Lajmet

Rusia thotë se ka parandaluar 18 sulme terroriste në Krime këtë vit

Publikuar

Shërbimi rus Federal i Sigurisë (FSB) thotë se ka parandaluar 18 “sulme terroriste” këtë vit në Krime.

Ato përfshinin tentativa për vrasje ndaj kreut të Krimesë të emëruar nga Moska, Sergei Aksyonov dhe një ish-deputeti pro-rus të parlamentit ukrainas, Oleh Tsaryov, citohet të ketë thënë FSB nga agjencia e lajmeve Interfax.

FSB arrestoi 18 agjentë që punonin për shërbimet e sigurisë ukrainase dhe bashkëpunëtorët e tyre me akuzën e përgatitjes së sabotazhit, tha FSB.

Vladimir Putin aneksoi ilegalisht Krimenë në vitin 2014, veprim ky që u dënua nga vendet perëndimore.

Rajoni ka qenë i pushtuar nga Rusia qysh atëherë, por në fillim të këtij viti Volodymyr Zelenskyy u zotua të rimarrë territorin dhe tha se do të “de-okupohej”.

Analistët besojnë se, siç janë gjërat, rimarrja e Krimesë do të ishte pothuajse e pamundur./UBTNews/

Aktualitet

Trump: Biden mban anën e terroristëve, e çon botën në Luftën e Tretë Botërore

Publikuar

nga

Donald Trump, ish-presidenti i SHBA-së, fituesi i zgjedhjeve paraprake republikane dhe një kandidat gjithnjë e më i sigurt presidencial, kritikoi presidentin aktual, Joseph Biden, për kushtëzimin e dorëzimit të armëve dhe mbështetjes për Izraelin me ndalimin nga një “pushtim i plotë”,  të Rafahut.

Sipas mediave izraelite, Trump e akuzoi Bidenin se po mban anën e ekstremistit palestinez Hamas.

Trump shkroi në rrjetet sociale se “Krimineli Joe mban anën e terroristëve”, duke aluduar në Hamas, duke deklaruar se Biden “anon me turmat radikale që kanë pushtuar kampuset, sepse donatorët e tij i financojnë ato”.

“Biden është i dobët, i korruptuar dhe po e çon botën drejtpërdrejt në Luftën e Tretë Botërore”, tha ish-udhëheqësi amerikan, duke përsëritur se lufta mes Izraelit dhe Hamasit nuk do të kishte nisur nëse ai do të kishte qenë president. /UBTNews/

 

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

Hoxhaj: Kosova pa asnjë njohje që katër vjet, i ka humbur momentumi ndërkombëtar

Publikuar

nga

Ish-ministri i jashtëm Enver Hoxhaj, ka thënë se Palestina, edhe pse në Gaza në gjendje lufte, ka arritur të rikthejë momentumin ndërkombëtar, nga e cila po merr njohje të njëpasnjëshme.

Nënkryetar i Kuvendit Enver Hoxhaj, përmes një shkrimi në rrjetin social Facebook, ka thënë se javën e kaluar Xhamajka, Barbados, Trinidad dhe Tobago njohën pavarësinë e Palestinës dhe këtë muaj Spanja, Irlanda dhe Sllovenia gjithashtu do ta njohin atë, shkroi ai. E kjo, sipas Hoxhajt, tregon që, Palestina, përkundër luftës në Gaza, e ka rikthyer momentumin e saj.

“Kosova pa asnjë njohje në katër vitet e fundin, përfundimisht e ka humbur momentumin ndërkombëtar të saj! Ky është çmimi që është duke paguar Kosova pa kurrfar politike të jashtme.”, ka shkruar Hoxhaj.

“Javën e kaluar Xhamajka, Barbados, Trinidad dhe Tobago njohën pavarësinë e Palestinës. Këtë muaj Spanja, Irlanda dhe Sllovenia gjithashtu do ta njohin atë! Kjo tregon që, ajo, përkundër luftës në Gaza, e ka rikthyer momentumin e saj. Kosova pa asnjë njohje në katër vitet e fundin, përfundimisht e ka humbur momentumin ndërkombëtar të saj! Ky është çmimi që është duke paguar Kosova pa kurrfar politike të jashtme”, është ky shkrimi i plotë i tij. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Aktualitet

​Rriten çmimet e naftës

Publikuar

nga

Çmimet e naftës u rritën të enjten, të ndihmuar nga të dhënat që tregojnë oreks të rritur të kërkesës në SHBA dhe Kinë, konsumatorët më të mëdhenj të naftës në botë.

Çmimet e naftës u rritën të enjten, të ndihmuar nga të dhënat që tregojnë oreks të rritur të kërkesës në SHBA dhe Kinë, konsumatorët më të mëdhenj të naftës në botë.

Standardi ndërkombëtar i papërpunuar Brent u tregtua me 83,86 dollarë për fuçi në orën 10:07 të mëngjesit sipas orës lokale (0707 GMT), një rritje prej 0,34% nga çmimi i mbylljes prej 83,58 dollarë për fuçi në seancën e mëparshme tregtare.

