe fëmijës së saj në Prizren, të cilët janë larguar nga shtëpia dhe prej ditës së djeshme nuk dihet asgjë për vendndodhjen e tyre.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti është raportuar të enjten rreth orës 13:30.

Njësitë relevante policore janë duke e trajtuar rastin në procedurë hetimore për të zbardhur rrethanat dhe për të gjetur vendndodhjen e tyre. /E.A/

Continue Reading

Vendi

Aksident fatal në Podujevë, vdes një person

Published

on

By

Një aksident i rëndë trafiku me pasojë vdekjen ka ndodhur mbrëmjen e së enjtes në Podujev.

Sipas raportit 24-orësh të Policisë së Kosovës, një burrë duke drejtuar veturën e tij, dyshohet se ka goditur një motoçikletë që drejtohej nga një burrë tjetër.

Si pasojë e përplasjes, drejtuesi i motoçikletës ka ndërruar jetë, vdekja e të cilit është konstatuar në vendin e ngjarjes nga njësitë përkatëse.

Me vendim të prokurorit, trupi i pajetë i viktimës është dërguar në Institutin e Mjekësisë Ligjore për obduksion, ndërsa i dyshuari, pas intervistimit nga hetuesit policorë, është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Arrestohet një person në Graçanicë i dyshuar për dhunim

Published

on

By

Policia e Kosovës ka njoftuar se ka arrestuar një person të dyshuar për veprën penale “Dhunim” në Graçanicë.

Sipas raportit 24-orësh të policisë, rasti ka ndodhur më 15 nëntor rreth orës 15:00, ndërsa arrestimi i të dyshuarit është realizuar gjatë ditës së djeshme, më 19 nëntor.

Pas intervistimit nga hetuesit policorë, me vendim të prokurorit kujdestar, i dyshuari është dërguar në mbajtje. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara