

Sport
Sadiku bëhet shqiptari i parë që luan në Copa Libertadores
Published
5 years agoon
By
Betim GashiSulmuesi shqiptar, Armando Sadiku, u bë futbollisti i parë shqiptar që luan në kompeticionin më të rëndësishëm për klube në Amerikën e Jugut pasi u aktivizua si zëvendësues në minutën e 69-të të sfidës mes Bolivar dhe uruguaianëve të Wanderers.
Bolivianët triumfuan me rezultatin 5-0 duke përmbysur kështu humbjen 1-0 të sfidës së parë dhe duke u kualifikuar në për në raundin final të fazës paraeliminatore aty ku do të kenë përballë me shumë gjasa kolumbianët e Junior, përballje që do të vlejë një biletë për në fazën e grupeve të Copa Libertadores.
Aktivizimit të Sadikut si i pari shqiptar që luan në Copa Libertadores i kanë bërë jehonë edhe mediat argjentinase. Edhe pse luajti për pak minuta sulmuesi kuqezi iu afrua ndjeshëm golit të tij të parë me Bolivar në Copa Libertadores teksa në minutën e 76-të Sadiku goditi shtyllën, ndërkohë që anësori kishte ngritur flamurin për një pozicion jashtë loje inekzistent.
Gati pesë minuta para mbylljes së ndeshjes ish-lojtari i Malagas kishte një mundësi të mirë shënimi, por pranë portës e devijoi topin jashtë kuadratit. Megjithatë për Sadikun i rëndësishëm ishte debutimi me Bolivar në Copa Libertadores pasi herët apo vonë golat do të vinë.
Lajmet
FBK lanson platformën “Basketbolli 3.0”
Published
2 hours agoon
September 18, 2025By
UBT News
Federata e Basketbollit të Kosovës (FBK) ka prezantuar projektin “Basketbolli 3.0”, një vizion të ri që synon transformimin e lojës në vend përmes modernizimit, gjithëpërfshirjes dhe profesionalizmit.
Presidenti i FBK-së, Arben Fetahu, tha se kjo strategji përfshin adaptimin me teknologjinë dhe standardet bashkëkohore, përfshirjen e të gjithë komuniteteve dhe ngritjen e cilësisë së klubeve.
Platforma është vlerësuar nga presidenti i KOK-ut, Ismet Krasniqi, si e harmonizuar me frymën olimpike, ndërsa Ministria e Sportit ka shprehur mbështetjen për zhvillimin e talenteve dhe prezantimin ndërkombëtar të basketbollit kosovar.
“Sot në këtë rrugëtim të vazhdueshëm, Federata e Basketbollit po prezanton basketbollin 3.0, vizionin tonë të ri, iniciativën më të madhe dhe projektin me të cilin po shpresojmë që ta transformojmë lojën e basketbollit në çdo aspekt. Basketbolli 3.0 është një strategji gjithëpërfshirëse, një filozofi e ren në mënyrën se si do të zhvillojmë, si do ta organizojmë dhe promovojmë basketbollin. Por çka është basketbolli në disa pika të shkurtra? Përfshinë modernizimin, sepse basketbolli duhet të ec me kohën, me teknologjinë, me dixhitalizimin dhe me standartet më të larta të organizimit sportiv…Përtej kësaj është gjithëpërfshirja, sepse duhet të sigurohemi që basketbolli të luhet nga të gjithë, nga vajzat, djemtë, të rinjtë, të rejat, nga secili komunitet…Mandej, ne duhet të punojmë në cilësi dhe profesionalizëm bashkë me të gjithë përfaqësuesit e klubeve që i kemi e dinë se sa jemi duke u munduar për vite me radhë që përmes kritereve të licencimit të sigurojmë profesionalizëm të shkuar”, tha Fetahu.
Presidenti i Komitetit Olimpik të Kosovës, Ismet Krasniqi, theksoi se platfroma basketbolli 3.0 është në harmoni të plotë me frymën e lëvizjes olimpike.
“Në frymën e lëvizjes olimpike, basketbolli 3.0 mëshiron tri shtylla të forta përparimin, kreativitetin dhe unitetin. Qëllimet e basketbollit 3.0 janë tërësisht të harmonizuara me vizionin tonë olimpik. Rritja e pjesëmarrjes është në përputhje me idealin tonë për sportin për të gjithë, zhvillimi i talentëve të rinj dhe i vajzave është pjesë e përkushtimit tonë për barazi dhe mundësi të barabarta, përmirësimi i imazhit të Kosovës në arenën ndërkombëtare është një mision që e ndajmë çdo dit përmes sportit dhe sportistëve tanë olimpik”, tha Krasniqi.
Nga Ministria e Sportit foli shefi i Shefi i Departamentit të Sportit, Fidan Shatri i cili shprehu gatishmërinë e MKRS-s për mbëshetjen e projekteve të tilla.
“Dy prej pesë pikave më bën përshtypje, zhvillimi i talentëve dhe prezantimi në arenën ndërkombëtare. Unë prej këtu bëj thirrje, sidomos tek anëtaret e juaj që zhvillimi i talentëve lidhet me klubet tona dhe në të njëjtën kohë të punohet shumë më shumë në prezantimin në arenën ndërkombëtare. Ministria për Kulturë, Rini dhe Sport do të jetë çdoherë partner i aftë për projektet që kanë për qëllim zhvillimin e basketbollit”, theksoi Shatri./S.K/KP/FBK/
Lajmet
Bayern-Chelsea, rikthehet klasikja e Ligës së Kampionëve
Published
15 hours agoon
September 17, 2025By
UBT News
Bayern Munich dhe Chelsea përballen sot në Allianz Arena në ndeshjen hapëse të fazës së ligës në Champions League, një duel që rikthen kujtimet e finales së vitit 2012, të fituar nga londinezët.
Bavarezët nën drejtimin e Vincent Kompany, e kanë nisur sezonin në formë të shkëlqyer duke shënuar mesatarisht gati katër gola për ndeshje.
Ata do të zbresin në fushë pa Alphonso Davies, Jamal Musiala, Raphaël Guerreiro dhe Hiroki Ito, por me Harry Kane si pikë referimi në sulm.
Chelsea, i rikthyer në garën më të madhe evropiane pas një sezoni mungese, synon surprizën në Mynih. Trajneri Enzo Maresca ka përforcuar skuadrën gjatë verës, por e di se shorti i vështirë e bën misionin të komplikuar.
Në pesë përballjet e fundit direkte, Bayern ka fituar katër herë, ndërsa Chelsea vetëm një dhe ndeshja nis në orën 21:00 në Mynih.
Këto janë formacionet e mundshme:
Bayern: (4-2-3-1): Neuer; Laimer, Upamecano, Tah, Stanišić; Kimmich, Pavlović; Olise, Gnabry, Díaz; Kane.
Chelsea: (4-2-3-1): Sánchez; James, Chalobah, Adarabioyo, Cucurella; Caicedo, Fernández; Estêvão, Palmer, Neto; Pedro./S.K/KP/

