Aktualitet

Rusia nis stërvitjet me sistemin e ri të raketave balistike ndërkontinentale

Më shumë se 3 mijë trupa dhe 300 pjesë të pajisjeve janë të përfshira në stërvitje.

Published

on

Rusia ka filluar stërvitjet me një sistem raketash balistike ndërkontinentale, të afta për të mbajtur disa koka bërthamore, sipas ministrisë së saj të mbrojtjes.

Më shumë se 3 mijë trupa dhe 300 pjesë të pajisjeve janë të përfshira në stërvitje, tha ministria në një deklaratë në Telegram.

Kjo është shfaqja e fundit e forcës pasi Bjellorusia njoftoi se do të presë një strukturë ruse të ruajtjes së armëve bërthamore në territorin e saj, më afër NATO-s./UBTNews/

Vendi

Trendafilova: Dhomat e Specializuara punojnë pa ndikime politike

Published

on

By

Kryetarja e Dhomate të Specializuara të Kosovës në Hagë, Ekaterina Trendafilova, ka reaguar përmes një video-mesazhi publik ndaj kritikave dhe dezinformatave lidhur me pavarësinë dhe funksionimin e këtij institucioni gjyqësor. Reagimi i saj vjen pas vendimeve të fundit gjyqësore, reagimeve publike dhe ndryshimeve ligjore në Kuvendin e Kosovës.

Trendafilova nënvizoi se Gjykata e Hagës ushtron mandatin e saj në mënyrë plotësisht të pavarur dhe pa asnjë ndërhyrje apo presion politik, duke garantuar procedura të drejta, të paanshme si dhe mbrojtje të fuqishme për dëshmitarët dhe viktimat.

Sipas kryetares së Dhomave të Specializuara, kritikat ndaj vendimeve gjyqësore janë legjitime në një shoqëri demokratike, mirëpo sundimi i ligjit kërkon që askush të mos mund t’u diktojë gjyqtarëve se si ta interpretojnë apo zbatojnë ligjin. Ajo shtoi se të gjithë gjyqtarët janë profesionistë me integritet të lartë nga shtetet e BE-së dhe vendet kontribuuese, të cilët zbatojnë konventat ndërkombëtare dhe Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Duke iu përgjigjur shqetësimeve për të drejtat e të akuzuarve, Trendafilova rikujtoi se mbrojtja juridike dhe mbikëqyrja e vendimeve garantohen përmes shkallëve të ankesave në Apel, Gjykatën Supreme, si dhe në Dhomën e Specializuar të Gjykatës Kushtetuese — mjete këto që, sipas saj, janë shfrytëzuar me sukses nga të pandehurit në disa aktgjykime. /E.A/

Continue Reading

Lajmet

Trumpi urdhëron hetime ndaj Grenellit

Published

on

By

Presidenti amerikan, Donald Trump, ka urdhëruar nisjen e hetimeve ndaj një prej ish-aleatëve të tij më të afërt, Richard Grenell.

Siç ka shkruar mediumi “Axios”, në Shtëpinë e Bardhë ka shpërthyer një skemë e “pagesave për ndikim” te Trumpi. Në qendër të raportimit është një instruksion i pretenduar nga Grenelli për biznesmenin turk, Turhan Mildon, në maj të vitit të shkuar.

Grenell atë kohë shef i qendrës kulturore “Kennedy Center”, i pati thënë Mildonit të transferojë rreth 17 milionë dollarë te kompania “Texas Armament & Technology” – nga të cilat rreth 6 milionë dollarë do të shkonin për qendrën e arteve.

“Sapo që paratë të vijnë te kompania këtu, do të aranzhoj donacionin te ‘Kennedy Center’, dhe ju do t’iu bashkoheni ngjarjeve VIP dhe të jeni të afërt me administratën, madje edhe me presidentin e Shteteve të Bashkuara të Amerikës”, thuhet në mesazhin e Grenellit, sipas raportimit.

Grenelli ka mohuar pretendimet duke i quajtur të rreme.

E gruaja e Mildonit, avokatja Alina Habba, ka thënë se “Kennedy Center” s’e ka marrë kurrë donacionin.

Ajo raportohet se më herët gjatë muajit ka takuar Trumpin për Grenellin sipas “Axios” dhe “The New York Times”. Presidenti më pas ka urdhëruar Shtëpinë e Bardhë që menjëherë të nisë hetimet.

Richard Grenell ka shërbyer si emisar special i Trumpit për dialogun Kosovë-Serbi, në periudhën 2019-2021.

Continue Reading

Live

Qeveria italiane dërgon 500 ushtarë në Milano pas trazirave të dhunshme

Published

on

By

Qeveria e Italisë ka vendosur të dërgojë 500 trupa ushtarake për të përforcuar sigurinë në Milano, pas dy ditësh përleshjesh të dhunshme mes demonstruesve dhe policisë. Vendimi u konfirmua nga zëvendëskryeministri Matteo Salvini dhe pritet të zyrtarizohet në paketën e re të masave të sigurisë nga kabineti qeveritar.

Trazirat shpërthyen gjatë fundjavës pas një proteste që fillimisht nisi paqësisht kundër rritjes së kostos së jetesës dhe shërbimeve të dobëta publike. Situata eskaloi kur qindra të rinj me kapuçë dëmtuan prona, i dhanë flakë koshave të mbeturinave dhe plaçkitën dyqane në qendër të kryeqendrës financiare.

Si pasojë e pasigurisë, bizneset në zonat më luksoze, përfshirë Via Montenapoleone dhe galerinë Vittorio Emanuele, mbyllën dyert para kohe, zbrazën vitrinat nga produktet me vlerë dhe mbuluan xhamat me dërrasa mbrojtëse.

Kryeministrja Giorgia Meloni dënoi ashpër dhunën dhe zhvilloi takime urgjente me drejtuesit e sigurisë. Qeveria po shqyrton masa të rrepta ligjore, përfshirë zgjatjen e paraburgimit parandalues për të miturit dhe veprime më të ashpra kundër bandave të të rinjve.

Sipas të dhënave zyrtare, policia italiane ka shoqëruar 271 persona gjatë trazirave, prej të cilëve 32 janë arrestuar — ku 23 prej tyre janë të mitur.

 

Continue Reading

Lajmet

Katër raste të dhunës në familje brenda një dite në Kosovë

Published

on

By

Policia e Kosovës ka bërë të ditur se gjatë 24 orëve të fundit janë raportuar katër raste të dhunës në familje në qytete të ndryshme të vendit.

Në Kaçanik një person ka shkaktuar dhunë psiqike në familjen e tij, pasi nuk u pëlqente rekomandimeve mjekësore për përdorimin e barnave. I dyshuari është dërguar për kontroll në repartin e psikiatrisë.

Ndërsa në Prishtinë një grua ka raportuar se është kanosur përmes mesazheve telefonike nga ish-bashkëjetuesi i saj. I dyshuari është intervistuar nga policia dhe me vendim të prokurorit është liruar në procedurë të rregullt.

Në Gjakovë është arrestuar një person i dyshuar për ushtrim të vazhdueshëm të dhunës fizike dhe psikike ndaj një gruaje. Me vendim të prokurorit, ai është dërguar në mbajtje.

Edhe në Mitrovicë e Jugut është arrestuar një person ku pas një mosmarrëveshjeje, një person ka ofenduar dhe sulmuar fizikisht bashkëshorten e tij. I dyshuari pas intervistimit është liruar në procedurë të rregullt. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara