Lajmet

Rruga e gjatë drejt ‘bashkëjetesës’ me Covid-19

Qytete si Parisi dhe Roma po gëlojnë sërish nga punonjësit dhe jeta e natës.

Published

on

Nga Lionel Laurent

“Bloomberg”

Mbi “bashkëjetesën” me Covid-19 është folur që kur nisipandemia:Vjen një moment kur sëmundja e koronavirusit bëhet më shumë një pjesë e jetës së përditshme, sesa një valë e madhe rastesh dhe vdekjesh që mbingarkojnë spitalet dhe shkaktojnë vendosjen e bllokimeve me pasoja shkatërruese për shoqërinë.

Në këtë të ashtuquajtur fazë “endemike” Covid-19 të duket më shumë si gripi i zakonshëm, dhe ku do të ketë fushata të rregullta vaksinimesh dhe një përqendrim më të madh në sistemin e kujdesit parësor. Pra në këtë skenar, pandemia nuk çrrënjoset por menaxhohet.

Dhe ky është një moment që po afrohet për pjesën më të madhe të Bashkimit Evropian, pas disa valëve vdekjeprurëse të Covid-19, që i kanë marrë jetën thuajse 1 milionë njerëzve, dhe që i kanë shkaktuar një goditje të fortë krenarisë së kontinentit me sistemin e tij të mirë-financuar të shëndetit publik.

Qytete si Parisi dhe Roma po gëlojnë sërish nga punonjësit dhe jeta e natës. Maskat mbahen më shumë nëpër kyçet e duarve sesa nën hundë. Tani janë rihapur klubet e natës, edhe pse me kontrolle të reja shëndetësore.

Politikanët në Britaninëe Madhe dhe Francë, po flasin për më shumë përgjegjësi individuale dhe për më pak rregulla të imponuara nga lart-poshtë. E megjithatë është gjithashtu e qartë se bashkëjetesa me Covid-19, do të mbetet një synim i parealizueshëm pa një forcim të masave për menaxhimin e pandemisë, pa një fokus më urgjent në zgjerimin e fushatës së vaksinimitdhe sinjaleve më të qarta që njerëzit të jenë vigjilentë kur bëhet fjalë për distancimin social.

Rihapja e ekonomive të mëdha të Evropës, ka filluar të japë efektet e veta negative ndërsa rastet po shtohen, dhe shtrimet në spital vazhdojnë  të  jenë në rritje në Spanjë dhe Francë. Kufizimet po shtohen sërish edhe në Lisbonë dhe Amsterdam. Varianti më infektiv Delta, po përshkon mbarë kontinentin, duke nxjerrë në pah të metat e një fushate vaksinimi që po shkon drejt niveleve të SHBA-së, por që ka ende shumë për të bërë.

Shpejtësia e përhapjes së këtij varianti ka shumë rëndësi. Vaksinat ekzistuese ofrojnë mbrojtje dhe është e qartë se po e ndryshojnë situatën:Rreth 53 për qind e popullsisë së BE-së ka marrë të paktën një dozë, gjë që mund të shpjegojë arsyen pse vdekjet nga Covid-19 janë ende në rënie.

Megjithatë, mbulimi me vaksina është ende shumë i ulë t tek personat në 50 vjeç. Në Spanjë dhe Francë, rreth 10 për qind e njerëzve të moshës 25-49 vjeç janë plotësisht të vaksinuar, përkundrejt mbi 40 për qindtë atyre që janë 50-59 vjeç.

Dhe në Francë, vetëm 70 për qind e njerëzve mbi 70 vjeç janë vaksinuar, në krahasim me 100 për qind në Spanjë. Çështja më urgjente për një Evropë të dëshpëruar për të bashkëjetuar me Covid-19, duhet të jetë se si të përmirësojë fushatën e vaksinimit, dhe jo kufizimet që duhet të zgjedhin njerëzit.

Zyrtari më i lartë i vaksinave në Francë, Alain Fischer, deklaroi për “Le Monde” javën e kaluar se shpejtësia e përhapjes së variantit Delta do të kërkojë vaksinimin e 90 për qind e të rriturve në Francë, në varësi të shkallës së efikasitetit të vaksinave.

