Botë

Rusia shkatërron 56 qendra dronësh ukrainase dhe 12 terminale Starlink

Published

on

Gjatë 24 orëve të fundit, forcat e Grupit të Betejës Perëndimore të Rusisë kanë shkatërruar 56 qendra ukrainase të kontrollit të dronëve dhe 12 terminale satelitore Starlink, bëri të ditur zëdhënësi ushtarak Ivan Bigma.

Pesëdhjetë e gjashtë qendra për operimin e mjeteve ajrore pa pilot dhe 12 stacione satelitore Starlink u shkatërruan,” deklaroi Bigma.

Ai shtoi se janë eliminuar gjithashtu 17 dronë me krahë të fiksuar dhe 12 ekipe mortajash ukrainase.

Forcat e Grupit të Betejës Perëndimore vazhdojnë të angazhohen në operacione si pjesë e të ashtuquajturit “operacion special ushtarak” të Rusisë në Ukrainë, tha më tej zëdhënësi.

Deklaratat nuk janë verifikuar në mënyrë të pavarur dhe vijnë në kontekstin e një lufte informacioni që shoqëron konfliktin mes Rusisë dhe Ukrainës.

Botë

Franca pritet ta njohë sot Palestinën

Published

on

Franca pritet që ta njohë sot shtetin e Palestinës, sipas sekretarit të parë të partisë socialiste, njëherësh deputeti, Oliver Faure, pasi i njëjti kishte përmendur datën e 22 shtatorit.

Ai ka kërkuar që kur Franca më në fund do ta njohë shtetin e Palestinës, të ngritet flamuri palestinez nëpër komunat e Francës.

Por, ngritjen e flamurit nëpër komuna, e ka kundërshtuar Ministria e Brendshme.

Megjithatë, deputeti Faure ka thënë se pavarësisht tendencës që ministri i Brendshëm në largim po përpiqet t’i ndjekë penalisht kryebashkiakët që do të ndërmerrnin nismën për të lyer godinat e komunave me ngjyrat e Shtetit të Palestinës, i bëri thirrje Emmanuel Macronit, që Franca të jetë e qëndrueshme me qëndrimin që do të shpallë sot përpara komunitetit ndërkombëtar./S.K/EO/

Continue Reading

Botë

Trump premton se do të mbrojë aleatët e NATO-s nga Rusia nëse do jetë e nevojshme

Published

on

Presidenti Donald Trump foli shkurtimisht me gazetarët përpara se të nisej për në memorialin për Charlie Kirk në Arizona duke iu përgjigjur pyetjeve në lidhje me shkeljet e fundit të hapësirës ajrore të aleatëve të NATO-s nga Rusia.

Rreth mbrojtjës së Polonisë dhe shteteve baltike nga Rusia Trump u tha gazetarëve se do t’i mbronte vendet nga Rusia nëse do të ishte e nevojshme.

“Po, do ta bëja”, u tha ai gazetarëve ndërsa po largohej nga Shtëpia e Bardhë për në Arizona për të marrë pjesë në shërbimin përkujtimor të Kirk.

Komentet e Trump vijnë pas shkeljeve të hapësirave ajrore të disa vendeve anëtare të NATO-s javën e kaluar./S.K/KP/

Continue Reading

Botë

Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Kanadaja kanë njohur shtetin palestinez

Published

on

Mbretëria e Bashkuar, Australia dhe Kanadaja kanë njohur shtetin palestinez, ndërsa Franca dhe vende të tjera pritet ta bëjnë këtë në ditët në vijim.

Kryeministri izraelit Benjamin Netanyahu paralajmëroi më parë se vendimet do të shpërblenin terrorizmin monstruoz të Hamasit.

SHBA-të gjithashtu kanë shprehur kundërshtim të fortë ndaj këtij veprimi, shkruan BBC.

Çfarë do të thotë njohja e një shteti palestinez?

Palestina ka një shkallë të lartë njohjeje ndërkombëtare, misione diplomatike jashtë vendit dhe ekipe që garojnë në gara sportive, përfshirë Lojërat Olimpike.

Por për shkak të mosmarrëveshjes së gjatë të palestinezëve me Izraelin, ajo nuk ka kufij të dakordësuar ndërkombëtarisht, as kryeqytet dhe as ushtri.

Për shkak të pushtimit ushtarak të Izraelit në Bregun Perëndimor, autoriteti palestinez, i krijuar pas marrëveshjeve të paqes në vitet 1990, nuk ka kontroll të plotë mbi tokën ose popullin e saj. Gaza, ku Izraeli është gjithashtu fuqia pushtuese, është në mes të një lufte shkatërruese.

Duke pasur parasysh statusin e saj, njohja është në mënyrë të pashmangshme disi simbolike. Do të përfaqësojë një deklaratë të fortë morale dhe politike, por do të ndryshojë pak në terren.

Por simbolika është e fortë. Siç theksoi ish-sekretari i jashtëm i Mbretërisë së Bashkuar David Lammy gjatë një fjalimi në OKB në korrik: “Britania mban një barrë të veçantë përgjegjësie për të mbështetur zgjidhjen me dy shtete.”

Kush e njeh Palestinën si shtet?

Palestina njihet aktualisht nga rreth 75% e 193 shteteve anëtare të OKB-së.

Në OKB, ajo ka statusin e një shteti vëzhgues të përhershëm, duke lejuar pjesëmarrjen, por pa të drejtë vote, shkruan BBC.

Me njohjen nga Britania dhe Franca, Palestina së shpejti do të gëzojë mbështetjen e katër prej pesë anëtarëve të përhershëm të Këshillit të Sigurimit të OKB-së.

Kina dhe Rusia e njohën Palestinën në vitin 1988. Kjo do ta lërë SHBA-në, aleatin më të fortë të Izraelit deri tani.

Uashingtoni e ka njohur Autoritetin Palestinez, të kryesuar aktualisht nga Mahmoud Abbas, që nga formimi i tij në mesin e viteve 1990.

Që atëherë, disa presidentë kanë shprehur mbështetjen e tyre për krijimin përfundimtar të një shteti palestinez.

Por Donald Trump nuk është njëri prej tyre. Nën dy administratat e tij, politika amerikane është anuar shumë në favor të Izraelit./S.K/KP/BBC/

Continue Reading

Botë

Mbretëria e Bashkuar pritet të njoh shtetin palestinez

Published

on

Përmes një deklarate të bërë dje, kryeministri Keir Starmer tha se pritet të njoftojë njohjen e shtetit palestinez nga Mbretëria e Bashkuar.

Kryeministri tha në korrik se Mbretëria e Bashkuar do të ndryshonte qëndrimin e saj nëse Izraeli nuk përmbushte disa kushte, duke përfshirë rënien dakord për një armëpushim në Rripin e Gazës dhe angazhimin për një proces paqeje afatgjatë që çon në bashkëjetesën e një shteti palestinez me Izraelin.

Udhëheqja izraelite e ka përjashtuar këtë mundësi që nga fillimi i luftës pas sulmit të Hamasit në Izraelin jugor më 7 tetor 2023, në të cilin u vranë 1,200 persona dhe u morën peng 251.

Vepra e kryeministrit ka tërhequr kritika të ashpra nga qeveria izraelite, familjet e pengjeve të mbajtura në Gaza dhe disa konservatorë./S.K/KP/BBC

Continue Reading

Të kërkuara