Ish-drejtori ekzekutiv i Milanit, Adriano Galliani, ka mohuar zërat për një rikthim te kuqezinjtë.
I pranishëm në San Siro për ndeshjen Milan-Bologna, 81-vjeçari sqaroi për AGI se kjo nuk qëndron.
“Nuk është e vërtetë. Unë jam thjesht tifoz i Milanit. Kam kaluar 31 vite aty, por me Berlusconin e shitëm klubin në vitin 2017. Shkoj në stadium vetëm për të mbështetur ekipin që dua.”, tha ai.
Galliani, aktualisht drejtor ekzekutiv i Monzës, u pa pranë Giorgio Furlanit, duke shkaktuar spekulime për një rikthim në rolin e këshilltarit të pronarit Gerry Cardinale.
Megjithatë, ai theksoi se nuk do të ketë një periudhë të dytë në drejtimin e Milanit./S.K/KP/
Lajmet
UEFA kryen vizitë inspektuese në Shqipëri për Euro U21
Published
18 hours agoon
September 17, 2025By
UBT News
Në kuadër të përgatitjeve për Kampionatin Evropian U21 që do të mbahet në Shqipëri dhe Serbi, një grup pune i UEFA-s ka zhvilluar një vizitë inspektuese nga 8 deri më 12 shtator.
Zyrtarët e UEFA-s, të shoqëruar nga përfaqësues të FSHF-së, inspektuan stadiumet ku do të zhvillohen ndeshjet, si dhe terrenet stërvitore, hotelet që do të presin ekipet pjesëmarrëse.
Në total, u vizituan 28 hotele dhe 21 qendra stërvitore, të cilat do të përzgjidhen për t’u përfshirë në katalogun e “Team Base Camp” që do t’u ofrohet skuadrave finaliste.
Përshtypja e përgjithshme e inspektorëve ishte pozitive, ndërsa vizita e radhës e UEFA-s është planifikuar për marsin e vitit 2026, me qëllim monitorimin e mëtejshëm të punimeve dhe përgatitjeve.
Kujtojmë se në shkurt të këtij viti, Komiteti Ekzekutiv i UEFA-s vendosi që Shqipëria të jetë një nga vendet organizatore të Euro U21 2027.
Turneu do të zhvillohet në qershor dhe do të mbledhë 16 kombëtare të moshës deri në 21 vjeç, me futbollistë të cilët tashmë spikasin edhe në ligat elitare të Europës./S.K/KP/

Fruti që duhet shmangur dhe ato që përmirësojnë shëndetin e zorrëve

Elezi: Gjatë javës do t’i dërgojmë të gjitha pakot me fletëvotime jashtë Kosovës

Trump takon sot kryeministrin Starmer, viziton arkivat e Churchillit

Zelensky: Presim një fond prej 3.5 miliardësh për ta vazhduar luftën

Suspendimi i katër zyrtarëve policorë, Shala: Masë nga një presion politik

Schwarzenegger: Amerika rrezikon demokracinë

Simiq mbërrin në Gjykatë, akuzohet për sulmin ndaj gazetarëve në Leposaviq

Tanket izraelite rrethojnë qytetin e Gazës përpara ndërhyrjes tokësore

Parandalohet kontrabanda në Qendrën Korrektuese të Dubravës
Të kërkuara
-
Aktualitet3 weeks ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet2 months ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT shpall konkurs për pranimin e studentëve të rinj për vitin akademik 2025/26