E llogaritur për popullsinë e BE-së si një e tërë – ku 70 për qind e të rriturve pritet të marrin të paktën një dozë deri në fund të këtij muaji -atëherë del se janë edhe 150 milionë të rritur që kanë nevojë për një vaksinë (ose më shumë se dyfishi i popullsisë së Francës).

Prandaj, zgjedhjet morale në këtë fazë të re të pandemisë po rezultojnë të jenë më të vështira se sa pritej. Ajo që në Britaninë e Madhe po cilësohet si “Dita e Lirisë”- kur do të hiqen të gjitha kufizimet e pandemisë, dhe individëve u jepet më shumë hapësirë ​​për të marrë vendimet personale, po paraqitet me të drejtë si një lloj tjetër i qasjes ndaj lirisë në Francë, ku presidenti Emmanuel Macron njoftoi të hënën vaksinimin e detyrueshëm për punonjësit në sektorin e shëndetësisë dhe potencialisht për të gjithë të rriturit, në rast se normat e vaksinimit nuk rriten shumë shpejt.

Kjo qasje duhet të shtrihet edhe përtej kufijve të Evropës. Ndërsa bota e pasur ka nisur të flasë hapur për doza të treta përforcuese dhe për një mbulim më ambicioz me vaksina të popullatave, synimi për të bashkëjetuar me Covid-19, duhet të adresojë më parë pabarazinë e madhe me vendet me të ardhura të ulëta, ku vetëm 1 për qind e njerëzve ka marrë të paktënnjë dozë vaksine.

Paraqitja e menaxhimit të Covid-19 si një çështje thjeshtë e brendshme shtetërore, injoron faktin se variantet e Covid-19po lulëzojnë më shumë në vendet ku mbulimi me vaksina është shumë i ulët. Kufizimet e udhëtimit për të shmangur infeksionet e reja, janë thuajse gjithmonë të gabuara me probleme.

Varianti Delta u identifikua për herë të parë në Indi, ndërsa ai Beta në Afrikën e Jugut. Meqë Evropa synon të bëhet brenda këtij viti prodhuesja më e madhe në botëe vaksinave anti-Covid, ajo ka një rol të rëndësishëm për të luajtur në përmirësimin e prodhimit industrial të vaksinave, dhe në dëgjimin e apelit të Sekretarit amerikane të Thesarit, Janet Yellen, për dhurimin e më shumë dozave vendeve të varfra.

Pa këtë të fundit, Andrea Taylor i Universitetit Duke, thotë se bota nuk do të mund tëvaksinohet e gjitha deri në vitin 2023. Më pas do të ndodhin edhe ndryshime të tjera. Sistemet e kujdesit shëndetësor, mund të mos kenë nevojë për shtretër specifikë për pandeminë.

Por sigurisht që ata kanë nevojë për një personel më të mirë-paguar dhe për me burime më të mira. Vendeve të varura nga turizmi si Spanja dhe Italia, mund t’u duhet që të ndryshojnë kursin, dhe kjo duke pasur parasysh që janë ende përpara 2 vitet e flukseve ndërkombëtare të udhëtimit nën normën e zakonshme. Ndërkohë pas pandemisë,do të duhen më shumë investime për të financuar rimëkëmbjen.

Por tani për tani, bashkëjetesa me Covid-19 duhet të shihet më shumë si një synim në fundine një maratone sesa si një sprint. Heqja e masave kufizuese,duhet të jetë një përgjigje e kalibruar me kujdes në varësi të të dhënave nga terreni, e shoqëruar kjo nga një rritje e ndjeshme e niveleve të vaksinimit. Dita e Lirisë do të vijë, por nuk është ende momenti.

