Shëndet

Sa vezë mund të hani në një javë për shëndetin e organizmit?

Mëngjesi tipik i shumë prej nesh përfshinë vezët.

Published

on

Mëngjesi tipik i shumë prej nesh përfshinë vezët.

Ato na serviren të ziera ose të skuqura në forma të ndryshme. Veza është një ushqim i shëndetshëm.

Ajo kombinohet me shumë gatime siç është bukë e thekur me avokado, supë me oriz, tavë me spinaq apo ëmbëlsira.

Siç duket, gjatë një jave njeriu arrin të konsumojë shumë vezë dhe natyrshëm lind pyetja nëse konsumi i kaq shumë vezëve është i shëndetshëm.

Ekspertët ushqimorë thonë se një njeriu mund të konsumojë pa frikë dy vezë në ditë.

Veza duhet shoqëruar gjithmonë me barishte, kos, avokado dhe bukë me drithë të plotë.

Nëse ju e servirni atë me proshuta dhe shumë feta djathë, atëherë do të mbusheni me kalori dhe yndyrna të panevojshme.

E bardha apo e verdha e vezës?

Shumë konsumatorë hanë vetëm të bardhën e vezës në përpjekje për të mos konsumuar shumë kalori.

Megjithatë, ekspertët thonë se e verdha e vezës ka shumë ushqyes të nevojshëm.

Ato nuk gjenden tek e bardha e saj, ndaj veza duhet konsumuar e plotë.

Të dhënat e AgroWeb.org konfirmojnë se vitaminat që treten në yndyrë gjenden pikërisht tek e verdha e vezës.

Ndaj nëse hiqni të verdhat e vezëve mund të mos merrni shumë kalori por as vlerat ushqyese të tyre.

Sasia e duhur

Të dhënat e AgroWeb.org thonë se sasia e duhur dhe e shëndetshme e vezëve është e gjitha në varësi të regjimit ushqimor që njeriu ndjek gjatë jetës.

Një vezë e vetme përmban 80 kalori, 5 gramë yndyrë dhe 6 gramë proteinë.

Nëse ju jeni duke marrë mjaftueshëm proteinë dhe yndyrna nga ushqime të tjera, ngrënia e një omlete prej 5 vezësh çdo ditë është padyshim një ide e keqe.

Por nëse nuk e dini sa proteinë do të hani gjatë ditës, ose nëse do të merrni proteinë atëherë hani vezë sipas dëshirës.

Më pas gjatë ditës mund të bëni rregullimet e duhura në sasinë e yndyrës dhe proteinës./AgroWeb.org

Shëndet

Vaji i ullirit, përfitime dhe rreziqe për lëkurën

Published

on

Vaji i ullirit është më i yndyrshëm se shumë vajra tjerë e prej kohësh njihet për efektet e tij pozitive në shëndet dhe kujdesin e lëkurës. Ai ndihmon në hidratimin e lëkurës së thatë, zbut thembrat e plasaritura dhe rigjeneron buzët e çara.

Megjithatë, si çdo produkt natyral, edhe ky vaj ka anët e tij negative që duhen marrë parasysh.

Vajrat që gjejmë në treg përmbajnë përbërës kimikë të panjohur, përdorimi i tyre duhet të bëhet me kujdes.

Përveç përfitimeve, vaji i ullirit mund të sjellë edhe disa efekte anësore:

Shkaktimi i akneve

Nuk përthithet lehtë nga lëkura e formon shtresë sipërfaqësore që bllokon poret. Kjo favorizon grumbullimin e papastërtive dhe shfaqjen e akneve.

Skuqje dhe irritim

Për personat me lëkurë të yndyrshme, vaji përkeqëson gjendjen. Përzierja me sebumin natyral të lëkurës çon në skuqje, kruarje dhe irritim.

Reaksione alergjike

Tek individët e ndjeshëm, përdorimi i vajit shkakton alergji. Nëse keni përjetuar më parë skuqje apo irritim pas aplikimit, është e këshillueshme të shmanget dhe të konsultoheni me mjekun.

Përdorimi tek të porsalindurit

Nuk rekomandohet përdorimi në lëkurën e foshnjave, pasi nuk dihet nëse mund të shkaktojë reaksione alergjike. Për siguri, shmangeni përdorimin e tij për masazhe tek bebet.

Formimi i pikave të zeza

Për shkak të natyrës së tij yndyrore, ulliri mund të bllokojë poret e nxit shfaqjen e pikave të zeza, duke grumbulluar qeliza të vdekura dhe papastërti në sipërfaqen e lëkurës.

Përndryshe, vaji i ullirit është i dobishëm, por jo i përshtatshëm për çdo tip lëkure. Përpara përdorimit të rregullt, është mirë të bëni një test të vogël dhe të vëzhgoni reagimin e lëkurës suaj. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Soda e bukës dhe diabeti, mit apo e vërtetë?

Published

on

Soda e bukës është një nga produktet që nuk mungon kurrë në kuzhinën e një amviseje.

Ajo përdoret jo vetëm për gatime të mrekullueshme por edhe për pastrimin me themel të shtëpisë.

Sodës së bukës i janë thurur shumë lavde për aftësinë e saj në trajtimin dhe kurimin e disa sëmundjeve.

