Lajmet

Rushiti: Vetëm me tre prokurorë nuk mund të dëshmohen krimet e luftës

Published

on

Qendra Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës (QKRMT) ka publikuar sot raportin-“E drejta për të vërtetën-viktimat pa emër”. Bashkë me tri organizata tjera kanë mbledhur të dhënat për 345 të mbijetuar të dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë. 11 përqind e rasteve janë fëmijë, të cilët në kohën e përjetimit të dhunimit seksual ishin nën moshën 18 vjeçare.

Drejtoresha e Qendrës Kosovare për Rehabilitimin e të Mbijetuarve të Torturës, Feride Rushiti theksoi se marsi, prilli e maji i vitit ’99, janë tre muajt që ka kulmuar dhunimi i popullatës së pafajshme. Derisa është shprehur se institucionet e Kosovës kanë dështuar të krijojnë arkivën për dokumentimin e krimit, ajo ka pasur disa kërkesa ndaj tyre.


“Është më se e rëndësishme dhe imediate që institucionet e Kosovës të kenë një fokus të veçantë në arkivimin dhe dokumentimin. Pastaj të rritet numri i prokurorëve dhe gjykatësve. Mos të harrojmë se vetëm me tre prokurorë, nuk mund të dëshmohen krimet e luftës, janë shumë krime komplekse që kërkojnë edhe resurse humane edhe kapacitete personale. Deri më tani nuk kemi as edhe një person të vetëm që është duke e bartur dënimin”, ka kërkuar Rushiti.

Udhëheqësja e QKRMT-së ka thënë se ligji aktual ka shumë mangësi dhe se duhet të zgjatet afati i Komisionit për Verifikimin e Statusit të Viktimës së Dhunës Seksuale.

“Nuk ka sens që ky afat të jetë pesë vjet dhe të përfundojë në shkurt të vitit 2023, kur dihet që një numër i madh i të mbijetuarve të dhunës seksuale ende nuk e kanë marrë guximin edhe për shkak të stigmatizimit dhe mbylljes së paragjykimit. Ende duhet të punojmë dhe përgatisim terrenin dhe shoqërinë që të fuqizojnë që ky numër të arrijë të përfitojë përkrahje institucionale”, ka shtuar ajo.

Menaxherja e projektit, Fatmire Haliti ka theksuar se 11 përqind të rasteve të dokumentuara, kanë qenë nën moshën 18-vjeçare, kur e kanë përjetuar dhunën seksuale gjatë luftës në Kosovë. Veç tjerash, ajo ka potencuar që 22 përqind e të mbijetuarve jetojnë ende në shtëpitë ku janë dhunuar, të cilët nuk kanë pasur mundësi të ndërrojnë vendbanimin.

“42 për qind e rasteve kanë dokumentuar kanë deklaruar se dhunimet kanë qenë në grup. Pra, nuk ka qenë viktima, por ka qenë grupore. Qoftë në rastet që përmenda që kanë qenë të zhvendosura nga një shtëpi në tjetrën, apo edhe në disa raste që kanë qenë të vështira ku dhunimet kanë ndodhur ndaj disa anëtarëve të familjes. Për shembull, ndaj nënës dhe vajzave, ndaj motrave, vjehrrës dhe resë. E ka vështirësuar edhe më tej situatën sepse viktimat që përveç që e kanë përjetuar dhunimin drejtpërdrejt, ato kanë qenë edhe dëshmitare të dhunimit të anëtarëve të tyre të familjes”, ka thënë Haliti.

Ajo ka shtuar se 13 për qind të rasteve kanë përjetuar ngjarjen më shumë se një herë.

Drejtoresha e organizatës “Medica Gjakova”, Mirlinda Sada tha se ky raport është vetëm nisma e dokumentimit të krimeve të dhunimeve në Kosovë. Sipas saj, kjo do të shërbejë në ndërkombëtarizimin e historisë së Kosovës.