Lajmet

Rektori Hajrizi: UBT po ndërton infrastrukturën shkencore dhe mjekësore për Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”

Published

on

By

Gjatë punimeve të Konferencës së Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive (ICSM 2026), Presidenti dhe Themeluesi i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, ka bërë të ditur se ky institucion po punon intensivisht për krijimin e kapaciteteve të qëndrueshme shkencore dhe mjekësore në shërbim të ngjarjes më të madhe sportive në historinë e vendit – Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

Sipas Rektorit Hajrizi, mjekësia sportive moderne tashmë e ka kaluar kornizën e thjeshtë të trajtimit të lëndimeve, duke u shndërruar në një fushë ndërdisiplinore ku bashkohen inteligjenca artificiale, pajisjet inteligjente të bartshme (wearables), diagnostikimi i avancuar dhe shëndeti funksional.

“Ne po shikojmë drejt Lojërave Mesdhetare ‘Prishtina 2030’ si një mundësi të madhe për të ndihmuar në zhvillimin e kapaciteteve të qëndrueshme në mjekësinë sportive, arsim, parandalim dhe rehabilitim. Synimi ynë nuk është thjesht të mbështesim një ngjarje sportive, por të forcojmë infrastrukturën shëndetësore dhe shkencore që do të mbetet trashëgimi afatgjatë për vendin pas tyre”, u shpreh Hajrizi.

 

Ai theksoi se vizioni i UBT-së është ndërtimi i një ekosistemi të integruar, ku arsimi, kërkimi shkencor dhe teknologjia vendosen plotësisht në shërbim të shëndetit publik dhe performancës sportive. Në këtë kuadër, koncepti “UBT Smart City” shërben si një hapësirë kërkimore praktike për zbatimin e inteligjencës artificiale, modelimit digjital dhe teknologjive më të avancuara interaktive në arsim.

“Në UBT, ne besojmë fuqimisht se e ardhmja e kujdesit shëndetësor dhe e mjekësisë sportive do të varet pikërisht nga ky integrim. Teknologjia nuk duhet të jetë qëllim në vete, por një mjet efektiv që na ndihmon të mbrojmë shëndetin, të parandalojmë dëmtimet dhe të përmirësojmë cilësinë e jetës së sportistëve dhe të gjithë komunitetit”, tha mes tjerash Rektori Hajrizi.

Përmes këtij angazhimi dhe akreditimit të fundit nga Federata Ndërkombëtare e Mjekësisë Sportive (FIMS), UBT po konfirmohet si shtylla kryesore akademike dhe shkencore që do të mbështesë përgatitjet teknike e mjekësore për Lojërat Mesdhetare 2030.

Continue Reading

Lajmet

UBT pranon zyrtarisht pllakën e anëtarësimit në Federatën Botërore të Mjëkësisë Sportive

Published

on

By

Në kuadër të Konferencës së Dytë Ndërkombëtare të Mjekësinë Sportive (ICSM 2026), Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Mjekësisë Sportive (FIMS), Prof. Dr. Fabio Pigozzi, i ka dorëzuar zyrtarisht pllakatën e anëtarësimit Rektorit të UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi.

Ky hap historik e fut UBT-në dhe Kosovën në rrjetin ekskluziv global prej vetëm 31 qendrave të njohura të mjekësisë sportive në të gjithë botën.

Me rastin e dorëzimit të pllakatës, Presidenti i FIMS-it, Prof. Dr. Fabio Pigozzi, vlerësoi lart këtë sukses institucional.

“Dëshiroj t’i dorëzoj zyrtarisht pllakatën Edmondit, e cila do të vendoset në mjediset e qendrës së re, dhe t’ju uroj përzemërsisht për këtë arritje të jashtëzakonshme. Vlen të theksohet se këtë vit kemi akredituar vetëm tri qendra të reja në nivel global: në Prishtinë, në Tashkent të Uzbekistanit dhe në Hong Kong të Kinës”, u shpreh Pigozzi.

Nga ana e tij, Rektori Edmond Hajrizi theksoi se ky pranim ndërkombëtar kurorëzon vizionin e UBT-së për ndërlidhjen e shkencës, teknologjisë dhe shëndetit publik, duke krijuar kështu një bazë të fuqishme edhe në prag të organizimit të Lojërave Mesdhetare “Prishtina 2030”.

