Aktualitet

Rusia kryen sulm të madh me dronë në Kievi dhe Mikolaiv

Published

on

Rusia e ka sulmuar Ukrainën me 56 dronë dhe një raketë lundruese mëngjesin e së enjtes, thanë Forcat Ajrore të Ukrainës.

Kryetari i administratës ushtarake të Kievit, Serhiy Popko, tha se kryeqyteti u sulmua nga dronët ruse, ndërsa Vitaliy Kim, guvernatori i Mikolaiv, tha se në shënjestër të sulmeve ruse ishte infrastruktura energjetike e rajonit jugor.

Kundërajrorët ukrainas i rrëzuan 22 dronë rusë mbi rajonet Sumi, Kiev, Poltava, Çernihiv, Zitomir, Mikolaiv, Çerkasi, Odesa dhe Ternopil, ndërsa 27 dronë u rrëzuan nga bllokimi elektronik, thuhet në njoftim.

Ministria e Mbrojtjes e Rusisë, ndërkohë, tha se kundërajrorët e saj i rrëzuan 13 dronë ukrainas mbi tri prej rajoneve të saj të enjten.

Lufta në Ukrainë ka nisur më 24 shkurt të vitit 2022.

Presidenti rus, Vladimir Putin, e quan luftën “operacion special ushtarak” për të çmilitarizuar Ukrainën.

Perëndimi është përgjigjur ndaj Rusisë, duke goditur ekonominë e këtij shteti me sanksione të ashpra.

Si pasojë e luftës kanë vdekur mijëra persona dhe miliona të tjerë janë zhvendosur nga shtëpitë e tyre./REL/

Aktualitet

Dështon përpjekja e 51-të për konstituim të Kuvendit

Published

on

Edhe në përpjekjen e 51-të për konstituim të Kuvendit seanca dështoi nga kryesuesi Avni Dehari i cili ia ndërpreu fjalën deputetes Ganimete Musliut në foltore.

Pasi që deputetja e PDK-së Ganimete Musliut në nisi fjalimin e saj me “Nëse ke pak moral njerëzor…”, kryesuesi Dehari ia ndërpreu fjalë.

Musliu iu afrua Deharit, u fjalosën dhe kryesuesi e shpalli të ndërprerë seancën duke ftuar deputetët të mblidhen sërish pas 48 orësh, më 25 korrik.

Edhe më tej nuk ka pajtueshmëri midis Lëvizjes Vetëvendosje në njërën anë dhe partive të tjera në anën tjetër, për formimin e një komisioni për votim të fshehtë të kandidates për kryetare të Kuvendit, Albulena Haxhiu.

Gjykata Kushtetuese më datë 26 qershor i kishte dhënë 30 ditë për përfundimin e seancës konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

 

Continue Reading

Aktualitet

Musliu ia largoi mikrofonin Deharit, ndërpritet seanca

Published

on

Është ndërprerë seanca e sotme konstituive e Kuvendit të Kosovës me vendim të kryesuesit, Avni Dehari, pasi deputetja e PDK-së, Ganimete Musliu ia largoi mikrofonin. Dehari pasi këtij veprimi të Musliut tha se e ndërpret seancën dhe e njëjta vazhdon me 25 korrik në orën 11:00. 

Paraprakisht, Musliu mori fjalën në emër të PDK-së për të propozuar anëtarin e komisionit verifikues për votim të fshehtë të kryeparlamentarit, mirëpo asaj ia ndali fjalën Dehari.

Kjo nxiti Musliun t’i shkojë te hapësira e kryesuesit të seancës duke ia marrë mikrofonin dhe ndal fjalën atij.

 

Continue Reading

Aktualitet

Nura nga PDK: E votoj Limajn për kryetar të Kuvendit

Published

on

Deputeti i Partisë Demokratike të Kosovës, Jakup Nura, ka thënë se do të votonte Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit të Kosovës. Ai tha se lideri i Nisma Socialdemokrate është më i devotshëm sesa gjysma e deputetëve të LVV-së.

Nura duke hyrë në objektin e Kuvendit, në përpjekjen e 51-të për konstituimin e legjislaturës së nëntë, përsëriti qëndrimin e PDK-së se nuk do të votojnë për kryeparlamentar asnjë deputet të LVV-së i cili ka qenë anëtarë i kabinetit qeveritar, përfshirë edhe kandidaten e tanishme të LVV-së, Albulena Haxhiu.

“PDK e voton Fatmir Limajn duke e ditur se ai është më i devotshëm dhe ka dinjitet se gjysma e deputetëve të Lëvizjes Vetëvendosje. Ne kemi një qëndrim se vetëm ministrat nuk do t’i votojmë. Fatmir Limaj do të e meritonte votën e PDK-së”, tha Nura për media.

Continue Reading

Aktualitet

Përpjekja e 51-të për konstituimin e Kuvendit

Published

on

Për të 51-në herë janë mbledhur deputetët e Kuvendit të Kosovës për konstituimin e Kuvendit, pasi që kanë mbetur edhe pak ditë deri te përfundimi i afatit kushtetues.Gjykata Kushtetuese më datë 26 qershor i kishte dhënë 30 ditë për përfundimin e seancës konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit.

Kryeministri në detyrë Albin Kurti nuk foli për media por vetëm kaloi në heshtje pranë gazetarëve, dhe kujtojmë se Lëvizja Vetëvendosje vazhdon të insistojë në emrin e Albulena Haxhiut për kryetare të Kuvendit.

Ministri në detyrë, Hekuran Murati, nuk e ka komentuar kërkesën e presidentes Osmani drejtuar Gjykatës Kushtetuese, para seancës së 51-të konstituive.

Nga rradhët e PDK-së, deputetja  Blerta Deliu-Kodra kritikoi Vetëvendssojen për moskonstitumi të Kuvendit të Kosovës, duke thënë se Kosova dhe qytetarët e saj po vuajnë për shkak të paaftësisë së tyre.

Kryetari i AAK-së, Ramush Haradinaj, ka thënë se gjendja nuk është e mirë, por sipas tij, pas kërkesës së presidentes që t’i drejtohet Gjykatës Kushtetuese lidhur me pasojat juridike që mund të lindin nëse Kuvendi i ri nuk konstituohet brenda 30-ditësh, krijohet hapësirë edhe disa ditë për Lëvizjen Vetëvendosje.

Gjykata ka vendosur që deputetët e zgjedhur janë të obliguar që brenda 30 ditësh afat kohor që nga hyrja në fuqi e këtij aktgjykimi, të përfundojnë seancën konstituive përmes zgjedhjes së Kryetarit dhe nënkryetarëve të Kuvendit që i bie me datë 26 korrik.

 

Continue Reading

Të kërkuara