“Është vetëm nisma dhe do të vazhdojmë më tutje, sepse kjo mostër prej 345 të mbijetuarve të cilat janë intervistuar është vetëm fillimi. Dhe besoj që në vazhdim ky raport do të kompletohet edhe me mostrat tjera edhe do ta kemi një raport mjaft kredibil i cili do të na shërben, neve si organizatë që merremi me këtë çështje edhe gjithashtu do të ju shërbejë edhe institucioneve”, ka thënë ajo.

Viktimat e dhunës seksuale gjatë luftës në Kosovë, në 99 për qind të rasteve kanë qenë civilë. Ata i kanë njohur dhunuesit apo kanë pasur njohuri për ta, në 9 për qind të rasteve. Dhunimet psikike kanë shkaktuar pasoja psikike në 98 për qind të rasteve, ndërsa në 82 për qind të rasteve të dokumentuara, viktimat kanë pësuar edhe lëndime psikike. Në grumbullimin e këtyre të dhënave kanë marrë pjesë QPDG, Medica Gjakova dhe Medica Kosova.

Vendi

Pranim-dorëzimi i raporteve për vrasjen e Arlinda Zekajt përplas anëtarët e Komisionit Hetimor Parlamentar

Published

on

By

Komisioni Hetimor Parlamentar për veprimet dhe mosveprimet institucionale lidhur me vrasjen e Arlinda Zekajt ka mbajtur mbledhjen e radhës në Kuvendin e Kosovës, e cila pas diskutimeve publike ka vijuar punimet prapa dyerve të mbyllura.

Kryesuesi i komisionit, Burim Ramadani, njoftoi se Zyra e Kryeministrit i ka dorëzuar zyrtarisht raportet e kërkuara nga Ministria e Drejtësisë dhe Ministria e Punëve të Brendshme, duke hapur kështu rrugën për bashkëpunim institucional rreth përgjegjësive në këtë rast.

Mirëpo, dorëzimi i dokumenteve ka nxitur reagime të ashpra nga opozita. Anëtari i komisionit nga radhët e PDK-së, Eman Rrahmani, akuzoi ekzekutivin për pengim të hetimit dhe tentim të mbulimit të dështimeve të shtetit.

“Është situata që angazhimi edhe i Zyrës së Kryeministrit në vend që të duhet t’i ndihmojë këtij komisioni që të zbardhim gjithë dështimin e zinxhirit, po bëhet pengesë dhe manipulator i procesit… Unë e shoh se qasja e këtij grupi parlamentar, në përgjithësi, është për t’i mbuluar të metat dhe për të mos zbardhur dështimin e zinxhirit të shtetit për mbrojtjen jetën e një gruaje”, tha Rrahmani.

Nga ana e tij, kryetari Burim Ramadani është zotuar para mediave se procesi hetimor do të zhvillohet me transparencë të plotë dhe mbi bazën e fakteve zyrtare. /E.A/

Continue Reading

Vendi

LDK reagon ndaj Presidencës: Largimi i fotos së Rugovës dhe Deklaratës së Pavarësisë është i papranueshëm

Published

on

By

Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) e ka cilësuar si të papranueshëm vendimin e Presidentes Shiroka-Pula për largimin e fotografisë së Presidentit Ibrahim Rugova dhe të Deklaratës së Pavarësisë nga vendet e nderit në hapësirat e Presidencës.

Përmes një reagimi zyrtar, LDK-ja theksoi se Presidenca është institucion shtetëror ku duhet të nderohen themeluesit e shtetit dhe aktet mbi të cilat është ndërtuar Republika. Sipas kësaj partie, trajtimi i simboleve të tilla historike si thjesht elemente dekorative që mund të zëvendësohen me vepra arti është i gabuar dhe cënon vazhdimësinë institucionale.