 

Continue Reading

Lajmet

Nis Konferenca e Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive në UBT: Inovacioni dhe teknologjia në shërbim të shëndetit publik

Published

on

By

Sot, në Parkun Shkencor, Inovativ dhe Teknologjik të UBT-së, kanë nisur punimet e Konferencës së Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive (ICSM 2026), me temën “Innovation and Resilience in Sport Medicine”. Kjo ngjarje shkencore bashkoi profesionistë shëndetësorë, hulumtues, akademikë dhe ekspertë të sportit nga vendi dhe bota për të diskutuar zhvillimet e reja, inovacionin dhe qëndrueshmërinë në praktikën klinike e sportive.

Konferenca u organizua nga Instituti për Mjekësi Sportive i UBT-së, në bashkëpunim me Federatën Ndërkombëtare të Mjekësisë Sportive (FIMS), projekti SHAPE, si dhe Shoqatën e Kosovës për Mjekësi Sportive dhe Ushtrimore (KASEM). Këtë vit, konferenca u akreditua edhe nga Oda e Mjekëve të Kosovës në kuadër të Edukimit të Vazhdueshëm Profesional (EVP).

Gjatë punimeve të këtij takimi ndërkombëtar u adresuan tema me rëndësi të veçantë për zhvillimin e mjekësisë sportive, përfshirë shëndetin funksional, radiologjinë, ortopedinë, teknologjitë e bartshme (wearable technologies), inteligjencën artificiale, si dhe mundësitë që sjell inovacioni teknologjik në përmirësimin e kujdesit shëndetësor dhe performancës fizike.

Në konferencë morën pjesë personalitete të shquara, si Presidenti i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, Zëvendësministri i Shëndetësisë, Dr. Arsim Berisha, Presidenti i FIMS-it, Prof. Dr. Fabio Pigozzi, Zëvendëspresidenti i FIMS-it, Prof. Dr. Norbert Bachl, si dhe Ibër Alaj, Drejtor i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Sport dhe Rini.

Hapjen solemne e bëri Presidenti dhe Themeluesi i UBT-së, Prof. Dr. Edmond Hajrizi, i cili falënderoi bashkëpunëtorët ndërkombëtarë e vendorë për besimin dhe partneritetin e vazhdueshëm. Në fjalën e tij, ai theksoi transformimin e madh që po pëson kjo fushë përmes integrimit të teknologjive të reja.

“Mjekësia sportive sot nuk përcaktohet vetëm nga trajtimi i dëmtimeve apo rikthimi i performancës fizike. Ajo po bëhet një fushë shumë më e gjerë dhe më e integruar, që bashkon parandalimin, diagnostikimin, rehabilitimin, shëndetin funksional, të dhënat, sistemet e inteligjencës, imazherinë mjekësore, teknologjitë e bartshme dhe inteligjencën artificiale. Përgjegjësia jonë është të sigurojmë që inovacioni të mbetet i lidhur me provat shkencore, etikën profesionale, mirëqenien njerëzore dhe nevojat reale klinike”, u shpreh Hajrizi.

Më tej, Rektori Hajrizi potencoi se UBT mbetet e përkushtuar në ndërtimin e një ekosistemi ku arsimi, kërkimi shkencor dhe teknologjia funksionojnë së bashku. Ai veçoi konceptin e “UBT Smart City” si një hapësirë reale kërkimore dhe vuri në dukje rëndësinë e përgatitjes për ngjarjet e mëdha sportive, si Lojërat Mesdhetare “Prishtina 2030”, me qëllim ngritjen e kapaciteteve afatgjata shkencore e shëndetësore në vend.

“Në UBT, ne besojmë fuqimisht se e ardhmja e kujdesit shëndetësor dhe e mjekësisë sportive do të varet pikërisht nga ky lloj integrimi. Vizioni ynë është të zhvillojmë një mjedis ku arsimi, kërkimi shkencor, inovacioni, teknologjia dhe praktika klinike funksionojnë si pjesë e të njëjtit ekosistem inovacioni. Ne po shikojmë drejt Lojërave Mesdhetare Prishtina 2030 si një mundësi për të ndihmuar në zhvillimin e kapaciteteve të qëndrueshme, ku synimi ynë nuk është thjesht mbështetja e një ngjarjeje, por forcimi i infrastrukturës shëndetësore dhe shkencore që do të mbetet pas saj”, tha mes tjerash Rektori Hajrizi.