Standardi amerikan West Texas Intermediate (WTI) u tregtua me 79,39 dollarë për fuçi në të njëjtën kohë, një rritje prej 0,51% nga seanca e mëparshme që u mbyll me 78,99 dollarë për fuçi.

Inventarët komercial të naftës së papërpunuar në SHBA u ulën me 1.4 milionë fuçi në 459.5 milionë fuçi gjatë javës që përfundoi më 3 maj, në përputhje me pritjet e tregut për një rënie prej 1.43 milionë fuçi, sipas të dhënave të publikuara nga Administrata e Informacionit të Energjisë (EIA) të mërkurën vonë.

Kina rriti importet e saj të papërpunuara muajin e kaluar në 10.88 milionë fuçi në ditë, 5.45% më shumë nga viti në vit, sipas të dhënave të doganave të Kinës të publikuara të enjten.

Raporti i fundit i OPEC-ut për tregun e naftës parashikon një rritje prej 680,000 fuçi në ditë të kërkesës së Kinës këtë vit, duke sinjalizuar një perspektivë pozitive të kërkesës për pjesën tjetër të vitit. Rritja e kërkesës midis konsumatorëve më të mëdhenj të naftës në botë mbështet lëvizjen në rritje të çmimeve të naftës. Ndërkohë, bisedimet e vazhdueshme për armëpushimin në Rripin e Gazës po kufizojnë rritjen e çmimeve. Bisedimet po vazhdojnë në Kajro në prani të delegacioneve nga Katari, SHBA dhe grupi palestinez Hamas. Hamasi tha të hënën në mbrëmje se kishte pranuar një propozim armëpushimi në Gaza të hartuar nga Egjipti dhe Katari. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Lajmet

Pushkët e Ilirit: Homazhe nga Kurti te varret e heronjve të Ushtrisë së UÇK-së

Publikuar

nga

Kryeministri i Kosovës, Albin Kurti së bashku me një pjesë të kabinetit të tij, kanë bërë homazhe me rastin e 26-vjetorit të rënies së Heroit të Kombit, Ilir Konushevci dhe dëshmorit Dr.Hazir Malaj.

Kryeministri Kurti foli për kontributin e komandantit Ilir Konushevci e Hazir Malaj. Tha se armët që i mbanin ushtarët e UÇK-së, ishin pushkët e komandant “Mërgimit”, nofkë kjo e bartur gjatë luftës. Kurti tha se barra për Konushevcin ishte e dyfishtë, pasi ishte i ngarkuar për të sjellë armatim nga Shqipëria në Kosovë.

“Në vitet e 90-ta është dashur të bëhet shumë punë vetmohuese për luftë çlirimtare të suksesshme. Ushtarët dhe oficerët e UÇK-së kishin nevojë për furnizim, për organizim, për rekrutim dhe që të gjitha këto bëheshin nga disa njerëz fortë të veçantë të cilët e mundësuan luftën çlirimtare dhe lirinë e Kosovës. Në mesin e tyre ndër më të shquarit është komandanti Ilir Konushevci ‘Mërgimi’, i cili kishte një barrë të dyfishtë: Në njërën anë ai duhej që ta pasonte udhëheqjen e Zahir Pajazitit, komandantit të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës i cili ra heroikisht në janar të vitit 1997, ndërkaq në anën tjetër duhej sa më shpesh, sa më tepër i ngarkuar të sillte armatim nga Shqipëria në Kosovë”, tha Kurti.

“Pushkët që i mbanin ushtarët e UÇK-së ishin pushkët e Ilirit, andaj kontributi i tij është i paçmueshëm sepse është i pamatshëm. Bashkë me doktor Hazir Malën, komandanti Ilir Konushevci është emër i artë në historinë moderne të Kosovës e cila është në themel të shtetit tonë dhe të lirisë sonë si popull”, u shpreh Kurti.

Këshilltari ushtarak i presidentes Vjosa Osmani, Gjeneral Sefer Isufi, tha se personaliteti e heroit Konushevci, bartet me krenari nga pjesëtarët e Forcës së Sigurisë së Kosovës.

“Në nderim të njërit prej themeluesve të UCK, njeherit të lokomotivës së logjistikës së UÇK-së, heroit të Kombit Ilir Konushevci në 26-vjetorin e rënies së tij. Vlerat e ushtarakut që barte personaliteti i jashtëzakonshëm i heroit Ilir Konushevci janë vlera të cilat i bartin me krenari të gjithë ushtarakët e Forcës së Sigurisë së Kosovës dhe janë udhërrëfyes se si sakrifikohet dhe flijohet për çlirimin, lirinë pavarësinë dhe mirëqenien e kombit. Andaj në emër të presidentes Osmani edhe njëherë lutemi që nderimi, përkujtimi dhe krenaria për heroin Ilir Konushevci të jetojë për jetë”, u shpreh ai. /UBTNews/

Vazhdo të lexosh

Të kërkuara