LDK-ja ka kërkuar rishikimin e menjëhershëm të këtij vendimi dhe rikthimin e fotografisë së Presidentit Ibrahim Rugova të vendosur nga ish-Presidentja Osmani si dhe të Deklaratës së Pavarësisë të vendosur nga ish-Presidenti Sejdiu në vendet e tyre zyrtare të nderit. /E.A/

Continue Reading

Live

Kriza në MAGA: Pas humbjes në zgjedhje, republikanët fajësojnë Trumpin

Published

on

By

Humbja e rëndë e Partisë Republikane në zgjedhjet e mesmandatit ka hapur një valë pakënaqësie dhe pyetjesh të shumta brenda lëvizjes “Make America Great Again” (MAGA), ku shumë mbështetës kanë filluar ta shohin presidentin Donald Trump më shumë si barrë se sa si aset politik.

Fitorja bindëse e demokratëve, të cilët siguruan shumicën në të dyja dhomat e Kongresit, erdhi si rrjedhojë e pakënaqësisë së votuesve me rritjen e çmimeve të karburantit, luftën në Iran dhe pretendimet për korrupsion në Washington.

Në vend të ndryshimit të kursit politik, Trump ka reaguar duke emëruar Stephen Miller, arkitektin e politikave të ashpra kundër emigracionit, në postin e shefit të stafit në Shtëpinë e Bardhë në vend të Susie Wiles. Ndërkohë, vetë Trump i hodhi poshtë përgjegjësitë duke deklaruar se po të kishte qenë ai vetë në fletëvotim, republikanët do të kishin fituar.

Debati ka përfshirë edhe pretendimet e mëparshme për manipulim zgjedhjesh, të cilat pothuajse janë shuar tërësisht mes figurave kryesore të së djathtës. Në vend të tyre, vëmendja është zhvendosur te premtimet e mbajtura, kostoja e lartë e jetesës, përfshirja në luftën me Iranin si dhe mospublikimi i plotë i dosjeve hetimore për Jeffrey Epstein.

Ndërsa figura si Steve Bannon bëjnë thirrje për një rikthim te politikat më radikale populiste dhe nacionale, aktivistë të tjerë dhe liderë fetarë shprehen se lëvizja duhet të shkëputet nga ndikimi i një njeriu të vetëm për të mbijetuar në të ardhmen./Reuters/

 

Continue Reading

Lajmet

Nagavci njofton shqyrtimin e katër marrëveshjeve ndërkombëtare dhe diskutimet me PDK-në për Ligjin për Specialen

Published

on

By

Seanca e radhës e Kuvendit të Kosovës është caktuar të mbahet të enjten duke filluar nga ora 10:00, ka bërë të ditur shefja e Grupit Parlamentar të Lëvizjes Vetëvendosje, Arbërie Nagavci.

Përveç pikave të rregullta të rendit të ditës, në këtë seancë pritet të shqyrtohen edhe katër marrëveshje të rëndësishme ndërkombëtare në fushën e drejtësisë.

Nagavci ka folur gjithashtu për kthimin e Ligjit për Gjykatën Speciale në Kuvend nga ana e Presidentes, duke konfirmuar se janë në bisedime me Partinë Demokratike të Kosovës si iniciuese e këtij projektligji për të gjetur një rrugëdalje institucionalisht të matur.

Ajo për këtë çështje theksoi se synohet shmangia e çfarëdo përplasjeje të re mes presidencës dhe parlamentit, ndërsa vuri në dukje kufizimet ligjore që ekzistojnë sa i përket amandamentimit:

“Ne jemi dëshmitarë se presidentja e ka kthyer projektligjin. Në lidhje me letrën e presidentes, ka praktika edhe për këtë çështje. Ne jemi duke diskutuar me PDK-në, si partia iniciuese, dhe e kemi bërë të qartë se nuk është mirë të krijojmë një situatë të re mes presidentes dhe Kuvendit. Sa u përket çështjeve përmbajtjesore, besoj se do të arrijmë një pajtueshmëri. Ne e kemi të qartë se tashmë ka një aktgjykim të Kushtetueses dhe ka edhe dy raste të tjera që e bëjnë të qartë se ligji nuk mund të amandamentohet”. /E.A/

Continue Reading

Të kërkuara