Lajmet

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të mbajë takim urgjent për Gazën

Ky lajm erdhi pasi SHBA-ja të premten vuri veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për armëpushim.

Published

on

Asambleja e Përgjithshme e OKB-së do të mblidhet të martën për të diskutuar rreth situatës në Gaza.

Ky lajm erdhi pasi SHBA-ja të premten vuri veton ndaj një rezolute të Këshillit të Sigurimit të OKB-së për armëpushim – kjo u mbështet nga pothuajse të gjithë anëtarët e tjerë. Mbretëria e Bashkuar abstenoi, raporton BBC.

Agjencia e lajmeve AFP, e cila tha se kishte parë një draft të tekstit, tha se ai bën thirrje për “një armëpushim të menjëhershëm humanitar” si dhe “lirimin e menjëhershëm dhe pa kushte të të gjithë pengjeve”.

Vendi

​Haxhiu: Të premten do ta caktoj datën e seancës konstituive

Published

on

Ushtruesja e detyrës së Presidentes së Kosovës, Albulena Haxhiu ka bërë me dije se të premten do ta caktojë datën e mbledhjes konstituive të Kuvendit të Republikës. E kjo date, sipas saj, do të jetë në javën e parë të gushtit.

Ajo bëri me dije se nuk është nxituar të caktojë seancën me arsyetim që partitë të kenë mjaftë kohë për të negociuar rreth zgjedhjes së presidentit.

“Unë i kam mbështetur dhe i kam përshëndetur takimet që janë zhvilluar ndërmjet kryeministrit dhe kryetarit aktual të Vetëvendosjes zotit Albin Kurti. Siç e dini i ka pas dy takime, njëra me PDK- në, tjetra me LDK-në. LDK-ja i ka pezulluar takimet për shkak të zhvillimeve të brendshme. Natyrisht që unë nuk komentoj çështjet e brendshme të partive politike, por është shumë e rëndësishme që, sa më parë, këto takime të vazhdojnë në mënyrë që të vijim dhe arrihet një marrëveshje për çështjen e presidentit”, tha ajo.

Ajo mohoi të ketë pasur ndonjë marrëveshje mes Kurtit e Lumir Abxhixhikut për formimi të institucioneve, përfshirë çështjen e presidentit.

“Nuk ka pasur marrëveshje. Po të kishte marrëveshje sigurisht që të të bënim publike. Në takim ka qenë Kryeministri Kurti dhe Ministri I Financave z. Murati, dhe në anën tjetër Zoti Abdixhiku dhe zonja Osmani Sadriu. Ka pasur diskutime për rrugën që do ta ndjekim përpara, por jo marrëveshje”, tha Haxhiu. /A.K/

Continue Reading

Rajoni

Raportohet se një polic i Kosovës është gjetur i vdekur në Kukës

Published

on

Një zyrtar i Policisë së Kosovës raportohet se është gjetur i vdekur në varrezat e fshatit Morinë, në Kukës.

Sipas Abc News e cila citon informacione të Policisë së Shtetit, rreth orës 08:25 është konstatuar i pajetë shtetasi 35-vjeçar, banues në Prizren, punonjës policie në Njësinë e Reagimit të Shpejtë në Prizren.

Një grup i posaçëm hetimor, nën drejtimin e Prokurorisë, po vijon veprimet për zbardhjen e plotë të rrethanave të ngjarjes.

Bëhet me dije se Policia e Shtetit bëri të ditur se po bashkëpunon me Policinë e Kosovës për të verifikuar nëse arma e sekuestruar është arma e shërbimit të efektivit, si dhe për sigurimin e të gjitha të dhënave që do t’i shërbejnë dokumentimit të plotë ligjor të rastit./A.K/

Continue Reading

Vendi

Dy persona ndalohen për kalim ilegal të kufirit Serbi–Kosovë

Published

on

Policia e Kosovës ka njoftuar për dy raste të kalimit ilegal të kufirit Serbi–Kosovë, të regjistruara në Jarinjë dhe në fshatin Koshuticë të Leposaviqit.

Sipas raportit policor, rasti i parë ka ndodhur më 21 korrik, rreth orës 13:00, në Jarinjë, ku është ndaluar një shtetas i Serbisë, i dyshuar se kishte kaluar ilegalisht kufirin nga Serbia në Kosovë.

Rasti i dytë është regjistruar po të njëjtën ditë, rreth orës 20:20, në fshatin Koshuticë të Leposaviqit, ku është ndaluar një shtetas i Kosovës, i cili dyshohet se kishte kaluar ilegalisht kufirin Serbi–Kosovë.

Pas intervistimit, me vendim të prokurorit, të dyshuarit janë liruar në procedurë të rregullt, ndërsa rastet do të trajtohen sipas procedurave ligjore./A.K/

Continue Reading

Lajmet

Studiuesit e UBT-së dhe Universitetit Niğde Ömer Halisdemir publikojnë punim shkencor në revistën Biotech Studies

Published

on

By

Punimi shkencor me titull “Effect of acetate as a substrate on the microbial flora: a metagenomic approach”, i realizuar nga Prof. Dr. Osman Fetoshi dhe Prof. Dr. Ayten Öztürk, është publikuar në revistën shkencore Biotech Studies (2026).

Ky studim paraqet një kontribut të rëndësishëm në fushën e mikrobiologjisë mjedisore dhe bioteknologjisë, duke ndihmuar në kuptimin më të thellë të komuniteteve mikrobiale dhe potencialit të tyre për aplikime në trajtimin e ujërave të ndotura.

Në kuadër të hulumtimit, studiuesit kanë analizuar ndikimin e acetatit si burim karboni në strukturën dhe diversitetin e komuniteteve bakteriale, duke përdorur qasje bashkëkohore metagjenomike. Rezultatet e studimit ofrojnë njohuri të reja mbi mënyrën se si mikroorganizmat reagojnë ndaj ndryshimeve në mjedis dhe si mund të shfrytëzohen për zhvillimin e teknologjive të qëndrueshme për menaxhimin e ujërave të ndotura.

Ky publikim thekson rëndësinë e mikroorganizmave në ciklet biogjeokimike, degradimin e ndotësve dhe avancimin e zgjidhjeve inovative në fushën e bioteknologjisë mjedisore.

UBT vazhdon të mbështesë kërkimin shkencor, inovacionin dhe bashkëpunimin ndërkombëtar, duke kontribuar në zhvillimin e zgjidhjeve të reja në fushat e bioteknologjisë, mjedisit dhe shëndetit publik.

Linku i publikimit: https://www.biotechstudies.org/abstract.php?id=604

Continue Reading

Të kërkuara