Nërsa, Zëvendësministri i Shendetësisë Dr. Arsim Berisha, vlerësoi lart punën e UBT-së dhe Presidentit Hajrizi për kontributin e dhënë në shërbim të rinisë dhe për themelimin e Institutit të Mjekësisë Sportive, duke konfirmuar gatishmërinë e ministrisë për bashkëpunim të ngushtë.

“Mjekësia sportive nuk kufizohet vetëm në trajtimin e lëndimeve të sportistëve; ajo është një pjesë tejet e rëndësishme e shëndetit publik, e parandalimit të sëmundjeve, e promovimit të aktivitetit fizik dhe e përmirësimit të mirëqenies fizike e mendore të qytetarëve, e posaçërisht të rinjve. Ministria e Shëndetësisë mbetet e përkushtuar në mbështetjen e iniciativave që promovojnë kujdesin parandalues, ndërsa prania ime këtu dëshmon gatishmërinë për një bashkëpunim të ngushtë me Universitetin UBT”, nënvizoi Zëvendësministri Berisha.

Gjithashtu në fjalën e tij, Presidenti i Federatës Ndërkombëtare të Mjekësisë Sportive (FIMS), Prof. Dr. Fabio Pigozzi, shprehu kënaqësinë për rikthimin në Prishtinë dhe vlerësoi lart partneritetin e konsoliduar me UBT-në. Ai nënvizoi se Kosova tashmë është pjesë e rrjetit global të FIMS-it dhe njoftoi zyrtarisht certifikimin e qendrës së re bashkëpunuese në UBT.

“Jam vërtet i nderuar të jem këtu sot në cilësinë e Presidentit të FIMS-it, sepse marrëdhënia jonë me UBT-në është forcuar ndjeshëm dhe Kosova tashmë është bërë pjesë e familjes sonë ndërkombëtare. FIMS-i ka një rrjet prej 118 shoqatash kombëtare dhe misioni ynë është promovimi i studimeve shkencore, ruajtja e shëndetit përmes sportit dhe mbështetja e kërkimit mjekësor. Jam jashtëzakonisht i lumtur që këtë vit rrjeti ynë global përfshin edhe një qendër të re bashkëpunuese këtu në Prishtinë, e cila është një institucion i mrekullueshëm”, theksoi Prof. Pigozzi.

Presidenti i FIMS-it theksoi gjithashtu se qendra e re në UBT bashkohet me vetëm dy qendra të tjera të reja të akredituara këtë vit në botë, përkatësisht në Tashkent dhe Hong Kong, duke e vendosur Kosovën në hartën globale të edukimit dhe kërkimit shkencor në mjekësinë sportive.

“Këtë vit kemi akredituar vetëm tri qendra të reja bashkëpunuese në të gjithë botën: në Prishtinë, në Tashkent të Uzbekistanit dhe në Hong Kong. Qëllimi i këtyre qendrave është promovimi i edukimit, kërkimit shkencor dhe shkëmbimit ndërkombëtar. Përgëzoj përzemërsisht Profesor Edmond Hajrizin për këtë arritje të madhe dhe me kënaqësi i dorëzoj zyrtarisht pllakatën e akreditimit FIMS për qendrën e re”, u shpreh tutje Presidenti i FIMS-it.

Nga ana e tij, Zëvendëspresidenti i FIMS-it, Prof. Dr. Norbert Bachl, përgëzoi UBT-në për arritjet e mëdha infrastrukturore e akademike. Ai vuri në dukje rëndësinë e këtij suksesi që kurorëzohet me statusin e Qendrës Bashkëpunuese të FIMS-it, duke shprehur besimin se ky institut do të shërbejë si urë lidhëse për kërkimin shkencor dhe avancimin klinik në mjekësinë sportive.

