

Aktualitet
Rritet skema për pensionet e FSK-së
Published
1 year agoon
By
Betim GashiAgjencia e Statistikave të Kosovës (ASK) ka publikuar statistikat e mirëqenies sociale për muajin korrik 2024, ku theksohet se është rritur skema për pensionet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në muajin korrik 2024, krahasuar me korrik 2023
Sipas ASK-së, në muajin korrik 2024, nga pensionet e Forcave të Sigurisë së Kosovës kanë përfituar 848 përfitues, ku krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, ku kanë qenë 741 përfitues, vërehet një rritje prej 14,4%.
“Në muajin korrik 2024, krahasuar me muajin korrik 2023, kishte rënie të numrit të përfituesve nga: skema për pensionet e Trepçës (-19,6%); skema për pensionet invalidore (-18,0%); skema e ndihmës sociale (-9,0%); skema për pensionet familjare (-5,7%); skema për familjet e dëshmorëve dhe invalidët e luftës (-0,9%): skema e pensioneve kontribut-paguese të moshës (0,9%): skema e kompensimeve për personat e verbër (0,8%). Në muajin korrik 2024, krahasuar me muajin korrik 2023 kishte rritje të numrit të përfituesve nga: skema për Pensionet Paraplegjike dhe Tetraplegjike (11,6%); skema për përkrahje financiare familjeve që kanë fëmijë me aftësi të kufizuara(10,3); skema e pensioneve për personat me aftësi të kufizuara (4,6%); skema e pensioneve të Trupave Mbrojtëse të Kosovës (TMK) (3,7%); skema e kompensimit për punëtorët e arsimit që punuan gjatë vitit shkollor 1990/91 deri në vitin shkollor 1998/99 (1,6%); skema e pensioneve bazike të moshës (1,3%); skema për veteranët e luftës (0,2%)”, thuhet në njoftim./UBTNews/