Së fundmi, soda e bukës ka fituar një reputacion të mirë edhe kundër diabetit.

Kjo sëmundje shfaqet kur organizmi nuk arrin të prodhojë mjaftueshëm insulinë.

Soda e bukës për mbajtjen e diabetit nën kontroll

Studimet thonë se soda përbën linjën e parë të mbrojtjes kundër diabetit dhe për mbajtjen e sëmundjes nën kontroll. Përdorimi i saj kundër sëmundjes rekomandohet të bëhet vetëm nëpërmjet konsultave me mjekun, ndonëse ajo është një produkt i sigurt për shëndetin.

Sipas ekspertëve, nëse organizmi i njeriut ofron një mjedis acidik që nxit shumë sëmundje, përfshrië diabetin, soda e bukës e kthen situatën në normalitet. Për më tepër, diabetikët janë të prirur të preken një mykomukoza, një infeksion i rrallë dhe i rrezikshëm.

Soda e bukës parandalon përhapjen e infeksionit dhe shmangë shterimin e plotë të insulinës dhe rënies së trupit në koma.

Bëhet fjalë për një komplikacion të rrezikshëm për diabetikët që shfaqet me simptoma si: etje e tepruar, të vjella, urinim i shpeshtë, tharje të gojës e plogështi. Ekspertët thonë se përdorimi i sodës së bukës kundër këtyre komplikacioneve të diabetit duhet bërë me kujdes.

Vetëm mjeku rekomandon një kurë e doza të sakta të sodës që janë të nevojshme për mbajtjen nën kontroll të diabetit e komplikacioneve të tij. Konsultat janë të nevojshme sepse nëse e teproni me të, ajo mund të ketë efekt të kundërt nga qëllimi fillestar. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Si ndihmon lëngu i bizeleve në pastrimin e mëlçisë?

Published

on

Bizelet janë të pasura në vlera ushqimore e kanë pak kalori. Në 100 gramë gjenden 81 kalori.

Ato janë burim i shkëlqyer i vitaminës K, manganit, fibrës, vitaminës B1, bakrit, vitaminës C, fosforit, folatit dhe vitaminës B6. Janë të pasura me vitaminën B2, zink, proteinë, magnez, hekur dhe kalium.

Këto vlera e bëjnë bizelen të dobishme kundër plakjes, për imunitetin, energjinë, kundër rrudhave, Alzheimerit, artritit, bronkitit, osteoporozës, infeksioneve urinare, për shëndetin e kockave, parandalimin e sëmundjeve të zemrës, kolesterolit të lartë, diabetit dhe kancerit në stomak.

Mënyrat e gatimit janë zierja ose gatimi në avull, megjithatë të mirat e saj merren edhe nëpërmjet lëngut, që në kombinim me barishte dhe fruta tjera ofron dozë të vitaminave dhe mineraleve.

Nëse e kombinoni lëngun me spinaq, mollë dhe kastravec ju do të përfitoni lëng detoks për trupin tuaj.

Lëng Bizelesh, Spinaqi, Molle, Kastraveci Për Detoks

Lëngu ka efekt alkalin dhe pastron organizmin nga toksinat e akumuluara. Kombinimi i ofron mineralet e nevojshme për rigjenerimin e organizmit, pastrimin e mëlçisë dhe hidratimin e trupit.

Përbërësit:

1 grusht bizele

1 filxhan çaj spinaq

1 mollë e gjelbër e qëruar dhe e pastruar nga bërthamat

1 limon pa lëkurë dhe bërthama

Gjysmë kastraveci

Një majë luge çaji kripë

Me shtrydhëse përzini frutat e perimet, duke ja shtuar edhe kripën dhe mund ta konsumoni menjëherë.

Mund ta pini për 3 ditë nëse doni pastrim të thellë të organizmit nga toksinat që sjellin sëmundje serioze.

/A.Z/UBT News/

Continue Reading

Shëndet

Shkencëtarët kinezë zhvillojnë një ngjitës të ri për shërimin e eshtrave

Published

on

Shkencëtarët kinezë kanë prezantuar një ngjitës të ri mjekësor të quajtur Bone-02, që riparon frakturat e eshtrave për vetëm tre minuta.

I frymëzuar nga guacat që ngjiten fort në sipërfaqe të lagështa, Bone-02 është i tretshëm nga trupi dhe zhduket brenda gjashtë muajve, duke shmangur nevojën për ndërhyrje të dytë kirurgjikale.

Ky ngjitës është testuar me sukses në mbi 150 pacientë, duke treguar forcë të madhe, ngjitje të shpejtë dhe tolerancë të lartë nga trupi.

Ai funksionon edhe në mjedise me shumë gjak dhe mund të zëvendësojë implantet tradicionale si vidat apo plakat metalike.

Bone-02 pritet të përshpejtojë shërimin, të ulë rrezikun e infeksioneve, dhe të ketë përdorim të gjerë në kirurgji, mjekësi emergjente, luftime apo katastrofa natyrore.

Ekspertët e quajnë një ndryshim të madh në trajtimin e frakturave. /A.Z/UBT News/

Continue Reading

Të kërkuara