“Edmond, mund të krenohesh me arritjen e kaq shumë strukturave të realizuara në mënyrë të përkryer dhe fakulteteve të jashtëzakonshme. Jam mjaft i lumtur që pas themelimit të Institutit të Mjekësisë Sportive në UBT, ky angazhim u kurorëzua me statusin e Qendrës Bashkëpunuese të FIMS-it. Kjo përfaqëson një arritje të jashtëzakonshme që përbën bazën për zhvillimin e mëtutjeshëm dhe për ndërtimin e bashkëpunimeve të frytshme ndërkombëtare”, u shpreh Prof. Bachl.

Një fjalë përshëndetëse mbajti edhe Drejtori i Departamentit të Sportit në Ministrinë për Kulturë, Rini dhe Sport, Dr. Ibër Alaj, i cili theksoi se investimi në mjekësinë sportive është investim i drejtpërdrejtë te shëndeti i qytetarëve. Ai shprehi gatishmërinë e ministrisë për të bashkëpunuar ngushtë me UBT-në për ngritjen e kapaciteteve të përbashkëta shkencore e sportive.

“Sporti sot nuk mund të kuptohet vetëm përmes garës, rezultateve dhe medaljeve; sporti është, para së gjithash, shëndet, mirëqenie, edukim dhe përfshirje shoqërore. Prandaj, zhvillimi i sportit duhet të ecë paralelisht me zhvillimin e mjekësisë sportive dhe kërkimit shkencor. UBT, përmes kësaj konference, po jep një shembull të shkëlqyer të krijimit të një platforme shkencore që mundëson shkëmbimin e hulumtimeve më të fundit, pasi investimi në mjekësinë sportive është investim te njerëzit”, deklaroi Dr. Alaj.

 

Punimet e Konferencës së Dytë Ndërkombëtare për Mjekësinë Sportive do të vazhdojnë gjatë tërë ditës me sesione të veçanta shkencore, ku ekspertë, profesorë dhe hulumtues të njohur vendorë e ndërkombëtarë do të paraqesin prezantimet e tyre mbi risitë e fundit në këtë fushë.

 

 

Continue Reading

Lajmet

UBT jep kontribut në zhvillimet moderne të Arkitekturës në Kosovë

Published

on

Fakulteti i Arkitekturës dhe Planifikimit Hapësinor në UBT ka përmbyllur të gjitha përgatitjet për Konferencën XV Ndërkombëtare për Arkitekturë dhe Planifikim Hapësinor.

Fushat kryesore tematike të konferencës janë: Inovacioni Arkitektonik dhe Perspektivat e Projektimit; Arkitektura e Qëndrueshme; Planifikimi Hapësinor dhe Transformimi Ekologjik; Teknologjitë Digjitale dhe Trashëgimia Kulturore.

Nga punimet e paraqitura për konferencë dominojnë temat nga fusha e arkitekturës që trajtojnë projektimin inovativ dhe biomimetik, ndërthurjen e funksioneve sociale dhe urbane në ndërtesa, ndikimin e mjedisit të ndërtuar në mirëqenien njerëzore, si dhe vlerësimin e objekteve ekzistuese dhe ruajtjen e trashëgimisë arkitekturore.

Një fokus i veçantë i kushtohet zhvillimit të kërkimit arkitektonik në Kosovë dhe përshtatjes së sektorit të ndërtimit ndaj ndryshimeve klimatike.

Në fushën e planifikimit hapësinor, temat përqendrohen në zhvillimin e qëndrueshëm urban, menaxhimin e ndryshimeve klimatike, planifikimin e hapësirave të gjelbra dhe ndikimin e tyre në cilësinë e jetës.

Gjithashtu, trajtohen përdorimi i GIS-it dhe inteligjencës artificiale në vendimmarrjen komunale, ndarja rajonale e Kosovës sipas parimeve evropiane dhe qasjet strategjike për transformimin urban.

Oda e Arkitektëve të Republikës së Kosovës e ka pranuar Konferencën Ndërkombëtare për dhënien e pikëve profesionale për pjesëmarrësit, në kuadër të angazhimit për zhvillim të vazhdueshëm profesional dhe avancim të kompetencave në fushën e arkitekturës dhe planifikimit hapësinor.

Continue Reading

Të kërkuara