Lajmet
Scamacca largohet nga grumbullimi me Italinë
Published
15 minutes agoon
September 4, 2025By
UBT News
Gianluca Scamacca është detyruar të tërhiqet nga kampi stërvitor i ekipit kombëtar të Italisë, pasi ende po ndjen efektet e dëmtimit të rëndë në gju që pësoi sezonin e kaluar, sipas raportimeve të fundit.
Scamacca ishte midis 28 lojtarëve të thirrur në skuadrën e parë të kombëtares italiane nga Gennaro Gattuso që nga emërimi i tij si trajner i përgjithshëm.
Ish-sulmuesi i West Ham ka luajtur si titullar në të dyja ndeshjet e para të Atalantës në Serie A të sezonit 2025-26, dhe tashmë është jashtë formacionit në ligë, pavarësisht se mungoi në pjesën më të madhe të sezonit 2024-25 për shkak të lëndimit.
Skamacca pësoi një këputje të ligamentit të kryqëzuar (ACL) gjatë një ndeshjeje miqësore para sezonit gushtin e kaluar dhe, megjithëse ishte rikthyer në fushë në janar, ai pësoi një tjetër dëmtim serioz, këtë herë në kofshë, i cili gjithashtu kërkoi ndërhyrje kirurgjikale për t’u zgjidhur.
Edhe pse ishte mjaftueshëm i aftë për të luajtur si titullar për Atalantën në dy ndeshjet e para të sezonit, Scamacca ka vuajtur përsëri nga dhimbjet në gju gjatë pushimit të ndeshjeve ndërkombëtare.
Kjo do të thotë që Scamacca nuk do të jetë i përfshirë në asnjërën nga dy ndeshjet e ardhshme të Italisë, të cilat zhvillohen kundër Estonisë të premten në mbrëmje dhe kundër Izraelit të hënën./S.K/KP/
Aktualitet
Rrjedha e ujit në klasa, Inspektoriati inspekton shkollën “Ismail Qemali”
Published
29 minutes agoon
September 4, 2025By
UBTnews
Pas mbylljes së një gypi të kanalizimit që rezultoi në hyrjen e ujit në disa klasa të shkollës fillore “Ismail Qemali” në Prishtinë, inspektoriati sanitar ka vizituar këtë shkollë dhe ka dalë me rekomandime për të.
Gjatë ditës së djeshme prindërit kanë dal në protestë para shkollës duke kërkuar që ky problem të zgjidhet sa më shpejt.
Drejtoresha e shkollës, Mimoza Krasniqi u deklarua se procesi mësimor po zhvillohet normalisht, pasi që problemi nisi të zgjidhet për rrjedhën e gypit të ujërave të zeza.
“Për shkak të rrjedhjeve të ujit në bodrumin e shkollës, në atë bodrum kanë pësuar katër klasë të paradites dhe katër të pasdites, që i bie gjithsej tetë klasa. Prindërit normalisht janë revoltuar duke menduar se nuk po bëhet zgjidhje dhe kanë mbajtur protestë, por zgjidhja edhe pse nuk është përfunduar, ka filluar të zgjidhet me disa probleme të pusetës së jashtme të shkollës, ndërsa sot, pikërisht për atë problem, se a është bërë një zgjidhje dhe se a janë marrë masa nga drejtoria e shkollës dhe arsimit, ishin inspektoriati sanitar të cilët kanë parë klasat, fillimin e punimeve për zgjidhjen e problemit dhe erdhën në një konkluzion se duhet patjetër të bëhet gëlqerosja e objektit në katin e bodrumit. Ka pasur edhe rekomandime tjera të cilat veç kanë filluar të realizohen. Që puseta të rregullohet patjetër, që të ketë bashkëpunim me ndërmarrjen publike banesore që puseta të rregullohet me standarde që i cakton inspektorati”, tha ajo.
Dje, disa nxënës të Shkollës Fillore “Ismail Qemali” dhe prindërit e tyre, kanë protestuar para objektit shkollor duke kërkuar kushte për zhvillimin e mësimit, pas shpërthimit të “një gypi të kanalizimit”.
“S’ka kushte, s’ka mësim”, “Shkolla pa kushte, e ardhme pa shpresë”, ishin disa nga mbishkrimet që nxënës të kësaj shkolle mbanin dje në duar. Derisa ndërrimi i pasdites zhvilloi të martën mësimin, klasat e pesta e bojkotuan tërësisht.
Të pakënaqur me gjendjen higjienike në shkollë për shkak të këtij problemi u shprehën prindërit që kishin dal të protestonin./D.B/KP/Telegrafi
Aktualitet
Osmani ngushëllon popullin portugez, pas aksidentit tragjik në Lisbonë
Published
3 hours agoon
September 4, 2025By
UBT News
Presidentja e Republikës së Kosovës, Vjosa Osmani, i ka dërguar telegram ngushëllimi homologut të saj portugez, Marcelo Rebelo de Sousa, pas aksidentit të tramvajit në Lisbonë.
“Zemrat dhe solidariteti ynë janë me presidentin Marcelo Rebelo de Sousa, kryeministrin Luis Montenegro dhe popullin e Portugalisë, pas aksidentit tragjik të tramvajit Gloria në Lisbonë.
Në emër të popullit të Republikës së Kosovës, u shpreh ngushëllimet e mia më të thella familjeve të viktimave dhe u uroj shërim të shpejtë të plagosurve. Ne qëndrojmë pranë miqve tanë portugezë”, shkroi Osmani.
Aksidenti që zuri vend në qendër të Lisbonës dje, u mori jetën 15 personave, teksa 23 të tjerë u lënduan.
Tramvaji i njohur si “Elevador da Gloria” doli nga shinat, duke u bërë një prej aksidenteve më tragjike të regjistruara në kryeqytetin portugez.
Aksidenti ndodhi në orën 18:05, pranë sheshit “Restauradores”, pasi një kabllo sigurie u këput, duke bërë që automjeti të humbiste kontrollin dhe të përshpejtonte poshtë shpatit që lidhte pjesën e sipërme të qytetit me lagjen Baixa Pombalina.
Aksidenti preku edhe një teleferik të dytë që ishte ndaluar në fillim të rrugës Gloria, e që kishte disa pasagjerë brenda.
/S.K/EO/

Problemi i punësimit në Amerikë po vihet në qendër të vëmendjes

Turqia mund Serbinë në basketboll

27 vjet nga themelimi i Google, korporata më e suksesshme në internet

Scamacca largohet nga grumbullimi me Italinë

Sulmi ndaj nxënësve në Tetovë, Taravari kërkon mbrojtje urgjente për të rinjtë shqiptarë

Prokuroria Speciale ngrit aktakuzë ndaj të dyshuarës për spiunazh

Rrjedha e ujit në klasa, Inspektoriati inspekton shkollën “Ismail Qemali”

Dogana ndalon për qarkullim 275 njësi lodrash për fëmijë

Tërhiqet shorti, kjo është renditja e partive politike në fletëvotim për zgjedhjet e 12 tetorit
Të kërkuara
-
Lajmet nga UBT3 months ago
UBT organizon debat rreth zgjerimit të BE-së dhe ruajtjes së vlerave evropiane
-
Aktualitet1 week ago
Profesori i UBT-së, Bahri Gashi, pjesë e rrjetit prestigjioz ndërkombëtar të recensimit shkencor në Taylor & Francis
-
Kërkime2 months ago
Profesori i UBT-së, Musa Sabedini, publikon punim shkencor në revistën ndërkombëtare JGPSCD në SHBA
-
Aktualitet1 month ago
BSc në Shëndet Publik dhe Shkenca Mjekësore në UBT – Investim për të ardhmen e shëndetit të popullatës